Gjëra të mëdha prej fillimeve të vogla

Print

Titulli: Gjëra të mëdha prej fillimeve të vogla (pjesa 2)

Ne presim një ditë, shkruan Gjoni tek Zbulesa kur Jezusi do të kthehet sërish në tokë. Atëherë Perëndia do t’i bëjë të gjitha gjërat e reja. Atëherë nuk do të ketë më vdekje as vuajta. Atje do të ketë një qiell të ri dhe një tokë tëre ku do të përmbushen plotësisht premtimet e paqes dhe të bekimeve.

 JE SHKURAJUAR PREJ MBRETËRISË?

Deri sa ajo kohë të vijë mos u mërzit me orarin e Perëndisë. Mos u mërzit me përmasat e kokrrës së sinapit.

A e di se disa bashkësi në Amerikën e Veriut, që është goxha e madhe në popullsi, kanë më pak se njëqind adhurues në takimin e së dielës? Ndërsa në Japoni një miku im më tregon se kishat para një viti në përgjithësi kishin deri në pesëdhjetë anëtarë.

Krahasoje këtë me një turmë njerëzish prej njëqind mijë njerëz

që mblidhen bashkë për të parë një ndeshje futbolli të çempjon ligës dhe ku ritualet duket sikur kanë ndikim fetar tek ata.

Jo, njerëzit e mbretërisë së Perëndisë nuk prezantohen gjithmonë në shifra të mëdha.

Uroj që shifrat dhe arritjet e kishës të jenë shumë mbresëlënëse para syve të botës. Gjithsesi Jezusi thotë: “Mos lejoni që shifrat e vogla t’ju dekurajojnë. Mos lejoni që pjesëmarrja e pakët në takime t’ju shkurajojë. Mbretëria ime nuk është e kësaj bote, dhe NUK mund të gjykohet prej standardeve njerëzore.

Sepse mbretëria ka brenda saj dinamikë hyjnore. Fara ka mbirë. Ajo po rritet dhe një ditë do të mbulojë gjithë Tokën.

SIGURIA E MADHE

Por ndoshta thua: Si mund të jem i sigurt për këtë? Si ta di që shëmbëlltyra e Jezusit nuk është veçse një ëndërr në diell?

Fundja fare, bota është mbushur plot me njerëz që bëjnë parashikime por asgjë nuk ndodh. Në datën një janar, çdo fillim viti çfarë nuk dëgjojmë rreth së ardhmes.

Ndoshta je bërë disi cinik përsa i parket së ardhmes.

  1. Ndoshta ke dëgjuar premtimet e konsulentëve financiarë se formulat e tyre do tu japin siguri financiare kur të arrini të dyzetat.
  2. Ndoshta ke dëgjuar mesazhe komerciale që premtojnë se nëse reagon në kohë, mund të ngresh një biznes tëndin dhe të fitosh miliona.
  3. Ndoshta ke dëgjuar premtimet e politikanëve që të garantojnë se nëse fitojnë zgjedhjet, jeta jote do të përmirësohet. Dhe kështu ti bëhesh cinik, Nuk i beson më askujt.

Pse të mos bëhesh ndjekës i Jezusit në vend që të jesh cinik i tij?

Po të tregoj arsyen përse.

Sepse Jezusi është mbjellësi në këtë shëmbëlltyrë.

Dhe fara që Jezusi mbjell është Fjala e Perëndisë.

Në shkrimet, Fjala e Perëndisë është e gjallë. Ajo ka jetë.  Ashtu si shiu që nuk kthehet në re pa kryer më parë qëllimin e tij, po kështu edhe Fjala e Perëndisë nuk kthehet bosh. Fjala e Perëndisë ka fuqi për të kryer qëllimet që ka, pra të sjellë mbretërinë e Perëndisë.

Krishti mbjell Fjalën e Mbretërisë. Dhe ajo fjalë nuk do të kthehet bosh. Fuqia që del nga kisha dhe njerëzit e mbretërisë, nuk është e JONA, por e Perëndisë dhe e Fjalës së Tij. Asnjëherë mos e nënvlerëso aftësinë ungjillit për të ndryshuar jetë njerëzish. Sot disa njerëz thonë se nëse dëshiron të rritësh mbretërinë e Perëndisë, nuk duhet të theksosh shumë ungjillin.

Njerëzit nuk dëshirojnë të dëgjojnë më rreth mëkatit. Njerëzit nuk dëshirojnë të dëgjojnë më për diçka kaq demode sa hiri. Por ne nuk duhet as të guxojmë ta lemë në hije ungjillin, miqtë e mi.

Sepse fuqia për të rritur mbretërinë gjendet tek i qëndrimi besnik ndaj fjalës së Zotit.

Në ato takime ku besimtarët mblidhen bashkë për adhurim, ndodh diçka e mrekullueshme. Aty ndahet Fjala e Perëndisë. Kjo fjalë e fuqishme përmes së cilës Perëndia ka premtuar se do të ndryshojë botën. Kjo fjalë është kaq e fuqishme, saqë nëse kalon këtë javë pak kohë për ta lexuar, apo për tu bashkuar me kishën, ku fjala e Zotit mësohet, me siguri jeta jote do të ndryshojë!

TË GJESH STREHË NËN DËGËT

Më lejo të të bëj këtë pyetje përsa i përket qëndrimit tënd.

Po ti çfarë vendi ke në mbretërinë e Jezusit. A ke gjetur strehë nën degët e mbretërisë së tij?

Nëse dëshiron ta dish, në Dhjatën e Vjetër në dy vende të ndryshme gjendet përshkrimi i një peme të lartë ku zogjtë e qiellit mund të strehohen. Në të dyja rastet pema është simbolika e një perandorie të fuqishme.

Tek Danieli 4, gjendet simbolika e mbretërisë së Nebukadnezarit:

Unë shikoja, dhe ja një dru në mes të dheut, lartësia e të cilit ishte madhe.

Druri u rrit dhe u bë i fortë; maja e tij arrinte në qiell dhe ai mund të shihej nga skajet e gjithë dheut. poshtë tij gjenin hije kafshët e fushave, shpendët e qiellit rrinin midis degëve të tij…”

Dhe sërish, tek Ezekieli, jepet e njëjta pamje, por këtë herë degët e pemës janë në Asiri.

” Ja, Asiria jote ishte një kedër Libani,

                 me degë të bukura,

 me hijen e një pylli,

me trung të gjatë

dhe me majë që ngrihej midis degëve të dendura. . . “

Njerëzit e botës mblidhen bashkë nën kedrat gjigante të kombeve. Nën strehën e këtyre pemëve gjigante, ata gjejnë identitetin, të ardhmen dhe sigurinë.

Por këtyre pemëve të mëdha u ndodh diçka e çuditshme. Një roje pylli kalon në atë pyll. Dhe nxjerr sëpatën e tij të madhe.  Pemët fillojnë të dridhen. Ato lëkunden dhe më pas rrëzohen. Këto pemë gjigante, përfundojë në shkarpa.

Sot, kjo histori përsërit vetveten. Njerëzit e botës strehohen nën degët e mëdha të kombeve.  Ata thonë se nën degët e mëdha të kombeve, ata do të gjejnë siguri. Ne do të gjejmë një identitet politik. Ne do të gjejmë shpëtimin tonë.  Ne do të kemi shpresë për të ardhme. Këtu janë burimet për zgjidhjen e problemeve tona, për të ndërtuar një mbretëri që do të qëndrojë për shekuj me radhë.

Dhe një nga një mbretëritë shkatërrohen. Asiria. Persia. Greqia, Roma. Dhe mbretëria më e madhe e kësaj dite nuk do të ketë një të ardhme ndryshe. Dhe të gjithë ata që e vendosin shpresën e tyre më të madhe tek mbretëritë politike të kësaj bote, do të kuptojnë se kanë shkelur mbi një tokë të rrezikshme.

MBRETËRIA MBI CDO MBRETËRI TJETËR

Vetëm një mbretëri do të zgjasë në përjetësi. Dhe kjo mbretëri simbolizohet në Dhjatën e Vjetër me pemën e Kedrit. Këtë mund ta gjesh të përshkruar tek Ezekieli 17:

Kështu thotë Zoti, Zoti: “Do të marr një degëz nga maja e kedrit më të lartë dhe do ta mbjell;

nga maja e degëve të tij të reja do të këpus një degëz të njomë

dhe do ta mbjell mbi një mal të lartë dhe të ngritur.

Do ta mbjell mbi malin e lartë të Izraelit;

do të lëshoj degë, do të bëj fryte

dhe do të bëhet një kedër i mrekullueshëm.

Nën të do të banojnë zogj të çdo lloji;

ata do të banojnë nën hijen e degëve të tij.”

E filluam tek fara e vogël dhe përfunduam te pema më e lartë në pyll! Kjo është pema e Mbretërisë së Perëndisë së Gjallë. Kjo mbretëri është këtu. Dhe po rritet. Ajo po i shtrin kudo degët e saj.

Dhe shiko se si njerëzit kudo nëpër botë po gjejnë një vend për të strehuar familjen e tyre mes degëve të saj. Nuk ka rëndës se ku jeton. Qofsh në Afrikë a në Kinë. Në Indi a Indonezi, në Brazil a Argjentinë , në Turqi a Angli, në Shqipëri apo Kosovë.  Njerëzit kudo në botë gjejnë strehën e tyre të VËRTETË, sigurinë e VËRTETË, shpresën e VËRTETË, nën degët e gjera të pemës së Mbretërisë së Krishtit.

Miqtë e mi, merrni zemër. Mos u gënjeni prej fillimeve të vogla. Mos u çudit prej asaj që nuk e çudit Perëndinë. Në vend të kësaj mrekullohu me ungjillin. Mrekullohu me pemën e mbretërisë që rritet drejt qiellit me një shpejtësi që nuk njeh rivalë.

Nëse tashmë je jashtë strehës së kujdesit të Perëndisë, ka ardhur koha që të gjesh strehë nën kujdesin e Perëndisë, ka ardhur koha që të qëndrosh nën degët e pemës.

Nëse nisesh për aty, kur të mbërrish do të gjesh tashmë të mbledhur një turmë njerëzish. Ata do të mirëpresin. Ata do të inkurajojë që të zbulosh bekimet e mrekullueshme që vijnë për të gjithë ata që jetojnë në kujdesin e Perëndisë së Plotfuqishëm.

Miq këtu do të ndahemi bashkë për tu takuar sërish herën e ardhshme me një temë tjetër interesante.

Mos harroni të na shkruani komentet apo pyetjet tuaja. Nga unë Albert Dosti, Zoti ju  bekoftë dhe kalofshi sa më mirë sot.