Gjetja e diagnozës së duhur

Print

Titulli: Gjetja e diagnozës së duhur (pjesa 1)

Tema sot është shumë interesante, po filloj pa humbur kohë.

10 siç është shkruar: “Nuk ka asnjeri të drejtë, as edhe një.

11  Nuk ka asnjeri që të kuptojë, nuk ka asnjeri që të kërkojë Perëndinë.

12  Të gjithë kanë dalë nga udha e tij, që të gjithë janë bërë të padobishëm, nuk ka asnjë që të bëjë të mirën, as edhe një.

13  Gryka e tyre është një varr i hapur, me gjuhët e tyre kanë thurur mashtrime, ka helm gjarpërinjsh nën buzët e tyre;

14  goja e tyre është plot mallkim dhe hidhësi;

15  këmbët e tyre janë të shpejta për të derdhur gjak;

16  në udhët e tyre ka rrënim dhe gjëmë,

17  dhe nuk e kanë njohur udhën e paqes;

18  nuk ka druajtja e Perëndisë para syve të tyre”.

Cila është biseda e parë që të vjen në mendje, kur them “dhëmbi i pjekurisë?” Besoj se e di çfarë është: Dhimbja. Është e çuditshme, apo jo, ato dy fjalë që duken pozitive, dhe krejt të padëmshme, aktualisht më sjellin në mendje mendime negative dhe ndjenja të pakëndshme.

Në fakt kur unë mendoj për “dhëmbin e pjekurisë” unë mendoj për një kohë në jetën time, kur vërtetë e kam bërë veten të dukem budalla. Kur isha student i vitit të parë, shumë prej shokëve të mi flisnin për përvojat e tyre të tmerrshme që kishin pasur me dhëmbin e pjekurisë. Një prej miqve të mi më tregoi se ditën e parë që hoqi dhëmbin, nuk ndjeu gjë, por të nesërmen kishte dhimbje të tmerrshme.

Por ai e duroi për pak kohë, por dhimbja po përkeqësohej.

Në fund, ai shkoi te dentisti, i cili i tha se dhëmbi i tij e pjekurisë duhej hequr. Pas kësaj ai shkoi te një specialist, i cili e vuri në gjumë. “Kur u zgjova”, tha miku im, “fytyrën e kisha sa një shalqi dhe më dukej sikur nofulla më kishte dalë vendit.” Ndërsa një shok tjetër më tregoi një histori më të keqe. Dentisti e quante dhëmbin e tij të pjekurisë të “hiqet.”  Një kirurg duhet të përdorë instrumente të veçanta për të nxjerrë dhëmballën nga brendësia e kockës së nofullës.

Vetë-diagnoza e gabuar

Historitë e gabuara që kisha dëgjuar në lidhje me dhëmbin e pjekurisë filluan të më mbajnë zgjuar natën. Nuk kaloi shumë dhe diçka e çuditshme më ndodhi. Nofullat filluan të më dhembin në të dyja anët!  Teksa qëndroja ulur në bankë, fillova të fërkoja nofullat me njëra-tjetrën, dhe gradualisht po bindesha se dhëmbët e pjekurisë po fillonin të më dhembnin.

U mundova të mos mendoja për to, por teksa ditët kalonin dhe bëheshin javë, e ndieja nofullën shumë çuditshëm dhe nuk mund të duroja dot më.

Unë shkova te dentisti, dhe më pas u ula në atë karrigen e ngushtë, e të gjatë që mbajnë dentistët. Unë i tregova se çfarë po ndodhte. “Për disa javë jam ndier shumë keq,” i thashë.

Duket sikur “Dhëmbi im i pjekurisë” po më dhemb nga të dyja anët. Mendoj se duhet “hequr”.

“Le të bëjmë një grafi,” tundi kokën ai, dhe më pas bëri grafi në të dyja anët, lart dhe poshtë.

Unë qëndroja ulur në atë karrige, pothuajse i tmerruar në pritje të rezultatit. U mundova të përgatitja veten për lajmin e keq, që isha i sigurt se do ta dëgjoja shumë shpejt.

Pas asaj kohe pritje që u dukën orë të gjata, dentisti hyri në dhomë duke mbajtur grafitë në dorë.

Unë ende mund të kujtoj, fjalë për fjalë se çfarë më tha:  “Berti, je njeri me fat. Ti nuk ke dhëmbë pjekurie!  Ke disa dhëmballa që duhen mbushur, por ti nuk ke fare dhëmbë pjekurie në gojë. ” Unë mbeta pa fjalë.

Unë e kisha bindur veten disi se kisha dhëmbët e pjekurisë, dhe se duheshin hequr sepse dhimbja ishte e padurueshme.

Kjo përvojë, në fakultet më ka mësuar një mësim të rëndësishëm.

Gjetja e diagnozës së vetes, për diçka që mendon se mund të shqetësojë ty, mund të çojë në përfundime të gabuara. Në vend të vetë diagnostikimit, do të ishte më me vend të konsultoheshe me një ekspert, një person i cili është trajnuar për këtë dhe është kompetent, i përgatitur për të dhënë një mendim të besueshëm.

Kjo është një e vërtetë që aplikohet në të gjitha sferat e jetës, duke filluar nga makina juaj, te kompjuteri që është më i ndërlikuar, te dhimbjet dhe lëndimet që ndien në trupin tënd.

As mos i injoro treguesit që thonë se ekziston një problem, por as mos u mundo ti zgjidhësh vetë.

Gjej diagnozën e saktë, dhe pasi ta kesh në dorë mund të mendosh për zgjidhjen e duhur. Kjo është shumë e vërtetë përsa i përket çështjeve shpirtërore. Një diagnozë e gabuar, në këto çështje, mund të sjellë pasojat më serioze dhe më të këqija.

Një diagnozë e rreme në çështjet e shpirtit, mund të mbajë ty larg kërkimit dhe pranimit të zgjidhjes së duhur.

Diagnoza e Perëndisë për gjendjen njerëzore

Një ditë isha te berberi dhe po diskutoja me të gjendjen e botës sot, së bashku me të tjerët që ishin aty.

Asnjëri prej tyre nuk ishte shumë optimist për mënyrën se si po shkojnë gjërat në shoqëri. “Unë thjesht nuk arrij ta kuptoj këtë,” përsëriste vazhdimisht njëri nga burrat.

“Pse nuk merren vesh njerëzit me njëri- tjetrin? Pse ekziston gjithë kjo luftë dhe dhunë?

Çfarë i shqetëson njerëzit më shumë?”

Për një çast ra heshtje dhe më pas unë ngadalë thashë: “Gjithçka filloi me Adamin dhe Evën, kur këta mëkatuan kundër Perëndisë dhe, mëkati korruptoi gjithë racën njerëzore qysh prej asaj kohe.”

Askush nuk foli më. Dy burrat që ishin aty ju kthyen lojës së shahut, që po luanin, ndërsa unë pagova berberin për flokët dhe hapa derën e dola jashtë.

Pyes veten se çfarë do të kenë thënë ata pasi u largova. Mund ta imagjinoj të kenë shfryrë: “Pse kështu është pastori… ne çdo bisede do të flasë se s’ bën për besimin!!!!”

Mëkati në mënyrë të veçantë nuk ishte diçka që u interesonte shumë këtyre burrave.  Nuk është çudi që ata ishin të verbër përsa i përket gjendjes së botës dhe sjelljes së njerëzve. Thellë brenda tyre ata refuzuan diagnozën e Perëndisë, përsa i përket diagnozës së Perëndisë rreth problemit njerëzor.

Si rezultat i kësaj, ata nuk e kishin idenë përsa i përket kancerit moral dhe shpirtëror që po mundon shoqërinë tonë.

Bibla na ofron një ilustrim të fuqishëm përsa i përket natyrës dhe shtrirjes së kësaj sëmundjeje tinëzare. Kjo gjendet në një alegori tek Romakët, kapitulli 3 vargu 10 deri 18.

Duket sikur përmes këtij teksti shkruesi po na çon drejt zyrës së një doktori i cili do të na vizitojnë nga koka te këmbët. Doktori nuk mund të rrijë pa ja hequr nga mendja këto mendime të këqija pacientit të vet.

Ashtu si në dyqanin e berberit, e vetmja gjë që ky nuk dëshiron të dëgjojë është “Biseda rreth Perëndisë.”

“Hape gojën të lutem,” i thotë doktori. Një vështrim i frikësuar përshkon fytyrën e doktorit, teksa ai i hedh një vështrim gojës së pacientit.

Ajo çka sheh aty i ngjan një varri të hapur. Çdo gjë duket sikur është e ndotur, e prishur dhe me aromë të keqe.  Më pas doktori i bën një kontroll gjuhës dhe sheh se ajo është përdredhur disi.

Burri ka thënë kaq shumë gënjeshtra sa që gjuha vetë është përdredhur. Doktori e tërheq menjëherë dorën e tij nga goja e pacientit, kur shikon se në majë të gjuhës së tij ka helm kaq të keq, sa që do ta vriste doktorin në pak çaste.

Me një gojë dhe fyt në këtë gjendje, nuk është çudi që të dalin fjalë të neveritshme prej mendjes dhe zemrës së pacientit.

Në këmbët e tij mund të shihen njolla gjaku, të cilat nuk të habisin aspak, sepse viktimat e tij kanë qenë të shumta.

Gjuha e tij thotë veç gënjeshtra dhe mashtrime dhe kudo që shkon le shenja të rrënimit dhe mjerimit.

Për të, dhuna është një mënyrë e jetës, dhe ai nuk ka frikë as prej Perëndisë dhe gjykimit të tij përfundimtar.

Pra cila është diagnoza e doktorit? Cili është përfundimi i tyre për sa i përket gjendjes së pacientit që ka ekzaminuar kokë e këmbë?

Ky njeri, thotë Diagnostikuesi Hyjnor, ky përfaqësues i racës së rënë njerëzore, është nën pushtetin e mëkatit, dhe nën dënimin e mëkatit. Ai nuk është thjesht i sëmurë, por është i sëmurë deri në vdekje. Gjendja e tij është e pa shërueshme në rast se nuk ka një ndërhyrje hyjnore.

Ai mund të krekoset përgjatë historisë si një pushtues, apo të duket si një njeri i pamposhtur. Por në realitet, ai dhe gjithë të tjerët si ai janë “kufoma të gjalla.”

Ata duken sikur janë gjallë, por janë shpirtërisht dhe moralisht të vdekur.

Kjo është fjala ime për ta, dhe ti mund ta lexosh atë vetë në letrën e Palit drejtuar Efesianëve.

Hiri hyjnor, përmes Jezus Krishtit, është zgjidhja e vetme për raste të tilla.

Nën inkurajimin e këtyre fjalëve ju përshëndes miqtë  mi dhe ju lë takim herën e ardhshme. Dëgjim të këndshëm!