Një komb dhe një civilizim që vazhdimisht fyen Perëndinë, do të ndiejë dorën e rëndë të gjykimit. Marrëdhëniet do të shkatërrohen. Pasuria do të bëhet e pasigurt ose do të zvogëlohet.
Sëmundjet do të përhapen. Luftërat dhe veprat e terrorit do të shtohen. Fëmijët do të abortohen ose do të lihen pas dore. Depresioni dhe dëshpërimi do të bëhen më të zakonta. Në rast se ajo lloj shoqërie pretendon sikur këto gjëra janë normale dhe vazhdon rutinën e jetës, mjerimi do të bëhet akoma më i keq, ose Perëndia mund të dërgojë një fatkeqësi kaq të tmerrshme që ky komb dhe populli i tij do të zhdukej nga toka.
Ky program dëgjohet në shumë kombe të botës. Të nxis ty që je duke na dëgjuar tani, pavarësisht se ku je, të mendosh për kombin tënd. A janë pjesa më e madhe e njerëzve të vendit tënd besnikë ndaj Perëndisë, dhe a ve re shenja të favorit të Perëndisë? A po sheh shenja të gjykimit dhe të hijes së vdekjes që zgjatet përgjatë vendit? Nëse e do vendin tënd dhe Zotin Jezus, a agjëron ndonjëherë dhe i lutesh Perëndisë që të ketë mëshirë për kombin tënd? A i lutesh me ngulm Perëndisë që të transformojë shoqërinë para se të jetë tepër vonë?
Kombet nuk janë të vetmet nën kërcënimin e gjykimit. Shumë kisha po provokojnë Perëndinë dhe po arrijnë në një pikë pa kthim. Bashkësitë dhe tërë denominacionet po humbasin të vërtetën mbi të cilën janë themeluar, apo po humbasin gëzimin për Zotin, i cili dikur shkëlqente, apo po rrëshqasin në mëkate dhe miratojnë gjëra që nuk i pëlqejnë Perëndisë. Shumë besimtarë që flenë në mëkat e kanë humbur energjinë dhe jetën që dikur kanë pasur përmes Frymës së Shenjtë. Ose janë të vakët dhe të vetëkënaqur. Te libri i Zbulesës, Jezusi tregon se këto probleme janë në kisha të ndryshme, ai jo vetëm që shfaq mosmiratim, por paralajmëron për gjykim mbi kishat që nuk ndryshojnë. Jezusi thotë kështu për këto gjëra:” Pendohu, dhe bëj veprat e para; në mos do të vi së shpejti te ti dhe do ta luaj shandanin tënd nga vendi i vet. “(Zbulesa 2:5) ” Pendohu, përndryshe do të vij së shpejti te ti dhe do të luftoj kundër tyre me shpatën e gojës sime.” (2:16) ” Po të mos rrish zgjuar, unë do të vij te ti si vjedhës ” (3:3) ” unë do të të vjell nga goja ime ” (3:16)
Çfarë shikon Jezusi në bashkësinë apo kishën tuaj? Dashuri e pasion të zjarrtë për Të, apo një dashuri të fikur? A gjen atje të vërteta biblike, apo doktrinat e kishës shkojnë nga të fryjë era? A janë familjet solide dhe njerëzit të shenjtë, apo individët janë korruptuar dhe familjet janë rrënuar? A është kisha jote e gjallë dhe po rritet në hir, apo njerëzit janë bërë si të pajetë apo të vakët në besim? Unë nuk po të kërkoj ty, jesh gjykues apo të bëhesh më i shenjtë se të tjerët. Thjesht ji i sinqertë. A është kisha jote ashtu siç dëshiron Perëndia që të jetë? Apo rrezikoni që Perëndia t’ju vjellë nga goja e tij? Nëse kisha jote po lulëzon me të vërtetë, falënderoje Perëndinë dhe lutu që bekimet e Tij të mund të vazhdojnë të rriten. Por nëse sinqerisht mendon se kisha jote është në telashe, mos rri duke u ankuar, as mos sulmo ata që mendon se janë shkaktarët e problemit. Ulu në gjunjë dhe hiq dorë prej disa vakteve. Lutu Perëndisë dhe agjëro, në mënyrë që të tregojë mëshirë për kishën.
Qëndrimi i Danielit
Nëse dëshiron një model lutjeje, për një kishë apo komb, që po vuan gjykimin e Perëndisë, dëgjo se çfarë thotë Bibla te Danieli kapitulli 9. Danieli ishte një njeri i Perëndisë, me dy funksione, si profet dhe politikan. Njerëzit e tij tashmë kishin rënë nën gjykimin e Perëndisë dhe ishin në mërgim, por Danieli zbuloi në Shkrime se Perëndia kishte folur për mëshirën dhe se do t’i kthente njerëzit në tokën e tyre.
E ktheva, pra, fytyrën time drejt Zotit Perëndi, duke e kërkuar me lutje e stërlutje, me agjërim, me thesin dhe me hirin.
Kështu bëra lutjen time dhe rrëfimin tim Zotit, Perëndisë tim, duke thënë: “O Zot, Perëndi i madh dhe i tmerrshëm, që e ruan besëlidhjen tënde dhe dhembshurinë tënde me ata që të duan dhe respektojnë urdhërimet e tua,
ne kemi mëkatuar dhe kemi vepruar në mënyrë të çoroditur, kemi qenë të këqij dhe u rebeluam, duke u larguar nga urdhërimet e tua dhe nga dekretet e tua.
Nuk kemi dëgjuar profetët, shërbëtorët e tu….
O Zot, ty të përket drejtësia …O Zot, turpi i fytyrës është për ne, për mbretërit tanë, për krerët tanë dhe për etërit tanë, sepse kemi mëkatuar kundër teje. Zotit, Perëndisë tonë, i përkasin mëshira dhe ndjesa, sepse jemi rebeluar kundër tij, dhe nuk kemi dëgjuar zërin e Zotit, Perëndisë tonë,
Po, tërë Izraeli ka shkelur ligjin tënd, ka marrë rrugë të keqe për të mos iu bindur zërit tënd…
Kështu ai i bëri realitet fjalët e tij që kishte shqiptuar kundër nesh dhe kundër gjyqtarëve tanë që na kanë qeverisur, duke prurë mbi ne një mjerim të madh….megjithatë nuk i jemi drejtuar Zotit, Perëndisë tonë, të na kthejë nga paudhësia jonë dhe të kujdesemi për të vërtetën tënde.
Ne kemi mëkatuar, kemi kryer vepra të liga…
O Zot, sipas tërë drejtësisë sate, bëj, të lutem, që zemërimi yt dhe tërbimi yt të largohen …
O Zot, sipas tërë drejtësisë sate, bëj, të lutem, që zemërimi yt dhe tërbimi yt të largohen nga Jeruzalemi, nga qyteti yt, nga mali yt i shenjtë, për mëkatet tona dhe për paudhësitë e etërve tanë. Jeruzalemi dhe populli yt janë bërë objekt qortimi për tërë ata që na rrethojnë.
Prandaj dëgjo, o Perëndia ynë, lutjen e shërbëtorit tënd dhe përgjërimet e tij dhe bëj që të shkëlqejë, për hir të Zotit, fytyra jote mbi shenjtëroren tënde që është e shkretuar.
O Perëndia im, vër vesh dhe dëgjo; hap sytë e tu dhe shiko shkretimet tona dhe qytetin ku thirret emri yt.
(Danieli 9:3-19)
Danieli ishte zemërthyer për mëkatin e popullit të tij dhe fatkeqësitë që kishin rënë mbi të, megjithatë ai e vendosi shpresën e tij në mëshirën e Perëndisë. Kur Danieli foli për mëkatet e popullit, ai nuk pohoi se ai ishte i përsosur, por e përfshiu veten mes mëkatarëve të cilët provokuan zemërimin e Perëndisë. Danieli nuk e përdori agjërimin dhe lutjen si një mënyrë për t’i për të shtrembëruar krahët e Perëndisë por e përdori për të ardhur te Perëndia, krahët e të Cilit janë tashmë të hapura për të mirëpritur njerëzit, e për ti bekuar ata, pasi kishte folur premtimet e shpëtimit.
Agjërimi dhe lutja e pendimit janë mënyra se si besimi mbështeten në atë që Perëndia ka bërë tashmë në Jezus Krishtin. Agjërimi nuk është një mënyrë për ta ndëshkuar veten në mënyrë të mjerueshme për atë që kemi bërë. Gjaku i Jezusit është pagesa e plotë për mëkatin. Agjërimi është vetëm një shprehje e trishtimit për mëkatin, dhe uri për Perëndinë, nuk është një metodë vetë ndëshkimi.
Besime të ndryshme promovojnë agjërimin, por vetëm agjërimi që bazohet në Jezusin mund të lidhë ty me hirin e Perëndisë. Fuqia për të siguruar Faljen nuk gjendet tek agjërimi por tek fuqia e gjakut të Jezusit. Ai gjak i derdhur në kryq bleu shpëtimin për të gjitha ata që besojnë tek Jezusi. Agjërimi nuk prodhon një jetë të re shenjtërie dhe dashurie; vetëm Fryma e Shenjtë e Perëndisë mund ta bëjë këtë. Agjërimi nuk e gjallëron një kishë as nuk e përtërin një komb; vetëm dora e Perëndisë mund ta bëjë këtë. Atëherë çfarë vlere ka agjërimi? Agjërimi dhe lutjet e pendimit janë mënyra që ka caktuar Perëndia, që ne njerëzit mëkatarët të pranojmë gjendjen tonë dhe të kërkojmë atë çka vetëm Krishti mund të na i japë. Prandaj beso dhe bindu Perëndisë kur Ai thotë: “…kthehuni tek unë me gjithë zemrën tuaj, me agjërime, me lot dhe me vajtime…Dhe do të ndodhë që kushdo që do t’i drejtohet emrit të Zotit do të shpëtojë”. (Joeli 2:12,32)
Faleminderit për vëmendjen. Ju kujtoj se seria jonë për temën e agjërimit vazhdon me të tjera fakte interesante. Mos harroni të na ndiqni në të njëjtën orë. Nga unë Berti mirë u dëgjofshim!