Print

Titulli: I humbur dhe i gjetur

“Një njeri kishte dy bij.

12  Më i riu i tyre i tha babait: “Atë, më jep pjesën e pasurisë që më takon”. Dhe i ati ua ndau mes tyre pasurinë.

13  Mbas pak ditësh biri më i ri mblodhi çdo gjë, shkoi në një vend të largët dhe atje e prishi gjithë pasurinë, duke bërë një jetë të shthurur.

14  Por, si i shpenzoi të gjitha, në atë vend ra një zi e madhe buke, dhe ai filloi të jetë në hall.

15  Atëherë shkoi e iu ngjit pas një banori të atij vendi, i cili e çoi në arat e tij që të ruajë derrat.

16  Dhe ai dëshironte të mbushte barkun me lendet që hanin derrat, por askush nuk ia jepte.

17  Atëherë erdhi në vete dhe tha: “Sa punëtorëve mëditës të atit tim u tepron buka, kurse unë po vdes nga uria!

18  Do të çohem dhe do të shkoj tek im atë dhe do t’i them: Atë, mëkatova kundër qiellit dhe para teje;

19  nuk jam më i denjë të quhem yt bir; trajtomë si një nga mëditësit e tu”.

20  U çua, pra, dhe shkoi tek i ati. Por kur ishte ende larg, i ati e pa dhe dhembshuri; u lëshua vrap, ra mbi qafën e tij dhe e puthi.

21  Dhe i biri i tha: “O atë, mëkatova kundër qiellit dhe para teje dhe nuk jam më i denjë të quhem biri yt”.

22  Por i ati u tha shërbëtorëve të vet: “Sillni këtu rrobën më të bukur dhe visheni, i vini një unazë në gisht dhe sandale në këmbë.

23  Nxirrni jashtë viçin e majmur dhe thereni; të hamë dhe të gëzohemi,

24  sepse ky biri im kishte vdekur dhe u kthye në jetë, kishte humbur dhe u gjet përsëri”. Dhe filluan të bënin një festë të madhe. (Luka 15:1-2, 11-24)

I humbur

Cila ishte e vërteta që Jezusi dëshironte të përcillte përmes kësaj historie? Së pari është një e vërtetë për gjendjen njerëzore. Sipas teje kë përfaqëson ky djalë rebel?

Mendoj se në të vërtetë ai përfaqëson një njeri që është larguar prej Perëndisë. Jezusi me shumë mjeshtëri skicon disa ngjarje që përfaqësojnë jetën tipike te disa njerëzve që janë larguar prej Perëndisë. Për shembull le të marrim djalin i cili shkon në një vend të largët”, shumë larg prej shtëpisë, pasi ka braktisur babain de tij. Me pak fjalë ai është i humbur!

Së dyti le të shohim se çfarë po bën djali plangprishës atje. Jezusi tha se ai “shkapërdrodhi gjithë pasurinë e tij.” (v. 13). I riu mendoi kjo ishte jeta. Por shumë shpejt paratë iu mbaruan dhe u gjend duarbosh dhe pa asnjë mik pranë.

Po tani çfarë do të bënte? Pasi paratë mbaruan edhe miqtë iu larguan. Atëherë kur e mori uria nuk dinte se ku të drejtohej. Ai po vuante. Stomaku po i dhembte. Tani nuk kishte se ku të shkonte, dhe askënd që të bisedonte. Pas shumë kërkimeve për punë, djali i zotërisë gjeti strehë si kujdestar në një fermë derrash. Po për judenjtë kjo punë ishte e neveritshme. Për reputacionin e tij kjo ishte rrënuese. Më poshtë se kaq nuk mund të binte!

Herët a vonë shija e ëmbël e mëkatit kthehet në shije të hidhur. Mëkati gjithmonë çon në shkatërrim. Një prej gënjeshtrave më të mëdha që na pëlqen është ideja se: “e keqja është e mirë dhe zbavitëse, ndërsa e mira është e mërzitshme dhe e lodhshme”.

Por shumë shpejt kjo jetë kthehet në skllavëri dhe ata që përfundojnë në këtë rrugë shumë shpejt gjenden të shkatërruar dhe të vetmuar, të zhytur në baltën e derrave, shumë larg shtëpisë së tyre dhe Perëndisë.

Së fundi, dua t’iu kujtoj se si djali plangprishës u gjend në atë vend. Ky djalë nuk vinte nga një familje e shkatërruar apo prindër abuzues. Nuk ishte as viktimë e një shoqërie të keqe. Nuk kishte kujt t’ia hidhte fajin për këtë, veç vetes. Iu kujtoj se ky djalë kërkoi trashëgiminë e vet në mënyrë që të plotësonte dëshirat e veta dhe të kishte liri të plotë.

Ai nguli këmbë që të bëhej e ashtu siç donte ai. “Më jep atë që më përket!”( 12). Shtëpia ishte e mërzitshme dhe jeta duhej bërë më argëtues, a nuk kishte ai të drejtë ta bënte këtë?

E njëjta skenë është luajtur edhe prej Adamit dhe Evës në Kopshtin e Edenit dhe ai ka përsëritur me qindra herë në historinë njerëzore dhe gjithmonë njerëzit kanë luajtur këtë rol.

Pra ky djalosh po vuante këtu për shkak të egoizmit dhe marrëzisë së vet. Tani ai duket i pashpresë dhe i vetmuar. Teksa shohim atë mund të kujtojmë se si kemi qenë dikur, ne si njerëz që nuk e njihnin Krishtin. Të gjithë lindin në një “vend të largët”.

Njerëzit e parë, Adami dhe Eva u krijuan sipas imazhit të Perëndisë dhe për lavdi të tij. Ata kishin një shtëpi të përsosur në botën e re të Perëndisë. Ata po jetonin në harmoni me perëndinë. Por në një çast të vetëm e flakën tutje gjithçka, vetëm për të fituar “lirinë”, duke qenë të bindur se mund tia dilnin më mirë vetëm.

Dhe tani të gjithë vuajnë pasojat e asaj zgjedhjeje. Djali plangprishës na kujton se ne të gjithë jemi të humbur nëse jetojmë larg Krishtit. “Të humbur” është një fjalë që tani nuk e përdorim si më parë në rrethin tonë të krishterë. Duket pak e ashpër kjo fjalë, apo turpëruese. Por teksa përdorimi i kësaj fjale bëhet edhe më i rrallë, gjendja e botës dihet se si do të jetë.

John Stott ka shkruar se tragjedia e njerëzve modernë, është se shumë njerëz që janë krijuar sipas imazhit të Perëndisë, dhe për Perëndinë, po jetojnë pa Perëndinë në këtë botë. Ky fat i pret të gjithë ata që rebelohen kundër Perëndisë dhe dëshirojnë të jetojnë siç duan vetë. Vështro rreth e rrotull dhe do të kuptosh se kudo ka shenja humbjeje.

Mund ta shohësh humbjen në fytyrat e njerëzve modernë dhe që kërkojnë pa u ndalur dashurinë dhe intimitetin, megjithëse divorcohen në një shkallë marramendëse.

Humbja përshkruan një shoqëri ku njerëzit kanë harruar Perëndinë; ku sondazhet tregojnë gjithçka veç së vërtetës; ku mirësia përqeshet dhe vlerësohet si e ulët. Një shoqëri që shfaq indiferencë ndaj vlerave njerëzore është shoqëria më e dobët dhe më e pambrojtur, që mund ta përshkruajmë si shoqëri e humbur.

Ndërkohë shikoni njerëzit përreth dhe ndryshimin e moralit, sidomos konfuzionin seksual, së bashku me ndjenjën e kotësisë ,boshllëkut dhe dëshpërimit brenda tyre. Ja se çfarë do të thotë të jesh i humbur sot.

I gjetur

Pjesa e parë e historisë së djalit plangprishës paraqet një pamje të njeriut të humbur, ndërsa pjesa e dytë paraqet konvertimin e tij. Pika e kthimit mund të përmblidhet në një fjali të vetme: “Ai erdhi në vete.” A nuk është një shprehje e mrekullueshme? Kjo do të thotë se djali e kuptoi se ku ndodhej. Ai vështroi rrotull dhe papritur sytë e tij u hapën dhe ai i pa si ishin gjërat në të vërtetë. “Pse kjo është kënaqësia? Mendoi ai me vete.

“Pse të rrish i zhytur në baltë, është kënaqësi?! Kjo është jeta e bukur që djalli i premton të gjithë egoistëve të larguar?

Jo kësaj i thonë skllavëri!”

Nëse jemi të humbur hapi i parë që duhet të bëjmë është ta pranojmë këtë para të tjerëve por sidomos para Perëndisë. Duhet ti kemi sytë hapur, për të kuptuar realitetin apo gjendjen tonë të vërtetë, të kuptojmë se sa të mjerë jemi pa Krishtin.

Pra hapi i parë i konvertimit është të vijmë në vete dhe të kuptojë se kemi nevojë për Zotin. Hapi i dytë është të kthehemi në shtëpi.

Teksa qëndronte i zhytur në baltë, iu kujtua shtëpia e atit dhe atëherë tha, “por vendim im nuk është këtu” çfarë paskam bërë me jetën time. Megjithatë unë i përkas ende Atit dhe dua të kthehem tek Ai. Do të kthehem në shtëpi dhe të shoh nëse mund të ndreq këtë gabim, ndoshta babai do të më pranojë si shërbëtorin e tij.” Dhe kështu veproi.

Ai u pendua dhe shkoi tia rrëfejë Atit me buzët e tij, pa mburrje dhe pa kërkuar merita, pa kërkuar më atë që i takonte,

Tani në buzët e tij kishte vend vetëm për dy fjalë: “Më fal”.

Babai që pret

ngjarjet në vijim na çojnë drejt asaj që është në zemër të Perëndisë

Jezusi nuk dëshironte të tregonte vetëm të vërtetën se njerëzit janë të humbur por edhe të vërtetën tjetër: sa i mahnitshëm është hiri i tij.

Pavarësisht emrit  që i kanë vënë shëmbëlltyrës, “djali plangprishës” dikush tjetër, teologu Helmut Thileke(  Helmut Thielecke), e ka quajtur historia e “Babait që pret” në fakt Perëndia është personazhi kryesor. Kur djali erdhi në vete tha: “unë dikur isha i humbur, por tani jam i gjetur, isha i verbër por tani mund të shoh.”

Historia na tregon se jo vetëm është e rëndësishme të gjejmë rrugën e kthimit për në shtëpi por edhe se çfarë mësojmë teksa jemi të humbur, larg shtëpisë. Ne zbulojmë se Ati ynë qiellorja qenë duke na pritur gjithë kohës dhe vrapon të na përqafojë kur kthehemi. Pastaj kuptojmë se: në të vërtetë ishte ai që na gjeti kur ne ishin larg.

Si ndjehet Perëndia për ne?

Ai ndjehet njëlloj si ai babai në historinë e Jezusit. Si i trajton Perëndia mëkatarët që kthehen? Me hirin e tij të mrekullueshëm. Ai nuk i qorton dhe as nuk i thotë. “Të thashë se do të ndodhte kështu.” ai nuk thotë, qëndro me shërbëtorët e mi derisa të kalosh provën se ke ndryshuar.

Të shohim a e ke mësuar mësimin.” Por babai nuk reagon kështu ai organizon një festë të madhe.

“Sillni këtu rrobën më të bukur dhe visheni, i vini një unazë në gisht dhe sandale në këmbë. Gëzohuni bashkë me mua.” Edhe kur një mëkatar i vetëm pendohet, ka festë në qiell. Kush mund t’i bëj ballë një Perëndie si ky?