I sigurt mes flakëve

Print

Titulli: I sigurt mes flakëve (pjesa 1)

Unë mendoj se është shumë frikësuese ta gjesh veten në një vend të ri, të panjohur, dhe të rrezikshëm dhe për më tepër kur je krejt i vetëm.

Një përvojë e tillë jo vetëm që mund të jetë një provë e vështirë, por edhe një mundësi e mirë testimi për veten.

Leonard Syit (Leonard Sëeet), në librin e tij “Salsa e Shpirtit” (Soul Salsa) tregon për një fis amerikanësh vendas, që kishin një ritual shumë të pazakontë për të vënë në provë luftëtarët e rinj. Natën që një djalosh mbushte 13 vjeç, me sytë lidhur e largonin prej ambienteve familjare dhe e çonin në një vend të largët, në mes të errësirës së një pylli të dendur.

Pra pasi kishte ecur me sytë e mbuluar për një farë kohe, ai e gjen veten disa kilometra larg dhe, krejt i vetëm. Ai do ta kalonte natën i vetëm, atje në mes të pyllit.

A mund ta përfytyrosh se si mund të jetë kjo përvojë? Në çdo kërcitje, në çdo fëshfërimë gjethesh apo lëvizje të degëve ai do të vriste mendjen, se çfarë rreziku po i afrohej, po rrinte në pritë, apo që e vëzhgonte, gati për ta sulmuar?

Padyshim kjo do të ishte një natë e tmerrshme për të.

Ndonjëherë jeta i ngjan pak përvojës së kësaj nate. Bota vetë me raste mund të duket një vend kaq i rrezikshëm, kaq i panjohur, dhe i vetmuar. Këtë frikë mund ta sjell një diagnozë që përmban fjalën kancer. Apo dështimi në biznes, apo humbja e punës a vdekja e një fëmije. Këto janë përvoja të ngjashme me atë natë të errët, e të vetmuar që mund të na pushtojë ne. Por unë kam parë, disa njerëz me besim të madh që jo vetëm mbijetojnë, por rriten përmes përvojave më pikëlluese në jetë. Çfarë bën ndryshimin tek ata?

Çfarë nevojitet për t’ia dalë mbanë në mes të natës së errët, për të parë agimin e një mëngjesi të ri?

Për t’iu përgjigjur këtyre pyetjeve, ne mund të shikojmë në Bibël, historinë e Shadrakut, Meshakut dhe Abed-negos, që kanë jetuar në Babiloni para shumë vitesh. Përvoja që kaluan atje ishte një kohë prove. Ata po jetonin në mërgim, shumë larg prej shtëpisë së tyre, në një botë të huaj dhe kërcënuese.

Vështirësia erdhi për shkak se kishin pranuar vendin e tyre në botën e gjerë. Shadraku, Meshaku dhe Abednego ishin judenj. Dhe populli jude përkufizohej prej ushqimeve të veçanta, zakoneve të veçanta, dhe ritualeve religjioze të veçanta. Ata ishin thirrur të ishin të shenjtë, sepse ishin shërbëtorë të një Perëndie të shenjtë, të ndarë mënjanë prej botës, si njerëz të zgjedhur të Perëndisë.

Por tani me mërgimin, Perëndia i ka vendosur ata në mes të kombeve, kulturave dhe zakoneve të tjera. Pra fakti i të qenit i ngatërruar me kulturën dërmuese të Babilonisë, ishte çorientuese, por edhe e dhimbshme.”

Dhe atje në mes të zakoneve, ushqimeve, ceremonive, dhe praktikave të botës së njohur, shohim se kulturat e mbledhura në atë vend ishin zgjedhur prej vetë Nebukadnetsarit. Ata ishin thirrur prej gjykatës mbretërore nga mesi i fisnikërisë judease, dhe gjithë kombeve të tjera, për një trajnim të veçantë në pallatin e mbretit. Si pjesë e kësaj, u ishte dhënë edhe një dietë me zgjedhje, por të gjitha ishin ushqime të papastra për ta!

Por ata nuk pranuan dhe morën një lejë të veçantë për të bërë një provë: për dhjetë ditë, do të hanin vetëm perime. Teksa ata jetonin me besnikëri ndaj urdhërimeve të besëlidhjes së Perëndisë, ata u bënë edhe më shumë të fuqishëm.

Dhe mbreti Nebukadnetsari zbuloi se përveç, dietës së tyre të pazakontë, ata ishin njerëz me një dituri të rrallë. Për këtë arsye, ai i rekrutoi ata në shërbim të tij.

Pra dëbimi që për ta filloi shumë keq, papritur ndërroi faqe! Ata kishin qëndruar besnikë, dhe ishin bekuar prej Perëndisë për këtë, si mendon?

Shumë shpejt pas promovimit, Danieli, kapitulli 3 na tregon se vjen një thirrje për kompromis. Ky është një kompromis pikërisht për atë besim që deri tani u kishte shërbyer atyre shumë mirë deri tani.

Në një ceremoni të veçantë, gjithë zyrtarët, gjithë shërbëtorët e zgjedhur të popujve, që mbreti Nebukadnetsari kishte pushtuar, të gjithë që ishin trajnuar apo që kishin një post të caktuar, duhet të tregonin aleancën dhe besnikërinë e tyre ndaj Babilonisë, ndaj mbretit dhe perëndive të saj.

Nëse këta tre djem, Shadraku, Meshaku dhe Abednego, nuk do të ishin bekuar kaq shumë prej Perëndisë, nëse nuk do të ishin kaq të zgjuar, dhe të preferuar prej Perëndisë, ata nuk do të mund të përballonin këtë ftesë. Pozita e tyre i çoi në një vend të rrezikshëm, para një mbreti të fuqishëm, dhe kur muzika të fillonte ata duhet të përuleshin para idhullit të Nebukadnetsarit, një grotesk në madhësi dhe në shkallë, i bërë pjesërisht prej arit të marrë nga tempulli i Jeruzalemit.

Të gjithë e adhuruan, vetëm këta djem refuzuan.

Nëse do të ishin punëtore fushe, shitës, apo barinj, ata nuk do të kishin rënë në sy, madje nuk do të kishin qenë të pranishëm as në këtë ceremoni.

Ç’është e vërteta, Nebukadnetsari e kishte organizuar këtë mbledhje vetëm për zyrtarët. Ndoshta deri në ato momente, Shadraku, Meshaku dhe Abednego, kishin menduar se puna e tyre e re ishte një bekim, apo ishte shenjë e një ere të re, në jetën e tyre dhe në jetën e judenjve të tjerë që ishin në mërgim.

Për ta ishte e panjohur arsyeja pse, Perëndia i kishte drejtuar ata në një vend të errët dhe të rrezikshëm. Dhe ja ku po qëndronin tani, në këmbë, duke refuzuar që të përuleshin para një idhulli. Çfarë i dha atyre kaq shumë guxim?

Sepse ishe me të vërtetë një akt i guximshëm të qëndroje i fortë në besim para kësaj prove.

Që të tre, ishin tërhequr zvarrë para mbretit të inatosur, me akuzën e tradhtisë, dhe kërcënimin se do të asgjësoheshin, nëse do të vazhdonin me krenarinë e tyre, si njerëz që nderojnë vetëm Perëndinë.

Asokohe, përgjigja e tyre ndaj mbretit duhet të jetë dukur e çuditshme, veçanërisht para një mbreti të inatosur, që të kërcënon për jetën.

Ata thanë pikërisht këto fjalë: “Shiko, as nuk do të merremi me ty, për tu mbrojtur para akuzave të tua. Ti thjesht e ke gabim në këtë pikë.”

Ata dëshmojnë për fuqinë dhe madhështinë e Perëndisë.

Ata ngrënë lart madhështinë e Perëndisë, duke thënë se nuk kanë përse të mbrojnë veten e tyre para Nebukadnetsarit për këtë çështje. Ata i shërbejnë një Zotërie më të lartë.

Ata dëshmojnë për pushtetin e Perëndisë Jahveh kur thonë se Zoti , Perëndia është në gjendje t’i shpëtojë ata prej furrës së zjarrtë. Por ata nuk thonë se Perëndia do t’i shpëtojë ata prej flakëve.

Ata tregojnë një besim të pazakontë te Perëndia. Ata thonë: ne e dimë se Perëndia është në gjendje të na shpëtojë nga dora jote, por edhe sikur të mos na shpëtojë, ne do të përulemi para Perëndisë tuaj. Këto shtatë fjalë në vargun 18: “Por edhe sikur të mos e bënte”, janë fjalë shumë të rëndësishme për të kuptuar këtë pjesë.

Historia e Shadrakut, Meshakut dhe Abednegos, është historia e atyre që besojnë në besnikërinë e Perëndisë, pavarësisht rrezikut, pavarësisht errësirës, pavarësisht provës.

“Por edhe sikur të mos e bënte.” Tre djemtë e pohojnë vendimin e tyre se do të mbeten besnik ndaj Perëndisë, pavarësisht se çfarë ndodh. Ata janë në gjendje ta bëjnë këtë sepse besojnë se Perëndia do të mbetet besnik ndaj tyre, pavarësisht të tjerave.

Perëndia do të jetë me ta, pavarësisht se me çfarë përballen. Dhe besimi në praninë e vazhdueshme dhe pakushte të Perëndisë është shtylla e një jetë të jetuar me guxim.

Besimi i Shadrakut, Meshakut dhe Abednegos te Perëndia nuk mbështetet te fakti se ai do ti ruajë jetët e tyre. Ata do të jenë besnikë ndaj Perëndisë pavarësisht nëse, arrijnë atë që shpresojnë ose jo.

Sigurisht që temperamenti i egër i Nebukadnetsarit shpërthen dhe tri djemtë e rinj hidhen në mes të flakëve. Por tashmë kjo trio është në furrën e zjarrtë, ne shikojmë se zgjidhja e Nebukadnetsarit, për këtë problem, ka filluar të shpaloset. Vetëm për të zbatuar urdhrat e vrasjes që u janë dhënë, ushtarët më të mirë të mbretit vriten prej nxehtësisë së flakëve.

Atje në mes të zjarrit, Shadraku, Meshaku dhe Abednego gjejnë shpëtimin e Perëndisë. Dhe është Nebukadnetsari vetë, i vetmi që mendon se për ta nuk ka rrugë shpëtimi, e në të njëjtën kohë ai është i vetmi që shikon praninë e një personi të katërt në furrën e zjarrtë. Ai pa një shpëtimtar në furrë, që ecte dhe po fliste me ta. Nebukadnetsari e quan një bir të perëndive. Por çfarë ndodh më pas, si vazhdon rrjedha e ngjarjeve për tre djemtë besnikë? Për këtë na ndiqni në programin e radhës, Fjalët e Shpresës.