Ushqimi i preferuar i Jezusit
Jezusi predikoi dhe jetoi i përmbushur në bashkësi me Perëndinë dhe duke bërë veprën e Perëndisë. Jezusi arriti në një fshat pasi kishte ecur një distancë të gjatë.
Ai ishte i lodhur dhe i uritur. Dishepujt e Tij shkuan për të blerë ushqime. Ndërsa Jezusi po i priste, ai hyri në një bisedë me një grua, ai i ofroi jetë të përjetshme dhe i tregoi se ai ishte Mesia. Kur dishepujt e tij u kthyen prej pazarit, ata e nxitën duke i thënë: “Mësues, ha diçka.”
Ndërkaq dishepujt e vet po i luteshin duke thënë: “Mësues, ha”.
Por ai u tha atyre: “Unë kam një ushqim për të ngrënë të cilin ju s’e njihni”.
Prandaj dishepujt i thonin njëri-tjetrit: “Mos i solli vallë dikush për të ngrënë?”.
Jezusi u tha atyre: “Ushqimi im është të bëj vullnetin e atij që më dërgoi dhe të kryej veprën e tij.”
Gjoni 4:31-34
Jezusi e donte Atin e tij qiellor, dhe ushqimi i tij i preferuar, ishte të kryente misionin e Atit. Cili është ushqimi yt i preferuar? Besoji Jezusit dhe ndiq hapat e Tij. kështu edhe ti do të kënaqesh në Perëndinë dhe ushqimi e kënaqësia jote do të jetë të bësh atë që do Perëndia.
Kur je duke agjëruar për liri dhe shenjtëri, një moto e shkëlqyer meditimi do të jetë edhe kjo, që jehon fjalët e Jezusit: ” Ushqimi im është të bëj vullnetin e atij që më dërgoi dhe të kryej veprën e tij.”
Nëse dëshirat e tua të nxisin të hash më shumë ushqim apo të pish më shumë alkool, apo të kalosh shumë kohë në punë, apo të jesh i fiksuar pas seksit, mos u mundo të luftosh drejtpërdrejt këto dëshira. Mos i thuaj thjesht “jo” diçkaje që po të skllavëron. Thuaji “po” Zotit. Mënyra më e mirë për të mbajtur nën kontroll dëshirat është të kesh një dëshirë më të madhe që dominon ato më voglat dhe i mban ato në një ujdi. Dëshira supreme është ajo për Perëndinë. Bëje atë ushqimin tënd të preferuar. Nëse agjëron dhe dëshiron ushqimin e njohjes së Perëndisë, dhe bërjen e vullnetit të Tij, do të rritesh aftësinë për ti thënë ‘jo’ perëndishmërisë dhe pasioneve të botës.” Sa më shumë që Perëndia të kënaq ty, aq më shumë do të kuptosh se njeriu nuk jeton vetëm me bukë, por me çdo fjalë që del prej gojës së Perëndisë. Njeriu nuk jeton vetëm me ushqim. Njeriu nuk jeton vetëm me alkool. Njeriu nuk jeton vetëm me seks. Njeriu nuk jeton vetëm duke u mbështetur te puna. Njeriu jeton duke u mbështetur te Perëndia dhe Fjala e Tij që jep jetë. Kur të kontrollon dëshira jote për Perëndinë, ti mund të nënshtrosh dëshirat e tjera.
T’i rezistosh tundimit
Ndërsa kontrollon dëshirat e tua të brendshme, do të jesh i fortë për të kundërshtuar sfidat dhe tundimet që vijnë jashtë teje, përfshi tundimet e skllavëruesit më të madh, Satanit. Edhe këtu, agjërimi mund të ndihmojë. Çdo formë mëkatimi të bën skllav të Satanit dhe aspak një bir të lirë të Perëndisë. Por Jezusi jep fuqi për të kundërshtuar Satanin dhe Ai na tregon si ta bëjmë këtë.
Jezusi filloi shërbesën e Tij me një përballje të madhe me Satanin në shkretëtirë. Si u përgatit Jezusi për atë konfrontim? Duke agjëruar. Satani u mundua të përdorte agjërimin e Jezusit kundër Tij, duke e tunduar atë për të kthyer gurët në bukë, me qëllim që të shuante urinë e tij. Por Jezusi u përgjigj: “Është shkruar: Njeriu nuk rron vetëm me bukë, por me çdo fjalë që del nga goja e Perëndisë” (Mateu 4:4) Jezusi e gjeti këtë kënaqësi te Perëndia dhe te Fjala e Tij, se temperamenti i tij nuk mund ta ndihmonte që të zgjidhte ushqimin para Perëndisë. Kur ti i beson Jezusit dhe forcohesh në Të, i ndihmuar prej agjërimit, ti do të kesh më shumë forcë për të kundërshtuar Satanin.
Nëse je pjesë e një njësie operative speciale në ushtri, ti duhet ta kontrollosh veten para se të mundësh armikun. Në një çast kritik, dëshira jote për të përmbushur misionin duhet të jetë më e madhe se sa dëshira për ushqimin, për gjumin, ngrohtësinë dhe rehatinë. Kur e kontrollon veten, mund t’ia dalësh mbanë edhe kundër armikut. Kështu është edhe në betejën kundër Satanit. Kontrolloje veten me anë të hirit të Perëndisë, dhe mund përballesh me armikun dhe të realizosh misionin e Perëndisë kundër Satanit.
Mos bëj shfajësime për mëkatet apo zakonet e këqija duke thënë: “Unë nuk mund të ndryshoj. Kështu jam.” Ti mund të ndryshosh! Ti nuk mund të ndryshosh vetë, dhe nuk mund të ndryshosh duke qëndruar në të njëjtin vend, por t’i mund të ndryshosh. Ti ke nevojë për një lidhje të re pronësie dhe një qasje të re ndaj jetës. Ti ke nevojë për Jezusin, dhe për vetëkontroll, i cili është fryt i Frymës së Shenjtë në ty. (Galatasve 5:22-23)
Agjërimi të ndihmon të zbusësh e kontrollosh dëshirat e tua, edhe atëherë kur bëhet fjalë për diçka të mirë siç është ushqimi. Kur vendos të lësh mënjanë ushqimin, edhe sikur ky të jetë i mirë apo i lejuar, e ke më të lehtë shmangien e diçkaje që ti e di se është e keqe. Teksa ndërton vetëkontrollin, teksa trupi yt i nënshtrohet Frymës tënde, dhe Fryma jote i nënshtrohet Frymës së Perëndisë, ti fiton një lirë më të madhe. Ka gjithmonë e më pak gjëra që të drejtojnë ty apo që mendoj se nuk mund të bëje pa to. Ka vetëm një gjë pa të cilën nuk mund të rrish: kjo është miqësia jote me Perëndinë. Ka vetëm një gjë që duhet të të drejtojë: vullneti i Zotit.
Në Bibël apostulli Pal thotë: ” çdo gjë më lejohet, por unë nuk do të nënshtrohem asnjërës. Unë e disiplinoj trupin ashtu si një atlet, duke e ushtruar që të bëjë atë që duhet.” (1 Korintasve 6:12, 9:27 NLT) Agjërimi nuk synon të dëmtojë trupin por ta kontrollojë atë dhe ta bëjë të bindur ndaj Perëndisë. Pali thotë, ” As mos i jepni gjymtyrët tuaja në shërbim të mëkatit si mjete paudhësie, por tregoni veten tuaj te Perëndia, si të gjallë prej së vdekurish, dhe gjymtyrët tuaja si mjete drejtësie për Perëndinë.” (Romakëve 6:13) Agjërimi është një mënyrë për ta sjellë trupin nën drejtimin e frymës e po ashtu për ta vënë shpirtin tuaj në drejtimin e Frymës së Perëndisë. Atëherë, ashtu si një komando drejtues apo një atlet i klasit botëror, ti do të kesh forcën mendore dhe disiplinën fizike për të realizuar misionin tënd dhe për të arritur qëllimin.
Agjërimi të ndihmon të thyesh varësitë e tua pas diçkaje, duke pritur që Perëndia të plotësojë dëshirat e tua. Agjërimi forcon vendimet e tua dhe rrit rezistencën ndaj Satanit. Po ashtu agjërimi të fokuson përtej ndjesive të çastit, drejt të ardhmes së largët. Për ata që e ndjekin Jezusin, çmimi përfundimtar është “liria e lavdishme e fëmijëve të perëndisë ” në një mbretëri që nuk ka as dhimbje as lot, por vetëm shëndet dhe gëzim. Agjërimi të çon përtej vakteve dhe rutinës së përditshme, përtej dëshirave dhe nxitjeve, e të lë të lirë të fluturosh më lart. Agjërimi të ndihmon të përjetosh realitetin e Biblës kur thotë: ” Dhe bota kalon me lakminë e saj; por ai që bën vullnetin e Perëndisë mbetet përjetë. ” (1 Gjoni 2:17)
Këtu më duhet t’ju përshëndes. Nëse keni pyetje rreth kësaj teme jeni të lutur të shkruani në adresën që do të dëgjoni në fund të programit. Nga unë Berti, mirë u dëgjofshim dhe Zoti ju bekoftë.