Udhëtimet familjare mund të jenë argëtuese dhe frymëzuese, por mund të jenë po aq të rrezikshme. Nëse shkoni së bashku në udhëtime të gjata, ju mund të nevrikoseni me njëri- tjetrin. Fëmijët e vegjël, fillojnë të mërziten pas një farë kohe, edhe sikur të mundohesh t’i argëtosh me lojëra, histori dhe muzikë apo video. Ushqimi i keq apo një insekt i keq mund të sëmurë ndonjërin prej jush dhe ta vështirësojë udhëtimin për të gjithë. Të vegjlit, zemërohen nëse i ndërpritet modeli i tyre i gjumit dhe, as adoleshentët e të rriturit, nuk gëzohen kur i prishet gjumi. Teksa udhëtimi vazhdon, shoferi mund të shpërqendrohet dhe të përgjumet, kështu rritet rreziku i aksidenteve. Megjithatë, pavarësisht vështirësive dhe rreziqeve, ia vlen të udhëtosh me familjen sepse këto ngelen kujtime të bukura. Një gjë është e sigurt: udhëtimet familjare janë shumë më të lehta se ç’kanë qenë dikur. Sot ne kemi transport më të mirë, më shumë lodra për të argëtuar fëmijët përgjatë rrugës dhe nuk hasim shumë rreziqe gjatë saj sikurse udhëtarët e tjerë kohë më parë. Ne mund të lodhemi së dëgjuari fjalët: “Edhe sa rrugë kemi?” Por kjo pyetje është më e mirë se sa mendimi, a do të jesh gjallë deri sa të mbërrish atje.
Nuk e di nëse ke dëgjuar për lojën kompjuterike “Prova e Oregonit”, ka qenë një lojë shumë e pëlqyer për miliona persona. Kjo lojë ri krijon disa rreziqe që banorët e parë hasën kur ata po përshkonin luginat dhe malet në mes të viteve një mijë e tetëqind. Teksa e luan atë lojë, ti zbulon shumë rreziqe që i kanosen banorëve, të cilat mund t’i sjellin atyre vdekjen. Atje mund të mbetesh pa para, pa ushqim, pa ujë. Mund të sëmuresh me ethe po dizenteri. Mund të sulmohesh prej hajdutëve apo vendasve armiqësorë. Ti mund të thyesh një këmbë, mund të kafshohesh prej një gjarpri helmues, të pësosh aksident me kamion, apo të mbytesh ndërsa përshkon lumin. Lajmi i mirë është se edhe sikur të vdesësh, kjo është thjesht një lojë kompjuterike. Megjithatë të tregon disa prej rreziqeve ndërsa ndërmerr udhëtime të tilla.
Tani, nëse një udhëtim familjar mund të të bëjë me nerva, dhe nëse mendon se banorët në lojën “Prova e Oregonit” patën një sfidë të vështirë, mundohu të imagjinosh një udhëtim akoma më të vështirë. Ti dhe njerëzit e tu kanë jetuar për vite të tëra si emigrant në një tokë të huaj, dhe ti dëshiron të kthehesh në atdhe. Ti nuk mund të udhëtosh me avion, apo trena, kamionë apo makina. Shumë prej jush do të duhet të udhëtojnë në këmbë. Ti do të udhëtosh përmes disa lagjeve shumë të këqija, ku krimi është i lartë dhe bandat e armatosura zakonisht plaçkitin njerëzit. Grupi i njerëzve që po udhëton me ty, do të ketë gra shtatzëna, nëna të reja, fëmijë të vegjël, njerëz të moshuar, dhe njerëz të tjerë nga më të ndryshmit, që nuk mund të ecin shpejt, apo të luftojnë mirë; njerëz të cilët janë të prekshëm ndaj sëmundjes dhe lëndimit. Përmbi të gjitha, ti tashmë ke refuzuar çdo mbrojtje apo ndihmë prej drejtuesit që kontrollon perandorinë më të gjerë. Ti do udhëtosh përmes territoreve ku njerëzit urrehen dhe, atje nuk do të kesh asnjë polic apo forcë ushtarake për mbrojtje. Tërë ky përshkrim ishte sfida me të cilën po përballeshin një grup izraelitësh të cilët planifikuan të ktheheshin prej Babilonisë në Jeruzalem nën drejtuesin e tyre Ezdra.
“Ne agjëruam dhe u lutëm”
Ezdra nuk ishte politikan as ushtarak. Ai ishte një studiues dhe mësues i Biblës, ai e dinte se izraelitët ishin dëbuar se kishin fyer Perëndinë, dhe ai e dinte se kthimi i tyre ishte vetëm në dorën e Perëndisë. Pavarësisht udhëtimit të vështirë, e rrezikut të madh, ata sërish do të mund të ktheheshin në Jeruzalem. Ata mund t’ia dilnin mbanë edhe pa mbrojtjen e qeverisë, por nuk mund t’ia dilnin pa ndihmën e Perëndisë.
Ezdra mblodhi në një vend tërë ata që do të udhëtonin. Ai i ndihmoi ata për tu organizuar dhe përgatitur për udhëtim dhe i tha që t’i luteshin për ndihmë Perëndisë. Në Bibël, në librin e Ezdrës, kapitulli 8 shkruhet:
Aty, pranë lumit Ahava, unë shpalla një agjërim për t’u përulur përpara Perëndisë tonë, për t’i kërkuar një udhëtim të sigurt për ne, për fëmijët tanë dhe për të gjitha pasuritë tona.
Në fakt unë kisha turp t’i kërkoja mbretit një roje ushtarësh dhe kalorësish që të na mbronte nga armiku gjatë udhëtimit, sepse i kishim thënë mbretit: “Dora e Perëndisë tonë është mbi të gjithë ata që kërkojnë për të mirën e tyre, por fuqia e tij dhe zemërimi i tij janë kundër të gjithë atyre që e braktisin” (Ezdra 8:21-23)
Në ditët tona disa prej nesh, kryesisht kërkojnë ndihmën e qeverisë për ndihmë, por Ezdra e kishte siklet të kërkonte mbrojtjen e qeverisë pasi kishte predikuar fuqinë e Perëndisë, për të ndihmuar besimtarët. Në vend që të shkonin drejt qeverisë, Ezdra dhe disa të tjerë bënë diçka që pak prej nesh do tu shkonte në mendje për të bërë: ata agjëruan. Ata ishin të etur për ndihmë prej Perëndisë. Ata lanë mënjanë ushqimin për një farë kohe dhe iu kushtuan lutjes urgjente. Pas asaj kohe agjërimi, ata u nisën për në Jeruzalem. Burra dhe gra, të moshuar dhe fëmijë, udhëtuan katër muaj në këmbë dhe përshkuan rreth 1500 kilometra. Ishte e vështirë dhe e rrezikshme, por ata ia dolën mbanë. Ezdra shkroi, “Ditën e dymbëdhjetë të muajit të parë u nisëm nga lumi Ahava për të shkuar në Jeruzalem; dora e Perëndisë tonë ishte mbi ne dhe gjatë udhëtimit na liroi nga armiku dhe nga pritat e tij.” (Ezdra 8:31) Ata nuk ranë viktima të sulmit, urisë, sëmundjes dhe aksidentit. Perëndia i ndihmoi sipas asaj që ju duhej.
Ti edhe unë përballemi me shumë situata ku ne kemi nevojë për ndihmë, përballemi me sfida tepër të mëdha për tu përballuar, rreziqe tepër të mëdha për t’ia dalë mbanë, probleme tepër të vështira për t’i zgjedhur ne vetë.
Realisht edhe jeta vetë është një rrugë e gjatë dhe e rrezikshme, dhe nëse qëllimi ynë është të mbërrijmë shëndoshë e mirë në qytetin e Perëndisë në fund të udhëtimit të jetës sonë, na duhet mbrojtja e Zotit, përgjatë rrugës. Si mund të marrim ndihmë, kur ti edhe unë kemi nevojë për ndihmë në kohë krize? Duke kërkuar ndihmë. Kjo përfshin lutjen. Dhe në raste të veçanta kur kemi më shumë nevojë për ndihmë, do të thotë se duhet jo vetëm të lutemi por edhe të agjërojmë. Ezdra e dëshironte fort praninë e Perëndisë, pra ishte i etur për Perëndinë dhe mori atë që donte. Nëse e mori ai, mund ta marrim edhe ne.
Agjërimi i krishterë ndryshon shumë prej agjërimit të praktikuar në disa besime të tjera. Besëlidhja e re në Krishtin, nuk cakton ndonjë ditë të veçantë për agjërim, dhe Jezusi nuk na urdhëron të agjërojmë gjatë një stine të veçantë të vitit, sikurse mund të bëjnë besime të tjera. Jezusi pohon se ndjekësit e tij do të agjërojnë ndonjëherë, por ai nuk cakton një plan as nuk liston një tufë me kërkesa. Agjërim i nuk është një shfaqje e planifikuar, por diçka që e bëjmë sa herë lind nevoja. Në programin e herës së ardhshme do të flasim veçanërisht për ndihmë në ato raste kur kemi nevojë urgjente prej Perëndisë.
Për më shumë na ndiqni. Nëse ky program ju ka inkurajuar apo ka ngritur pyetjen në mendjen tuaj mos hezitoni të na shkruani. Do të përgjigjemi me kënaqësi. Deri herën e ardhshme, mirë u dëgjofshim!