Është shume mire qe te flasim rreth intimitetit ne martese, sepse siç e thamë sa me shume qe te dimë aq me e shëndetshme do te jete lidhja jone martesore. Pra si te ruajmë romancën?
Së pari, kjo do të thotë të shohim romancën dhe intimitetin në këndvështrimin e duhur. Ne duhet të kujtojmë panoramën e gjerë.
Intimiteti seksual, është pjesë e martesës; së bashku me intimitetin emocional, shpirtëror, fizik dhe intelektual. Të gjitha këto kontribuojnë në ndërtimin e një marrëdhënie dhe komunikimi të shëndetshëm në martesë.
Dhe intimiteti seksual, është njëri aspekt i kësaj martese të shëndetshme dhe bashkëvepruese. Duhet të them këtë sepse ka ekziston një prirje për të ndryshuar pikëpamjeje tonë për intimitetin, që ka lidhje me raportin e burrit me gruan. Burrat priren që ta shohin intimitetin seksual, si fazën përfundimtare të intimitetit, si një qëllim për tu arritur, në fakt arrihet në martesë. Gratë e shohin intimitetin seksual, si pjesë të një raporti më të plotë, që nuk veçohet prej pjesës tjetër, dhe si pjesë e një paketë me të madhe. Të dyja këto pikëpamje janë të sakta, por theksimi i veçantë mbi njërin prej tyre mund të shkaktojë konflikt tek personi tjetër. Mund ta zemërojnë apo ta lëndojnë atë.
Prandaj për një intimitet më të ngushtë, keni nevojë për romancë të vazhdueshme.
Ne shpesh e mendojnë romancën si një kurth ku bie njëri prej partnerëve. Pasi puna mbaron, nuk duhet të merakosemi më. Por kujtoni Efesianëve 5:25. një përkthim thotë: “Burra, ti ruani si thesar gratë tuaja.” Folja e përdorur këtu është në të tashmen e urdhërores dhe tregon një veprim në vazhdimësi.
Prandaj një person mund të thotë: “Burra, vazhdoni ti ruani si thesar gratë tuaja.” Ta ruash diçka si thesar do të thotë ta mbash atë si objektin më të dashur dhe më të çmuar në botë. Vlerësimi i partnerit apo partneres si një thesar është qëndrimi që shumë persona kanë gjatë takimeve të njohjes. Po ti a vepron ende kështu?
Mos harro se folja ‘vlerësoni si thesar’ është në formën urdhërore, pra është një urdhërim. ‘Vlerësimi si thesar”nuk është njëra prej mundësive, për burrin a gruan në martesë.
Cilado grua që nuk e vlerëson si një thesar burrin e vet, po kështu cilido burrë që nuk e vlerëson si thesar gruan e vet, haptazi po kundërshton urdhërimet e Perëndisë.
A e kam shprehur qartë vullnetin e Perëndisë për martesën?
Çdo njeri që nuk e vlerëson si thesar partnerin e vet, është duke kundërshtuar në mënyrë të hapur urdhërimin e Perëndisë. Kjo do të thotë punë, madje shumë punë. Në librin e tij, Sa për mua dhe shtëpinë time, (As For Me and My House), Pastori Uollter Uenxhërin (Ëalter Ëangerin) tregon se duhet ta shohim martesën si personin e tretë në marrëdhënien tonë. Kjo do të thotë se burri, si individ ka nevojë për përkujdesje, dhe një farë ushqyerje me qëllim që të jetë i shëndetshëm. Po kështu edhe gruaja, ka nevojë për përkujdesje dhe ushqyerje.
Por ekziston edhe një tjetër krijesë që si burri edhe gruaja duhet të kujdesen. Personi i tretë është vetë martesa.
Kjo do të thotë që ndonjëherë duhet të bësh gjëra që asnjëri prej të dyve nuk shikon arsye përse ti bëjë, por ja që martesa ka nevojë. Kjo i ngjan një personi të ndjeshëm, në mesin tuaj, dhe përveç kujdesit për njëri tjetrin, duhet të kujdeseni edhe për të.
Diçka thelbësore për rritjen e marrëdhënies martesore, është romanca, dhe ruajtja e intimitetit.
Tani që e mësuat shkoni dhe praktikoheni!
Nga libri i Bill Hajbells dua të shkëpus edhe diçka tjetër: këshillat e tyre praktike, për të pasur sërish kohë romantike, në martesë, vijnë prej urtësisë dhe përvojës në jetë po kështu edhe prej gëzimit të suksesit.
Pra çfarë duhet të bëni për nxitur intimitetin në martesë? Bisedoni si dikur. Ju kujtohet kur rrinit për orë të tëra duke biseduar deri sa bëhej natë e rrugët ishin bosh?
Por kjo aftësi mund të humbasë me kalimin e kohës. Së fundmi isha ulur në restorant për një drekë dhe vrojtova një çift pleqsh që kisha pranë. Ata nuk i flisnin pothuajse fare njëri tjetrit, por lexonin menynë e vogël të ëmbëlsirave dhe pijeve ,mbi tavolinë,si edhe tablotë e kujtimeve në mur.
Pastaj kur erdhën pjatat, morën lugët dhe filluan të hanin ushqimin qetësisht. Nuk e vë në dyshim që i folën më shumë kamerierit sesa njëri tjetrit.
Pra flisni me njëri tjetrin. Bëni biseda të shkurtra. Pyesni tjetrin se si e kaloi ditën. Tregoji diçka që ke lexuar. Thekso diçka të bukur nga dita jote. Bëni telefonata njëri tjetrit herë pas here gjatë ditës, nëse keni mundësi. Flisni për gjëra të parëndësishme por edhe për gjëra të rëndësishme! Flisni për kujtimet e fëmijërisë. Flisni për gjërat që shpresoni, për gjërat që i keni frikë. Flisni për gjërat që po shkojnë mirë në marrëdhënien tuja por edhe për pikat tuaja të tensionit. Nëse dëshironi të forconi intimitetin, dhe të vlerësoni njëri tjetrin si thesar, sipas urdhërimit, atëherë duhet që të flisni.
Hapi tjetër për ndërtimin e intimitetit është ti ktheheni gjërave që bënit në rininë tuaj, para martese! Mundohuni të fitoni edhe një herë dashurinë e partneres apo partnerit tuja. Prekni njëri tjetrin sërish por jo në mënyrat seksuale.
Kapuni për dore. Ose hidhi krahun ne qafe, siç e përqafoje atë dikur. Bëji atij një masazh tek këmbët megjithëse nuk ke dëshirë. Bëje sepse ky veprim do të çojë tek ndjenjat, dhe jo vetëm tek ndjenjat por edhe tek veprimet. Shërbejini njëri tjetrit sërish. A të kujtohet sa i xhentil ishte në fillim kur të hapte dyert?
A të kujtohet kur ajo të sillte në tryezën e punës biskotat e sapo pjekura. Ktheju dhe bëji sërish të gjitha këto gjëra në të mirë të partnerit tjetër. Shko dhe fitoji sërish zemrën gruas sate duke u bërë sërish për të inkurajuesi më i madh.
Më mirë se sa ti askush tjetër nuk mund ta bëjë këtë. Ti duhet të jesh ai që nxit partneren të ndjekë ëndrrën apo qëllimin e saj. Mos ia lerë këtë detyrë një personi tjetër.
Një tjetër përbërës i rëndësishëm për ripërtëritjen e marrëdhënies romantike është zbulimi i Gjuhës së dashurisë të partnerit tuaj, sikurse përshkruhet edhe në librin “Pesë gjuhët e dashurisë”, të doktor Geri çepmen (Dr. Gary Chapman’s book, The Five Love Languages). Atje ai shpejgon se si fjalët “ të dua” shprehen dhe dëgjohen në mënyra të ndryshme prej njerëzve të ndryshëm.
Nuk duhet të mendosh se fjalët “ të dua” arrijnë gjithmonë të përcjellin si duhet mesazhin.
Për shembull, ajo ndien dashuri ku i thonë “ të dua” ndaj edhe ia thotë këtë shpesh edhe atij. Por ai ndjen dashuri përmes prekjes fizike, kur e përqafojnë e përkëdhelin, apo e shtrëngojnë fort.
Por ai mendon: “Ajo thotë se më do, po përse nuk e tregon që më do?”
Ndërsa ajo mendon: “Pse nuk më thotë asnjëherë që më do? Gjithë ditën e ditës vetëm më prek.”
Secili prej tyre ishte duke thënë: “Të dua” por në një gjuhë të panjohur. Çepmen shkruan për pesë gjuhët e dashurisë. Këto janë fjalët ndërtuese, koha cilësore, dhuratat, veprat e shërbimit dhe prekja fizike. Mendoje mirë këtë. Flisni sërish për gjuhët e dashurisë. Dhe mësoni sërish të thoni: “të dua” në gjuhën që partneri juaj mund ta kuptojë shumë mirë.
Mënyra e katërt për të ndërtuar intimitetin është gjetja e mënyrave për tu argëtuar së bashku. Fikni televizorin dhe mendoni për një lojë argëtuese. Ose rrëmbeni telekomandën e fëmijëve tuaj.
Ose merrni një dado që të kujdeset për fëmijët dhe kaloni pak kohë duke u argëtuar bashkë, pa fëmijët! Argëtohuni bashkë, vetëm ju të dy. Nuk është mirë të mendojmë se duhet të jemi gjithë kohës seriozë. Kujtoni disa prej marrëzive që keni bërë bashkë, diçka që ju ka bërë të qeshni me zë të lartë dhe bëjini sërish.
E pesta dhe e fundit, bëni gjënë e fundit dhe më argëtuese që Bill Hajbells e quan seks. Ose më mirë ta themi, bëni dashuri.
Dua të sjell sërish disa mendime nga Uollter Uernxhërin(Ëalter Ëangerin):
“Nëse përdorim fjalët më të mira, të bësh dashuri do të thotë, se në bashkimin seksual që ndodh mes çiftit, shpaloset dashuria e tyre për njëri tjetrin. Kjo shpreh diçka që është shumë ë vështirë për tu shpjeguar me fjalë. “Burri dhe gruaja po i përkushtohen detyrës së ngadaltë dhe të ëmbël të krijimit të modeleve të tyre unike, se si t’ia shprehin dashurinë e tyre njëri tjetrit.”
Mos harro! Ti je mundësia e vetme ku partneri apo partnerja mund të përmbushet seksualisht. Intimiteti i një besëlidhjeje martesore është ekskluziv. Nuk mund të ketë asnjë tjetër. Prandaj kënaquni me njëri tjetrin.
Si mund të ndizet sërish flaka e pasionit tuaj? Për ata që sapo janë afruar pranë radios, po bëj një përmbledhje.
Si fillim, flisni më shumë me njëri tjetrin. Kthehuni tek hapi i parë dhe flisni për këtë. Kjo nuk është një temë e ndaluar, të paktën mes jush duhet të flitet hapur. Flisni për gjërat që shkojnë mirë dhe keq. Psikiatri i njohur Stiv King, shkruan: “Shumë njerëz do të kishin një jetë më të mirë seksuale nëse do të flisnin më shumë rreth saj.”
Prandaj diskutoni për marrëdhënien tuaj, dhe sigurohuni që të vendosni standardet tuaja. Mos lejoni askënd tjetër t’ju përcaktojë se si të dashuroni njëri tjetrin. As një person me shumë përvojë, dhe as revistën plejboj. As prindërit dhe as ndonjë predikues. As Hollivudin dhe as doktorët.
Marrëdhënia juaj është marrëdhënia juaj.
Dhe kujtoni se bërja e dashurisë fillon gjetkë,qoftë në kuptimin figurativ apo në kuptimin e mirëfilltë të fjalës.
Sërish dua tju kujtoj se intimiteti shprehet fizikisht, por edhe intelektualisht dhe emocionalisht.
Pra bërja e dashurisë fillon me një pëshpëritje të ëmbël në vesh në oborrin e shtëpisë, një përqafim në kuzhinë, dhe një punë për të ndihmuar gruan.
Dhe më pas, me çiltërsi dhe butësi, me pasion dhe kënaqësi, përfshihu në zbulime dhe zhvillime të mëtejshme të aktit seksual.
Sepse intimiteti, në të gjitha format e tij të mundshme, është një dhuratë prej Perëndisë. Intimiteti është vullneti i tij për ne, dhe po kështu një bekim. Prandaj, së bashku mundohuni të ktheheni tek kopshti.