Ji i fortë

Print

Titulli: Ji i fortë (pjesa 1)

Si e dallon ti drejtimin që merr jeta jote? Si e kupton se çfarë është e rëndësishme, e se ku po shkon? Disa prej jush realisht nuk kanë menduar shumë rreth kësaj; ti nuk ke marrë një vendim të tillë, nuk ke pasur as një destinacion të qartë për jetën tënde; ti thjesht e merr jetën si të vijë.

Kështu kur miqtë e tu, të shtyjnë në një drejtim, edhe pse ti nuk dëshiron, apo mbrapsesh pak, sërish bindesh se nuk kundërshton dot, meqenëse ti vetë nuk e di se ku duhet të shkosh , apo çfarë duhet të bësh.

Por disa nga ju keni një pamje më të qartë të jetës në mendjen tuaj dhe, se ku do të shkoni.

Në vend që thjesht të reagoni ndaj gjithçkaje dhe gjithkujt përreth jush, ti jeton i ndikuar nga brenda.

Ti e di mirë se kush je, se çfarë beson dhe cilin drejtim duhet të marrë jeta jote. Jeta jote ka një qendër, një pamje kontrolluese dhe ti e jeton jetën sipas asaj pamjeje.

Të bësh këtë lloj jete do të thotë të jesh i fortë.  Tre herë Perëndia i thotë Jozueut, ” Ji i fortë dhe trim.”

Urdhërimi ka kuptimin që të mbahemi fort para kundërshtimeve, që të durojmë dhe të mos dorëzohemi.

Kjo është një pamje e ashpërsisë morale dhe mendore, që thotë se duhet të jesh i vendosur dhe i patundur në përkushtimet e tua.

Pa dyshim që Jozueu kishte nevojë për këtë bisedë gjallëruese, prej Perëndisë.  Sepse Jozueu u përball me një detyrë madhështore.  Mojsiu e kishte nxjerrë popullin e Perëndisë jashtë Egjiptit. Ndërsa tani Jozueu ishte zgjedhur për të drejtuar popullin e Perëndisë përgjatë lumit Jordan, dhe më pas në Tokën e Premtuar. Po Jozueu dinte shumë më tepër se sa kaq.

Jozueu dhe Kalebi, nëse ju kujtohet, ishin pjesë e skuadrës që shkoi për njohjen e terrenit. Shiko Numrat 13 & 14, ku thuhet se ata shkuan në tokën e Premtuar për të parë se kundër kujt duhet të luftonin.

Ata u kthyen për t’i raportuar popullit. Dhjetë prej anëtarëve të skuadrës thanë:”ne jemi si karkaleca krahasuar me ata djem. Nuk kemi asnjë shans që të fitojmë. Le të kthehemi në Egjipt.”  Ndërsa Jozueu dhe Kalebi thanë:”Zoti është me ne. Mos kini frikë.”

Por kishte kaluar një kohë e gjatë. Mojsiu, drejtuesi i nderuar i popullit të Perëndisë kishte vdekur dhe Jozueu tani ndjen gjithë peshën e drejtimit mbi supet e tij. Dhe kështu Perëndia i thotë Jozueut: ” Ji i fortë dhe trim.”

Dhe në të tri rastet kur Ai thotë këto fjalë, i jep Jozueut një arsye për të qenë i fortë.

Arsyeja e parë është se programi në të cilin Jozueu merr pjesë, nuk është i tij, por i Perëndisë.

Vargu 6: ” Ji i fortë dhe trim, sepse ti do të bësh që ky popull të zotërojë vendin që u betova t’u jap etërve të tyre.”

Ky nuk është misioni i Jozueut, por misioni i Perëndisë. Nuk është plani i Jozueut, por plani i Perëndisë.

Ne mund të jemi të fortë, të vendosur, të patundur, atëherë kur besojmë se sakrificat që po bëjmë janë me të vërtetë me vlerë, janë të rëndësishme dhe për Perëndinë.

Arsyeja e dytë përse Jozueu mund të jetë i fortë dhe trim është se jo vetëm që ai merr pjesë në programin e Perëndisë; në misionin e Perëndisë, por sepse ai është rrënjosur në Fjalën e Perëndisë.

Vargu 7: ” Vetëm tregohu i fortë dhe shumë trim, duke u përpjekur të veprosh sipas tërë ligjit që Moisiu, shërbëtori im, të ka urdhëruar; mos u shmang prej tij as djathtas, as majtas, që të kesh mbarësi kudo që të shkosh.”

Perëndia i thotë: Jozue kur ti t’i bindesh me kujdes Fjalës sime, kur të qëndrosh në udhën që të kam treguar (e nuk do të shkosh as majtas as djathtas), pra në shtegun që do të bazohet në Fjalën time, atëherë ti do të jesh i suksesshëm!

Ti do të jesh i bekuar. Dhe sigurisht, nëse do të vazhdojmë t’i bindemi Fjalës së Perëndisë, duhet së pari ta njohim atë, ndaj edhe Perëndia shton, tek Vargu 8:

” Ky libër i ligjit mos u ndaftë kurrë nga goja jote, por mendohu për të ditë e natë, duke kërkuar të veprosh sipas të gjitha atyre që janë shkruar, sepse atëherë do të kesh sukses në veprimet e tua, atëherë do të përparosh.”

Forca për të cilën flasim këtu është aftësia për të qëndruar përballë presioneve dhe kundërshtive, për të qëndruar në besim dhe guxim për të pasur forcën morale që të qëndrojmë sa herë që hasim vështirësi dhe rreziqe.

Forca dhe guximi na vijnë teksa qëndrojmë në Fjalën e Perëndisë.

Ne e njohim Fjalën e Perëndisë, ne e besojmë, ne e duam atë, ne e kontrollojmë me kujdes jetën tonë dhe kërkojmë të jetojmë sipas saj. Ne e lejojmë Fjalën e Perëndisë të na gjykojë, ne qëndrojmë në të.

Dhe më pas tek vargu 9, Perëndia jep arsyen e tretë përse Jozueu mund të jetë i fortë dhe i guximshëm.

” A nuk të urdhërova unë? Ji i fortë dhe trim; mos ki frikë dhe mos u thyej, sepse Zoti, Perëndia yt, është me ty kudo që të shkosh.”

Ja ku janë pra edhe disa fjalë të tjera të mëdha: “Perëndia do të jetë me ty…”

Perëndia e tha këtë në fillim të fjalimit të Jozueut tek vargu 5: ” Ashtu siç kam qenë me Moisiun, kështu do të jem me ty; nuk do të të lë, as nuk do të të braktis.”

Jozueu mund të jetë i fortë dhe i guximshëm sepse është pjesë e programit të Perëndisë, dhe e ka rrënjosur jetën e tij në Fjalën e Perëndisë dhe sepse Perëndia vetë ka premtuar: “Unë do të jem me ty. Unë nuk do të braktis.”

Teksa përgatisja këtë mesazh, më lindën një sërë pyetjesh, mendoj se kështu do të jetë edhe për ty.

Pyetja e parë që mendoj është; si të figuron urdhërimi i Perëndisë, për të qenë i FORTË, me pjesën tjetër të Biblës, që ul poshtë forcën?

Apostulli Pal thotë se Perëndia zgjodhi të dobëtit për të turpëruar të fortët e kësaj bote.

Diku tjetër Pali thotë: “kur jam i dobët, unë jam i fortë.”

Profetët e Dhjatës së Vjetër shpesh dënonin personat që mendonin se ishin të fortë. Çfarë është duke ndodhur këtu?  A po e fton Perëndia Jozueun për një virtyt (forcë) që në një varg tjetër Bibla e dënon?

Shkrimet në fakt e dënojnë forcën që vjen nga vetja, që mbështetet tek vetja , atë forcë që nuk vjen nga pushteti i Krishtit dhe nga Fryma e tij brenda nesh, por është vetëm forca jonë.

Forca për të cilën po flas, është ajo që e dimë se nuk vjen prej nesh por prej Krishtit, si në rastin kur Perëndia e fton Jozueun të jetë i fortë dhe kur profetët dhe psalmistët vazhdimisht në Bibël, na ftojnë që të jemi të fortë.

Kjo është një ftesë për të jetuar plotësisht me këtë identitet të ri që kemi në Krishtin, në Frymën.

Të jesh i “fortë”për fëmijët e Perëndisë do të thotë të mos lodhesh vetë, por të pushosh mbi veprën e patundur, të fortë, e të përfunduar të Krishtit. Kjo do të thotë të qëndrosh në një linjë me Krishtin.  Sikurse e ka thënë edhe Martin Luter King dikur, “nëse do t’ia kushtonim gjithçka forcës sonë, përpjekja jonë do të rezultonte humbje.