Ji i fortë

Print

Titulli: Ji i fortë (pjesa 2)

Pali thotë tek Efesianëve 6, 10 Së fundi, vëllezërit e mi, fuqizohuni në Zotin dhe në forcën e pushtetit të tij. 11  Vishni gjithë armatimin e Perëndisë që të mund të qëndroni kundër dredhive të djallit, Forca në të cilën Perëndia na fton sot nuk i referohet forcës sonë, por forcës që kemi në Zotin. 

Ne madje mund ta çojmë një hap më tej këtë dhe të themi se shpesh ose shumicën e kohës, ne jemi më shumë në kontakt me këtë lloj force përmes dobësisë sonë.

Kjo ndodh atëherë kur na shterojnë forcat tona, kur shohim se nuk mund ta menaxhojmë jetën vetëm me anë të fuqisë sonë.

Zakonisht kjo ndodh kur ne dështojmë me forcat tona dhe i hapim rrugën një force të re, një pushteti më të lartë.

Kjo më kujton një shembull të një personi që ka varësi alkoolin.

Hapat e para domethënëse që bën një person me varësi ndaj alkoolit janë:

  • Së pari prano se je i pafuqishëm ndaj alkoolit, se jeta jote është bërë e pa menazhueshme.
  • Ti fillon të besosh se vetëm një Fuqi më e madhe se sa fuqia jote mund të kthejë ty gjendjen e shëndoshë.
  • Pasi e kupton Perëndinë, merr një vendim për t’ia dorëzuar vendimet e tua dhe jetën tënde kujdesit të Perëndisë.

Tani kthehemi sërish tek Pali:

Pali është shumë i hapur e na tregon se si ai doli në këtë përfundim në jetën e tij.

Te 2 Korintasve 12, ai na tregon për “ gjembin në mish” me të cilin ai po luftonte.

Ne nuk e dimë se çfarë ishte ky: “gjembi në mish”. A ishte ky një problem, fizik, një problem në të folur, apo një problem emocional.

Njerëzit për shekuj me radhë kanë spekuluar rreth asaj që mund ta ketë mbajtur Palin poshtë.

Por çfarëdo që të ketë qenë, ai ju lut Perëndisë(tre herë)që ta largonte prej tij. Por Perëndia nuk ia largoi. Pali vazhdoi të luftonte me këtë.  Ai thotë: Përse nuk e largon këtë barrë prej meje?

E më pas Pali vazhdon duke shpjeguar: në vend që Perëndia ta hiqte gjembin, Ai bëri diçka tjetër.

Ai i premtoi Palit diçka. Perëndia i premtoi Palit:” Hiri im të mjafton, sepse fuqia ime përsoset në dobësi.”

Çka e bëri Palin që të thotë: ” Prandaj unë kënaqem në dobësi, në fyerje, në nevoja, në përndjekje, në ngushtica për shkak të Krishtit, sepse, kur jam i dobët, atëherë jam i fortë.”

Unë mendoj se është një mister i thellë i besimit të krishterë, që të Krishterët janë më të fortë, atëherë kur kuptojnë se pa Krishtin janë të dobët.

Tani kjo, më çon në një tjetër pyetje me të cilën u ndesha teksa përgatisja këtë mesazh. Jam shumë i sigurt se edhe ju e keni menduar këtë.

Domethënë, a është forca diçka që thjesht mund ta urdhërojmë, e të grumbullohet? “Ji i fortë!”  A nuk duket sikur po urdhëron dikë: “Ji i pikëlluar,” ose “Ji i gëzuar?”

A nuk janë këto gjëra që nuk prodhohen vetëm me një urdhër, por vijnë si nënprodukt i diçkaje tjetër?

Unë mendoj se kjo është një çështje e rëndësishme.

Dhe pas kësaj qëndron fakti se ndonjëri prej nesh ka hequr dorë së qenurit i fortë.

Ne thjesht ndihemi të tronditur. Jemi lodhur së urdhëruari veten që të jemi të fortë, por kemi dalë në përfundimin se çfarëdo qoftë ajo, forcë, qëndresë, vetë disiplinë, apo përkushtim ne nuk e kemi atë, ose nuk e kemi shumë.

Ne thjesht nuk jemi njerëz të fuqishëm. Ne jemi të dobët në kuptimin e keq të fjalës. Ne shembemi fare lehtë.

Mirë pra, unë nuk dua që të jem naiv për ndryshimet individuale mes njerëzve.

Disa njerëz duken më të aftë për të realizuar përkushtimet e tyre.

Të qenurit i fortë, ndonjëherë për disa duket si betejë por për të tjerët jo.

Ndonjëherë, në trurin tonë ka çekuilibër kimik, ose kemi në trup dobësi fizike, që e bëjnë thirrjen për të qenë të fortë, po aq të vështirë dhe të pamundur sa thirrja e ngritjes së një mali.

Pasi kemi thënë këtë, unë ofroj dy kujtesa për të gjithë ne: Së pari, një kujtesë për atë që kamë thënë, domethënë, kjo forcë para së gjithash nuk është forca jonë por e Zotit. Kjo do të thotë të jemi të fortë në Krishtin, do të thotë ta lidhim veten me një pushtet më të lartë, të atij që vdiq dhe u ngrit prej vdekjes!

Kjo është forca e një marrëdhënieje, kaq të fokusuar në strehën e kësaj miqësie, që ti ke me Krishtin, trupin e Krishtit, kishën. Pikërisht aty është forca jote e vërtetë.

Pjesë e problemit tonë është kur mundohemi të jemi të fortë më fuqitë tona. Kjo nuk funksionon.

Së dyti, kujto se jeta e krishterë në pjesën më të madhe është praktikimi i thjeshtë: ti tenton, dështon, e pranon dhe më pas tenton nga e para.

E vetmja arsye që ne të gjithë mund të ecim është se nuk ndalëm përpjekjet edhe pasi dështuam dhjetë herë.

Ne vazhduam përpjekjet tona dhe nuk u ndalëm. Më kujtohen përpjekjet e mia të para për të mësuar biçikletën.

Unë vazhdoja të bija dhe doja të ndalja, por babai im nuk më linte.

Sot, shumë nga ne mundohen të jenë të fortë në përkushtimet tona, të jenë të fortë që fjalët tona të përputhen me veprimet tona, po kështu besimi ynë të jetohet në vepra.

Por e vërteta është se nuk ia dalim mbanë.  Dhe pas një farë kohe, dhimbja e dështimit duket shumë herë më e madhe se sa dhimbja e pranimit të mediokritetit tonë, dobësisë tonë.

Dhe ne realisht mundohemi të jemi të fortë, të jemi më të mirë, të shkëlqejmë.

Mesazhi i Perëndisë për ne sot është, mos hiq dorë, vazhdo të praktikosh, ji i fortë dhe i guximshëm.

Pavarësisht se nw çfarë gjendje është jeta jote sot, nëse ndihesh i fortë apo i dobët, duhet të dëgjosh edhe një herë dhe të besosh fjalën e profetit Isaia, i cili thotë në fund të kapitullit 40:

28 Nuk e di ti, vallë, nuk e ke dëgjuar? Perëndia i përjetësisë, Zoti, krijuesi i kufijve të tokës, nuk mundohet dhe nuk lodhet, zgjuarsia e tij është e panjohshme.

29  Ai i jep forcë të lodhurit dhe rrit fuqinë e të këputurit.

30  Të rinjtë mundohen dhe lodhen, të rinjtë e zgjedhur me siguri pengohen dhe rrëzohen,

31  por ata që shpresojnë te Zoti fitojnë forca të reja, ngrihen me krahë si shqiponja, vrapojnë pa u lodhur dhe ecin pa u lodhur.

Dhe ne duhet të besojmë lutjen e Palit tek letra e Efesianëve 3, ku ai lutet për secilin prej nesh:

Për këtë arsye unë po i ul gjunjët e mi përpara Atit të Zotit tonë Jezu Krisht, nga i cili merr emër çdo familje në qiejt dhe mbi tokë, që t’ju japë, sipas pasurisë së lavdisë së vet, të forcoheni me fuqi nëpërmjet Frymës të tij në njeriun e brendshëm, që Krishti të banojë në zemrat tuaja me anë të besimit, që, të rrënjosur dhe të themeluar në dashuri, të mund të kuptoni me të gjithë shenjtorët cila është gjerësia, gjatësia, thellësia dhe lartësia, dhe ta njihni dashurinë e Krishtit që tejkalon çdo njohuri, që të mbusheni me tërë plotësinë e Perëndisë. 20  Tani atij që, sipas fuqisë që vepron në ne, mund të bëjë jashtë mase më tepër nga sa kërkojmë ose mendojmë, atij i qoftë lavdia në kishën në Krishtin Jezus për të gjitha brezat, në jetë të jetëve! Amen.