Print

Titulli: Jona dhe peshku i madh

Nëse unë them “Jona” a të vjen menjëherë në mendje “peshku”? Të gjithë kanë dëgjuar për Jonën dhe për peshkun, por kjo histori e famshme nuk është për peshkun, por për një Perëndi me zemër të madhe që e do të gjithë botën. Shumë njerëz e kujtojnë historinë e Jonës për arsye jona u gjend në barkun e peshkut. Kjo duket e pabesueshme. Por historia e Jonës tregon shumë më tepër, është çelësi për të parë se çfarë ka më shumë për zemër Perëndia. Ky libër i shkurtër na ndihmon të duam të tjerët, njerëzit që Perëndia na ka besuar.

“Shko në Ninive”

Ndoshta të kujtohet historia e Jonës. Perëndia e thirri të bëhej profet, të shpallte fjalën e Zotit që njerëzit të pendoheshin. Por ndryshe nga profetët e tjerë biblikë, Zoti e dërgoi Jonën për ti predikuar njerëzve në Izrael. Ai e dërgoi në Ninive. Jona nuk donte të shkonte atje për dy arsye: Arsyeja e parë sepse njerëzit e Ninives ishin të panjohur për të, ishin paganë. Pse duhet të dëgjonin fjalën e Perëndisë së Izraelit?

Dhe arsyeja e dytë ata njerëz ishin armiqtë e tij. Ninive ishte kryeqyteti i Asirisë dhe ishte rivale me Izraelin. Prandaj Jona u largua. Ai mori një anije dhe shkoi në drejtimin të kundërt, shkoi në Tarshish ose Spanjë.

Por Zoti nuk e la të shkonte, pas kësaj ju e dini se çfarë ndodhi: një stuhi në det, Jonën e hodhën ën det që të shpëtonin anijen, pastaj Zoti kishte “përgatitur” një peshk të madh që të gëlltiste Jonën.(Jona 1:17) i cili e lëshoi më pas Jonën në Ninive, ku mori thirrjen e dytë për tu predikuar njerëzve. Pra Jona më në fund shkon dhe bën atë që i urdhëroi Perëndia.

Por surprizat në këtë ngjarje nuk kanë fund. Jona e shpall mesazhin në Ninive, megjithese dukej si nje predikues që e ben me pertese punen e vet. “Jona filloi të shkonte në qytet” dhe filloi të predikonte.`edhe dyzetë ditë dhe Ninive do të shkatërrohet!'” (Jona 3:4). Kjo thirrje është pak e ashpër apo jo? Duket që ishte shumë i drejtpërdrejtë dhe nuk bëri shumë përpjekje për tua mbushur mendjen njerëzve.

Por çuditërisht, mesazhi i Jonës pati reagime pozitive. “Dhe njerëzit në Ninive besuan tek Perëndia. Ata njoftuan se do të kishte një agjërim në vend dhe nga më i madhi tek më i vogli mbuluan kryet me thes.(v. 5). Perëndia u tregua i mëshirshëm, kur njerëzit në Ninive u penduan, ndaj ai nuk e shkatërroi qytetin dhe u fali mëkatet.

Reagimi i Jonës

Tani vëmendja kalon tek Jona e cila kishte parë zhvillimin e ngjarjeve nga afër. Në vargjet hyrëse të kapitullit të fundit të librit të Jonës thuhet se “Por kjo nuk i pëlqeu aspak Jones, i cili u zemërua.”

A mund ta besosh? Jona i kishte predikuar një qyteti dhe e gjithë popullsia e atij vendi kishte besuar tek Perëndia. Asnjë profet tjetër nuk kishte arritur kaq sukses sa Jona.

Profetë të tjerë si Elia, Isaia, Jeremia, dhe Pjetri nuk kishin pasur asnjë herë një reagim si ky ndaj predikimit të tyre. Ndoshta ti prisje qe Jona të habitej, të mrekullohej dhe ti ishte mirënjohës Perëndisë për këtë. Mirë pra nuk ishte mirënjohës Jona, por përse duhet të kishte zemërim? Kjo është e pakuptueshme. Jona e shpreh zemërimin dhe mërzinë e tij në një lutje të habitshme.

“Ah, o Zot, a nuk ishte vallë kjo që unë thoja kur isha akoma në vendin tim? Prandaj ika në fillim në Tarshish, sepse e dija që je një Perëndi i mëshirshëm dhe plot dhembshuri, i ngadalshëm në zemërim dhe me shumë dashamirësi, dhe që pendohesh për të keqen e hakërruar. (v. 2)

Këtu është edhe shpjegimi për sjelljen e Jonës. Ai u largua sepse kishte frikë nga suksesi. Pra mendonte se do tia dilte mbanë dhe nuk e donte këtë. Ai citon rrëfimin e madh të besimit të Izraelit: “Zoti është i hirshëm, i ngadaltë në zemërim dhe i madh në mirësi.” Por në vend që ta thotë këtë si lavdërim për Perëndinë, ai e përdor si  një formë ankimi kundër Perëndisë.

Ky është i vetmi vend në Bibël ku kritikohet Perëndia, për faktin se është i duruar, i mëshirshëm dhe që fal.

Si ka mundësi që një njeri i Perëndisë sillet kështu? Këtë pyetje bën edhe shkruesi i Biblës. Dhe sigurisht që sjellja e Jonës nuk ka asnjë justifikim. Si mund të jetë një njeri kaq i keq, kaq mendje ngushtë, dhe i pandjeshëm?

Si ka mundësi që një njeri si Jona pasi kishte marrë kaq shumë hir të pamerituar prej Perëndisë duhet të mërzitet kur të tjerët marrin të njëjtën gjë?

Por Jona nuk është rasti i vetëm, shumë nga ne e gjejnë veten në të njëjtën situatë si Ai.

Reagimi i Perëndisë

Perëndia nuk le vetëm Jonën në fund të historisë në atë gjendje të irrituar.

Zoti i afrohet Jonës me qëllim që ta ndihmojë të ndryshojë. ” Perëndia e pyet: “A të duket e drejtë të zemërohesh kështu?” (v. 4). Sa pyetje dashamirëse! E shihi se çfarë bën Perëndia. Ai po e fton Jonën  të ndalojë, të bëjë një hap prapa, të analizojë veten, ndjenjat dhe sjelljen që ai ka. A është e drejtë kjo? Po qëndrimi yt? Perëndia po mundohet ta nxjerrë Jonën para pasqyrës në mënyrë që Jona të shikojë veten dhe të kuptojë se çfarë po ndodh me të.

Por Jona nuk është në humor për të dëgjuar, prandaj Zoti i jep atij një mësim të shkurtër në kapitullin e fundit. Jona kishte dashur shkatërrimin e qytetit të Ninives. Ai dëshironte të shihte shkatërrimin në një shkallë të gjerë. Prandaj Perëndia vendos ti tregojë atij një shije të vdekjes dhe ta lejojë atë ta provojë vetë si do të ndjehet.

Një bimë mbin pranë Jonës dhe i ofron hije, për ta mbrojtur prej nxehtësisë së ditës.

Dhe Jona gëzohet shumë për këtë, por papritur kjo bimë venitet dhe Jonë për herë të dytë uron që më mirë të kishte vdekur. Ndërsa Perëndia vjen me të njëjtën pyetje:”Jona, A të duket e drejtë të zemërohesh kështu për bimën? A është i drejtë zemërimi yt?” “Po, është e drejtë për mua të zemërohem deri në vdekje” sepse ajo bimë më interesonte.

Në këtë kohë Jona ulet aty dhe fillon të ankohet, teksa Zoti i afrohet atij me durim dhe me shumë butësi për ti drejtuar pyetjen e fundit, ku arrin edhe klimaksi i Historisë.

Një bisedë e lënë pezull

Dëgjoni fjalët e fundit me të cilat mbyllet libri i Jonës: Jona 4:10-11

Por Zoti tha: “Ty të erdhi keq për bimën për të cilën nuk je munduar dhe nuk e ke rritur, dhe që një natë u rrit dhe në një natë mbaroi.

Dhe mua nuk duhet të më vijë keq për Niniven, qytetin e madh, në të cilin ka njëqind e njëzetmijë veta që nuk dinë të dallojnë të djathtën e tyre nga e majta e tyre, dhe një sasi të madhe kafshësh?”

Dashuria që Perëndia ka në zemër për njerëzit që nuk e njohin atë është shumë e madhe. Njëlloj si për ata njerëz në Ninive, Perëndia interesohet për  mijëra njerëz sot që nuk e njohu atë, për ata që nuk dinë se mund të shpresojnë në Zotin Jezus Krisht i cili ka dhembshuri për ta. Dhe ai dëshiron që Lajmi i Mirë i shpëtimit të arrijë edhe ata që ende e dine se Perëndia i do dhe ka një plan për jetën e tyre.

Historia e tyre mbyllet me një bisedë me Perëndisë dhe profetit Jona. Pyetja e fundit që Perëndia i bën është: “a nuk duhet të jem i mëshirshëm me këtë qytet të madh?” por pyetja e tij nuk merr përgjigje. Libri mbyllet aty. Atëherë nuk mund të bëjmë gjë tjetër veç të pyesim veten: Si u përgjigj Jona? A u çua ai në këmbë të thoshte:”Po ke të drejtë Zot. Unë jam sjellë shumë keq.” Dhe pastaj të shkonte e të predikonte me gëzim?  A e shpalli ai mesazhin e dashurisë së dhembshur të Perëndisë njerëzve të tjerë që kishin nevojë të pendoheshin? Këtë nuk e dimë, nuk thuhet asgjë për këtë tek libri i Jonës.

Por unë mendoj se kjo është vetëm një çështje. Mbyllja e historisë ka dy kuptime. Arsyeja përse Jona nuk i përgjigjet pyetjes së Perëndisë, mendoj se tregon se të gjithë ne duhet t’i përgjigjemi asaj. Po unë a kam të njëjtën zemër si Perëndia? A kujdesem për njerëzit në të njëjtën mënyrë si Ai.

A kam dhembshuri për njerëzit, që nuk e njohin atë, që nuk kanë dëgjuar për dashurinë e tij, apo nuk e kanë dëgjuar asnjëherë emrin e tij? A jam unë i gatshëm të bëj diçka për këtë?

Si do ti përgjigjeshe ti pyetjes së Perëndisë për të mbyllur historinë e Jonës nëse ajo do të ishte historia jote? Sepse në fakt ajo është edhe historia jote.