Një FJALË E TMERRSHME
Nuk e di për ty, por unë e lexoj shpesh revistën Krishterimi Sot (Christianity Today). Filip Jensi (Philip Yancey), redaktor dhe gazetar i njohur në Amerikë, shkruan në njërin prej artikujve ku tregonte për kohën kur ishte fëmijë. Një kohë kur mësoi fjalën më të tmerrshme që kishte fjalori. Ishte fjala e pakthyeshme.
Në këtë përfundim doli një të diel pashke. Ai sapo kishte nxjerrë për shëtitje maçokun e tij të vogël e të dashur, që quhej Butsi. Por fqinji përbri tij kishte një qen me emrin, Pagsi. Kur Pagi pa Butsin ai u turr furishëm drejt tij.
Pagi e mbërtheu maçokun për gryke dhe e hodhi përtokë si një çorape.
Ai arriti ta çonte në urgjencë për ta shpëtuar, por jeta po shuhej ngadalë prej trupit të tij të gjymtuar.
Jensi shkruan, se atë ditë ai mësoi një fjalë të tmerrshme, kjo fjalë ishte fjala E PAKTHYESHME.
Jensi kujton këtë ngjarje nga jeta e vet, kur ai ishte dymbëdhjetë vjeç. Ai ishte kaq i dëshpëruar! Sa do të donte ta kthente orën mbrapa, e të luante sërish me maçokun e tij , si gjithmonë por pa përsëritur atë skenë të tmerrshme. Për fat të keq kjo nuk ishte e mundur tani. Butsi kishte vdekur. Ai nuk ishte më. Vdekja ishte e pakthyeshme.
E pakthyeshme. Kjo është një fjalë e tmerrshme. Dhe kjo e përshkruan aq mirë jetën tonë, në shumë aspekte.
Ne themi fjalë që prekin ndjeshmërinë e njerëzve që kemi pranë. Menjëherë pendohemi për atë që kemi thënë me buzët tona. Dhe kërkojmë falje.
Por fjalët kanë pushet, dhe dëmi tashmë është bërë. Fjalët që kemi thënë janë të pakthyeshme. Po, të pakthyeshme.
Ne shohim një faqe interneti që nuk kemi punë ta shohim. Ne e dimë shumë mirë se duke klikuar atje po dhunojmë vlerat tona morale.
Do të pendohemi për këtë më vonë dhe do të na vijë turp nga vetja. Sepse shumë imazhe që ndotin shpirtin kanë kaluar para syve tanë. Por ajo që kemi bërë nuk zhbëhet.
Doktori afrohet me fytyrën e zbehtë dhe thotë lajmin e papritur: “Më vjen keq,” thotë ai “Bëhet fjalë për një atak zemre, kam frikë se dëmi është i pariparueshëm”
Ne qëndrojmë pranë arkivolit të një njeri të dashur dhe nuk na besohet se ka ndodhur me të vërtetë. Por vdekja ka hyrë në jetën tonë dhe tani nuk mund të kthehemi mbrapa.
E pakthyeshme. Kjo ishte edhe fjala që dishepujt e Jezusit kanë dëgjuar pasditen e së premtes së mirë.
Psikologët tregojnë se menjëherë pas vdekjes së një njeriu të dashur, reagimi ynë i për është mohimi.
Sigurisht që duhet të ketë pasur edhe mohim pas vdekjes që ndodhi në Kalvar. Pa dyshim që dishepujt i kanë thënë njëri tjetrit: “Nuk ka mundësi!” të gjithë dishepujt, Pjetri, Maria, Gjoni dhe Jozefi nga Arimatea duhet të kenë klithur në zemër: “Jo, nuk ka mundësi, kjo nuk ka ndodhur.”
Megjithatë teksa trupi i ftohtë dhe i zbehtë u zbrit nga kryqi, ata panë faktet. Jezusi kishte vdekur. Tashmë çdo gjë ishte e “pakthyeshme”
KTHIMI I SË PAKTHYESHMES
Por kjo ndodhi të premten pasdite.
Por për ne që jetojmë sot, Pashka ka ardhur, dhe ne zbulojmë se e pakthyeshmja nuk ekziston si fjalë në fjalorin e Perëndisë. Sepse Perëndia mund t’i zhbëjë gjërat.
Perëndia mund të kthejë të pakthyeshmen.
Perëndia bën të mundur atë çka për mendjen njerëzore është e pamundur. Atë pashkë i vdekuri ishte gjallë! Atë Pashkë varri është bosh. Krishti është gjallë.
A e beson ti këtë? A e beson ti këtë lajm të Pashkës? Disa nuk e besojnë. Ata tonë se nuk munden ta besojnë. Për arsyen e thjeshtë: trupat e vdekur nuk mund të kthehen në jetë.
Kohët e fundit lexova mendimin e një kritiku i cili theksonte se njerëzit sylesh të shekullit të parë duhet të kenë menduar ndryshe nga ajo që mendojnë shkencëtarët e shekullit të 21 të rreth së vërtetës se: kufomat kalben, ato nuk ngjallen.
Më falni ju shkencëtarë të shekullit të 21 të por nuk mendoj se njerëzit e shekullit të parë kanë qenë naivë.
Pse thua vallë nuk e dinin ata se kufomat kishin një tendencë të natyrshme për të mos pasur jetë, për tu kalbur?
A nuk mendon se historia e ringjalljes pranohej prej vetë dishepujve në thonjëza si një “histori boshe?” Sepse njerëzit e shekullit të parë e dinin se një njeri i vdekur është një njeri i vdekur.
Në fakt, njerëzit e shekullit të parë, ishin shumë më të vetëdijshëm se sa ne për pushtetin e vdekjes.
Ata e dinin se pas tri ditësh një kufomë bie erë të keqe. Nuk kishte agjenci funeralesh në shekullin e parë, miku im. Këta njerëz kujdeseshin vetë për të ndjerit e tyre të dashur.
Ndërsa nëse do të dish të vërtetën, ne njerëzit e shekullit të 21-të jemi shumë ndryshe nga ata. Ne mundohemi ta lustrojmë vdekjen.
Ne jemi ata që komentojmë në anën tjetër arkivolit, se të dashurit tanë duken kaq të mirë, njëlloj sikur flenë gjumë.’
Njerëzit që jetonin në Palestinën e shekullit të parë, ishin njerëz me këmbë në tokë. Duhet të ishin kështu që të përballonin vështirësitë e jetës. Ata e shihnin vdekjen në sy.
Ata e njihnin tmerrin e vdekjes. Por atëherë përse besonin ata se atë mëngjes pashke Krishti ishte me të vërtetë i gjallë?
LINJA E FAKTEVE: RROBAT TEK VARRI
Në fakt ekzistonin dy linja faktesh të cilat çonin në mënyrë të pashmangshme drejt mrekullisë së mëngjesit të pashkës.
Dy linja faktesh tregonin mrekullinë e asaj Pashke.
Së pari, fakti që varri ishte bosh. Shkruesit e ungjijve tregojnë se atë mëngjes pashke varri ishte bosh.
Këtë zbulim të Marisë herët në mëngjes e konfirmoi më vonë edhe Pjetri me Gjonin. Nuk u gjend asnjë trup në vend varrosjen e Jozefit, atje ku ishte vendosur Jezusi.
Ky ishte një pohim që përfaqësia judease donte ta refuzonte por nuk mundi. I vetmi shpjegim që ata mund të shpiknin ishte që dishepujt e vet kishin vjedhur trupin.
Po ti çfarë mendon për këtë shpjegim? A mendon se mund të ishte një grimë e mundur?
Më lejoni t’ju sqaroj se këtë shpjegim nuk e nxorën vetëm armiqtë e Jezusit por edhe Maria Magdalena vetë.
Kur Maria takohet me Jezusin e ringjallur për herë të parë, e ngatërron atë me një kopshtar, dhe e pyet nëse ka qenë ai që e ka lëvizur trupin në një tjetër varr.
Kjo provë e thjeshtë, nuk mbështet aspak pohimin se trupi i Jezusit ishte vjedhur.
Këtë zbulim e bën Gjoni kur ai heton varrin.
Rrobat e varrit qëndrojnë mbi një rrasë guri, brenda varrit, të paprekura.
Vjedhësit e varreve mundësisht marrin gjithçka që u del përpara. Për më tepër kjo ishte e pamundur fizikisht që ata të linin rrobat e varrit aty.
Me shumë mundësi ne i mendojmë rrobat e varrit si një rrobë e mbështjellë rrotull trupit. Por kur një trup përgatitej për varrosje, shtresat e rrobës gërshetoheshin me erëza të ndryshme.
Gjoni na tregon se mbi trupin e Jezusit ishin hedhur shumë erëza aromatike për vajosjen e trupit të Shpëtimtarit.
Këto erëza ngjitëse krijonin një farë shtrese të mëndafshtë dhe ngjitëse rreth trupit. Prandaj nuk kishte asnjë mundësi që hajdutët të kishin vjedhur trupin duke lënë rrobat atje në varr.
Por teksa Gjoni dhe Pjetri vështrojnë në varr, ata shohin rribat e varrit të paprekura.
Për dishepujt tashmë ishte e qartë se diçka e çuditshme kishte ndodhur.
Trupi i Jezusit nuk ishte çmbështjellë. Në vend të saj, trupi i Jezusit kishte kaluar përmes mbështjelljes.
Por kjo do të thoshte veç një gjë. Aty kishte ndodhur një mrekulli përtej çdo perceptimi. Jezusi ishte gjallë.
Po miku im Jezusi është gjallë. Nëse jeta jote është transformuar ne një pashke si kjo, na shkruaj, me shume dëshirë do te dëgjonim historinë tende.