Pashka

Print

Titulli: Kembimi i madh (pjesa 2) Pashka

LINJA E FAKTEVE: SHFAQJE TË JEZUSIT PAS RINGJALLJES

Por ekziston një tjetër linjë faktesh të cilën të krishterët e parë e morën seriozisht.

Kjo ishte pikërisht shfaqja e vetë Jezusit para dishepujve.

Kjo ndodhi menjëherë mëngjesin e Pashkës. Jezusi i shfaqet Maria Magdalenës pranë një varri bosh. Dhe disa ditë më pas i shfaqet rrethit të brendshëm të dishepujve.

Pali na jep neve një përmbledhje: Krishti “ju shfaq Pjetrit dhe të dymbëdhjetëve. Më pas ju shfaq më shumë se 500 vëllezërve në të njëjtën kohë. . . më pas ju shfaq Jakobit, pastaj apostujve, dhe në fund ai mu shfaq edhe mua.” Kisha shpalli se Jezusi ishte gjallë sepse ata e kishin parë Atë gjallë.

Ndonjëherë të shfaqurit e Jezusit shpjegohet, në bazë të sugjerimeve psikologjike. Debatohet se dishepujt, dëshironin kaq shumë një Jezus të gjallë sa i projektojnë zhgënjimet e tyre mbi ekranin e realitetit.

Këta shfaqje, nuk janë asgjë më shumë se sa dëshira që kanë marrë formë konkrete në imagjinatën e shfrenuar të dishepujve.

Por faktet janë ndryshe. Sinqerisht , dishepujt nuk prisnin që ta shihnin sërish Jezusin gjallë. Në fakt në kohën kur ai ju shfaq , ata ishin me të vërtetë skeptikë. Ishin këto prova empirike që i bindën dishepujt se Jezusi ishte me të vërtetë i gjallë. Jezusi duhet ti ftonte dishepujt e tij që të preknin shenjat e gozhdëve në duart e tij, për ti bindur ata se ishte me të vërtetë ai.

Më pas Jezusit i duhet të hajë një vakt me ta, pikërisht një peshk të pjekur për t’i bindur ata se ai është ringjallur me të vërtetë! Jo, halucinacioni nuk i shpjegon këto shfaqje të Jezusit. Provat theksojnë faktin se trupi i Jezusit është gjallë!

CILI ËSHTË VENDI YT MES DËSHMITARËVE

Por ndoshta ka diçka që do të befasojë sot. Kjo është se edhe ti je një dëshmitar i Pashkës.

A nuk do të ishte e mrekullueshme nëse do të kishe qenë edhe ti para varrit të Jezusit këtë mëngjes pashke? A nuk do të kishte qenë po kaq befasuese  të ishe edhe ti mes atyre 500 njerëz që e panë Zotin! Duhet të ketë qenë një shërbesë adhurimi fantastike!

Ndoshta për hir të faktit se nuk ke qenë atje  mëngjesin e Pashkës, mendoj se ke dyshime për ditën e ringjalljes.

Ndoshta ti je një adoleshent, dhe ke arrit në atë pikë sa pyet veten se çfarë besimi është ky që besojnë mami dhe babi yt.

E po kështu pyet veten nëse duhet të besosh edhe ti si ata.

Ndoshta ti je më i rritur. Ke vite që shkon në kishë. Megjithatë ke shumë pyetje në mendjen tënde, në lidhje me vërtetësinë e besimit të pashkës. A mund të jesh një besimtar që e beson ringjalljen në një kohë kaq të dhënë pas shkencës ku jetojmë?’ A mund ta besosh historinë e pashkës në një botë ku ka skepticizëm të thellë, ku ndonjëherë duket se gjithçka është  gati të të gllabërojë?

Ti thua: “Ah sikur të kisha qenë edhe unë atje! Atëherë dyshimet e mia do të ishin davaritur si era! Kështu unë do të kisha mësuar të vërtetën e mesazhit të Pashkës!”

PËRMES BESIMT DHE JO SHIKIMIT

Me të vërtetë? A mendon se ishte kështu? Se të qenët pjesë e dëshmitarëve të atij mëngjesi pashke, sqaron arsyen përse duhet të besojmë?

Do të ishte mirë të kujtonim se Gjoni dhe Pjetri panë rrobat e varrit, por teksa ata shkuan te varri, vetëm Gjoni besoi! Do të ishte mirë të kujtonim se Maria ishte e para që pa Jezusin gjallë në kopsht por në fillim e ngatërroi atë me një kopshtar.

Por çfarë duhet të ndodhte para se Maria ta kuptonte se ky ishte Jezusi? Jezusi e thirri atë në emër. “Mari!” i thirri ai. Maria e kishte kërkuar Jezusin, ajo i kishte pyetur dishepujt e madje kishte kërkuar edhe udhëzime se ku mund ta gjente atë.

Por Jezusi duhet ta thërrasë në emër  para se ajo të kuptojë të vërtetën. Sikundër Jezusi vetë e kishte deklaruar gjatë shërbesës së tij: “Bariu i thërret delet e veta në emër dhe i drejton ato.”

Këtë mëngjes, që besimi i pashkës të lindë tek ne, duhet të dëgjojmë zërin e Krishtit të gjallë, Krishtit të ringjallur, që na thërret me emër. Ai po e bën këtë pikërisht tani, teksa ti dëgjon këtë program pashke. Jezusi po na thotë sot se:

“unë jam ringjallja dhe jeta, a e beson ti këtë?”

Ne tashmë kemi dëshminë e atyre që e panë atë të ringjallur.

Maria prek këmbët e Shpëtimtarit të ringjallur.

Gjoni, i cili shikon rrobat te varri dhe beson.
Jakobi, vëllai i Jezusit, që nga një tallës u bë shtylla e kishës për të vetmen arsye se atë mëngjes pashke ai u takua me Jezusin.
Thomai, skepticizmi dhe cinizmi i të cilit u largua përmes një zbulese të madhe, i sfiduar prej vetë Krishtit të ringjallur.

Ne kemi dëshminë e tyre. Ata qëndrojnë duke deklaruar se ringjallja e Krishtit është e besueshme. Ata qëndrojnë si dëshmitarë të së vërtetës, që edhe pse Pashka është me siguri përtej arsyetimit tonë ajo nuk është kundra arsyetimit.

DËSHMIA E FUNDIT
Por nëse dëshiron të besosh duhet të dish edhe një dëshmi të fundit, atë supremen për sa i përket dëshmisë së ringjalljes.

A e di se për çfarë bëhet fjalë? Pikërisht për dëshminë që i bindi dishepujt e shekullit të parë. Është vetë fryma e Krishti të ringjallur. Fryma e Krishtit, përmes të cilit u krijua besimi atë mëngjes pashke është mes nesh edhe sot.

Ai punon që ti të mund të kesh siguri dhe bindje të plotë tek Zoti i ringjallur.

Ai punon që ti të mund të dëgjosh zërin e Jezuit që të thotë ty:

” Mos ki frikë, sepse unë të kam çliruar, të kam thirrur me emër; ti më përket mua.”

A e dëgjon zërin e Shpëtimtarit të ringjallur që i flet frymës tënde? Po ti a  përgjigjesh me zërin e besimtarëve që  kanë thënë përgjatë shekujve: “Krishti është gjallë. Ai është me të vërtetë i gjallë!”

THIRRJA E PASHKËS

Krishtit është me të vërtetë i gjallë! Nëse pashka është e vërtetë atëherë bota është kthyer përmbys. Atëherë fjala e pakthyeshme është cilësuar në mënyra që neve as do të na shkonin në mendje.

Nëse Krishti është ringjallur, atëherë njolla e fajit tim nuk qëndron ngjitur pas meje përgjithmonë. Sepse Krishti jo vetëm që shkoi në kryq por mori edhe gjithë fajin tim.

Por ai është ringjallur që të më shpallë mua të falur prej Perëndisë. Pali thotë tek Romakëve 4:25, ” i cili u dorëzua për shkak të shkeljeve tona dhe u ringjall për drejtësimin  tonë.”

Nëse Krishti është gjallë, atëherë unë nuk jam më i mbërthyer në prangat e mosbindjes. Unë nuk kam më nevojë të jetoj sipas një sjellje që të më vijë turp për veten.

Thotë Pali te Kolosianëve 3, sepse ne jemi ringjallur në Krishtin, dhe e kemi në mendje jo gjërat e kësaj bote, por ato që janë lart! (Kolosianëve 3:2).

Nëse Krishti është gjallë, atëherë vetë bota nuk është më e mbërthyer në kurthin e korrupsionit dhe prishjes.

Ringjallja e Krishtit, është arsyeja përse Pali shpall tek Romakëve 8:21, se shpresa e krijimit vetë duhet të ‘çlirohet prej skllavërisë së prishjes dhe të sillet në lirinë e lavdishme që kanë fëmijët e Perëndisë.” Në fakt për shkak të ringjalljes së Krishtit Pali mund të flasë për fitoren tonë personale mbi vdekjen: ‘… sepse do të bjerë buria, të vdekurit do të ringjallen të paprishshëm dhe ne do të shndërrohemi.” (1 Korintasve 15:52)

E pakthyeshme?! Kjo fjalë nuk ekziston në fjalorin e Perëndisë. Ndërsa për ata që e njohin Jezus Krishtin si Shpëtimtar dhe Zot, nuk është nevoja të jetë edhe në fjalorin e tyre. Sepse e dini, Pashka ndryshon gjithçka!

Faji ynë i pandreqshëm. U fshi

E kaluara jonë e pandreqshme, u fshi

Vdekja jonë e pashmangshme, u fshi
pushteti i të ligut në botë, u fshi.

Ky është mesazhi i Pashkës. Ajo çka Perëndia bëri në atë varrezë në Palestinë, 20 shekuj më parë, nuk ka dhënë asgjë më shumë dhe asgjë më pak sesa Jetën dhe Shpresën për ne dhe për botën tonë.