Print

Titulli: Këshilli i Jeruzalemit

Nëse je një prej atyre njerëzve që me përtesë shkon nëpër takime, atëherë shkon kot.

Por më lejo të të them se disa takime kanë ndikuar gjithë historinë e kishës së krishterë.

Shumë nga ne dinë pak në lidhje me takimet që të krishterët kanë organizuar për t’i dhënë formë të ardhjes dhe ungjillit në gjithë lëvizjen e krishterë.

Ja një shembull. Në vitin 325, një grup i madh të krishterësh u mblodhën së bashku në qytetin e Niceas në jug të Azisë së Vogël.

Të krishterët ishin mbledhur në këshill si përpjekje për të ruajtur unitetin e Krishterë.

Kishte një mosmarrëveshje mes të krishterëve në lidhje me natyrën e vërtetë të Jezus Krishtit.

Dishepujt e Jezusit kishin ngrënë e kishin pirë me të, kishin qeshur madje edhe kishin qarë bashkë. Por ata besonin gjithashtu se Jezusi ishte më shumë se sa një njeri i zakonshëm. Mësimet, mrekullitë dhe pohimet që kishte bërë tregonin se ai kishte një natyrë hyjnore. Ringjallja prej së vdekurish e vërtetonte këtë, se ai ishte Perëndi. Ai ishte Zoti që jetoi në formë njerëzore, i denjë për adhurimin dhe lavdërimin.

Të krishterët e dinin dhe e besonin këtë. Por si mund ta shprehnin  që edhe të tjerët të kuptonin se Ati, Biri dhe Fryma e Shenjtë janë më vete Perëndi dhe sërish përbëjnë një Perëndi të vetëm? Si mund ti shpjegonin njerëzve se Jezusi ishte njeri dhe njëkohësisht Perëndi?

Për shekuj me radhë këto pyetje e kishin munduar kishën.

Pak persona në kishë ishin të aftë të argumentonin si duhet për këtë, ndaj ishte krijuar një ndarje brenda kishës. Këshilli i Niceas ndërmori përpjekjen për ti sqaruar gjërat njëherë e mirë në lidhje me natyrën dhe identitetin e Jezusit. Të gjithë drejtuesit e Krishterë nënshkruan kredon e Niceas që pohonte se njeriu Jezus Krisht ishte në të njëjtën kohë plotësisht Perëndi.

Kanë kaluar afro 1600 vjet qysh atëherë dhe të krishterët kudo vazhdojnë të pohojnë fjalët e kredos që thotë “Perëndia i Perëndive, drita e dritës është një me Atin.”

Ndoshta po pyet, përse na hyn në punë ne e gjitha kjo histori e lashtë? Fakti është se Krishterimi është një besim historik. Nuk do të kishim se çfarë të besonim nëse disa gjëra nuk do të kishin ndodhur në histori.

Besimi ynë bazohet në faktin se Perëndia ka vepruar përmes ngjarjeve të veçanta në botë, të iniciuara prej popullit të Izraelit, vdekja dhe ringjallja e birit të perëndisë Jezus Krishtit.

Por veprimtaria e Perëndisë nuk u ndal kur Jezusi u ngjit në qiell. Kisha qysh atëherë ka hasur çështje që e kanë kërcënuar atë siç ndodhi në këshillin e Niceas.

E ardhmja e krishterimit ka pasur gjithmonë një balancë teksa delegatët u takuan në sinod apo këshill për të zbuluar të vërtetën për fjalën e Perëndisë dhe vullnetin e Zotit.

Në këtë kohë ungjilli ishte në rrezik. Perëndia veproi sërish përmes vendimeve të asamblesë së kishës për të përcaktuar të vërtetën e ungjillit si edhe për të ruajtur të ardhmen e besimit të Krishterë.

KONDRADITKTA NË JERUZALEM

Pasi bënë udhëtimin e tyre të parë misionar në Azinë e Vogël, Pali dhe Barnaba u kthyen në pikën e nisjes, në Antioki të Sirisë. Teksa ishin në udhëtim ata kaluan kohë për të forcuar dhe inkurajuar besimtarët” (Veprat 14:22) kudo ku shkuan ata caktuan drejtues të kishave, “ata u mblodhën së bashku si kishë dhe treguan se çfarë kishte bërë Perëndia përmes tyre.” (v. 27) .

Por uniteti në kishën e Antiokisë ishte ndërprerë prej shqetësimit. Konflikti kësaj here ishte në lidhje me rrethprerjen, disa të krishterë judenj ngulmonin se çdo besimtar i Krishtit duhej të rrethpritej dhe si rrjedhojë të ruante ligjin e Mojsiut në mënyrë që të shpëtohej(v. 1).

Çfarë pozicioni i vështirë për Palin dhe Barnaban. Vërtetë ky ishte ligji kryesore në Dhjatën e Vjetër që zoti i kishe dhënë Mojsiut. Por a nuk  kishte thënë vetë Jezusi se ai nuk kishte ardhur për ta shfuqizuar ligjin por për ta plotësuar atë?

Për arsye se në kishë po hynin shumë paganë të konvertuar, ndjekësit judenj nuk po ndjeheshin mirë me këtë fakt.  Këta besimtarë judenj kishin njohuri shumë të pakta për natyrën hyjnore të Perëndisë së gjallë. Për ta e rëndësishme ishte të zbatonin rregullat e Dhjatës së Vjetër, vetëm kështu do të quheshin popull i Perëndisë.

Për më tepër detyra për të fituar sa më shumë judenj për Krishtin po vështirësohej edhe më shumë teksa shumë të johebrenj të parrethprerë po hynin në kishë.

Dukej sikur judenjtë në të ardhmen do të duhej ti nënshtroheshin traditës dhe ceremonisë së ligjit për rrethprerjen.

Pse duhet të kishte reagime kaq të ashpra kundër një pozicioni me themele biblike, dhe përfitime ungjillëzuese?

Për dy arsye: Së pari, Pali kundërshtoi judenjtë sepse në këtë kondraditë mes të krishterëve judenj  dhe johebrenjëve të konvertuar vihej në rrezik ungjilli. Vini re se këta njerëz po thonin- pa rrethprerje“ju nuk mund të shpëtoheni” (v. 1); ky ishte vargu i tyre. “Johebrenjtë duhej të rrethpriteshin dhe ti bindeshin ligjit të Mojsiut” (v. 5). Me fjalë të tjera, këta njerëz thjesht mendonin se vetëm besimi në Jezusin si shpëtimtarin dhe Zotin e tyre nuk mjaftonte për tu shpëtuar. Ata mendonin se ishte besim në Jezusin plus ligjin.

Nëse pala e rrethprerjes kishte të drejtë atëherë shpëtimi nuk vinte vetëm  prej hirit të Perëndisë apo vetëm përmes besimit.

Sipas tyre zgjidhja ishte besim plus bindje ndaj ligjit. Pali kuptoi se ky arsyetim kërcënonte ungjilli ndaj ai vendosi të shprehte hapur se shpëtimi mbështetej vetëm në veprën e Kryqit:

Ne, që jemi Judenj nga lindja dhe jo mëkatarë në mes johebrenjsh,

16  duke ditur se njeriu nuk shfajësohet me anë të veprave të ligjit, por me anë të besimit në Jezu Krishtin, besuam edhe ne në Jezu Krishtin, që të shfajësoheshim me anë të besimit në Krishtin dhe jo me anë të veprave të ligjit, sepse asnjë mish nuk do të shfajësohet me anë të veprave të ligjit. Unë nuk e hedh poshtë hirin e Perëndisë sepse, në qoftë se drejtësia vjen me anë të ligjit, atëherë Krishti ka vdekur më kot. Gal. 2:15-16,21

Arsyeja e dytë përse Pali kundërshtoi miratimin e rrethprerjes shtese vtë jeta dhe natyra e kishës vihej në rrezik. Rreziku ishte se nëse pranohej ky qëndrim atëherë komuniteti i krishterë do të kthehej në një tjetër sekt të judaizmit dhe nuk do të kishte më vlerë.

Ja përse Pali ngulmoi me shumë forcë në këtë çështje. Nëse do ta kishte humbur me siguri që sot nuk do të ekzistonte kisha e krishterë.

KISHA BIE DAKORD

Zgjidhja që kisha propozoi ishte një takim i përgjithshëm për të marrë vendimin. Këshilli i Jeruzalemit sikurse është njohur u mbajt në vitin

49 pas Krishtit. Kjo ishte një prej ngjarjeve më të rëndësishme në historinë e Krishterimit. Përfaqësuesit e rrethprerjes po përhapnin opinionin e tyre përtej qytetit të Antiokisë.

Por kur erdhi Pjetri në Antioki, unë e kundërshtova në sy, sepse ishte për t’u qortuar.

12  Në fakt, para se të vinin disa njerëz nga ana e Jakobit, ai hante me johebrenjtë; po, kur erdhën ata, ai u tërhoq dhe u nda, duke druajtur ata të rrethprerjes.

13  Edhe Judenj të tjerë shtireshin bashkë me të, aq sa edhe Barnaba u tërhoq nga hipokrizia e tyre.

14  Po kur unë pashë se ata nuk ecnin drejt sipas së vërtetës së ungjillit, i thashë Pjetrit përpara të gjithëve: “Në qoftë se ti, që je Jude, rron porsi johebrenjtë dhe jo si Judenjtë, pse i detyron johebrenjtë të rrojnë si Judenj?”. (Gal. 2:11-14).

A do të krijohej ndarje mes Palit dhe Pjetrit, ose Palit dhe Jakobit e cila do ta përçante kishën që po rritej duke krijuar sekte ndoshta te zhdukje të kishës?

Por lavdi hirit të Perëndisë, përgjigja ishte jo. Përgjatë diskutimit të gjatë dhe debatit (v. 7), apostujt kryesorë folën me radhë njëri pas tjetrit në fillim foli Pjetri (vv. 7-11), pastaj Barnaba dhe Pali (v. 12), dhe në fund foli Jakobi (vv. 12-21). Dhe ata ishin të gjithë njëzëri unanim në ujdinë e tyre.  Pjetri e filloi duk folur në emër të të gjithëve:

Ne besojmë se jemi shpëtuar me anë të hirit të Perëndisë, po kështu shpëtohen edhe johebrenjtë (v. 11). Pjetri dëshmoi me guxim se ungjilli flet qartë se shpëtimi arrihet me anë të hirit, vetëm nëpërmjet besimit.

Jakobi, vëllai i Jezusit, dhe drejtuesi i njohur në kishën e Jeruzalemit,  i cili po përkrahte pak më parë pohimin e judenjve, tani kishte të njëjtin qëndrim me Pjetrin dhe Palin. (cf. Gal. 2:12). Ai citoi një pasazh të Dhjatës së vjetër i cili parashikonte edhe përfshirjen e johebrenjëve mes popullit të Perëndisë. (vv. 15-18), Jakobi e përfundoi çështjen:  (v. 19).

E vetmja shtesë që iu bë kësaj të vërtete bazë ishte kërkesa që besimtarët judenj të jetonin jetë të moralshme dhe të ishin të ndjeshëm për disa elemente të caktuara të ligjit të cilat kishin një efekt negativ për miqësinë e tyre me të krishterët judeas. (v. 20). Pra vendimet e nxitura nga Fryma e Shenjtë të këtij këshilli ruajtën ungjillin dhe e shpëtuan kishën, si edhe theksuan parimin se të krishterët duhet të jenë të ndjeshëm ndaj ndërgjegjes së motrave dhe vëllezërve në Krishtin. Qofshin po kaq të ndjeshme ndaj njëra tjetrës edhe kishat sot, sikurse ishin në kohën e Këshillit të Jeruzalemit!