Këshillimi me Zotin

Print

Titulli: Këshillimi me Zotin (pjesa 2)

Në të vërtetë, ne mund të kalojmë gjithë jetën tonë dhe asnjëherë të mos këshillohemi me Perëndinë, ose ta themi ndryshe, ne e kalojmë jetën pa kuptuar pamjen më të gjerë të jetës sonë, dhe pa bërë asnjëherë pyetjet e mëdha të jetës.

Diçka shumë interesante që vëren në shoqërinë e sotme është kalimi i vëmendjes së diskutimeve dhe librave të udhëheqësisë në të tjera tema.

Pesëmbëdhjetë vite më parë një libër i mirë për udhëheqësinë dhe menaxhimin ishte libri “ Menaxher për një minutë” (One Minute Manager).

Në ato ditë, qëllimi ishte të bënim sa më shumë gjëra dhe sa më shpejt. Qëllimi ishte të ngjisnim shkallët sa më shpejt që ishte e mundur.

Sot, librat më të mirë, për udhëheqësinë nuk merren me kohën, por më tepër me përfshirjen. Ku po shkon ti me gjithë këtë mori aktivitetesh? Cila është pamja më e gjerë? Ose për të përdorur edhe një metaforë të përgjithshme, fokusi nuk është ti ngjisim shkallët sa më shpejt të jetë e mundur; fokusi sot është të sigurohesh se shkalla është mbështetur në murin e duhur.

Siç e dini, kur keni miopi shpirtërore, kur nuk shikoni pamjen e plotë të jetës, atëherë mund të jeni shumë të zënë dhe shumë produktivë, por mbase nuk e keni idenë se përse shërben e gjitha kjo!!!

Në Amerikë dhe në vende të tjera të botës sot, nëse nuk e kërkon Perëndinë nëse nuk kërkon një perspektivë më të gjerë të Zotit për jetën, atëherë do të vazhdosh me të zakonshmen e do të besosh se gjithçka në jetë është si të bësh para, si të shpenzosh më pak para, si të jesh i lumtur, e të përjetosh çdo kënaqësi të mundshme për trupin por edhe jetën.

Pamja miope e jetës është futur aq shumë në ne sa edhe të krishterët shpesh funksionojnë në këtë mënyrë. E kam fjalën për miopinë shpirtërore, kur të krishterët nuk e kërkojnë Zotin, nuk shikojnë përtej.

Toni Kompolo, një mbrojtës shumë i njohur i besimit të krishterë, thekson se prindërit pavarësisht nëse e kuptojnë ose jo, u japin fëmijëve të tyre një mesazh të fortë se cilat janë qëllimet që ata kanë për ta.

Kompolo tha se, “Në Japoni sot, një rëndësi të veçantë i kushtohet të qenit i suksesshëm. Një prind japonez, mund ti thotë fëmijëve, ‘Unë nuk dua tia di se me çfarë merresh në jetë, unë thjesht dëshiroj që të jesh i SUKSESSHËM’.” 

Më pas Kompolo, e pyeti audiencën e tij, “a mund të më thoni se mbi cilat vlera i edukojnë amerikanët fëmijët?

A nuk i thotë një prind amerikan fëmijës së vet, nuk dua t’ia di se me çfarë merresh në jetë, e vetmja gjë që dua është që ti të jesh i LUMTUR.”

Më pas Kompolo vazhdoi duke theksuar se ai ishte rritur në një familje, ku merrte mesazhin: ne si prindër nuk na intereson se me çfarë merresh në jetë, mjafton që të jesh NJERI I MIRË.

Po, ti mund të kesh këtë pikëpamje për jetën, apo për gjërat që ndodhin në jetë, a vlerat e kulturës sonë, kur ke një pamje më të gjerë të jetës, kur ti ve syze, kur ti kërkon Zotin, kur ti kërkon mbretërinë e tij, kur ti ja beson jetën Jezus Krishtit, dhe kur ti e beson se Fjala  dhe Fryma e Tij, do të drejtojë tek e vërteta e jetës.

Si mund të bëjmë një punë më të mirë,“për tu këshilluar me Perëndinë?”

Çfarë mund të bëjmë për të neutralizuar zakonin tonë,  edhe atëherë kur besojnë në Perëndinë, por realisht e jetojmë jetën pa Perëndinë?

Mendoj se katër gjëra do të na ndihmonin për tu këshilluar me Perëndinë në mënyrë kuptimplotë e më thellë  në jetën tonë.

Nuk ka asnjë renditje të veçantë për këto. Megjithatë po e filloj me:

Adhurimin.   Nuk ka rëndësi se sa të zgjuar jemi, apo sa shpirtërorë jemi, në fakt, ne duhet të adhurojmë Perëndinë çdo javë, të pastrojmë syzet tona, të shohim pamjen më të madhe, të kërkojmë Zotin, të shohim edhe një herë se jemi mashtruar nga bota, për të besuar se “unë jetoj vetëm për vete dhe për dëshirat e mia.”

Adhurimi është një mënyrë specifike, për të kërkuar Perëndinë.

Dhe që adhurimi të arrijë qëllimin e tij, është e rëndësishme të vish në adhurim, aty do të takohesh me Perëndinë. Kur t’i dëshiron fort ta takosh Perëndinë, i trembesh idesë se pas kësaj gjërat në jetë kanë për të ndryshuar, megjithatë ngulmon të takosh Perëndinë, e dëshiron të jetosh në të vërtetën dhe lirinë.

Ky pra ishte Adhurimi.

Gjëja e dytë është të afrohesh më pranë Fjalës së Perëndisë.  Njohja, studimi dhe meditimi mbi Fjalën e Perëndisë. Vetëm pasi e lexon Fjalën e Perëndisë me një zemër lutëse që pret të dëgjojë nga Perëndia atëherë, Ai të zbulon ty veten e vet. Atëherë kur ne kërkojmë Zotin, ai përgjigjet me anë të Fjalës së Tij.

Së treti mund të këshillohemi me Perëndinë duke u lutur.

Me sa duket të gjitha këto veprimtari plotësojnë njëra tjetrën. Por lutja, lutja e përditshme, lutja personale, lutja kuptimplotë, është mënyra që kemi për të thyer miopinë, për tu çliruar prej burgut të vetë mjaftueshmërisë; dhe kjo është një ndër mënyrat për të çliruar fuqinë dhe energjinë e Frymës së Shenjtë që as e kemi ëndërruar ndonjëherë, bëhet fjalë për Lutjen.

Së katërti, për tu këshilluar me Perëndinë na bën mirë të qëndrojnë në shoqërinë e njerëzve të tjerë që këshillohen me Perëndinë.

Nëse dëshiron të jesh një person që këshillohet me Perëndinë, që dëshiron të dijë çfarë mendon Perëndia, që e jeton jetën duke pasur në mendje pamjen e gjerë, që e mbështet shkallën e suksesit në murin e duhur, një person që ka parasysh shtrirjen e përfshirjen dhe jo kohën e realizmit të diçkaje, atëherë duhet të rrethohesh pikërisht me këta lloj njerëzish.

Ne thjesht nuk mund të mbajmë pamjen e gjerë për jetën duke qëndruar vetëm me veten tonë.

Për të vetmen arsye se nuk jemi mjaftueshëm të zgjuar, apo mjaftueshëm të fortë.  Në fakt ekziston një proverb që thotë: “Hekuri mpreh hekurin.”

Po ti a ke njerëz, të cilët mund të ndihmojnë të qëndrosh në binarë?

Nëse nuk ke atëherë je në rrezik.  Është e pothuajse e pamundur të rezistosh si i krishterë i vetmuar.

Plani i Perëndisë këtu në tokë, është kisha, jo vetëm institucioni apo ndërtesa, por trupi i Krishtit, njerëzit e bashkuar, të cilët qëndrojnë në dashuri, shërbim, e miqësi së bashku.

E thënë ndryshe, kërkimi i Perëndisë, marrja e mendimit të Tij, nuk është një veprim izolues.

Kështu funksionon jeta e krishterë. Ky është një stil jetese,

Këto janë themele të komunitetit të krishterë që kërkon Perëndinë. Adhurimi. Fjala. Lutja. Njerëzit.

Këshillohu me Perëndinë. Merr mendimin e tij.  Ose siç thuhet edhe në Dhjatën e vjetër, këshillohu me  Atë në të cilin qëndrojnë të gjitha gjërat.

E më pas mbahu fort, sepse ky Krisht, sikurse e thotë Pali tek libri i Efesianëve 3, është i aftë të bëje përtej asaj që kemi kërkuar apo imgjinuar, sipas pushtetit të Tij dhe punës së Tij brenda nesh. E ashtu siç Pali thotë:

“Atij i qoftë lavdia në kishën në Krishtin Jezus për të gjitha brezat, në jetë të jetëve. Amen.”