Kisha pa dashuri

Print

Titulli: Kisha pa dashuri (pjesa 1)

Ne po jetojmë në epokën e ankthit global. Kriza ekonomike botërore, ka befasuar shumë njerëz në fillimin e saj, dhe i ka bërë njerëzit të shqetësohen për sigurinë e punës së tyre, ndërsa të papunët pyesin se si do të sigurojnë vaktin e radhës.

Ne shqetësohemi për ndryshimin e klimës globale, dhe për ndikimin që do të ketë kjo në jetën tonë, apo për brezin e fëmijëve dhe nipërve tanë. Sot në çdo cep të globit,

njerëzit bëjnë pyetje të ndryshme për jetën, për të ardhmen, dhe për vendin që zënë në botë.

Në mes të kësaj trazire, ne dëshirojmë që të kemi një komunitet njerëzish që na duan dhe na mbështesin. Të njëjtën nevojë kanë pasur edhe njerëzit në kohën kur është shkruar Zbulesa.

Nëse kthehem pas në kohë dhe shikoj historinë, ai vend më duket vërtetë i panjohur. Ky perceptim ndryshoi kur unë dhe gruaja ime patën mundësinë për të udhëtuar në Turqi, dhe vizituam vende të ndryshme, ku më parë kishin qenë shtatë kishat që përshkruan Zbulesa, në kapitujt 2 dhe 3.

Ne ecëm mbi gjurmët e apostujve përmes një toke që ishte në shumë vende e ngjashme me fushat ku kam kaluar fëmijërinë time.

Fshati ishte mbuluar me gjelbërim dhe bukuri natyrore.

Një pjesë e Turqisë perëndimore, kishte toka pjellore dhe reshje të bollshme.

Dhe në kohën e apostullit Gjon, këto veçori e bënë tokën e Azisë së Vogël, pjesën  më të rëndësishme në agrikulturën e Perandorisë romake.

Kjo i bëri njerëzit që jetonin atje të kishin pasuri, përmes shitjes së produkteve të bollshme që prodhoheshin.

Shumë produkte që vinin prej perandorive lindore, kalonin aty për të shkuar në Greqi dhe në Romë.

Po kështu Azia e vogël është një ishull i gjatë që lidh Azinë me Evropën. Sepse ndodhet mes Detit të Zi dhe Mesdheut.

Sikurse e thashë më parë, pashë aty pasuri të mëdha që më befasoi.

Pra aty mund të përfytyroja disi Palin, Gjonin, dhe apostujt e tjerë duke ecur vetëm në rrugët e pluhurosura, nga njëri fshat në tjetrin.

Qëndrimi para këtyre vendeve të hap sytë që të kuptosh se mesazhet drejtuar shtatë kishave janë shkruar atëherë, por vlejnë edhe për ne sot.

Pasuria e tokës coi në zhvillimin e qendrave të mëdha urbane.

Njerëzit mblidheshin së bashku në qytete të mëdha, që arrinin një popullsi prej qindra mijëra banorë.

Këto qytete ishin shumë të mëdha, me ndërtesa të larta si tempujt dhe teatrot, me infrastruktura gjigante të furnizimit me ujë për qytetin dhe kanalizime për ujitje. Më së tepërmi dallonte për artisët e mirë të cilët punonin në artet pamore dhe skenike. Rrugët shumë të zhvilluara dhe sistemi i transportit, jo vetëm që lehtësonte shkëmbimin e mallrave por edhe shkëmbimin e ideve.

Toka e shtatë kishave të lajmi përhapej shumë shpejt në tokën e shtatë kishave të zbulesës, ai shkonte nga njëri skaj në tjetrin. Aty kishte fe dhe filozofi nga çdo cep i botës së njohur.

Kjo nuk tregon se jeta në atë kohë nuk kishte telashe.

Shekulli i parë ishte një kohë kur ankthi u përhap shumë shpejt. Asokohe kishte probleme politike.

Ushtritë romake kishin pësuar një humbje të madhe  në luftë, jo shumë larg asaj zone që sot është Irani verilindor.

Gjatë asaj kohe Ka pasur revolta në perandorinë e Galit, Gjermani dhe Jude. Përveç kësaj vdekja e Neros e vendosi gjithë mbretërinë në telashe sepse në dy vjet u ndërruan tre perandorë.

Fatkeqësitë natyrore ndërprenë tregtinë dhe i vunë njerëzit në vështirësi të mëdha.

Në vitin 79, Mali Vezuv,  varrosi qytetin e Pompeit, dhe errësoi qiellin e zonës përreth.

Tërmetet e shekullit të parë kishin shkatërruar zonën kudo, dhe shumë qytete nuk e kishin marrë ende veten, sikurse e shikojmë tek Zbulesa.

Prandaj pamja e jetës që shfaq zbulesa, tregon një botë urbane, të pasur dhe kozmopolitane, por në ankth të madh dhe në merak.

Njerëzit ishin të shqetësuar, se nuk e dinin çfarë do të ndodhte në të ardhmen. A të duket e njohur kjo situatë?

Sot bota është më komplekse se kurrë më parë. Pjesa më e madhe e njerëzve jetojnë në qytete.

Ndaj edhe shkëmbimi i mallrave dhe ideve është shumë herë më i lehtë se më parë, falë linjave të transportit, tokësor, detar dhe ajror dhe komunikimi multimediatik po ecën me shpejtësinë e dritës.

Këtë e tregon më së miri fakti i thjeshtë që ju mund ta dëgjoni zërin tim onlajn, qoftë në Shqipëri, në Evropë dhe Amerikë.

Vështirësitë e jetës mund të na i ndërlikojnë gjërat.

Pak më parë përmenda se shqetësimet rreth ekonomisë, dhe ndryshimeve klimaterike,  si dhe vendit që zëmë në botë.

Edhe njerëzit asokohe, mundoheshin të zgjidhnin sa më mirë gjërat, por përgjigjen e kërkonin prej njerëzve mistikë, filozofëve, skolarëve dhe politikanëve.

Edhe të krishterët e parë donin të gjenin vendin e tyre në botë.

Besimtarët e hershëm kanë pasur shumë pyetje.

Ata ishin befasuar me vonesën e Jezusit. Kishin kaluar gjashtëdhjetë vite që prej kohës kur ai pati thënë se do të kthehej sërish. Pse po vonohej ai kaq shumë?

Të Krishterët kishin pyetje në lidhje me problemin e identitetit, ndërkohë që kisha lidhej gjithmonë e më pak me rrënjët e komunitetit jude.

Në fakt në fund të shekullit të parë, ka pasur shumë armiqësi mes judenjve dhe të krishterëve.

Pasi Judenjtë u revoltuan kundër romakëve, dhe humbën  një luftë pavarësie në vitet 66-70, pjesa më e madhe e judenjve të Palestinës ishin në mërgim.

Dhe shumë njerëz ishin armiqësorë ndaj të krishterëve: lufta u kishte mësuar atyre që të identifikonin veten e tyre më shumë me praktikat e tyre fetare.

Prandaj vetëm judenjtë e vërtetë, renditeshin në të. Kjo do të thotë se të krishterët nuk mund të gjenin më mbrojtje si një nëngrup i popullit jude.

Prandaj këto ishin pyetjet  e nxehta, mes tyre, këta të krishterët të Azisë së Vogël, u shpërndanë edhe mes shtatë kishave:

Çfarë do të thotë të jesh i krishterë në një botë të pasur, joshëse dhe armiqësore?

Tregtarët pyesnin: “Nëse shoqëria e tregtareve shtron një banket në tempullin e Apollos, a mund të shkoj unë?” Po kështu, ne mund të bëjmë pyetje në lidhje me integritetin në punë,: Në një kompani të korruptuar si mund ta ruaj integritetin kur kam një familje për të ushqyer?

A ka një shkallë të pranueshme të kompromisit, kur bie fjala tek përshtatja që duhet të bëjmë me kulturën përreth. E kam fjalën për atë shkallë që na ndihmon të bëjmë jetë normale.

]farë dëshiron Krishti prej nesh? Si do të ishte sjellja e një të krishteri besnik që përballet me ekonominë e rrënuar dhe  krizën?

Ose përballet me një shoqëri ku tolerance fetare ka më shumë rëndësi se sa të qenurit besimtar?

Lajmi i mirë është se Krishti u foli atyre, ai na flet edhe neve sot, përmes vizionit të apokalipsit, përmes shtatë mesazheve dërguar kishave në Azinë e Vogël. Ne e dimë se atje kishte më shumë se shtatë kisha.

Por numri shtatë, është një numër simbol në Bibël, dhe i referohet përmbushjes.

Përdorimi i numrit shtatë këtu tregon se mesazhi i drejtohet të gjitha kishave dhe ato duhet të tregojnë vëmendje ndaj këtij mesazhi.

Në këtë udhëtim mes kishave bëhemi edhe ne. Nëse do ti kuptojmë këto mesazhe ashtu siç i kuptuan të krishterët e parë, do të përfitojmë shumë, si për shembull, çfarë do të thotë të jesh dishepull, një ndjekës i Krishtit në botën ku jetojmë.