Kisha pa dashuri

Print

Titulli: Kisha pa dashuri (pjesa 2)

Udhëtimi ynë në këto shtatë kisha fillon me situatën e të krishterëve të kishës së Efesit. Besimtarët këtu jetojnë në një vend me pozitë të rëndësishme dhe me shumë ndikim.

Efesi ishte kryeqyteti romak i provincës së Azisë, ndaj edhe ndikimi perandorak, do të gjendej kudo nëpër qytet.

Ky qytet kishte afro 250 mijë banorë. Ky qytet kishte rritur popullsinë dhe pasurinë për shkak të pozitës strategjike që kishte si një vend ndërlidhës në Azinë e vogël për lindjen me Perëndimin.

Efesi ishte aty ku mbaronte rruga për udhëtarët që shkonin drejte lindjes, ai u siguronte kalimtarëve një port të përshtatshëm për dërgimin e mallrave me anije drejt Detit Egje.

Por aty kishte një problem të vazhdueshëm me lymin në port; në fakt, qyteti tashmë kishte lëvizur prej vendndodhjes së tij të mëparshme, sepse qendra tregtare duhet të vendosej sa më pranë portit.

Nëse e viziton sot këtë qytet antik, do të zbulosh se deti ishte tërhequr 11 kilometra, duke e lënë qytetin plotësisht në tokë.

Përveçse ishte një qendër tregtare dhe politike shumë e rëndësishme, Efesi ishte edhe një qytet fetar.

Ai ishte një qendër e madhe për kultet perandorake, pra adhurimin e perandorëve të Romës, dhe perëndeshës së saj me emrin Roma.

Tempujt perandorakë dedikuar Romës kishte gjithandej. Po kështu edhe perandorëve të tjerë si Adriani, Domitiani, Jul Cezari, etj që gjithsej bëheshin gjashtë. Pra pamja e atëhershme ishte kjo: një qytet me gjashtë katedrale.

Megjithëse ishte kështu, kulti perandorak, nuk kishte ndikimin më të madh në qytet.

Efesi ishte qendra më e madhe tregtare, për adhurimin e Artemisit, ose Dianës, kështu quhej në gjuhën romake.

Artemisi adhurohej si perëndesha e gjuetisë dhe e pyjeve.

Ajo ishte edhe perëndesha e pjellorisë së tokave, ndaj njerëzit e adhuronin atë në kohën e të mbjellave, për të pasur favor. Po kështu edhe për të pasur një familje dhe fëmijë të shëndetshëm.

Fillimisht,  kulti i Artemisit mblidhej në nën një dru frutor të shenjtë, në një pemishte apo kopsht.

Edhe pse pjesëmarrësit e kultit u rritën në numër, simboli kryesor i këtij kulti mbeti pema.

Kulti i Artemisit në Efes, themeloi edhe tempullin më të madh të botës antike, mbi  120 metra i gjatë e 55 metra i gjerë, ndërsa çatia mbahej nga 127 kolona 18 metra të larta.

Tempulli dhe adhurimi që zhvillohej aty ishte një bum ekonomik, jo vetëm për qytetin por për gjithë rajonin.

Njerëzit vinin nga çdo cep i botës romake, për të parë tempullin dhe për të ofruar flijime perëndeshës Artemis në Efes.

Por po kështu kishte një takim të krishterësh në Efes, një minoritet i vogël në një qytet madhështor. Përfytyro se si duhet të ketë qenë kjo për atë bashkësi të vogël njerëzish, rrethuar me përfaqësues të fuqive më të mëdha të tokës në ndërtesa mermeri dhe guri.

Ata thjesht kishin filluar të tërhiqnin vëmendjen e fqinjëve të tyre dhe të autoriteteve.

Ndoshta për ty nuk është shumë e vështir të përfytyrosh të qenurit pjesë  e një kishe të ngjashme.

Ndoshta ti ndihesh pjesë e një minoriteti të vogël në qytetin tënd, dhe kur shikon pushtetet tokësore përreth,  kjo të kujton se sa ndryshe je ti. Sa ndryshe janë vlerat e tua dhe praktikimi i besimit, nën këto presione të mëdha, dhe sa shumë presion ka për tu konformuar me botën përreth.

Pra përmes Gjonit, Jezusi u flet të krishterëve të parë dhe tani edhe ty.

Siç do të shohim kohë pas kohe, Jezusi jep mesazhin e tij në kontekstin kishës së Efesit.

Por mesazhi që do të ndajmë sot nga shkrimet është një model i mirë dhe përshtatshëm për tu folur edhe në ditët tonë teksa jemi në këtë udhëtim të letrave nga kisha në kishë.

Së pari, Krishti e përshkruan veten në mënyrë të veçantë. Tek vargu një, Jezusi thotë:

“Këtë thotë ai që mban të shtatë yjet në të djathtën e tij dhe që ecën në mes të shtatë shandanëve prej ari.”

Është e rëndësishme të theksojmë se të shtatë yjet, mbahen në dorën e tij të djathtë.

Kjo është një sfidë që i bëhet drejtpërdrejtë perandorëve që nderoheshin në Efes.

Pasi vdiq djali 10 vjeçar i Domitianit, ky e shpalli të birin si një Zot dhe emetoi apo nxori monedhat që kishin si pamje fytyrën e të birit që mbante në dorë shtatë yje. Këto yje ishin një simbol antik i pushtetit kozmik.

Por Krishti nuk duhet ta do t’ja dijë për to.

Ai është i plotfuqishëm. Vetëm ai është Perëndia dhe ai qëndron mbi çdo pretendim të perandorëve .

Po kështu Krishti e prezanton veten si: Ai që ecën mes shtatë shandanëve. Tek Zbulesa, shandanët, prezantojnë shtatë kishat. Çfarë do të thotë kjo?

Kjo do të thotë se Krishti është gjithmonë i pranishëm në kishë, për të ofruar ngushëllim në kohë sfidash por edhe për të sfiduar dishepujt në bindjen, sikurse do ta shohim.

Më pas Jezusi e lavdëron kishën e Efesit. Ai u thotë atyre:

” Unë i njoh veprat e tua, mundin tënd dhe durimin tënd edhe se ti s’mund t’i durosh të këqijtë; ti i vure në provë ata që pretendojnë se janë apostuj dhe nuk janë dhe i gjete gënjeshtarë. Ti ke duruar, ke qëndrueshmëri dhe për hir të emrit tim je munduar pa u lodhur.”

Ata kanë punuar shumë dhe e kanë kërkuar vazhdimisht dallimin e së vërtetën.

Ata kanë sfiduar mësuesit e rremë, që kanë udhëtuar nga qyteti në qytet duke u munduar që të pranohen si apostuj.

Dhe ai shton këtë kompliment: ” ti i urren veprat e Nikolaitëve, që i urrej edhe unë.”

Nikolaitët ishin një sekt i krishterë që përkrahnin pjesëmarrjen në praktikat fetare greke dhe romake.

Pra Krishti kishte shqyrtuar këtë bashkësi të Efesit, që po mundohej të luftonte kundër pushtetit agresiv perandorak,

Dhe kështu ishin kthyer në rojtarë të zellshëm të së vërtetës.

Jezusi u thotë atyre:

” Ti ke duruar, ke qëndrueshmëri dhe për hir të emrit tim je munduar pa u lodhur.”

Kjo është një fjalë lavdëruese apo jo?

Sa prej besimtarëve të sotshëm do ta merrnin këtë lloj lavdërimi?

Në këtë botë, ku presionet janë të mëdha e të vazhdueshme, që kërkojnë të konformohemi me të dhe pikëpamjet e saj, është e lehtë të lemë mënjanë ungjillin e shpëtimit.

Kisha e Efesit, lavdërohet për të vërtetën.

Megjithatë diagnoza e Krishtit për shëndetin e kësaj kishe nuk është e gjitha e mirë: ai gjen edhe faje në ta.

Pasi i lavdëron për qëndrueshmërinë e tyre, Jezusi u thotë:

” Por kam diçka kundër teje, sepse dashurinë tënde të parën e le.”

Fjalë për fjalë: ata e kishin humbur dashurinë që kishin në fillim. Por për cilën dashuri bëhet fjalë?

Nuk mund të jetë fjala për dashurinë e tyre për Perëndinë; sepse dashuria duket në qëndrueshmërinë e tyre.

Problemi është se njerëzit në bashkësi nuk po tregonin më dashuri për njëri tjetrin. Miqësia e tyre ishte ndaluar pothuajse  fare.

Ata kishin filluat ta shinin njëri tjetrin me dyshim, dhe ishin të gatshëm të vinin në provë njëri tjetrin, për të parë nëse ishin në rrugën e duhur.

Mund ta përfytyroj se si ka qenë marrëdhënia e tyre, sepse e kam parë këtë në shumë kisha sot.

Ndonjëherë një bashkësi mund të ketë zënka rreth doktrinës, aq sa injorohen praktikat më të thjeshta si mirësjellja: anëtarët e trupit të Krishtit që nuk i flasin njëri tjetrit, nuk i lejojnë as fëmijët e vet të luajmë më fëmijët e prindërve që janë zënë.

Ka pasur situata ku anëtarët e grupit të adhurimit nuk pranojnë të drejtojnë adhurimin bashkë!

Kur këto qëndrime keqdashëse brenda kishës bëhen të dukshme dhe jashtë kishe, dëshmia jonë pengohet dhe emri i Jezusit e humbet shkëlqimin.

A e ke parë këtë lloj sjelljeje në trupin e Krishtit?

A e ke parë se si mosmarrëveshjet për moshën e tokës, apo për rolin e gruas , apo për qëndrimin e duhur ndaj homoseksualizmit kanë përçarë një kishë?

Po ti a ke luajtur një rol në këtë, qoftë si viktimë, e kësaj ashpërsie, qoftë si autor i krimit?