Kisha pa dashuri

Print

Titulli: Kisha pa dashuri (pjesa 3)

Dua ta filloj me këtë pyetje. A e ke parë se si mosmarrëveshjet për moshën e tokës, apo për rolin e gruas , apo për qëndrimin e duhur ndaj homoseksualizmit kanë përçarë një kishë?

Po ti a ke luajtur një rol në këtë, qoftë si viktimë, e kësaj ashpërsie, qoftë si autor i krimit?

Siç mund ta shohim edhe nga fjalët e Jezusit drejtuar kishës së Efesit, kjo sjellje na shpërqendron prej ungjillit, dhe nxit gjykim nga vetë Jezusi.

Por kisha e Efesit nuk është pa shpresë. Jezusi vazhdon duke ju kthyer mënyrave të tyre të mëparshme.

Jezusi i drejton ata për të bërë tre gjëra. Së pari: ” Kujtohu, pra, se nga ke rënë, pendohu, dhe bëj veprat e para!”

Pra me sa duket mes tyre kishte besimtarë me një shpirt të gjallë për Zotin, të cilët mund të kujtonin ende miqësinë e që kishin pasur së bashku.

Këtyre njerëzve mund tu vijmë në ndihmë duke kujtuar se çfarë ka bërë Perëndia nga dashuria e tij për ta.

Kujtimi si duhet i dashurisë të së kaluarës është pjesë e rindërtimit të besnikërisë.

Së dyti, Jezusi i fton ata të pendohen.

Më shumë se sa një ndjenjë, apo shprehje e keqardhjes, pendimi i drejtë është ripërtëritja e përkushtimit  për ta jetuar jetën sipas ungjillit.

E parë në këtë mënyrë, pendimi është një mundësi, më tepër se sa një ndëshkim.

Së treti Jezusi po thotë‘ bëj.’ “bëj gjërat që bëje në fillim.”

Nuk ishte vonë për ta, nuk është vonë as për ne, që të ndryshojmë mënyrën e sjelljes apo të jetuarit.

Jezusi vetë tregon se dashuria shprehet më mirë me vepra.

Krishti përfundon mesazhin e tij dërguar kishës së Efesit duke folur për pasojat. Jezusi nxjerr një paralajmërim, ku tregon pasojat e asaj që do të ndodhë nëse vazhdojnë në mënyrat e tyre.

Pasojat negative janë se shandanët e tyre do të hiqen nga vendi i tyre. Sikurse e përshkrova edhe më lart, shandani përfaqësonte kishën, kisha e Efesit do të hiqej nga prania e Krishtit dhe do të shkatërrohej.

Kjo mund të jetë një kujtesë e mirë për  mënyrën se si qyteti vetë është larguar nga pozicioni i vet fillestar, për arsye sepse porti vjetër doli jashtë funksionit prej tërheqjes së detit. Qyteti i vjetër i Efesit, bastisej vazhdimisht për materialet e ndërtimit.

Ajo çka mbeti nga i gjithë qyteti ishte një rrëmujë e vërtetë.

E njëjta gjë mund t’i ndodhë një kishe ku mungon dashuria për njëri tjetrin.

Jezusi këtu na tregon se një kishë pa dashuri nuk është fare kishë.

Megjithatë ka shpresë. Nëse kisha e Efesit do t’i verë veshin paralajmërimeve të Krishtit, ka një premtim me pasoja pozitive: ata do të hanë nga pema e jetës.

A të kujtohet pema e jetës? Ajo përmendet tej zanafilla, libri i parë i Biblës. Pasi Eva dhe Adami mëkatoi, ata u përzunë prej kopshtit, dhe për më tepër nuk mund të hanin më nga fruti i pemës së jetës dhe do të jetojnë në një gjendje mëkatare përgjithmonë. Këtu, fruti i ndaluar i ofrohet njerëzve besnikë; veçanërisht, kjo u premtohet atyre që janë mposhtur prej mëkatit, atyre që kanë fitoren. Të hash nga pema e shenjtë do të thotë të marrësh shpëtimin.

Duket sikur pasojat pozitive të pendimit janë shkaktuar posaçërisht për kishën e Efesit. Pak më parë përmenda se kulti i perëndeshës pagane, Artemisit, mblidhej nën një pemë, në një kopsht apo në një pemishte.

Jezusi thotë se pema e kësaj na janë dhënë në Krishtin.

Jezusi na ofron shërimin e vërtetë, parajsën e vërtetë, burimin e vërtetë për gjithë jetën.

Edhe ne kemi nevojë të dëgjojmë këtë thirrje për bindje besnike në çdo fushë të jetës së krishterë.

Jezusi ka pohuar rëndësinë e ortodoksisë, pra besimin në doktrinën e drejtë. Sikurse Efesianët u promovuan për besnikërinë e tyre doktrinore, për qëndrueshmërinë e tyre. po kështu edhe ne duhet ti rezistojmë tundimeve të sinkretizmit, tundimit për zbukuruar besimin tonë me vlerat e botës, në atë mënyrë që e bën më të lehtë jetesën tonë në botën armiqësore. Në Krishtin ne kemi thesarin e vërtetë dhe të përjetshëm.

Gjithsesi ne shohim këtu nevojën jo vetëm për të pasur mendime të pastra, por edhe për të bërë një jetë të pastër.

Pra mund të themi se kemi nevojë jo vetëm për ortodoksinë, pre edhe për  ortopraktikën, pra praktikimin e duhur të besimit.

Jeta e krishterë nuk do të quhej sukses nëse kërkojmë pastërti por nuk kemi dashuri për ndonjë person acarues që kemi në kishën tonë.

Ndonjëherë, kisha ka ndjekur të vërtetën me kaq zell sa që ka lënduar reputacionin e saj, dëshminë e vet dhe të anëtarëve të saj. Është e trishtueshme që njerëzit sot e identifikojnë dashurinë dhe faljen me Jezusin, ndërsa refuzimin dhe gjykimin me kishën, që është edhe nusja e tij.

Por kjo nuk do të thotë se duhet të ndalojmë së dalluari praktikat dhe mësimet e vërteta nga ato të rreme.

Marrëdhëniet brenda kishës duhet të modelohen sipas shërbesës së Jezusit, ku mishërohej dashuria së bashku me të vërtetën.

Dashuria brenda kishës përfshin edhe dashurinë ndaj atyre që vijnë nga denominacione të tjera, të cilat nuk janë konkurrente as heretike, por janë ndjekëse të Krishtit, ata bashkëudhëtuarë me ne, që duhen mbështetur dhe përkrahur.

Ne duhet të tregojmë dashuri në mënyrë të veçantë për ata që janë të rinj në besim.

Kishat nuk mund të presin që besimtarët e rinj në besim të sillen njëlloj si ata që janë besimtarë prej kohësh.

Nëse ti je i rri në besim, apo sapo e ke filluar udhëtimin tënd për ta njohur më mirë Perëndinë, nuk ka zgjedhje më të mirë se sa të gjesh për veten tënde një kishë të dashur dhe mikpritëse, e cila njeh vlerën e vërtetë të dashurisë.

Në një letër tjetër në Bibël, bëhet fjalë për letrën e Efesianëve, apostulli shpjegon përfitimet që kemi kur balancojmë doktrinën me jetesën e duhur:

Ai tha: “It ëas [Christ] ëho gave some to be apostles, some to be prophets, some to be evangelists, and some to be pastors and teachers, to prepare God’s people for ëorks of service, so that the body of Christ may be built up until ëe all reach unity in the faith and in the knoëledge of the Son of God and become mature, attaining to the ëhole measure of the fullness of Christ. Then ëe ëill no longer be infants, tossed back and forth by the ëaves, and bloën here and there by every ëind of teaching and by the cunning and craftiness of men in their deceitful scheming. Instead, speaking the truth in love, ëe ëill in all things groë up into him ëho is the Head, that is, Christ.”

Një predikues i njohur, Brendon O Brajan tregon një ngjarje interesante që ndodhi në kishën e tyre (do ta quajmë atë Toni. Toni shkonte gjithmonë në kishë së bashku me gruan e vet, por para disa vitesh ai u largua dhe nuk po vinte më. Një ditë erdhi lajmi se Toni kishte kancer. Kanceri ishte i shërueshëm, por pas kësaj Toni nuk do të ishte në gjendje të punonte për disa javë, derisa ta merrte veten prej operacionit.

Kjo do të thoshte që nuk kishte para për të paguar faturat.

Por kisha mblodhi paratë për ti ndihmuar ata me faturat.

Anëtarët e kishës u përkushtuan të jepnin rregullisht një mbështetje financiare prej pesëdhjetë deri njëqind mijë lekë në muaj.  Një familje pagoi faturat e tyre të energjisë dhe ujit.

Të tjerët i blinin ushqimet dhe ua linin tek dera e shtëpisë.

Ndërsa disa burra të tjerë nga kisha siguroheshin që të korrej bari i oborrit rregullisht.

Gjoni qysh atëherë ishte bashkuar me bashkësinë.

Disa muaj pas operacionit të tij të parë gjoni Toni një të dielë në mëngjes shfaqet në kishë dhe tregon se kujdesi i palodhur i kishës së tij e kishte bindur atë se bashkësia e besimtarëve nuk dëshironte një person më tepër për të ngrohur karrigen në kishë, as nuk dëshironte ca para më shumë në koshin e ofertës. Por bashkësia e besimtarëve dëshiron të ndajë jetën e tyre dhe burimet e tyre pa kushte  me të tjerët.

Jam i sigurt se nëse ke qenë pjesë e një kishe të tillë për një kohë të gjatë, edhe ti do të kesh një histori si kjo për të treguar.

Kujto kohën kur kisha mblidhet së bashku për tu ardhur në ndihmë njerëzve në nevojë.

Ose më mirë akoma, krijo një histori të re vetë, ose me ndihmën e njerëzve të tjerë në kishën ku ti merr pjesë.

Sepse kisha e Jezus Krishtit dhe më gjerë mbretëria e Perëndisë bekohet jo vetëm kur kemi mendime të pastra, dhe e ruajmë të vërtetën por edhe kur ecim në bindje ndaj udhëzimeve të apostullit. Tek zbulesa ai dha këtë porosi të fundit: “Shumë të dashur le të duam njëri tjetrin.”

Qofshi sot të bekuar , për të jetuar një jetë me dashuri për hir të emrit të Jezusit.