Përfytyro një qytet shumë të bukur prej mermeri që ndodhet pranë një zone të rrallë bregdetare. Përfytyro ndërtesat e tij të shndritshme, afër shpateve të një mali jo shumë të lartë, rrugët e të cilit gjarpërojnë tarracë pas tarrace, si një gjerdan me shumë radhë. Ky qyet i lashtë është Smirna, një qendër tregtare në Azinë e vogël, që është vendosur në mënyrë strategjike në portin e detit Egje.
Smirna është ndalesa jonë e dytë në udhëtimin tonë drejt shtatë kishave të Azisë së vogël, secila prej tyre mori një mesazh nga Jezusi përmes apostullit Gjon, në fund të shekullit të parë.
Dhe konteksti i kësaj kishe na tregon një tjetër sfidë në jetën tonë të krishterë si ndjekës të Jezusit në një botë armiqësore, përmes mënyrave të saj dredharake ose jo.
Këtu ne do të gjejmë përgjigje për të gjitha sfidat që kemi në jetë, si ndjekës të Jezusit, edhe për këtë kohë që po jetojmë sot.
Disa pyetje që do t’i japim përgjigje janë:
Çfarë do të thotë të jesh besnik pavarësisht kulturës që na rrethon, e që na detyron ti ngjajmë asaj?
Pra sa duhet të kompromentohemi me këtë botë? Sa larg pret Krishti që të shkojmë, duke qëndruar besnikë. Çfarë duhet të bëjmë që të ruajmë besimin edhe në punë pa rrezikuar humbjen e punës, apo të vetë jetës sonë?
Ku mund ta gjejmë guximin që kemi nevojë për hir të mbretërisë së Perëndisë?
Ndoshta mund të habitemi paksa kur mësojmë se si ishte jeta e të krishterëve të hershëm, por ajo nuk ndryshonte shumë nga jeta jonë.
Ashtu si qendrat urbane ku banojnë shumë prej nesh sot, edhe Smirna kishte një popullsi mbi 100 mijë njerëz.
Ndërtimi i tij ishte bërë sipas një plani të detajuar. Rrugët ishin të gjera dhe të bollshme, takoheshin me njëra tjetrën në pjesën e ulët të qytetit para një shpati.
Për hir të pozitës së saj dhe ndërtimit të veçantë, Smirna njihej në botën antike si qyteti më i bukur i rajonit: Politikanët e Smirnës kishin emetuar monedha ku shkruhej: ‘Të parët në Azi për nga bukuria dhe madhësia.”
Ajo ishte gjithashtu një qendër kulturore, e njohur për lojërat atletike, dhe po kështu që krenohej si vendlindja e poetit të madh grek, Homerit.
Suksesi i vërtetë i qytetit vinte për shkak të vendndodhjes së tij. Ky ishte stacioni i fundit më i madh në rrugën që kalonte përmes tokave pjellore të Azisë së vogël, e përtej perandorive të mëdha të lindjes. Para tij shtrihej një port natyror i shkëlqyer, që është në funksionim edhe sot.
Ndryshe nga Efesi, mesazhi që folëm herën e kaluar, porti i Smirnës nuk u mbush me lym.
Në fakt porti mund të hapet apo mbyllet duke përdorur një zinxhir të madh përgjatë gjirit të vet. Ky port i sigurt e bënte Smirnën një qendër tregtare ku kalonin vazhdimisht mallra nga Greqia në Romë.
Në fakt, Smirna, është një ndër të paktët qytete nga shtatë kishat që mbijetoi, shumë prej ndërtesave antike të qytetit tani janë varrosur nën rrënojat portit modern të Izmirit, qyteti i tretë më i madh në gjithë Turqinë.
Por qyteti i Smirnës nuk kishte qenë gjithnjë një qytet i begatë.
Dimë gjithashtu se qyteti kishte vdekur dhe kishte rifituar sërish jetën e tij. Ai ishte shkatërruar prej lidianëve, të cilët e pushtuan atë rreth vitit 600 P.K
Qyteti prehej në rrënoja për afro 300 vjet, para se të rindërtohej prej dy gjeneralëve të mbretit Aleksandri i Madh, Antigoni dhe Lisimaku, në vitin 290 P.K
Ky rindërtim u bë pjesë e identitetit të Smirnës që Artistedi, rrëfimtari zyrtar i qytetit, e krahasoi shkatërrimin e qytetit dhe restaurimin e mëvonshëm me legjendën e feniksit, një zog që vdes por që si me magji vjen në jetë.
Qyteti i lashtë kishte edhe një klimë interesante fetare. Ai njihej për lidhjen e tij të ngushtë me kultet e perandorisë romake. Smirna ishte qyteti i parë në gjithë rajonin, që do të bashkohej me Romën, në vitin 193 P.K
Kjo ishte një lëvizje e rrezikshme, meqenëse Roma duhet të shfaqte akoma dominim politik dhe ushtarak mbi rivalët e saj, si Kartagjena.
Gjithsesi, Smirna, ishte qyteti i parë, që i ndërtoi një tempull perëndeshës Roma. Për këtë veprim ajo u nderua më vonë prej perandorit Tiber dhe ju dha leja për të ndërtuar një tempull tjetër në nder të Cezar Augustit, duke i shërbyer perandorisë si një rojtar tempulli ose ‘neokoros’.
Ky ishte një nderim i madh ndaj edhe banorët e Smirnës ishin shumë besnikë ndaj Romës dhe shumë besnikë ndaj kultit që nderonte këta perandorë.
Një tjetër aspekt unik i sfondit fetar, ishte numri i madh i besimtarëve judenj që jetonin atje.
Në fakt, Smirna, kishte popullsinë më të madhe ndër gjithë qytetet e Azisë së Vogël, pjesërisht falë eksodit të detyruar të mijëra familjeve judease nga Mesopotamia në Azisë e Vogël, që i dorëzoi ata në duart e Perandorit Antioku III në vitin 210 PK.
Judenjtë e Smirnës, ishin shumë të pasur dhe kishin një ndikim të konsiderueshëm në jetën e qytetit dhe të rajonit.
Edhe ata ishin shumë të mbrojtur për hir të pushtetit që kishin, dhe nuk pajtoheshin aspak me rivalët e tyre apo që të kompromentonin pozicionin e tyre.
Pra ne shohim me detaje, kontekstin e lashtë, ku besimtarët duhet të jetonin në besnikëri ndaj Jezusit Zotit të tyre.
Ky ishte një vend sfidues ashtu si Efesi, qyteti që folëm herën e kaluar.
Të njëjtat presione duhet të duronin edhe të Krishterët e Smirnës: detyrën qytetare për të adhuruar dhe për të ofruar sakrifica para tempujve të perëndive pagane, ose identifikimin me komunitetin jude në sinagogë për zbatimin e ligjeve të Dhjatës së Vjetër.
Edhe ne në ditët tona, shpesh përballemi me presione të mëdha ose të vogla, apo praktika të ngjashme të kohës sonë. Kjo mund të bëjë që të mbajmë besimin për veten tonë dhe të mos ungjillëzojmë fqinjët tanë.
Një sjellje e tillë sot në shumë vende nuk shihet si një veprim dashurie, që shpreh shpëtimin, por më së tepërmi duket si një veprim arrogant, sikur ky është i vetmi besim i drejtë dhe besimet e tjera janë inferiore.
Ndoshta ti punon në një vend ku ka veprime të errta të cilat të kërkohen ty që ti bësh ato apo të jesh pjesë e tyre.
Ose një miku apo mikja jote mund të jetë përfshirë në mëkate seksuale dhe ai apo ajo dëshiron që ti të shpërfillësh këto mëkate.
Të gjitha këto janë mënyrat që kërkojnë të na kompromentojnë besimin, apo edhe neve vetë.
Papritur sfidat e të jetuarit me besnikëri në një qytet të lashtë si Smirna, duken paksa bashkëkohore.
Fatmirësisht, ne bekohemi kur e dëgjojmë këtë mesazh drejtuar të krishterëve të Smirnës, sepse ky mesazh vlen edhe për ne, e për gjithë të krishterët që dëshirojnë të ndjekin Krishtin, pavarësisht presioneve të botës përreth.
Sikurse pamë herën e kaluar, Jezusi e fillon mesazhin e tij drejtuar shtatë kishave me një hyrje të ndryshe: Vargu 8 thotë: ” Këtë thotë i pari dhe i fundit, që qe i vdekur dhe kthehej në jetë.”
Këto fjalë, që shërbejnë si titull janë sfond i Dhjatës së Vjetër: në librin e profetit Isaia Perëndia deklaron: ” Unë jam i pari dhe jam i fundit, dhe përveç meje nuk ka Perëndi.”
Perëndia liston ekstremet për të pohuar plotësinë, sikurse mund të themi se një mekanik i mirë i njeh makinat që janë përplasur. Perëndia po deklaron sovranitetin e tij në gjithë historinë.
Po kështu Jezusi na kujton se ai është personi që vdiq dhe u ringjall sërish. Për qytetarët e Smirnës, kujtimi i historisë së tyre qytetare do të ishte shumë i goditur.
Ju kujtohet se si Smirna u shkatërrua, dhe u rindërtua pas treqind vjetësh.
Këtu Krishti shpall se ai ka pushtetin mbi jetën dhe vdekjen.
Pra sikurse e pamë në Efes, Krishti ka tituj që edhe pushtet e kësaj bote mundohen t’i kopjojnë për veten e tyre që të sundojnë jetë njerëzish, por Krishti ua heq atyre dhe i shpall për veten.
Ky është një lajm i mirë për të gjithë ne. Kur partitë politike pronarët madje edhe familjet kërkojnë shumë më tepër nga jeta jonë. Ne duhet të kujtojmë dhe të mbrojmë faktin se ne i përkasim, mendje trup dhe shpirt, në jetë a vdekje shpëtimtarit tonë Jezus Krishtit.
Ai nuk do ta ndajë këtë fron me askënd tjetër. Dhe kjo ndodhi për arsye se të krishterët e Smirnës e kuptuan ndaj edhe Jezusi i lavdëron për këtë.
Ai e lavdëron kishën për besnikërinë e vazhdueshme. Ai i njeh mundimet e tyre. E njëjta fjalë në greqisht është përdorur prej apostullit Gjon tek Zbulesa 1:9, kur ai flet për vuajtjet e tij në mërgim në ishullin e Patmosit; ku ai flet për vuajtjen që ka lidhje me besimin.
Të krishterët në Smirna janë njerëz të varfër, që vuajnë izolim ekonomik, qoftë biznesmenët ashtu edhe punëtorët: njerëzit nuk i ofronin punë dhe as nuk blinin prej tyre për shkak se këta ishin ndjekës besnikë të Jezusit.
Por thotë Gjoni ata qëndruan besnikë dhe të shëndetshëm shpirtërisht.
Vargu 9 thotë:” Unë i njoh veprat e tua, dhe shtrëngimin e varfërinë (por ti je i pasur)!”
Jezusi vazhdon duke thënë: ” dhe blasfeminë e atyre që e quajnë veten Judenj, por nuk janë, por janë një sinagogë e Satanit.”
Kjo tregon një tjetër sfidë që kanë të krishterët. Ata përgojohen prej komunitetit jude. Këto nuk janë thjesht thashetheme apo fjalë të rreme. Fjala nënkupton një denoncim zyrtar para autoriteteve romake.
Prandaj përse ky sulm prej judenjve?
Komuniteti jude mund të jetë fyer prej teologjisë së krishterë: ata adhurojnë një kriminel të dënuar dhe të kryqëzuar, jo vetëm si Perëndia, por edhe si Mesia i shumëpritur i judenjve! Po ashtu ishte shumë e vështirë për të krishterët asokohe sepse ata vinin prej komunitetit jude.
Pjesa tjetër e qytetarëve të Smirnës ishin të paqartë për marrëdhëniet që ekzistonin mes judenjve dhe këtyre të krishterëve, që Judenjtë nuk e vlerësonin aspak.
Në fakt, persekutimi i të krishterëve nga ana e judenjve të Smirnës, ishte më i theksuar gjatë vitit 150 M. K, kur Polikarpi prifti i kishës së Smirnës u dënua me vdekje. Judenjtë me shumë gëzim mblodhën gjithë drutë e qytetit dhe ditën e Shabatit e dogjën atë të gjallë!
Nuk habitem që Jezusi thotë se ata ishin judenj vetëm në emër; në realitet ata ishin një sinagogë e Satanit, qëndronin me Akuzuesin, djallin, kundër popullit të Perëndisë, pra kishës. Pra Krishti i dënon ata, ata nuk ishin judenj, sepse po përndiqnin me ngulm dishepujt e tij.
Kaq i kënaqur është Jezusi me kishën e Smirnës sa që nuk gjen në ta asnjë faj. Pra në këtë mesazh mungon pjesa e ankimit! Nga shtatë kisha që ishin, vetëm kisha e Smirnës dhe Filadelfisë, nuk ngarkohen me asnjë akuzë.
Pra kjo tregon se kisha e Smirnës ishte e shëndetshme.
Por aty gjejmë disa udhëzime. Tek pjesa e parë e vargut 10 thuhet, ” Mos ki frikë nga ato për të cilat do të vuash; ja, djalli do të hedhë disa prej jush në burg, që të provoheni, dhe ju do të keni shtrëngim për dhjetë ditë. Ji besnik deri në vdekje…”
Për ata të krishterë gjërat do të bëhen më të vështira.
Çfarë u ndodh atyre më e rëndë se kaq? Dhe si gjejnë guxim të përballen me të?