Kisha pa frikë

Print

Titulli: Kisha pa frikë (pjesa 2)

Të krishterët e Smirnës qëndruan besnikë deri në vdekje. Pse e them këtë. Sepse romakët në kohët e lashta, nuk përdornin burgjet si vende për të  vuajtur dënimin sepse kjo ishte shumë e kushtueshme. Burgje shërbenin vetëm për të mbajtur njerëzit që rrinin në pritje të dënimit apo ekzekutimit të tyre.

Prandaj ata lavdërohen se kanë qenë besnikë deri në vdekje.

Por Krishti sërish sjell fjalë ngushëlluese, fjalë që Polikarpi vetë kujtoi teksa përgatitej për martirizimin e tij:

“Dhe engjëllit të kishës në Smirnë, shkruaji: këtë thotë i pari dhe i fundit, që qe i vdekur dhe kthehej në jetë.”

Ata nuk duhet të kenë frikë sepse Krishti është Zoti mbi historinë dhe mbi vdekjen. Këto tituj do të sigurojnë për të krishterët e Smirnës ngushëllim forcëdhënës në dritën e fjalëve të Krishtit për persekutimin.

Ata nuk duhet të kishin frikë sepse persekutimi do të zgjasë vetëm për një kohë të kufizuar. Jezusi përmend dhjetë ditët.

Kjo duhet të jetë një kujtesë e Danielit dhe e miqve të tij, në Dhjatën e Vjetër, të cilët u sprovuan për dhjetë ditë dhe më pas u shfajësuan.

Por kujt i ngjan shfajësimi i ndjekësve besnikë të Jezus Krishtit?

” Ji besnik deri në vdekje dhe unë do të të jap kurorën e jetës.”

Është e qartë se martirizimi, vdekja për hir të besimit, ishte një rezultat i besueshëm për shumë vetë midis tyre.

Dhe për ata që lenë mënjanë frikën, ka një kurorë. Kjo është shumë më tepër se sa kurora e fitores, një kurorë e thurur me gjethe të gjelbra, e cila i dhurohej fituesve të lojërave atletike që Smirna organizonte.

Nëse të krishterët e Smirnës do të qëndronin besnikë, ndonëse vdekja do  t’i rrëmbente, ata do të merrnin çmimin e fitores, pra shpëtimin në jetë të përjetshme.

Meqenëse ishin fitimtarë mbi akuzuesit e tyre ata nuk do të kishin frikë prej vdekjes së dytë. Ky term përdoret për fatin e njerëzve të pabesë në jetën pas vdekjes.

Por kjo thirrje për të lëvizur përtej frikës dhe për të ruajtur besimin nuk ishte vetëm për të krishterët e shekullit të parë, por vlen për të krishterët e çdo kohe apo vendi që marrin ftesën e guximit. Më lejo të të tregoj diçka rreth guximit.

Ky është një personazh vizatimor.

Qeni me ermin Guxim nuk i ngjan supermenit, i cili nuk ka fare guxim. Dhe a e di se përse nuk ka nevojë për guxim supermeni?

Sepse ai nuk mund të vritet. Rrallëherë ai është në ndonjë rrezik. Qeni Guxim, gjendet shpesh në situata vërtetë shumë të frikshme.

Kohë më parë, unë dhe fëmijët e mi pamë një episod filmash vizatimorë. Sikurse ju thashë personazhi im i preferuar ishte guximi. Ky qen u përball me një brejtës të vogël që hiqej si shitës. Ai shiste fshesa korrenti derë më derë, vetëm se ato nuk ishin të vërtetë fshesa korrenti por pajisje djallëzore që përdoreshin për të kapur njerëzit dhe për ti hedhur tutje.

Guximi u tmerrua kur u përball me këtë rrezik. Prandaj ai duhet të mblidhte brenda vetes forcat, virtytin dhe guximin.

Dhe ai zbulon se frikën nuk ia largoi guximi, ishte virtyti ai që i dha forcën për të vepruar pavarësisht frikës së tij.

Ky qen, Guximi, e përpiu frikën e tij dhe u hodh në veprim për të shpëtuar çiftin me të cilin jetonte, atë grua të dashur sw bashku me bashkëshortin e saj idhnak të cilin guximi nuk e pëlqente fare.

Ajo që e bën Guximin një qen hero është se ai u hodh në veprim pavarësisht frikës së vet, dhe këtë unë do ta quaja guxim.

Si Es Lljuis (C.S. Lewis) shkroi dikur: “Guximi nuk është vetëm njëri prej virtyteve, por forma e çdo virtyti në pikën e provës, çka do të thotë, në  çastin më të vështirë të realitetit.

Ndershmëria apo mëshira që tregohet para rrezikut është e ndershme apo e mëshirshme vetëm me disa kushte.

Kujtoni, Pilati u tregua i mëshirshëm derisa kjo u bë e rrezikshme.”

Pra çfarë do të thotë të tregosh guxim në jetën e krishterë sot?

Me fjalë të tjera, çfarë lidhje ka kisha e Smirnës me ne sot?

Ti mund të identifikohesh shumë mirë me të fjalët e të krishterëve të parë.

Ti e di se çfarë do të thotë të përballesh me një izolim politik, , me persekutim, rrezik apo vdekje për hir të besimit.

Ti e di mirë se Jezusi e njeh frikën tënde; ai është me ty deri në fund të kohërave. Atyre që qëndrojnë të palëkundur ai u ofron fitoren e përjetshme.

Ai qëndron në krah të djathtë të Atit, duke ndërmjetësuar për ty, që ti të kesh guxim të madh.

Dhe ai na kujton neve të gjithëve se ai e ka pushtuar vdekjen, dhe se as vdekja e përjetshme nuk do të mund të na pushtojnë ne.

Ji besnik dhe qëndro i fortë, që Krishti të të japë kurorën e jetës.

Po është e vërtetë se shumë prej nesh nuk kanë persekutime. Unë e kam të vështirë të kuptoj se si ta përshtat këtë mesazh në jetën time, në kuptimin e plotë të tij.

Unë në besimin tim nuk po përballem as me vdekjen dhe as me varfërinë.

Çfarë rreziqesh po përball unë për hir të kauzës së Krishtit? Jo shumë. Dhe për ata që jetojnë në shoqëri të ku besimi praktikohet lirisht, kjo nuk është për fajin tonë.

Është bekim që mund të jetojmë nën mbështetjen e qeverisë për lirinë e besimit.

Por ne mund të pyesim veten tonë, si dishepuj që e ndjekin Zotin, a po shkojmë me guxim aty ku Krishti ka shkuar më parë?

A po ndërmarrim rreziqe për Mbretërinë e Perëndisë?

Ku është thirrja jonë? Nëse nuk po shkojmë askund, atëherë jemi duke qëndruar në vend prandaj nuk mund të themi se jemi drejtuar për diku.

Guximi është i nevojshëm në ecjen tonë të përditshme me Jezusin. Ky është mësimi i Uilliam Grunall, një pastori i shekullit të 17-të.

Duhet guxim për të çrrënjosur mëkatin në jetën tonë.

Gurnall e krahason këtë me rastin e Isakut, të vetmit bir të dashur të Abrahamit, të cilin ky u desh ta ofronte si një sakrificë para Zotit.

A kemi edhe ne të njëjtin guxim që të lemë mëkatet tona të dashura, t’i vendosim ato para altarit të besimit dhe të mos u kthehemi më kurrë atyre?

Duhet guxim për të ndryshuar. Ne jemi urdhëruar që të mos konformohemi me këtë botë, të mos rehatohemi me zakonet e korruptuara të kësaj bote. Të krishterët duhet të presin kundërshtime për faktin se janë ndryshe.

Ne si besimtarë i bëjmë vetes pyetje të vështira.

Të inkurajoj të bësh një lloj inventari për jetën tënde shpirtërore.

A ka fusha të jetës tënde që nuk janë si duhet?

A po shmang bisedat e vështira në punë, në familjen tënde apo në rrethin e miqve? E kam fjalën për ato biseda që sfidojnë sjelljet që lëndojnë njerëzit e tjerë apo në njëfarë mënyre janë sjellje të mëkatshme?

A po i jep bujarisht Perëndisë, a po e jep të dhjetën edhe në këtë kohë krize, jo për faktin se i duhet buxhetit të kishës , por sepse Perëndia sovran po ta kërkon ty?

A je përkushtuar për të qenë pjesë aktive e kishës lokale, meqenëse kështu i drejtohet besimtarëve Fryma e Shenjtë nëpërmjet shkrimeve?

Ungjillëzimi është një nga fushat e jetës së ndjekësve të Jezusit, që ka nevojë për guxim.

Ne duhet të kemi guxim për të qëndruar të fortë.

Kjo do të thotë që të flasim për besimin tonë dhe pastaj të tërhiqemi. Si shërbëtorë publikë të ungjillit, ndonjëherë ne ndihemi si ushtar- qytetarët e lashtë.

Shumë vite më parë, mbretëritë dhe qytet shtetet, nuk kishin ushtarë profesionistë. Prandaj kur erdhi kërcënimi i luftës u bënë ushtarë, njerëzit e thjeshtë si: zdrukthëtarët, poçarët, tregtarët, fermerët, të cilët bashkoheshin me shumë gëzim në luftë për hir të patriotizmit.

Por shumë prej tyre tërhiqeshin nga lufta pas betejës së dytë apo të tretë, pasi shihnin se në luftë derdhej gjak i vërtetë.

Vetëm disa njerëz të guximshëm, mund ta përballonin atë mënyrë jetese. Vetëm ata që ishin më besnikë qëndruan.

Meqenëse ky mesazh i drejtohej fillimisht një kishe të veçantë në një kohë të veçantë, do të ishte mirë që edhe ne të gjejmë guxim dhe t’i përballim bashkë si trup i Krishtit shqetësimet që vijnë.

Si anëtar i trupit të Krishtit a vazhdon të theksosh në biseda të thella, të gjata dhe të lodhshme, ndarjet dhe mosmarrëveshjet që ekzistojnë në kishën tënde?

Nuk e kam fjalën për zgjidhjen zënkave të vogla që ndodhin ndonjëherë, por unë të ftoj të marrësh përgjegjësinë që të vesh në dijeni kishën kur zihet për gjëra të vogla.

A e kemi ne këtë lloj guximi?

Më lejo të perifrazoj atë që çak Suindoll (Chuck Sëindoll) thotë për frikën në kisha:

“Frika bën që kishat t’i kushtojnë vëmendje të tepruar opinionit të njerëzve; frika bën që të mos mendojmë mendime të mëdha dhe të mos ëndërrojmë ëndrra të mëdha; frika na i vjedh gëzimin.

Nuk ka arsye të kesh frikë për vetë faktin se mbron atë që është e drejtë. Kisha që (i mund frikërat e veta) është kisha që mbetet efektive.”

Perëndia na dhëntë sot guxim për të vepruar, për të përballuar provat e persekutimet dhe të qëndrojmë fort në besim.

Këtu do të ndahemi miq, por mos harroni të na ndiqni herën e ardhshme në ndalesën tonë të tretë në një kishë tjetër interesante që është kisha pa integritet. Cila është ajo? Qëndroni me fjalët e Shpresës dhe do ta zbuloni.