Ja ku u rikthym së bashku për të dëgjuar një temë interesante. Do të flasim rreth kishës pa integritet. Për të kuptuar më mirë temën do të njihemi me një pjesë nga Bibla dhe më pas do të analizojmë së bashku. Bëhet fjalë për zbulesën 2:12-17.
`Dhe engjëllit të kishës në Pergam, shkruaji: Këto gjëra thotë ai që ka shpatën e mprehtë me dy tehë:
13 Unë i di veprat e tua dhe ku banon, atje ku është froni i Satanit; dhe ti mbahesh fort tek emri im dhe nuk e mohove besimin në mua, edhe në ato ditë kur Antipa, dëshmitari im, besnik, u vra midis jush, atje ku banon Satani.
14 Por kam disa gjëra kundër teje: sepse ke aty disa që mbajnë mësimin e Balaamit, i cili e mësoi Balakun t’u vërë një gurë pengese përpara bjive të Izraelit që të hanë flijime idhujsh dhe të kurvërojnë.
15 Kështu ti ke edhe disa që mbajnë mësimin e Nikolaitëve, të cilën gjë e urrej.
16 Pendohu, përndryshe do të vij së shpejti te ti dhe do të luftoj kundër tyre me shpatën e gojës sime.
17 Kush ka veshë, le të dëgjojë atë që Fryma u thotë kishave: kujt fiton do t’i jap të hajë nga mana që është fshehur; dhe do t’i jap një gur të bardhë, dhe mbi gur është shkruar një emër i ri, të cilin s’e njeh askush, përveç atij që e merr”.
Nëse shikon përreth teje, do të zbulosh se nuk është e vështirë të gjesh njerëz të cilët e vendosin besimin e tyre në objektet. Nëse do të kisha një makinë më të mirë do të isha i lumtur. Nëse do të rritej vlera e të mirave materiale që kam, atëherë do të isha i sigurt. Nëse do të lidhem me njerëzit e duhur karriera ime do të ketë ngritje.
Ne, njëlloj si njerëzit e lashtë, priremi të shohim rrotull se kush është i suskeshëm, dhe e ndjekim atë.
Ky është një tundim i madh, gjithmonë i pranishëm kur jetojmë në një kulturë të sofistikuar: edhe ne tërhiqemi nga dëshirat , shpresat dhe ëndrrat e saj dhe bëjmë marrëzi.
Kështu ishte edhe rasti i të krishterëve të shekullit të parë, që jetonin në Pergam, një qytet i rëndësishëm në Azinë e Vogël. Me qëllim që të interpretojmë mesazhin që Jezus Krishti i dha komunitetit të asaj kishe, duhet të kuptojmë sfidat që përballën. Pra më lejoni tju bëj një prezantim të atij metropoli të lashtë dhe të zhurmshëm.
Pergami, kishte një popullsi prej 150 000 banorësh, ishte një prej tre qyteteve kryesore të rajonit, së bashku me Efesin dhe Smirnën, qytete që kemi folur herët e kaluara.
Pasuria e Pergamit pakësohej nga epoka në epokë dhe zakonisht midis qyteteve kishte rivalitet të ashpër, për titullin ‘Qyteti i parë’ i Azisë së Vogël.
Ndryshe nga qytet e tjera që kemi parë, Pergami nuk ishte një qytet bregdetar, por ishte pozicionuar 24 kilometra në brendësi të tokës. Duke qenë se nuk kishte port, qyteti varej plotësisht për sigurimin e pasurinë së tij në pjellorinë e tokave rreth lumit Kaj kus.
Një prej karakteristikave dalluese të këtij qyteti, ishte vendodhja shumë e mirë. Emri ‘Pergam’ lidhet me fjalën ‘citadel’ në greqisht.
Ndërtesat e mëdha të qytetit ishin ndërtuar mbi një akropol, të madh, mbi një kodër të lartë me faqe të rrëpira.
Ky akropol, ngrihej mbi një reliev të ashpër rreth 335 metra lartësi nga lëndina.
Pergami kishte të gjithë rrjetin për të qenë një qytet i sukseshëm, me pallate mbretërore në majë të tij. Ai kishte librarinë e dytë më të madhe në githë antikitetin. Po kështu dhe një teatër madhështor prej dhjetë mijë vendesh, të gdhendura nga themeli deri lart, në faqen e malit. Këto i jepnin një pamje të mrekullueshme jo vetëm skenës por lëndinës dhe maleve tutje.
Nëse përfytyron një qytet që ngrihet mbi një kodër, me ndërtesa mermeri rozë dhe të bardhë, që shkëlqejnë nën rrezet e diellit të shndritshëm mesdhetar, si një dritë prosperiteti dhe suksesi, atëherë kjo pamje e lavdishme me siguri i përket Pergamit, këtij qyteti të shndrishtshëm mbi kodër.
Kjo vendodhje e rëndësishme nuk ishte vetëm frymëzuese por tregonte se ishte një vend i sigurt.
Aleksandri i Madh teksa kalonte përmes qyetit vendosi të ruante gjithë pasurinë e fitoreve të tij në Pergam.
Sundimi i mbretërve të Pergamit në shekujt para Krishtit u shtri në brendësi të tokës për të përfshirë disa qytete të tjera të Zbulesës dy dhe tre.
Para se Romakët të mund të pushtonin qytetin, ai i kishte mbetur trashëgimi perandorisë nga mbreti i fundit, Atalusi i tretë, duke i kursyer qytetarëve agoninë e gjatë të betejes dhe rrethimit të ashpër.
Por Pergami përconte shumë më tepër sesa vetëm pushtetin dhe ndjenjen e sigurisë.
Një tipar tjetër dallues i Pergamit ishte kompleksi mjekësor, (Asklepjon), sipas emrit të perëndisë grek të shërimit, Asklepjus.
Ky kompleks funksiononte pak a shumë sic është sot një klinikë mjekësore dhe kërkimore. Ky ishte një kompleks me ndërtesa shumë ndërtesa për trajtimin e pacientëve. Aty kishte një biblotekë, një teatër me 3500 vende, një tunel nëntokësor, tre pishina dhe një sërë dyqanesh, që të gjitha lidheshin me qytetin përmes një rruge të qujtur Rruga e Shenjtë.
Këtu ne gjejmë rrënjët e simbolit të gjarprit si shëruesi, një simbol që vazhdon të përdoret edhe sot si logo e të gjitha recetave dhe e shenjave mjekësore. Gjarpri ishte simboli i Asklepjusit, perëndisë grek të shërimit.
Shumë njerëz sot besojnë se simboli vjen nga një prej trajtimeve që bëheshin në Pergam, ku të sëmurët vendoseshin në një sallë spitali, me shpresën se një prej gjarpërinjëve të shenjtë do të vinte duke rrëshkitur dhe do ti prekte ata.
Siç mund ta shihni, kishte një komponent të fortë religjoz në këtë tentativë shërimi.
Dhe sigurisht që liria e shprehjes së besimit nuk ishte e ndaluar për Asklepjonin.
Ashtu si qytetet e tjera kryesore, Pergami kishte pjesën e tij në tempujt e perëndive pagane. Një prej tempujve më të vjetër që u themelua nga kolonistët e parë grekë ishte tempulli i Athinës, perëndesha që mbronte Athinën.
Për arsye se ajo lidhej me urtësinë, biblioteka e madhe ishte vendosur në prag të derës së saj.
Perandori Trajan i kishte piketuar qartë pretendimet që kishte në qytet, sic ishte marrja e pikës më të lartë të qytetit për ngritjen e tempullit të vet.
Dionisi, Perëndia i verës, vallëzimit dhe i kënaqësisë, kishte një tempull që ndodhej në të djathtë të tempullit të famshëm.
Ndoshta tempulli më i madh ndër të gjithë ishte ai kushtuar adhurimit të Zeusit, mbreti i perëndive.
I vendosur pjesërisht poshtë akropolit, ky kompleks gjigant ishte dekoruar shumë bukur me gdhendje të betejave mes perëndive dhe gjigandëve të mitologjisë.
Sakrificat bëheshin në tempullin e Zeusit, 24 orë në ditë, 7 ditë të javës, prandaj nëse vështroje akropolin nga lugina, apo një pjesë tjetër të qytetit, do të shihje gjithmonë tym ose flakë nga sakrificat e Zeusit, që ngrihej prej altarit lart në qiell.
Kjo ishte një ndërtesë aq e mrekullueshme, saqë rrënojat e saj u eksportuan prej ekspertëve gjermanë në Berlin, diku aty rreth shekullit të njëzetë.
Sot mund ta shohësh atë të rinndërtuar pothuajse në lavdinë e mëparshme, brenda një holli masiv të muzeut të qytetit.