Kisha pa integritet

Print

Titulli: Kisha pa integritet (pjesa 2)

E lamë herën e kaluar mesazhin tonë tek tempulli i Zeusit dhe thamë se adhurimi atje nuk ndalej asnjë çast.

Asokohe, adhurimi në tempull përfshinte shumë më tepër se sa thjesht pjesëmarrjen në shërbesë në një ditë të caktuar të javës.

Në ditë feste, apo okazione të veçanta, një adhurues do të organizonte, një gosti për nder të perëndisë së tij.

Arkeologët kanë zbuluar disa ftesa të këtyre mbrëmjeve.

Ja çfarë shkruan njëra prej tyre: “Perëndia i Dionisit ju fton të darkoni në tryezën e madhe festive që do të zhvillohet nesër në tempullin e Dionisit aty nga ora e nëntë…”

Nëse do të vije në gosti në hollin e ngrënies së Dionisit, në Pergam, do të mblidheshit rreth një tryeze, në një dhomë të madhe dhe të hapur, zbukuruar me degë hardhish dhe gjethe rrushi.

Për të ngrënë do të uleshin mbi jastëkët e vendosur në një mur të ulët dhe të gjerë, përkatësisht , 1 metër i lartë dhe 2 metër i gjerë, një skenë pak a shumë në formë u-je, që e rrethonte nga jashtë dhomën.

Do të uleshe aty me rreth 70 të ftuar të tjerë, me vështrimin drejt qendrës së dhomës dhe me këmbët e kthyera mbrapa, pra ulur në gjunjë.

Aty mund të pije verë dhe të haje ushqimin e servirur në anët e mermerit.

Në qendër të dhomës, mund të shihje dy altarët ku ofrohej ushqimi i perëndive, i cili piqej dhe më pas ndahej mes gjithë të pranishmëve.

Të gjithë tempujt e botës antike janë zbuluar se kanë pasur një kompleks të madh dhe dhoma ngrënieje ngjitur.

Por këto gosti festive në tempull ishin shumë më tepër se sa një darkë e thjeshtë në nder të një perëndie apo perëndeshe pagane. Tempujt e lashtë paganë, njiheshin gjerësisht për reputacionin e tyre si vendi i imoralitetit seksual.

Pjesë e festimeve dhe vakteve ofruar kulteve ishin edhe aktivitetet seksuale, të cilat përfshinin të ftuarit e tjerë ose prostitutat e tempullit.

Kjo dihet nga shkrimet antike, po kështu edhe nga skenat e përshkruara nëpër tasat antikë apo enët e tjera që unë nuk mund t’i përshkruaj tani.

Por si qytetar i cdo qyteti romak apo grek i asaj zone, do të merrje shumë ftesa, që të detyronin të merrje pjesë në këto festa si pjesë e marrëdhënieve familjare, qytetare, tregtare, apo fetare.

Mos pjesëmarrja në këto ngjarje mund të izolonte ty nga familja, mund të të linte pa punë, ose pa klientë, dhe e fundit fare mund të kishte probleme me autoritetet.

Ndaj pjesëmarrja në këtë idhujtari të pamend mund të bëhej shumë tunduse.

Këto veprimtari ishin pjesë e botës të së krishterëve në Pergam. Atmosfera, tundimi dhe presioni për tu konformuar duhet të ketë qenë i jashtëzakonshëm, njëlloj siç është për shumë nga ne sot që e ndjekim Jezusin.

Dhe për këtë arsye Jezusi i dërgon një mesazh kësaj kishe, për t’i inkurajuar dhe paralajmëruar ata.

Siç e pamë në mesazhin e kaluar, Jezusi fillon me një hyrje mjaft të detajuar: “Këto gjëra thotë ai që ka shpatën e mprehtë me dy tehe.”

Të krishterët e Pergamit, do të kujtoheshin për imazhin e dhënë nga profeti Isaia në Dhjatën e Vjetër i cili foli për gjykimin e Perëndisë mbi mëkatin.

Dhe më vonë tek Zbulesa 19, shpata e gojës së Krishtit do të vrasë të pabesët.

Pra shpata në gojën e Krishtit është një shenjë e ardhjes së Zotit për gjykim.

Por përtej kësaj, shpata e Jezusit nuk ishte një armë e zakonshme. Nuk ishte një ‘makaira’ e thënë ndryshe një kamë e gjatë që mbanin ushtarët romakë.

Por fjala që përdoret në greqisht për këtë armë është ‘romfaia,’ çka tregon shpatën me dy tehe të luftëtarëve, pra një shpatë e gjatë afro dy metra.

Kjo armë e fuqishme për një shkatërrim masiv i bënte edhe legjionet romake të dridheshin nga frika.

Krishti e përmend urdhrin e kësaj shpate, dy herë në këtë pjesë për të nënvizuar rolin e tij si gjykatës mbi të krishterët e Pergamit.

Ndaj hyrja e këtij mesazhi sjell një paralajmërim: gjykim i frikshëm i pret (njerëzit) në kishë që sakrifikojnë integritetin e tyre.

Por Jezusi vazhdon duke i përgëzuar për besnikërinë e tyre në qytetin e Satanit. Ata jetojnë në rrethana të vështira: Pergami përshkruhet dy herë si banesa e Satanit.

Jezusi thotë se ai është qyteti “ku banon Satani” dhe “ku Satani ka fronin e vet.”

Pra çfarë është froni i Satanit? Ekzistojnë teori të ndryshme, por asnjëra prej tyre nuk mund të konfirmohet plotësisht.

Disa i drejtohen kultit perandorak romak, por ky nuk ishte tipari i vetëm dallues i qytetit.

Disa të tjerë sugjerojnë se ishte qendra e shërimit të Asklepjonit, me imazhin e gjarprit që i referohej perëndisë Asklepjus si një shpëtimtar.

Por Asklepjoni doli në pah shumë vite pasi ishte shkruar Zbulesa.

Ndërsa unë mendoj se banesa e Satanit ishte tempulli i Zeusit, me altarin e tij, flaka e të cilit nuk shuhej kurrë. Ky tempull me gdhendjet e gjarpërinjve nëpër mure impononte praninë e tyre.

Sido që të jetë, persekutimi dhe kundërshtimi që kishte përjetuar kisha atëherë dhe më vonë ishin të mjaftueshme për të identifikuar qytetin e Pergamit si një vend i ndikuar prej fuqisë satanike.

Të krishterët e Pergamit kanë mbetur besnikë gjithsesi. Besnikëria e tyre shprehet njëherë në formën pohore dhe më pas atë mohore: “dhe ti mbahesh fort tek emri im” dhe “ Ti nuk e mohove besimin në mua.”

Në fakt, besnikëria mes tyre arrinte të demonstrohej deri në pikën e vdekjes.

Antipa është një martir që përmendet mes tyre.

Ai quhet dëshmia besnike e Krishtit, çka paraqet edhe titullin e Krishtit për veten, këtë e gjeni në kapitullin e parë të Zbulesës!

Por Krishti ngre edhe një ankim kundër tyre: ai i fajëson për tolerimin e kompromiseve të idhujtarisë në komunitetin  e tyre. Ai përmend mësimet e Nikolaitëve dhe të Baalamit.

Kemi folur për Nikolaitët në programet e kaluara të kësaj serie: mësimet e tyre ishin gjetur në Efes.

Këto referenca lidhen bashkë nga ana gjuhësore: në gjuhët greke dhe hebrease, këto fjalë kanë kuptimin: ‘se ai pushton popujt.’

Libri i numrave na tregon historinë e Baalamit, një prift pagan, i cili ishte punësuar të mallkonte Izraelin, por që në vend të kësaj Perëndia e drejtoi ti bekonte ata.

Pas atij episodi, teksa populli i Izraelit doli nga shkretëtira dhe hyri një rajonin e fqinjëve paganë, izraelitët ranë në mëkat:

Numrat 25 na flasin më shumë për atë kohë, “njerëzit filluan të përfishen në imoralitet seksual, me gratë moabite, të cilat i ftonin ata në sakrificat e perëndive të tyre. Njerëzit hanin dhe përuleshin para këtyre perëndive.”

Vini re lidhjen midis idhujtarisë, ngrënies dhe imoralitetit seksual. Libiri i Numrave vazhdon të na tregojë se ky incident erdhi si rezultat  i drejtimit të Baalamit; i cili ishte, meqë ra fjala, i ekzekutuar nga shpata, romfaia. Këtë fjalë përdor përkthimi në greqisht i Dhjatës së Vjetër.

Pra Balami në Dh V, plus zakoni i adhurimit pagan në botën romake, lidhin së bashku idhujtarinë, imoralitetin seksual dhe gostinë.

Por çfarë do të thotë kjo për të kuptuar mesazhin e Krishtit drejtuar të krishterëve në Pergam?

Në parim, ata dënohen prej Krishtit sepse kanë kompromentuar besimin e tyre duke marrë pjesë në festat e idhujtarisë.

Madje një numër i caktuar midis tyre, po mësonin se pjesëmarrja në këto festime ishte diçka e mirë. “Ti mund ta bësh këtë dhe përsëri të vazhdosh ta quash veten një i krishterë besnik.” –thoshin ata.

Ne e dimë se këto çështje përmenden, diku tjetër në Dhjatën e Re. Te Veprat 15:29, Këshilli i Jeruzalemit vendosi që të krishterët johebrenj nuk kishin përse të rrethpriteshin, por ata duhet të “hiqnin dorë nga gjërat e flijuara idhujve, nga gjaku, nga gjërat e mbytura dhe nga kurvëria.”

Sërish ne shohim një lidhje midis ushqimit, adhurimit të idhujve dhe seksit. Te 1 Korintasve 8-10, Pali bën një lidhje mes këtyre mëkateve, po kështu i jep udhëzime besimtarëve që po mundohen të kuptojnë nëse duhet blerë mishi i tempullit në rast se ai shitet në treg.

Grupet pagane të tempullit, ishin një çështje me rëndësi për të krishterët e shekullit të parë.

Por çfarë lidhje ka kjo me ne sot, që jemi të krishterët e sofistikuar të shekullit njëzetë e një?