Print

Titulli: Krishti dhe Kredia (pjesa 1)

Edhe sot do të flasim për paranë por në një pikëpamje tjetër, pikërisht për kredinë. Unë njoh shumë të krishterë që mendojnë se nuk ka rëndësi se si i përdorin kartat e kredisë. Ata mendojnë se përdorimi i kartave të kreditit nuk ndikon në jetën e tyre. Por unë mendoj se kjo është e gabuar.

Përdorimi i kartave të kreditit do të ndikojnë shumë në jetën tuja. Sot dua që të flasim për kredinë për të paktën tre arsye që ia vlejnë vërtetë.

KREDIA DHE MARTESA

Së pari duhet të flasim për kredinë sepse përdorimi i mirë apo i keq i saj ka pasoja  drejtpërdrejt në familje dhe në marrëdhëniet tuaja familjare.

Unë kaloj shumë kohë me çiftet në këshillim paramartesor, dhe e dini se ku ndalemi më gjatë? Tek paraja sigurisht. Shpesh i kërkoj që të plotësojnë një pyetësor ku ata mund të krahasojnë këndvështrimet e tyre në lidhje me paratë por edhe qëndrimin e tyre ndaj kredisë.

Unë e bëj këtë jo se jam kureshtar, por sepse jam me të vërtetë i shqetësuar për lumturinë e tyre në të ardhmen.

e bëj këtë sepse paraja është biseda më e shpeshtë për të cilën partnerët zihen në martesë.

Në fakt, paraja është arsyeja e parë përse njerëzit përfundojnë në gjykatat e divorcit. Nëse një çift nuk ka rënë dakord për një plan të detajuar përsa i përket parave, atëherë ju garantoj se shumë shpejt do të zihen për këtë.

KREDIA DHE STANDARTI I JETËSËS

tani dua të kaloj tek arsyeja e dytë përse duhet të flasim për Kredinë. Nëse e përdorim gabim kredinë, atëherë kjo do të ndikojnë në standardin tonë të jetesës. Ndoshta ti çuditesh me këtë dhe thua përse? Tek e fundit, kredia premton se do të hysh në tokën e premtuar të jetës me bollëk. Kredia na premton një jetë të mrekullueshme. Por nuk ndodh kështu. Sepse përdorimi i gabuar i kredisë mund të na shtyjë drejt një mënyre jetese të papërballueshme. Por e vërteta është se Kredia, i bllokon fitimet e së ardhmes për blerjet e së kaluarës. Përdorimi i tepër i kredisë, lëndon në vend që ta ndihmojë për të pasur një stil cilësor jetese. Në fund ne mund të përballojmë MË PAK, jo më shumë.

KREDIA DHE STANDARTI I DHËNIES

Arsyeja e tretë përse duhet të flasim është fakti se kredia ndikon në standardin tonë të dhënies. Shumë besimtarë do të kishin mundësi të ishin më bujarë për çështjet e mbretërisë nëse nuk do të kishin marrë kredi maksimale. Pagesat e kredisë bllokojnë mijëra lekë që ata mund të jepnin për ngritjen e kishës apo misionit të Perëndisë në botë.

Ndoshta ti po thua,”po përse duhet të kishim këtë problem me kredinë?” Epo kredia e lehtë është një koncept shumë i ri.

Vite më parë kam folur me një bankier që prej vitesh kishte dalë në pension.  Punën e kishte filluar si oficer kredie. Asokohe të tallnin nëse hyje në bankë dhe kërkoje kredi për pushime. Nuk ndodhte kjo asnjëherë. Huat atëherë jepeshin për zgjerimin e biznesit, për të blerë një shtëpi, një makinë apo për një arsimim më të mirë. Asnjë bankë nuk jepte kredi që ti të shkoje ne pushime në një hotel të mirë që e kishte zgjedhur sipas dëshirës. Paratë nuk jepeshin hua për këtë gjë. Kredia e lehtë që ka përfshirë shoqërinë tonë është diçka e re. Është diçka e re por a është e mirë? Iu kujtoj se këshilla për kredinë apo materiale shumë të rëndësishme për borxhin dhe shlyerjen e tij mund ti  gjeni tek Libri “Puna dhe Financat”e autores Xhun Hant.

CFARË DUHET TË BËJË NJË I KRISHTERË?

Nëse dëshirojmë të jemi dishepuj besnikë të Krishtit, si duhet ta menaxhojmë këtë pushtet të ri, të mrekullueshëm, që kemi në dispozicion, pra pushtetin për të marrë hua? Jam plotësisht i sigurt se Bibla nuk flet për kartat e kreditit.

Jezusi asnjëherë nuk përdori një Visa Kard apo Master Kard për të blerë peshk tek pazari i peshkut! Por Bibla ofron pikëpamjen e vet në lidhje me kredinë, dhe unë mendoj se është shumë e vlefshme.

Ku do ta fillojmë? Mendoj se tek libri i Fjalëve të Urta do të ishte shumë mirë. Tani teksa i kthehemi atij Libri dua t’ju kujtoj se jep këshilla shumë të mira. Atje gjen thënie që mund ti zbatosh në çdo situatë. Fjalët e Urta nuk ofron garanci për jetën por të vërteta që janë në përputhje me parimet me të cilat Perëndia  e ka projektuar botën dhe shoqërinë njerëzore. Ja se çfarë thonë Fjalët e Urta për borxhin: 22:7

I pasuri sundon mbi të varfrit, dhe huamarrësi është skllav i huadhënësit.

Pra çfarë kuptimi ka ky proverb? Së pari le të nënvizojmë atë që kjo fjalë e urtë nuk e thotë apo nuk e bën.” E di që disa njerëz thonë se është mëkat të marrësh hua në çdo situatë. Ata i kthehen Romakëve 13:8 që thonë: ” Mos i kini asnjë detyrim askujt, përveç se ta doni njëri-tjetrin, sepse ai që e do tjetrin e tij e ka përmbushur ligjin.” Ata thonë s është e gabuar të marrësh hua për gjithçka. Madje edhe huadhënia për shtëpi, makinë apo për universitetin nuk është për një të krishterë.

Por duhet të jemi të kujdesshëm kur flasim kështu. Sepse në shkrimet gjejmë plot vende ku nuk dënohet huadhënia dhe huamarrja.

Për shembull tek psalmi 37 lexojmë për natyrën e njerëzve të drejtë. Ky është karakteri i tyre, kështu janë ata: “por i drejti ka mëshirë dhe dhuron.” Por nëse huamarrja është diçka e mirë, atëherë në disa raste është shumë mirë që ta bëjmë.

Tek Mateu 5:42, Jezusi vetë na tregon tek predikimi në mal, ” Jepi atij që të kërkon, dhe mos refuzo t’i japësh atij që të kërkon hua.” Jezusi vetë e tregoi se në raste të caktuara është mirë të marrim hua!

Bibla nuk e ndalon në mënyrë kategorike huadhënie apo huamarrjen. Ky proverb na tregon se borxhi nuk cilësohet si një çështje mosbindjeje.

Por çfarë thotë ai? Po ai thotë këtë: bëni sytë katër sa herë merrni një hua. MENDOHUNI MIRË kur merrni një hua. Sepse huamarrësi është skllav i huadhënësit. Pra kjo do të thotë se, borxhi i ndryshon marrëdhëniet mes dy njerëzve. Nëse merr para hua tek një miku yt të siguroj se marrëdhënia juaj me atë person do të ndryshojë.

Shumë nga ne mund të kenë përjetuar këtë gjë dhe janë penduar që kanë marrë borxh. Sapo paratë ndërrojnë pronar, edhe marrëdhënia ndryshon. huamarrësi, bëhet me të vërtetë skllav i huadhënësit. Papritur miku ynë shumë i mirë kthehet në një oficer kredie, që nuk vetëm interes miqësi por edhe interes financiar me ne.

Miku apo  i afërmi ynë bëhet edhe pronari i financave tona.

Nehemia u përball me këtë fakt kur u kthye në Jeruzalem.

Ai u takua me disa judenj që nuk kishin zgjidhje tjetër për të paguar taksat Persisë, veç të merrnin para borxh.

Sa ishte Kolaterali i tyre? As më shumë e as më pak se sa familja dhe ferma e tyre. Por çfarë ndodhte kur nuk mund ta paguanin borxhin? Fushat e tyre, vreshtat madje dhe fëmijët i kalonin dikujt tjetri.

Sigurisht që në kohën tonë nuk ndodh që personat të shiten si skllevër vetëm për mos shlyerje të borxhit. Sot ekzistojnë mënyra të tjera si sekuestrimi i pasurisë dhe pronave, deri në burgosje të huamarrësit.