Krishtlindja Judease

Print

Titulli: Krishtlindja Judease (pjesa 3)

Herën e kaluar folëm për vlerësimin që johebrenjtë duhet të shfaqin për hebrenjtë, apo judenjtë. Si do t’i përgjigjeshe ti pyetjes: Ku është mbreti i Judenjve, që ka lindur? Po të jap një ide unë. Më ndiq në minutat në vijim.

Një jude për judenjtë

Po ashtu edhe judenjtë duhet të jenë të gatshëm për të bërë të njëjtën pyetje. Disa judenj i marrin seriozisht Mojsiun, profetët dhe Shkrimet e presin që Perëndia të dërgojë një Mesia për të shpëtuar dhe drejtuar popullin e Tij. Nëse je jude dhe mendon kështu, a nuk do të bësh të paktën pyetjen: po sikur Jezusi, Jeshua, foshnja e lindur në Betlehem, mësuesi nga Nazareti të jetë Mesia i premtuar i judenjve?

Ndoshta ti je një person jude që nuk ka aspak interes për besimin. Të qenurit jude etnik, mund të jetë më i   rëndësishëm për identitetin tënd sesa Shkrimi apo Perëndia. A nuk mendon se duhet të jetë mençuri të zbulosh atë që thonë shkrimet antike? A nuk është mendje ngushtësi të pretendosh se këto shkrime janë të vjetruara apo se Perëndia nuk ka lidhje me to? Dhe nëse ti fillon të kesh një interes në Shkrimet dhe tek Perëndia, të paktën do të fillosh të mendosh për mundësinë që dikush i cili u quajt Mbreti i Judenjve në lindje, e po ashtu “Mbreti i judenjve edhe në vdekje” a nuk ka ende një rëndësi të madhe për judenjtë sot?

E di që një jude mund ta ketë të vështirë qoftë edhe ta konsiderojë këtë. Si mund ta shohësh Jezusin si gjithçka tjetër por jo si themeluesin e një feje për johebrenjtë? Jezusi i vërtetë, historik ishte aq jude, sa s’thuhet, por dy mijë vite të historisë e kanë kthyer atë në një lider krejtësisht alien për shumë judenj.

Ndonjëherë njerëzit të cilët e quajnë veten ndjekës të Jezusit i kanë përndjekur keqas judenjtë. Kjo histori e errët i ka bërë shumë judenj ta shohin Jezusin si krejt të huaj për ta, dhe të mendojnë se Jezusi nuk është një lajm i mirë por, i keq.

Së bashku me historinë e përndjekjes, është zhvilluar një ngurtësim dhe një rezistencë irracionale ndaj Jezusit brenda disa komuniteteve judease. Në disa familje dhe komunitete judease, mund të jesh gnostik apo ateist dhe sërish të konsiderohesh jude, por nëse beson se Jezusi është Mesia, do të shpallesh si një njeri që e ka hedhur  identitetin e tij si jude. A ka kuptim kjo? Si mund ta refuzojë një person Perëndinë e Izraelit dhe Shkrimet, e të mbetet jude ndërkohë që një person tjetër i beson Perëndisë së Izraelit dhe Shkrimeve dhe beson tek mësuesi Jezus-Jeshua-beson se ai është Mesia, dhe sërish konsiderohet si jo jude?

Mund të thonë se nëse një jude i beson Jezusit, ai heq dorë prej të qenët jude, për tu bërë jo hebre, por kjo nuk është e vërtetë. Më mirë do të ishte të thoshim që sa herë që një jo jude beson në Jezusin, ai bëhet pjesë e Izraelit të Perëndisë. Jezusi është mbreti i judenjve. Sipas Romakëve11:17-24(shkruar prej Palit, një rabin hebre, i cili ka qenë nxënës i rabinit Gamaliel), Perëndia caktoi popullin jude si rrënjën dhe trungun e komunitetit të Tij të zgjedhur, dhe çdo njeri tjetër është një degë e gdhendur me anë të besimit në Izraelin e Perëndisë.

Pavarësisht pengesave historike dhe sociale që janë ngritur mes judenjve dhe Jezusit, nuk ka asnjë arsye të shëndoshë, pse judenjtë nuk duhet të konsiderojnë mundësinë që Jezusi është me të vërtetë Mesia i tyre, apo se nuk ka asnjë arsye të shëndoshë përse ndjekësit e Jezusit të ndalojnë së kërkuari miqve judenj, që ta shqyrtojnë atë mundësi. Disa kisha të caktuara,(qoftë prej ndjeshmërisë ndaj judenjve dhe keqardhjes për përndjekjet e së kaluarës, apo për shkak të humbjes së besimit në Jezusin, si Shpëtimtari i vetëm) kanë vendosur se është e panevojshme dhe ndoshta, e gabuar të ftosh judenjtë të ndjekin Jezusin. Ata nuk dëshirojnë të fyejnë miqtë e tyre judenj, dhe pretendojnë se judenjtë mund të kenë një marrëdhënie të mirë me Perëndinë pa Jezusin. Por ky është një gabim i tmerrshëm. Jezusi është për judenjtë, jo thjesht për johebrenjtë, dhe është e rëndësishme që ndjekësit e Jezusit të vazhdojnë ta bëjnë të qartë këtë. Duke thënë se judenjtë nuk kanë nevojë për Jezusin ne sulmojmë mbretin e judenjve dhe i privojmë judenjtë prej mundësisë për të njohur drejtuesin që u përket.

Perëndia i tha Abrahamit, Isakut dhe Jakobit,” dhe tërë familjet e tokës do të bekohen nëpërmjet teje dhe pasardhësve të tu.” (Zanafilla 28:14, shiko edhe Zan12:3, 26:4) Shpëtimi do të vinte përmes judenjve, dhe veçanërisht përmes një mbreti të premtuar, mbretit të judenjve. Në profecinë e Jeremias, Perëndia tha ” Ja, një mbret do të mbretërojë me drejtësi dhe princat do të qeverisin me paanësi.” Kur engjëlli Gabriel i tha vajzës judease me emrin Mari, se do të lindte Mesian, Maria u përgjigj me një këngë të mrekullueshme lavdërimi për Perëndinë. Kënga e saj përfundoi me këto fjalë:”Ai e ndihmoi Izraelin, shërbëtorin e vet, duke i kujtuar për mëshirën e tij, ashtu si ua pati deklaruar etërve tanë, Abrahamit dhe pasardhësve të tij, për gjithmonë”(Luka 1:54-55)Foshnja e Marisë, mbreti i Judenjve, ishte mënyra se si Perëndia po i mbante premtimet e Tij të lashta, ndaj patriarkëve dhe profetëve të kombit jude.

Mbreti në fron

Perëndia i Izraelit është një Perëndi që i mban premtimet, dhe ai është po ashtu Perëndia i shenjtë, i drejtë dhe i plotfuqishëm. Disa e shpërfillin faktin se Jezusi ishte jude dhe përfundojnë duke menduar që ndonëse Perëndia i Dhjatës së Vjetër urdhëron bindjen dhe ndëshkon mëkatin, Perëndia i Jezusit nuk është gjë tjetër veçse mirësi dhe të bën të ndihesh mirë. Por Jezusi, si mbreti i Judenjve, mbart shenjtërinë dhe drejtësinë e Perëndisë së Izraelit.

Jezusi lindi në një familje njerëzore, dhe vdiq në vend të mëkatarëve të pabindur që të mund të shpëtoheshim duke besuar tek ai. Dashuria dhe falja e tij janë të mrekullueshme, por kjo nuk do të thotë, se ata që mbeten të pa penduar dhe të pandryshuar mund të vazhdojnë të jetojnë gëzueshëm në mëkatin e tyre. Jezusi u ngrit prej së vdekurish në fuqi, dhe Ai do të vijë sërish për të gjykuar të gjallë dhe të vdekur. Mbreti i judenjve, erdhi herën e parë për të sjellë falje, dhe mbreti po vjen sërish për ta gjykuar botën në drejtësi. Mësimet e Dhjatës së Re, për ardhjen e dytë dhe përfundimtare të Jezusit janë në përputhje me profecitë e Dhjatës së Vjetër për Izraelin, për një mbret që do të sundonte me drejtësi.

A e ke të vështirë ta besosh këtë? Mund të të duket e çuditshme, që vetëm një person i lindur në një familje judease, dhe i ekzekutuar pranë Jeruzalemit, mund të mbante çelësin për të ardhmen e botës, dhe për të ardhmen e çdo individi. Më pas serish, mund të duket e çuditshme që Perëndia do të zgjidhte një njeri endacak me emrin Abraham, si edhe pasardhjen e tij për të qenë një kanal i bekimeve shpirtërore, për të gjithë kombet e tjera. Sikurse dikush e ka thënë: “Sa çudi që Perëndia do të zgjidhte judenjtë.” Por, çudi apo jo, ai zgjodhi judenjtë. Perëndia po ashtu zgjodhi të bënte një foshnjë judease çelësin për shpëtimin e botës. Ai është sovran, Perëndi përzgjedhës, që bën zgjedhje të caktuara për arsyet e Tij.

Ai zgjodhi judenjtë prej gjithë kombeve të ndryshme; ai zgjodhi Jezusin ndër gjithë judenjtë, që Ai të ishte Mbreti i judenjve dhe Shpëtimtari i botës; dhe ai zgjedh t’i japë shpëtimin njerëzve duke i bashkuar ata në Jezusin përmes besimit.

Foshnja Jezus, adhurohej prej barinjve judenj, dhe po ashtu prej burrave të mençur jo judenj. Ende sot ai që lindi si mbreti i judenjve sjell bekime dhe jetë të përjetshme si për judenjtë ashtu dhe jo judenjtë. Djemtë dhe vajzat, burrat dhe gratë nga çdo pjesë e globit dhe nga çdo komb, dhe gjuhë, fis dhe popull, kanë gjetur shpëtimin në Mbretin e Judenjve. Madje shumë judenj, historia e të cilëve përfshin shumë vuajtje dhe liderët e komunitetit të tyre, ndonjëherë janë armiqësorë ndaj Jezusit, madje shumë judenj po i besojnë Jezusit si Mesias së tyre.

Përgjatë historisë Zoti ka siguruar gjithmonë, të paktën një pjesë e bijve të Izraelit do të ndjekin Jezusin dhe, ky numër po rritet. Shpëtimtari i cili ka sjellë bekime për shumë judenj, po ashtu jep falje, gëzim dhe jetë të përjetshme, miqve të tij judenj, të cilët e pranojnë atë si mbretin e tyre. Këta besimtarë judenj në Jezusin po gjejnë pasuri të përjetshme tek Mesia i tyre, dhe ata po pasurojnë ndjekësit jo judenj të Jezusit me një zbulesë të re të Mbretit të judenjve.

Krishtlindja mund të jetë e çuditshme për disa judenj, dhe mund të jetë një motiv për festa apo tregti për shumë jo judenj. Por për të gjithë ne që kërkojmë sinqerisht foshnjën që ka lindur në Bethlehem, stina e Krishtlindjes është me të vërtetë e gëzueshme. Pyetjes që bëra në fillim të programit:” Ku është mbreti i Judenjve, që ka lindur?”. Do ti përgjigjem me fjalët:Ai është kurorëzuar mbret mbi univers, dhe në zemrat e popullit të Tij. A është mbreti i Judenjve, në fronin e zemrës tënde? Uroj të jetë kështu. Nëse nuk i ke besuar Jezusit shpresoj që seria jonë kushtuar Krishtlindjes do të sjellë ty dhe shumë të tjerë në një miqësi të ngushtë me Jezusin. Nga unë Berti Mirë u dëgjofshim!