Print

Titulli: Kur dashuria vdes

 

Gjoni: i mërguar në Patmos

Gjoni ishte në frymë, në ditën e Zotit dhe pa Jezusin të ngritur në lavdi dhe madhështi. Apostullin e kishte mposhtur mërzia dhe ra si i vdekur. Por Jezusi e arriti dhe e preku, e inkurajoi zemrën e tij dhe dha një shërbesë përtej asaj që kishte ëndërruar.

Ai do të dërgonte fjalën e Zotit jo vetëm në shtatë kishat e Azisë së vogël por për të gjitha kishat dhe të epokave më vonë. Ai do të shkruante zbulesën, librin e fundit të BIBLËS

Mos u tremb! ” Unë jam i pari dhe i fundit,dhe i gjalli; isha i vdekur, por ja, jam i gjallë në shekuj të shekujve, amen; dhe unë i kam çelësat e vdekjes e të Hadesit. Shkruaj, pra, gjërat që pe, ato që janë dhe ato që do të ndodhin pas atyre,

KISHA NË EFES

Letra e parë e Zotit i drejtohet bashkësisë së Efesit, pranë qytetit Kusadasi në Turqi. E kam vizituar këtë vend disa herë dhe me të vërtetë mund të them se është një vend i paharrueshëm. Pa dyshim është një restaurimi arkeologjik fantastik, do të thoja më i mrekullueshmi në botë.

Mund të ecësh mbi trotuarin e punuar me gurë të mëdhenj mermeri, pikërisht mbi të njëjtët gurë që kanë ecur dikur Gjoni, Luka dhe Pali. Mund të shohësh një hapësirë të madhe ku mendohet se ka ekzistuar një treg gjigand dhe pas saj mund të mrekullohesh prej një morie ornamentesh.

Nëse ecën pak më tutje, ka një amfiteatër ku turmat dikur thërrisnin për dy orë, “I madh është Artemisi i Efesianëve!” ngadalësojmë pak hapin dhe zbresim përmes një rrugëkalim kryesor që të nxjerr në tek një liman i madh. Ja pikërisht këtu është qyteti i lashtë i Efesit, më i madhi në provincën e Azisë!

Nëse dikush do të shkojë në Patmos, Efesi do të ishte ndalesa e parë.

Pastaj rrethi ishte pak më i gjerë sepse lajmëtari do të shkonte në Smirna, Pergam, Tiatirë, Sardi, Filadelfi, Laodicea,

Në secilën kishë besimtarët do të dëgjonin këto shtatë letra, pra letrën e tyre dhe gjashtë letrat e kishave të tjera.

Përfytyro sikur je në bashkësinë e Efesit ditën kur vjen lajmëtari me letrën e parë. Atë e ka sjellë ose Gjoni pas lirimit të tij nga Patmosi, ose një korrier e ka dorëzuar në kishë.

Tani ky mesazh është nga Jezusi përmes gjonit. Ta dëgjojmë së bashku.

`Engjëllit të kishës në Efes shkruaji: këtë thotë ai që mban të shtatë yjet në të djathtën e tij dhe që ecën në mes të shtatë shandanëve prej ari.

2  Unë i njoh veprat e tua, mundin tënd dhe durimin tënd edhe se ti s’mund t’i durosh të këqijtë; ti i vure në provë ata që pretendojnë se janë apostuj dhe nuk janë dhe i gjete gënjeshtarë.

3  Ti ke duruar, ke qëndrueshmëri dhe për hir të emrit tim je munduar pa u lodhur.

4  Por kam diçka kundër teje, sepse dashurinë tënde të parën e le.

5  Kujtohu, pra, se nga ke rënë, pendohu, dhe bëj veprat e para; në mos do të vi së shpejti te ti dhe do ta luaj shandanin tënd nga vendi i vet, nëse nuk pendohesh.

6  Por ti ke këtë, që i urren veprat e Nikolaitëve, që i urrej edhe unë.

7  Kush ka veshë, le të dëgjojë atë që u thotë Fryma kishave: kujt fiton do t’i jap të hajë nga pema e jetës, që është në mes të parajsës së Perëndisë”.

Fjalët e para për kishën e Efesit janë me të vërtetë inkurajuese.

Zoti e di se çfarë kanë bërë ata, se sa shumë kanë punuar, se sa durim kanë pasur që kanë qëndruar atje në atë vend. Ai e di se ata nuk e durojnë dot të keqen. Ata i kanë zbuluar profetët e rremë dhe pretenduesit, duke i ekspozuar mashtrimet e tyre. Këta njerëz në Efes kujdeseshin për disiplinën dhe shenjtërinë në kishë dhe Zoti e dinte këtë gjë.

Jezusi e dinte se ata po kalonin një kohë të vështirë dhe se po lodheshin.

Megjithatë ata ishin treguar mjaft të fortë dhe besnikë.

Mund të përfytyroj anëtarët e bashkësisë që shkëmbenin buzëqeshje dhe ndjeheshin shumë mirë me veten. Ajo kishte shumë besimtarë dhe ishin besnikë në Zotin. Fakti që Zoti e dinte këtë ishte shumë inkurajues për ta.

atmosfera në dhomë ndryshon menjëherë. Pas fjalëve të mira vazhdon: ” Por kam diçka kundër teje ” (v. 4). Ndoshta të gjithë tronditen nga këto fjalë. A është kështu? Jezusi ka diçka kundër nesh. Çfarë mund të jetë kjo? Ai vazhdon duke thënë: ” dashurinë tënde të parë e le.”

Dashuria që ata kanë pasur dikur për Krishtin dhe mbretërinë e tij, si edhe për njëri tjetrin tani është lënë mbrapa.

Pra nuk kanë më dashuri. Ata nuk e kanë mohuar besimin, kanë besim, kisha po funksionon por sipas modës.

Diku përgjatë rrugës ata kanë braktisur dashurinë e tyre të parë, dashuria e tyre ka vdekur.

Nuk bëhet fjalë vetëm për zbehjen e ndjenjave. Ata nuk po jetojnë më si dikur, nuk po bëjnë më ato që bënin më parë. Ata janë larguar prej disiplinave të shëndetshme dhe të jetësore për një të krishterë, si shprehja e dashurisë për Krishtin dhe për të tjerët. Pak nga pak ata janë ftohur në dhembshuri dhe në përkushtim. Ata vazhdojnë të jenë besnikë dhe të besojnë por nuk janë njëlloj si në fillim. Zjarri i frymës tani është më i vogël, dhe nuk ngroh shumë.

 A TË DUKET E NJOHUR KJO SITUATË

A të duket e njohur  kjo pamje, për besimtarët e kohës tonë? A lutesh ti sot njëlloj si në fillim të besimit? A ke uri për Fjalën aq shumë sa në fillim?

Po në familjen tënde a tregon të njëjtën përkushtim ndaj gruas dhe fëmijëve si në fillim? A po shtohet dashuria në familje apo është zbehur? A i bën nga dashuria gjërat që të janë bërë zakon?

Nëse përgjigja është “jo” për të gjitha këto pyetje, atëherë mesazhi i Jezusit vlen edhe për ne. Këto fjalë që të therin në zemër janë për ty dhe për mua. Mendohu për këtë! Ne i kemi kthyer kurrizin dashurisë së Perëndisë! Perëndia na ndihmoftë! Dhe ai dëshiron të na ndihmojë! Dëgjoni sërish se çfarë thotë vargu 5

Kujtohu, pra, se nga ke rënë, pendohu, dhe bëj veprat e para; në mos do të vi së shpejti te ti dhe do ta luaj shandanin tënd nga vendi i vet, nëse nuk pendohesh.

Çfarë duhet të bëjmë nëse dashuria jonë vdes? Së pari mendo se si ka qenë ajo kohë kur ti ecje pranë Zotit. Sill ndërmend se çfarë ke lënë pas. Pasi ta kujtosh rrëfeja ZOTIT. Pasi të pendohesh kthehu sërish dhe bëji ato gjëra. Zoti pret që jeta jote të ndryshojë dhe që zemra jote të ngrohet sërish nga dashuria. Kjo është thirrja e tij për zgjim.

Po nëse nuk pendohemi, çfarë ndodh? Atëherë pamja është me të vërtetë e errët. Jezusi thotë, ” në mos do të vi së shpejti te ti dhe do ta luaj shandanin tënd nga vendi i vet, nëse nuk pendohesh.” çfarë do të thotë kjo? Shandani sikurse e dimë përfaqëson kishën. Kur njerëzit nuk kanë më dashuri, pra kur dashuria e tyre vdes dhe njerëzit janë të kënaqur me këtë, Jezusi u thotë se do të vijë të heqë shandanin e tyre, por kisha si trup i gjallë

Ndërtesa, organizata dhe aktiviteti mund të vazhdojë të funksionojë, por kisha si një trup i gjallë besimtarësh nuk do të ekzistojë më. Për ata njerëz do të thuhet: lkabod, nje fjalë në hebraisht, që do të thotë “lavdia është larguar.”

Gjatë kohës që qëndrova në Stamboll, shumë kohë më parë, vizitova një kishë të famshme të quajtur, Shën. Sofia. Ajo i përkiste shekullit të gjashtë.

Në ato kohë Shën Sofia ishte një qendër aktive e jetës dhe besimit të Krishterë.  Më vonë, në shekullin e dhjetë, adhurimi i asaj bashkësie ishte aq i bukur dhe aq prekës sa në kishë mund të gjejë edhe përfaqësues të princit Vladimir nga Kievi.

Ata vinin aty për të mbikëqyrur besimin në rajonin përreth tyre. Ata dëshironin të gjenin më të përshtatshmin për popullin e tyre. Pas adhurimit në kishën e Shën Sofisë ata nuk e dallonin më nëse ishin në tokë apo në qiell! Ata vendosën të kishin këtë adhurim edhe në vendin e tyre. Vladimiri dhe populli i tij, u pagëzuan dhe jeta e tij ndryshoi në mënyrë të mrekullueshme. Kështu filloi një adhurim një mijëvjeçar në atë vend që sot quhet Rusi. Dhe gjithçka lindi nga një takim i vetëm në  kishën e Shën Sofisë.

Kjo kishë vazhdoi të ekzistonte deri në vitin 1453 kur ushtritë otomane pushtuan Kostandinopojën. Ai u quajt më vonë Stamboll. Kisha e madhe u kthye në xhami dhe prej kishës nuk mbeti asgjë. Ajo ishte xhami deri sa u formua Republika e Turqisë në vitin 1923.

Qysh atëherë, ndërtesa ka shërbyer si Muze. Nëse sot shkon në Stamboll do të gjesh mbetje të kësaj qendre të krishterë. E njëjta gjë vlen për të gjitha kishat që kanë qenë në rajonin e Turqisë, për të cilat janë shkruar letrat e Zbulesës. Nëse shkon për ti vizituar, do të shohësh se nuk ka mbetur asgjë, veç rrënojave të tyre.

Sigurisht që për këtë kanë ndikuar shumë faktorë si: pushtimet ushtarake, ndryshimet politike, dhe konfliktet etnike. Por është e trishtueshme sepse shandanët e kishave ku fuqia e zotit vepronte ndjeshëm tani ishin larguar dhe kishin mbetur vetëm rrënojat.

Kjo nuk do të thotë se kisha e Jezus Krishtit është shkatërruar. Kur Zoti heq një shandan, ai bën që jeta dhe drita e ungjillit  ndrisë diku tjetër. Por kjo do të thotë se në vende të caktuara, për një kohë të gjatë, largohet lavdia. Drita thjesht fiket.

Mendo kishat në Afrikën e Jugut të cilat dikur kanë pulsuar nga dashuria për zotin, por tani janë mpakur. Shën Agustini doli nga ato kisha.

Në shumë vende të Evropës perëndimore, ka pasur katedrale të mëdha me dëshmi besimi shumë të mëdha nga e kaluara, por sot ka pak besimtarë dhe shumë vizitorë. Në shumë vende që dikur ka pasur dëshmi të gjalla besimi për ungjillin, tani mund të shohësh vetëm thatësirë shpirtërore.

Mos po ndodh kjo edhe në vendin tonë. A i kemi thënë Jezusit “po” do të ndjek ty, por tani kjo “po” është zbehur?

Shandani ynë mund të hiqet nëse ne e braktisim dashurinë e parë dhe rreshtim së qeni të krishterë aktivë.

Por Zoti nuk e dëshiron këtë. Ai pret pendim të thellë prej nesh, që buron  nga zemra. Ai na fton të dëgjojmë atë që Fryma ka për ti thënë kishave. Ai na gëzon me premtimin e tij të mrekullueshëm. ” kujt fiton do t’i jap të hajë nga pema e jetës, që është në mes të parajsës së Perëndisë.”

Kjo na bën të themi: “na fal Zot, sa herë e kemi harruar dashurinë e parë. Po kthehemi tek Ti. Dëshirojmë të të duam si dikur, madje dhe më shumë. Na mbush me zjarrin e Frymës tënde dhe le të shndrisim për ty!”