Kur Perëndia thotë "shko" dhe ne themi "jo"

Print

Titulli: Kur Perëndia thotë “shko” dhe ne themi “jo” (pjesa 2)

I  thuaj atyre se “ Unë jami” do të shpëtojë popullin e tij pavarësisht se çfarë thonë apo bëjnë  të tjerët. Kështu i foli Perëndia Mojsiut.

Duhet të kuptojmë këtë, se Mojsiu dëgjon qartë nga Perëndia se çfarë duhet të bëjë, dhe po kështu cili do të jetë rezultati.

Por Mojsiu është ende shumë ngurrues: “po sikur njerëzit të mos besojnë dhe të më thonë, ‘Zoti nuk të ka dërguar ty?'”

Më duket se këtu e teproi, sepse Perëndia i kishte thënë tashmë se Izraelitët do të besonin Mojsiun, por Mojsiu nuk e beson Fjalën e Perëndisë.

Ndoshta ti mendon se Perëndia do të zemërohej kaq shumë me mosbesimin e madh të tij, dhe do ta hidhte poshtë atë me një të goditur, ose të paktën do të largohej me fjalët: “Oh lërë fare Mojsi!”

Në vend të kësaj Perëndia i jem atij tre shenja për ta bindur Izraelin se Mojsiun e ka dërguar Perëndia Jahveh, por edhe për ta bindur Mojsiun vetë që të shkonte në Egjipt për të shpëtuar popullin e Perëndisë.

Këto shenja nuk janë thjesht fjalë, por për Faraonin dhe popullin tij do të jenë sfida të mëdha.

1 Bastuni që u kthye në gjarpër, ishte një sfidë direkte, për pushtetin e Faraonit, sepse Faraoni mbante në kokë një shami ku ishte gdhendur një gjarpër kobra.

2 Dora që u sëmur me lebër dhe më pas u shërua sërish tregoi se edhe sëmundja më e keqe në botë është nën kontrollin e Perëndisë.

3 Uji i lumit Nil u shndërrua në gjak, përçoi mesazhin se lumenjtë e gjatë të Egjiptit, po kështu edhe ekonomia e tërë vendit ishte në kupën e Perëndisë Jahveh.

Këto ishin prova mëse bindëse që Mojsiu ishte dërguar prej Perëndisë së etërve të tyre,  krijuesit të besëlidhjes, Perëndisë Jahveh për të shpëtuar Izraelin.

Por Mojsiu ende nuk ishte gati ” Mjerisht, o Zot, unë nuk jam njeri i gojës; nuk isha i tillë në të kaluarën dhe nuk jam i tillë që kur i ke folur shërbëtorit tënd, sepse jam i ngathët në fjalë dhe kuvend. Ti mund të jesh i madhi unë jam, ndërsa unë jam një njeri që nuk di të flasë.”

Tani Perëndisë po i soset durimi ndaj i thotë: ” Kush e ka bërë gojën e njeriut, ose kush e bën njeriun të pagojë, të shurdhër, me sy ose të verbër? A nuk jam unë vallë, Zoti? Dhe tani shko, unë do të jem me gojën tënde dhe do të të mësoj atë që duhet të thuash.” Mjaft nxore justifikime.

Dhe pikërisht këtu Mojsiu pranon plotësisht. Të gjithë pyetjet dhe kundërshtimet e tij tek shkurrja u larguan si re tymi.

Problemi kryesor është se ai nuk dëshiron ti bëjë këto gjëra për Perëndinë dhe për popullin e Perëndisë.” Oh! Zot, dërgo mesazhin tënd nëpërmjet kujt të duash”, tha ai.

A e gjen edhe ti veten këtu? Problemi nuk është se nuk e dimë se çfarë duhet të bëjmë, apo çfarë kërkon Perëndia prej nesh.

Ne e kemi dëgjuar Fjalën e Perëndisë për jetën tonë shumë qartë. Pra nuk është se nuk i kemi dëgjuar premtimet e tij.

Ne dimë që, Perëndia na ka premtuar se do të na drejtojë, do të na mbrojë , do të sigurojë gjithçka për ne dhe do të na shpëtojë.

Pra problemi nuk është se nuk e njohim Fuqinë dhe dashurinë e Perëndisë.

Ne kemi dëgjuar ungjillin e Jezusit dhe kemi parë shenjat e fuqishme të kryqit dhe të varrit bosh, çka provojnë dashurinë dhe pushtetin e tij. Problemi ynë nuk është injoranca, por arroganca.

Ne thjesht nuk dëshirojmë të bëjmë atë që na kërkon perëndia, sepse duam të bëjmë atë që duam vetë, edhe sikur kjo të jetë ruajtja e deleve në shkretëtirë. Ky është misteri i mosbindjes.

Pas gjithë justifikimeve, kundërshtimeve dhe dyshimeve apo ngurrimit tonë për të kryer veprën shpenguese të mbretërisë së Perëndisë fshihet fakti i thjeshtë: “unë nuk dua ta bëj këtë. Zot të lutem dërgo dikë tjetër që ta bëjë këtë punë, që unë të vazhdoj këtë që jam duke bërë.”

Ndoshta na pëlqen shumë ruajtja e deleve.

Ndoshta e kemi bezdi të madhe udhëtimin e gjatë që duhet bërë për ti shpëtuar njerëzit dhe për ti kthyer nga Egjipti në tokë të sigurt.

Ndoshta kemi frikë nga të fortët.

Ndoshta nuk besojmë se perëndia do të bëjë mrekullitë e nevojshme për të shpëtuar popullin e tij.

Cilado qoftë arsyeja që na pengon, mendoj se aryeja më e fortë që na bën të ngurrojmë të mos i bindemi Perëndisë është Rebelimi.

Ne thjesht nuk dëshirojmë të bëjmë atë që Perëndia kërkon prej nesh, sepse dëshirojmë të bëjmë siç duam vetë.

Si reagon perëndia ndaj atij misteri të mosbindjes?

Më së pari, ai reagon ashtu siç pritet, por edhe me një surprizë të madhe.

Në fillim ai zemërohet me Mojsiun: ” Atëherë zemërimi i Zotit u ndez kundër Moisiut.”

A do të thotë kjo se një gjuhë zjarri do të dilte prej shkurres dhe do ta digjte Mojsiun?

Ndoshta mund të kishte dalë dhe ta printe, sepse ai e meritonte. Dhe Bibla flet për zemërimin e Perëndisë si një zjarr konsumues dhe pastaj flet për një vend ku zjarri nuk shuhet kurrë.

Mund të jetë e frikshme të biesh në duart e Perëndisë së gjallë, që flet nga shkurrja që digjet. Dhe Mojsiu me siguri e meriton zemërimin e Perëndisë. Ai sapo ka refuzuar kërkesën e Perëndisë.

Por, çuditërisht, zemërimi nuk ishte reagimi i fundit e Perëndisë ndaj Mojsiut. Për më tepër, Zoti në zemërimin u tregua i hirshëm dhe tha: ” A nuk është ndofta Aaroni vëllai yt, Leviti? Unë e di që ai flet bukur. Ja tani, ai po del të të takojë; sa të të shohë do të ndjejë gëzim në zemër të vet. Ti do t’i flasësh dhe do t’i vësh fjalët në gojën e tij, dhe unë do të jem me gojën tënde dhe me gojën e tij dhe do t’ju mësoj atë që duhet të bëni.

Ky është lajmi i mirë, në këtë histori magjepsëse. Megjithëse është i zemëruar, Perëndia tregohet i hirshëm me të zgjedhurit e tij. Ai ndalon në dobësitë tona de siguron atë që Jezusi e quajti “paraklete.” Nuk thashë papagall, por thashë paraklete.

Kjo është fjala që Perëndia përdor tek Gjoni 14:16,teksa po i fliste dishepujve natën para se të vdiste.

Ai po përgatitej për kryqin dhe i thotë atyre:” Dhe unë do t’i lutem Atit dhe ai do t’ju japë një Ngushëllues tjetër.

Fjala ngushëlluesi është paraklete).”

Kjo fjalë përdoret në greqisht për t’ju referuar një personi që do të qëndrojë përkrah jush dhe do t’ju japë ndihmën e nevojshme.

Në rastin e Mojsiut, Perëndia dërgoi një njeri me emrin Aaron, vëllanë e Mojsiut, që të ishte personi ndihmues, pra e thënë ndryshe paraklete.

Mojsiu kishte nevojë për një person që do të ishte goja e tij, pra që do të fliste në vend të tij.

Dhe pikërisht këtë siguroi Perëndia.

Ndërsa ne kemi nevojë për një person që më shumë se sa goja jonë të jetë ndërmjetësuesi, mes nesh dhe Perëndisë. Kemi nevojë për një person që do qëndrojmë mes nesh dhe Perëndisë së zemëruar ndaj mosbindjes sonë.

Pra në rastin tonë, Perëndia dërgoi një njeri me emrin Jezus, Birin e Perëndisë që të jetë ndërmjetësuesi që na duhej.

Perëndia i madh që e quan veten: “Unë jam unë Jami” është kaq i vendosur për të shpëtuar popullin e tij të shtypur, sa që dërgoi atë që përsëriste vazhdimisht mesazhin:

“Unë jam. Unë jam drita e botës. Unë jam buka e jetës. Unë jam hardhia. Unë jam dera. Unë jam bariu i mirë. Unë jam ringjallja dhe jeta, unë jam rruga, e vërteta dhe jeta. Unë jam Unë Jami.”

Ky është misteri i shpengimit, i madhi “unë Jam”  ka dërguar “Unë jamin”për të shpëtuar popullin që thotë: “nuk dua të bëj atë që dëshiron Perëndia.”

Bota nuk ka parë asnjëherë një pamje më të çuditshme dhe më të mrekullueshme. Nuk e kam fjalën për shkurren që vazhdonte të digjej. E kam fjalën për kryqin e përgjakur që vazhdon të shpëtojë njerëzit ngurrues dhe rebelë.

Kryqi na siguron se megjithëse rruga e shpëtimit mund të duket e gjatë dhe e ngadaltë, dhe ndonjëherë me pengesa, pa harruar mosgatishmërinë e njerëzve që Perëndia dëshiron të përdorë, pavarësisht të gjitha këtyre Perëndia do të vijë të na çlirojë.

Dhe nga ana tjetër e atij kryqi, Zoti i ringjallur na dërgon neve në botë për të shpëtuar të shtypurit. Kryqi nuk na përjashton neve nga bindja që duhet të tregojmë ndaj zërit të Perëndisë.

Këtë mund ta kuptosh edhe në fjalët e fundit që Perëndia i thotë Mojsiut tek Eksodi 4:17. ” Tani merr në dorë këtë bastun me të cilin ke për të bërë mrekullitë.” Unë do të shpëtoj popullin tim, ndaj, shko tani.

Unë njoh një grua të moshuar që duhet shpëtuar prej një abuzuesi kokëfortë.

Po ti a njeh ndonjë person që duhet shpëtuar prej mëkatit të frikshëm? Ku po të dërgon Perëndia ty?