Kur të hapet libri

Print

Titulli: Kur të hapet libri i jetës… (pjesa 3)

Ja se çfarë ndodh. Drejtuesit e Izraelit morën lajmin se festa është gati. Jezusi, Mesia ka ardhur dhe, bashkë me Të edhe mbretëria e Tij. Por ata e refuzojnë Jezusin duke nxjerrë arsye boshe, refuzime për të marrë pjesë në festë, ditën e shabatit.

Ankimet dhe justifikimet e tyre bazohen në interpretimet dytësore të detajeve të ligjit të Dhjatës së Vjetër. Kritikuesit e Krishtit fokusohen në hollësira, dhe se mbretëria e Perëndisë kërkon përkushtim të veçantë. Jezusi po thotë se drejtuesit e Izraelit filluan duke marrë një përkushtim, por më vonë e lejuan veten të shpërqendroheshin.

Po, në fakt organizatori i darkës, i përgjigjet shfajësimeve të çuditshme me një sërë surprizash nga ana e vet. E dini, zotëria nuk shkurajohet, dhe nuk lejon që festa e tij të shkojë dëm.

Ai dërgon, shërbëtorë e tij për të ftuar njerëz të tjerë: të varfrit, të çalët, të gjymtuarit e qytetit.

Këta njerëz janë pjesë e komunitetit, por përgjithësisht shpërfillen.

Këtu Jezusi duket shumë qartë se i referohet njerëzve në Izrael tek të cilët shtrihej shërbesa e tyre.

Këta miq të rinj të sapo ftuar, marrin këtë ftesë thjesht nga hiri i Zotërisë. Ata e dinë se nuk kanë bërë asgjë për të merituar bujarinë e Tij.

Ata e dinë se nuk mund t’ia kthejnë asnjëherë këtë favor. Por shërbëtorët thonë se kanë mbetur ende vende bosh. Kështu që thirren edhe njerëzit e përjashtuar të qytetit, por sërish ka vende bosh.

Dhe sërish zotëria i festës refuzon të organizojë një gjysmë feste. Misioni nuk ka përfunduar ende.

Zotëria thotë që të ftojnë edhe njerëz të huaj në festë. Pra nga jashtë qytetit. Këta miq janë nga krahina. Shërbëtorët dërgohen në rrugët më të populluara, jashtë komunitetit.

Njerëzit e radhës, të cilët ftohen nuk janë as të varfër dhe as të çalë, por udhëtarë, në rrugë.

Këtu Jezusi po tregon thirrjen e Tij për njerëzit jashtë Izraelit.

Vini re se çfarë thotë zotëria: veçanërisht këta njerëz, të huajt, janë të detyruar të vijnë.

Sërish, Doktor Bejli e shkruan këtë për shkak të një zakoni tjetër lokal, sepse një ftesë e papritur zakonisht nuk pranohej.

Miqtë e ftuar pritej që të kalonin 15 minuta, për tu menduar  në lidhje me këtë ftesë të papritur! Veçanërisht para një ftese si kjo, e cila ishte e pabesueshme, ishte shumë e mirë për të qenë e vërtetë. Një njeri i huaj nga jashtë qytetit, i cili papritur merr ftesë për një  darkë fantastike duhet të ketë thënë: “Kjo nuk mund të jetë e vërtetë, unë nuk e meritoj.” Ja përse këta të ftuar ndihen të detyruar të vijnë në festë.

Jezusi e mbyll këtë shëmbëlltyrë me një paralajmërim. E dini, nuk është e qartë se kush po i flet fjalët e fundit të historisë.

Në pamje të parë, mund të mendojmë se është zotëria festës i cili po thotë: “ Sepse unë po ju them se asnjë nga ata njerëz që ishin të ftuar, nuk do ta shijojë darkën time.”

Por jo në fakt, Jezusi po flet për veten. Nëse i referohemi tekstit origjinal, pra në greqisht, vërejmë se ai kalon në shumësin “ju” kur thotë “Po ju them…” ndërkohë që atje kishte qenë vetëm një shërbëtor.

Jezusi thotë: “Po ju them ju të gjithëve” dhe kështu, e risjell komentin në dhomën e ngrënies para farisenjve, së bashku me miqtë e tjerë por Ai e thotë edhe për ne, për ty dhe për mua. Festa në këtë shëmbëlltyrë, është vetë festa e Jezusit, banketi mesianik në fund të kohërave.

Fjalët e Tij janë një paralajmërim i dukshëm. “ …asnjë nga ata njerëz që ishin të ftuar, nuk do ta shijojë darkën time.” Përjashtimi është përfundimtar. Nuk ka më ndryshim mendimi, apo mundësi të dytë.

Shëmbëlltyra përfundon me faktin se salloni i zotërisë nuk është mbushur ende plot. Ai mbyllet pikërisht tek koha kur Jezusi i le miqtë dhe, pikërisht te momenti kur Jezusi na le neve. Ftesat po shpërndahen, po reagimi yt cili është?

Në këtë shëmbëlltyrë ka mësime për besimtarët, të cilët iu përgjigjën thirrjes së parë, ftesës së Perëndisë duke iu përkushtuar Atij.

Së pari, çdo justifikim apo refuzim për të qenë gatshëm për t’ju përgjigjur thirrjes së Perëndisë është i kotë. Çdo gjë që mund të tërheqë vëmendjen tonë është qesharake krahasuar me atë që na ofrohet: mikpritja e përjetshme dhe përhershme e Perëndisë për të qenë gjithmonë me të.

Asgjë në këtë botë, nuk ia vlen aq sa të na largojë prej thirrjes së Jezusit.

Së dyti, Perëndia ia kalon mirë edhe pa ty: ai nuk ka ndërmend ta shtyjë darkën e Tij. Ti ke marrë një ftesë, ti ke premtuar se do të jesh aty. Mos e kthe fjalën. Qëndro në premtimin tënd, dhe jetoje jetën në shërbim dhe në përgatitje për të festuar kur të vijë ftesa përfundimtare.

Këtu ka mësime edhe për ata të cilët janë jashtë rrethit të besimit, ata që nuk janë ende të përkushtuar ndaj Krishtit.

Nëse ti je një ndër ata, dua të them se po humbet përqafimin mikpritës të Perëndisë në fund të udhëtimit të gjatë, e të vështirë të jetës.

Duhet të dish këtë: ftesa është shpërndarë. Ajo është një ftesë me integritet, dhe nuk duhet shpërfillur apo përçmuar.

Kjo është një ofertë fantastike, është një ofertë që ia vlen.

Ti ndoshta heziton, dhe thua: “Ti nuk kupton, unë e kam jetën time rrëmujë, sepse kamë bërë kaq shumë gjëra të këqija…”

Po hiri është i pabesueshëm. Ti nuk je i denjë, nuk ke bërë asgjë që ta meritosh ftesën.

Po mund të ketë një mori arsyesh se përse ti nuk duhet të jesh atje, por ato nuk kanë më rëndësi, Zoti të sfidon që të vish, ti duhet të përgjigjesh dhe të vish në darkën e Tij.

Mësimi i dytë, është se koha e zvetënon ftesën.

Mendoj se është një nevojë urgjente për t’ju përgjigjur thirrjes së Krishtit. Ti nuk e di se kur fillon darka. Me të filluar darka, dyert do të mbyllen.

Pra le ti kthehemi edhe një herë pyetjes që bëra në fillim të kësaj teme: a mund të këndojmë këtë himn të vjetër me siguri? Çfarë duhet të deklarojmë me siguri, kur të thirremi për të kaluar matanë kësaj jete?

Ne duhet të dimë se si të shkojmë në atë darkë; se si e marrim shpëtimin. Nëse besojmë në arritjet tona, apo nëse mendojmë se e meritojmë shpëtimin , apo se kemi dëgjuar diku një mësim se mikpritja e Perëndisë do të jepet pavarësisht asaj që kemi besuar, apo mënyrës se si kemi jetuar, ju garantoj se nëse mendoni kështu do të zhgënjeheni keq në fund.

Nëse ne besojmë se emri ynë është në librin e jetës së përjetshme, për shkak të asaj që ne bëjmë, jemi të humbur.

Ne kemi ftesën vetëm për shkak të asaj që Krishti ka bërë për ne. Ne duhet të shohim Jezus Krishtin, të dëgjojmë dhe t’i vëmë veshin mësimeve të Tij për organizimin e festës. Fundja fundit, kjo është festa e tij.

Ne duhet të kuptojmë se nuk vijmë në festë për hir të vlerave tona; përkundrazi, vijmë vetëm për hir të ftesës së tij. Dhe ne duhet të jetojmë jetë të pandara prej Tij, duke dëgjuar ftesën e Tij, sepse nuk e dimë se kur do të vijë ftesa e fundit.

Miqtë e mi, nuk është vlera jonë ajo që na sjell në tryezën darkës së madhe të Zotit, apo që e vendos emrin tonë në dorëshkrimin, në librin e jetës. Gjithçka varet plotësisht në ftesën e Zotërisë.