Para se ti përgjigjem pyetjes se cili është destinacioni ynë në jetë, më lejoni t’ju lexoj vargjet biblike ku do të përqendrohemi sot. Dhe një nga të ftuarit, si i dëgjoi këto gjëra, i tha: “Lum kush do të hajë bukë në mbretërinë e Perëndisë”.
16 Atëherë Jezusi i tha: “Një njeri përgatiti një darkë të madhe dhe ftoi shumë veta;
17 dhe, në kohë të darkës, dërgoi shërbëtorin e vet t’u thotë të ftuarve: “Ejani, sepse gjithçka tashmë është gati”.
18 Por të gjithë, pa përjashtim, filluan të kërkojnë ndjesë. I pari i tha: “Bleva një arë dhe më duhet të shkoj ta shoh; të lutem, të më falësh”.
19 Dhe një tjetër tha: “Bleva pesë pendë qe dhe po shkoj t’i provoj; të lutem, të më falësh”.
20 Dhe një tjetër akoma tha: “Mora grua e prandaj nuk mund të vij”.
21 Kështu shërbëtori u kthye dhe ia dëftoi të gjitha zotit të vet. Atëherë i zoti i shtëpisë, plot zemërim, i tha shërbëtorit të vet: “Shpejt, shko nëpër sheshet dhe nëpër rrugët e qytetit e sill këtu lypës, sakatë, të çalë dhe të verbër”.
22 Pastaj shërbëtori i tha: “Zot, u bë ashtu siç urdhërove ti, por ka vend edhe më”.
23 Atëherë zoti i tha shërbëtorit: “Dil nëpër udhë dhe përgjatë gardheve dhe detyroji të hyjnë që të mbushet shtëpia ime.
24 Sepse unë po ju them se asnjë nga ata njerëz që ishin të ftuar, nuk do ta shijojë darkën time””.
Në krishterim, destinacioni është jeta e përjetshme me Perëndinë. Ne presim me padurim të kemi një përbashkësi me Perëndinë kur Jezus Krishti të kthehet në fund të kohërave, dhe të qëndrojë si gjykatës mbi gjithë popujt e tokës. Ne e presim me padurim ditën e gjykimit sepse jemi të sigurt për shpëtimin tonë. Një shembull gjendet në një himn të vjetër,
“Kur të hapet libri i jetës”.
Fjalët e strofës së parë janë kështu:
“Kur boria e Zotit të bjerë dhe kohë të mos ketë mbetur,
dhe të lindtë mëngjesi i shndritshëm dhe i mirë i përjetësisë,
Kur të shpëtuarit e tokës të mblidhen në bregun tjetër,
Dhe libri të hapet më atë anë, unë do të jem atje.”
Sa prekëse këto fjalë, dhe çfarë sigurie marramendëse, që na tregojnë.
Këto fjalë janë prekëse, sidomos kur e dimë se në çfarë bote jetojmë.
Me kaq rrugë të ndryshme, dhe shtigje shpirtërore që na ofrohen, si mund të flasë dikush me siguri, për destinacionin e tij të përjetshëm?
Dhe duke njohur kapacitetin tonë për të bërë gabime teksa udhëtojmë, si mund të qëndroj në drejtimin e duhur? Ne mund t’i përgjigjemi kësaj pyetjeje me siguri të plotë, përmes mësimeve të besueshme të Jezusit dhe nëse i hedhim një vështrim destinacionit të përjetshëm që Perëndia ka për popullin e Tij.
Në Dhjatën e Vjetër, Perëndia përdor fjalët e profetëve të Tij për të krijuar një pamje të shkëlqyer të mikpritjes së tij të përjetshme.
Perëndia e ka përshkruar këtë përmes profetit Isaia, i cili shprehet me këto fjalë tek libri i tij. Isaia 25:6-9:
Zoti i ushtrive do t’u përgatisë tërë popujve mbi këtë mal një banket me gjellë të shijshme, me verëra të vjetra, me gjellë të shijshme me shumë palcë dhe me verëra të vjetra dhe të zgjedhura.
7 Do të shkatërrojë mbi këtë mal mbulesën që mbulonte tërë popujt, po kështu edhe mbulesën e shtrirë mbi të gjitha kombet.
8 Do të shkatërrojë përgjithnjë vdekjen; Zoti, Zoti, do t’i thajë lotët nga çdo fytyrë, do të heqë nga tërë dheu turpin e popullit të tij, sepse Zoti ka folur.
9 Atë ditë do të thuhet: “Ja, ky është Perëndia ynë: tek ai kemi shpresuar dhe ai do të na shpëtojë. Ky është Zoti tek i cili kemi shpresuar; të ngazëllojmë dhe të gëzohemi në shpëtimin e tij!”
Dhe do të ketë një ditë një ftesë të fundit për të gjithë ata që dëshirojnë të kthehen tek Perëndia.
Isaia me anë të frymëzimit të Perëndisë, përshkruan një pamje të banketit që do të organizohet në fund të kohërave, çka është hir i pastër.
Pelegrinët shpirtërorë, janë mirëpritur, në fund të udhëtimit të tyre në një banket.
Atje lart nuk do të ketë, më beteja, as frikë, as vjedhës, as kafshë të egra, nuk do të ketë më ngrohtësi përvëluese dhe as të ftohtë therës gjatë natës.
Nuk do të ketë më as frikë, as sëmundje, apo vdekje. Është dhurata e hirit, sigurisë dhe mikpritjes së ngrohtë të qiellit.
Isaia thotë se miqtë që do të jenë në tryezën e Perëndisë, do të shijojnë ushqimet më të mira.
Dhe vini re, se do të ketë një festë për të gjithë popujt. Kjo përfshin kombet e botës; paganët johebrenj, do të mirëpritet dhe do të pranohen atje.
Por në vitet pas shërbesës së Isaias, interpretimi i këtij banketi ndryshoi. Studiues të ndryshëm, filluan të bëjnë këtë festë universale në një rast më ekskluziv. Një varg thotë për këto gjëra:
” Zoti i ushtrive do t’u përgatisë tërë popujve mbi këtë mal një banket: dhe ndonëse ata mendojnë se do të jetë një nderim për ta, do të jetë një turp sepse do të ketë plagë të mëdha, plagë nga të cilat nuk mund të largohen, e si rrjedhojë do të vijë fundi i tyre.”
Pra më vonë, besohej se banketi mikpritës i Perëndisë, nuk do të ishte një bekim për të gjitha kombet, por një bekim për hebrenjtë dhe një mallkim për johebrenjtë.
Dhe kjo temë zhvillohej edhe më tutje, nga mësimi i mësuesve hebrenj që ishte kundër vizionit të Isaias, duke pohuar se kombet e tjera jashtë izraelit nuk do të pranoheshin në këtë banket.
Ja një citim, nga një prej dorëshkrimeve të Detit të Vdekur: “… Mesia i Izraelit do të vijë, dhe drejtuesit kryesorë të Izraelit do të ulen para Tij, secili sipas rendit të dinjitetit të vet, sipas vendit të tij në grup dhe në marshim.”
Kjo pjesë vazhdon të thotë se askush nuk do të lejohet të hyjë, askush që “ është i paralizuar në këmbë apo në duar, apo i gjymtuar, i verbër, apo i shurdhët, apo memec, apo i goditur në mish me një njollë të dukshme.”
Pra ishte një ndryshim i plotë i vizionit profetik të Isaias. Në kohën e Jezusit, konceptimi i njohur për banketin e madh, ishte se atje nuk do të kishe johebrenj as hebrenj të cilët janë ‘ të papërsosur’, dhe personat e klasit më të lartë do të ulen në atë banket sipas rendit të tyre.
Vizioni i hapur i Isaias, për bekimin ndërkombëtar ishte fshirë krejt.
Kjo na jep sërish një arsye për tu ndalur, dhe për të hetuar.
Kjo na jep sigurinë se kemi kuptuar si duhet kur presim me padurim ditën e Gjykimit, që të mund të këndojmë, “Kur libri i jetës të hapet unë do të jem atje…”
Këtë po thoshte edhe një i ftuar anonim në historinë që lexuam sot.
Këtu në këtë mbledhje në shtëpinë e farisenjve, një njeri kishte ofruar me shumë përkujdesje një bekim. Ai i referohet kësaj si një banket i madh në fund të kohërave, mbledhja e gjithë njerëzve të drejtë në shpërblimin e tyre të përjetshëm.
Ai shpall këtë bekim, me gjithë krenarinë dhe krekosjen e ri interpretimit të judenjve, për fjalët e Isaias. “Kur libri i jetës të hapet, do të jem atje.”
Këtu do të ndahemi miq. Por ju lë takim herën e ardhshme për të vazhduar me temën tonë kur të hapet libri i jetës.