Lajmi i Mirë për gratë (7 dhe 8 marsi)

Print

Titulli: Lajmi i Mirë për gratë (pjesa 1)

Imagjino sikur je një vajzë e re dhe e di që kur të bëhesh dymbëdhjetë apo trembëdhjetë vjeç, babai do të shesë te një burrë i moshuar që do për nuse një vajzë më të re se vetja. Ndoshta ti ndihesh e vogël për tu martuar. Ndoshta nuk të pëlqen njeriu që do të bëhet bashkëshorti yt. Por dëshirat e tua nuk kanë rëndësi. Ligji i jep të drejtë babait që të bëjë çfarë të dojë me ty. Ai nuk i kushton vëmendje dëshirave të tua dhe të shet tek blerësi që paguan më shumë.

Dhe ky është veçse fillimi. Pasi martohesh, ti bëhesh prona e bashkëshortit tënd. Ai vendos për ty nëse do të vdesësh apo do të jetosh. Ligji i jep atij të drejtën të të godasë, apo të ndëshkojë ty sipas dëshirës. Në disa raste ai madje mund të të vrasë ty, pa marrë asnjë dënim prej ligjit.

Nëse ke fëmijë, ata nuk janë të tutë, por prona e burrit.

Ai ka autoritet absolut, për jetën a vdekjen e fëmijëve që keni bërë bashkë. Nëse ai i rreh apo i vret fëmijët, kjo e drejtë e tij mbrohet me ligj. Burri i shtëpisë ka autoritet absolut; ai nuk i jep llogari asnjë autoriteti tjetër për mënyrën si e trajton gruan dhe fëmijët.

Nëse ke një marrëdhënie jashtë martesore me një burrë tjetër, bashkëshorti ka të drejtën të të vrasë ty. Ndërkohë, burri yt mund të ketë marrëdhënie me femra të tjera sa herë të dojë. Ai mund të shkojë në një prej tempujve lokalë dhe të kryejë orgji me shumë meshkuj dhe femra të tjera, si pjesë e ceremonive religjioze.

Për ty si grua, tradhtia bashkëshortore mund të sjellë vdekjen, ndërsa bashkëshorti yt mund të flejë me prostituta apo të mbajë të dashura plot.

Në fakt, një e dashur apo prostitutë ka më shumë liri për të dalë në publik pa vel se sa një grua e martuar.

Gratë duhet të mbeten të fshehura. Nëse bashkëshorti juaj ka ftuar miq për darkë në shtëpi, ti si grua duhet të qëndrosh në një dhomë tjetër. Ti nuk lejohesh të darkosh apo bisedosh me mysafirët meshkuj.

Nëse del nga shtëpia pa velin, burri ka të drejtën të ndahet menjëherë me gruan.

Nëse bashkëshorti të ndan për çfarëdo lloj arsyeje, fëmijët i merr ai. Ai ka shumë skllave që kujdesen për fëmijët, kështu që mund t’ia dalin mbanë edhe pa ty. Me ligj, nëse je një grua apo nënë, nuk gëzon të drejtën e kujdestarisë apo të mbrojtjes së fëmijëve.

Fëmijët i përkasin vetëm bashkëshortit tënd. Po kështu edhe pronat e familjes. Gjithçka është nën kontrollin absolut të bashkëshortit kur ai është gjallë dhe nëse vdes, nuk mund të trashëgosh pronat e tij. Vetëm një mashkull mund të trashëgojë pasurinë.

Ky skenar nuk është thjesht imagjinatë. Kështu ishte jeta për vajzat dhe gratë në Perandorinë Romake dhe Greqinë e lashtë.

Sigurisht që nëse lindje femër, nuk do të kishe mundësinë të bëheshe një adoleshente apo grua e pjekur. Në ato kultura shumë vajza nuk jetonin më shumë se disa orë. Vajzat konsideroheshin kaq të ulëta sa që prindërit nuk dëshironin të kishin vajza. Nëse foshnja e lindur ishte vajzë ata e linin të ngrinte apo të vdiste urie, a të gllabërohej prej egërsirave në pyll. Sa foshnja vajza mund të jenë vrarë? Ndoshta me miliona. Meshkujt e gjallë e kapërcenin femrat me tridhjetë përqind.

Disa romakë i vlerësonin gratë si një pjesë produktive e pasurisë. Disa grekë dhe romakë mendonin se një grua që bënte fëmijë të shëndetshëm dhe të fortë, ishte kaq e çmuar sa që duhej ndarë me miqtë. Nëse një burrë kishte mjaftueshëm fëmijë për vete, pse të mos ia jepte gruan borxh një shoku që edhe ai të kishte fëmijë të shëndetshëm?

Një grua e mirë krahasohej si një tokë të mirë. Nëse do të bënte mjaftueshëm fëmijë për një burrë, a nuk do të ishte mirë ti jepej borxh një miku tjetër, që të bënte për të fëmijë të cilësisë së parë?

Asokohe nuk ishte kohë e mirë për të qenë grua.

Pika e kthimit

Më pas përgjatë kohës erdhën disa njerëz të cilët kishin një këndvështrim tjetër për gratë dhe martesën. Ata nuk i vrisnin foshnjat që ishin vajza, ata i kishin qejf. Ata nuk e miratonin faktin që një burrë të kishte të dashur apo të shkonte me prostituta; ata ngulmuan që burri dhe gruaja t’i qëndronin besnikë shoqi- shoqit tërë jetën.

Ata nuk i dhanë të drejtë burrave për të vrarë gratë; ata i udhëzuan burrat që të sakrifikonin veten për hir të grave. Ata nuk i lejuan burrat që të bënin çfarë të donin me gratë dhe fëmijët e tyre dhe të mos tregoheshin të ashpër me to, po kështu i thanë etërve që të mos hidhërojnë fëmijët dhe as t’i pezmatojnë por t’i inkurajojnë ata. Ata nuk i ndaluan gratë që të dilnin në publik.

Ata nuk i penguan vajzat që të shkolloheshin. Ata menduan se gjërat më të rëndësishme në jetë duhet t’i mësojnë jo vetëm burrat por edhe vajzat dhe gratë. Këta njerëz ishin të krishterët.

Një kritik i ashpër i krishterimit, një intelektual që quhej Celsus, u tall me krishterimin sepse në të u pranuan shumë gra. Sipas mendimit të Celsusit dhe shumë të tjerëve që bashkoheshin me të, çdo fe që e pranon gruan duhet të jetë e keqe! Por kisha e Krishtit vazhdoi të pranonte gratë dhe ky lloj nderimi i grave rezultoi një bekim, jo vetëm për gratë por edhe për burrat.

Burrat kuptuan se një marrëdhënie e bazuar te dashuria dhe besnikëria është shumë herë më e mirë sesa qëndrimi i shthurur pagan asokohe.

Burrat gjenin më shumë gëzim në një grua të perëndishme dhe të zgjuar se sa te një grua e mbyllur brenda, së cilës i ndrydheshin talentet dhe i shtypej personaliteti. Në fakt, shumë gra të krishtera e shfaqën këtë talent, këtë karakter, dhe kurajë sa që një pagan u shty të shprehte admirim kundra dëshirës së vet: “Sa gra të mira që kanë këta të krishterët!!!”.

Një ekspert në Romën antike thotë se:”konvertimi i botës Romake në Krishterim solli një ndryshim të madh në statusin e gruas.” Për mijëra vite, ligji romak, mbajti protesta të burrit të familjes, që theksonin autoritetin absolut të burrit mbi gruan dhe fëmijët, përfshi këtu edhe pushtetin mbi jetën dhe vdekjen. Por pasi krishterimi u pranua në perandorinë Romake, ky standard mijëvjeçar u shfuqizua. Burrat nuk kishin më të drejtë ta vrisnin apo t’i bënin keq gruas dhe fëmijëve të tyre. Gratë fituan të drejtën e kujdestarisë sw fëmijëve.

Teksa Krishterimi bëri përpara, u bë gjithmonë e më pak e zakontë që etërit t’i martonin vajzat e tyre me burra më të moshuar. Gratë në vend që të martoheshin në moshën dymbëdhjetë vjeçare filluan të martoheshin më vonë. Në vend që të martoheshin me këdo që babai do të zgjidhte, këto gra të reja që vinin nga familjet e krishtera mund të martoheshin me një person që e zgjidhin ato vetë. Prindërit mund të përfshiheshin në mblesëri por vajzat e krishtera  nuk ishin të detyruara të martoheshin pa pëlqimin e tyre. Sikurse e thotë edhe një studiues i njohur: “Kudo, përparimi në zgjedhjen e lirë të një gruaje shoqërohej me përparim e përhapjes sw Krishterimit.”