Lajmi i Mirë për gratë (7 dhe 8 marsi)

Print

Titulli: Lajmi i Mirë për gratë (pjesa 2)

Dikur një studiues pohoi bindshëm se: “Lindja e Krishtit shënoi pikën e kthimit në historinë e grave.” Kjo nuk është vetëm çështje e historisë  së lashtë. Edhe në botën tonë sot, ka kultura që nuk janë ndikuar shumë prej Krishterimit, në të cilat prindërit fitojnë para duke ua shitur vajzat për nuse burrave më të moshuar. Vajzat nuk kanë të drejtë t’i thonë jo një burri nëse ai është përzgjedhur nga i ati.

Në disa kultura gratë vazhdojnë të mbajë velin(perçe) në publik dhe prindërit nuk pranojnë t’i shkollojnë vajzat.

Trajtimi që u bëjnë grave në Afganistan mund t’i jetë dukur shumë i çuditshëm disa vëzhguesve të jashtëm, por ka qenë shumë normale për disa kultura në shumë pjesë të botës. Për shumë gra situata ka ndryshuar tashmë, falë ndikimit të fuqishëm të Jezusit dhe mesazhit të Biblës në ato vende.

Një grua me prejardhje fetare jo të krishterë, dikur u shpreh kështu para një të krishteri: “Me siguri Bibla juaj është shkruar prej një gruaje!” Kur i krishteri e pyeti se përse mendonte kështu, gruaja u përgjigj: “Sepse Bibla thotë shumë gjëra për gratë. Mësuesit tanë nuk flasin asnjëherë për ne, përveç rasteve kur na qortojnë.”

Po ja që Bibla nuk është shkruar nga një grua, por autori i Biblës është Zoti që krijoi si burrat ashtu edhe gratë sipas imazhit të Tij.  I njëjti Zot që pagoi me gjakun e Tij çmimin për faljen e grave, i do ato me një dashuri të madhe dhe të pamasë.  Bibla është me të vërtetë Ljami i Mirë për gratë, sepse Bibla shpalos Jezusin dhe dashurinë e Tij. Sot disa feministë radikalë pohojnë se besimi i krishterë i shtyp gratë, por e vërteta është se Jezusi dhe ndjekësit e Tij e ngrenë gruan dhe jetën familjare më shumë se çdo gjë tjetër që ka pasur ndikim në histori.

Mik i grave

Jezusi, Biri i Perëndisë, u lind mes Hebrenjëve. Perëndia u përball me judenjtë në një mënyrë të veçantë dhe u zbuloi atyre të vërteta të mëdha, përfshi këtu faktin se Perëndia i krijoi si mashkullin ashtu edhe femrën sipas imazhit të Tij. Judenjtë kishin ligjin e Mojsiut, një ligj që ndalonte tradhtinë bashkëshortore, mbronte të drejtat e vejushave dhe fëmijëve jetimë, dhe që e çmonte gruan me karakter të fisëm si një dhuratë e paçmuar prej Perëndisë. Megjithatë pasi lindi Jezusi, disa judenj besimtarë i shikonin gratë më poshtë se burrat.

Një mësim për rabinjtë thoshte: ” Ndodhi që, ndërsa ata po udhëtonin, Jezusi hyri në një fshat; dhe një grua, që e kishte emrin Marta, e priti në shtëpinë e vet. Ajo kishte një motër që quhej Mari, e cila u ul te këmbët e Jezusit dhe dëgjonte fjalën e tij. Por Marta, që ishte krejt e zënë nga punët e shumta, iu afrua dhe i tha: “Zot, a nuk të intereson që ime motër më la vetëm të shërbej? I thuaj, pra, të më ndihmojë”. Por Jezusi, duke u përgjigjur, i tha: “Martë, Martë, ti po shqetësohesh dhe kujdesesh për shumë gjëra; por vetëm një gjë është e nevojshme, dhe Maria zgjodhi pjesën më të mirë, që asaj nuk do t’i hiqet”. (Luka 10:38-42)

Një tjetër thënie e rabinëve shpallte: “Ai që flet me një grua në publik, sjell të keqe mbi veten.” (Abothi 1:5) “Një njeri nuk është i madh kur përshëndet një grua.” (Berakhothi 43b) Por Jezusi e kundërshtoi këto mendime. Në shërbesën e Tij të hershme, Jezusi u ul në një pus të bisedonte me një grua madje i kërkoi ujë për të pirë. Ajo u çudit shumë që Jezusi i foli, por gjithsesi vazhdoi bisedën. Ai i foli asaj për adhurimin e saj të vërtetë, për mëkatin e saj, dhe shpëtimin dhe jetën e re që gjendet në TË. Bibla thotë se dishepujt e Jezusit u befasuan kur e gjetën duke folur me një grua.” (Gjoni 4:27) Por pas një farë kohe u mësuan me këtë gjë. Jezusi e bëri një praktikë të zakontë që tu predikonte turmave, përfshi këtu edhe gratë, Ai i përfshiu gratë në bisedimet dhe mësimet personale, dhe i trajtoi me dashuri.

Jezusi e trajtoi çdo grua që takoi me dashuri dhe jo me epsh. Ai interesohej për personin e tyre dhe jo për trupin që kishin ato. Ai u mësoi ndjekësve të Tij se tradhtia bashkëshortore është e gabuar, se epshi është një formë tradhtie, dhe se një grua që divorcohet me burrin e saj dhe martohet me një tjetër është fajtore për tradhti.

Jezusi i trajtoi gratë me respekt. Në Dhjatën e Vjetër, Perëndia kishte mësuar se mashkulli dhe femra ishin krijuar sipas imazhit të Perëndisë dhe Jezusi e ripërtëriu dinjitetin e grave si mbartëse të imazhit të Perëndisë. Ndërkohë që shumë mësues të tjerë nuk u flisnin grave, Jezusi i përfshiu gratë me shumë kënaqësi në diskutime. Madje ishte i gatshëm t’i bënte ato bashkëpunëtore në punën e Tij. Një numër grash, që ishin mirënjohëse për miqësinë dhe ndihmën e Tij, siguruan mbështetje financiare dhe ndihmë të formave të tjera për Jezusin dhe dishepujt e Tij. (Luka 8:1-3)

Këto gra u tërhoqën prej Jezusit dhe jo vetëm për shaka të qëndrimi të Tij ndaj grave. Por edhe sepse Ai i ndihmoi ato personalisht dhe u dha atyre një të ardhme të re. Jezusi nuk ishte vetëm pika e kthimit për gratë në historinë e botës. Ai ishte gjithashtu pika e kthimit për shumë gra në sfidat e tyre personale. Disa njerëz u shëruan prej sëmundjeve të tmerrshme. Disa u shpëtuan prej demonëve. Disa të tjera u larguan prej prostitucionit dhe degradimit dhe filluan një jetë të re të shenjtë dhe të shëndetshme. Këto gra, zbuluan se Jezusi preferonte t’i jepte çdo gruaje një jetë të re, sesa ta gjykonte atë për të kaluarën e saj.

Pra qëndrimi i Jezusit ndaj grave ishte shumë ndryshe nga ai i rabinëve. Shumë rabinë refuzuan që tu jepnin mësim grave de po kështu nuk lejonin që gratë të dëshmonin në gjyq. Ato nuk mendonin se fjala e një gruaje duhej marrë parasysh. Por kur Jezusi vdiq dhe u ngrit prej së vdekurish njerëzit e parë që ai takoi ishin gratë. Ai i bëri gratë dëshmitaret e para të ringjalljes dhe këto gra përçuan lajmi e mirë të Jezusit, tek dishepujt e tjerë, para se Jezusi tu shfaqej vetë dishepujve.

Pse përhapja e krishterimit përbente pikën e kthimit për gratë në perandorinë romake dhe në çdo pjesë të botës?

Kjo nuk ndodhi për të thënë se të krishterët janë njerëz të mirë. Në fakt disa të krishterë madje disa drejtues u ndikuan shumë prej kulturës dhe i trajtonin gratë pa respekt. Shumë shpesh ata nuk ndoqën shembullin e Jezusit përsa i përket respektimit të grave. Por Zoti vazhdoi të punonte në zemrat e tyre për t’i ndryshuar ata vetë dhe kulturën e vendit përmes tyre. Jezusi e bëri të qartë se gratë janë bërë sipas imazhit të Perëndisë dhe se ato janë blerë me gjaku ne Jezusit dhe se fryma e shenjtë banon në to, pasi rilinden. Po kështu gratë mund të marrin pjesë në pagëzime sikundër burrat sepse janë pjesëmarrëse në misionin e Perëndisë.

Krishti ishte një bekim për gratë dhe ato ishin shumë të afta për ta përhapur besimin. Në vitet e para të krishterimit shumë kisha mblidheshin në shtëpi, falë mikpritjes së disa grave të perëndishme. Gratë e krishtera i drejtuan të tjerët te Krishti, përmes fjalëve dhe shembullit të tyre. Ato nuk shërbyen si predikuese zyrtare të doktrinës në takimet e adhurimit, por ato mund të flisnin dhe të profetizonin në takimin e adhurimit nëse respektonin etikën. Ato ndihmuan shumë në rritjen e kishës, dhe po kështu ndikuan në përhapjen e krishterimit, duke refuzuar abortin, vrasjen e foshnjave dhe duke krijuar familje të shëndetshme me fëmijë të edukuar.  Prindërit e krishterë nuk i braktisnin as nuk i vrisnin foshnjat e lindura vajza, por i mbanin duke rritur kështu numrin e grave që do të ndikonin krishterimin dhe do të pengonin vrasjen e fëmijëve sipas bindjeve pagane.

Me pak fjalë, Jezusi ishte Lajmi më i mirë që gratë kishin dëgjuar ndonjëherë. Miku më i mirë që ato mund të kishin. Kështu shumë gra përqafuan Krishterimin dhe kisha u rrit dhe mori përmasa akoma më të mëdha.

E mrekullueshme apo jo. Roli i gruas ka qene dhe mbetet unik ne ndikimin e komunitetit të krishterë. Unë jamë sfiduar shuëm prej shembullit të Jezusit dhe shpresoj qe edhe ju te jeni nxitur ti vlerësoni më shumë gratë në shërbesë dhe kudo ku ato drejtojnë a punojnë.