Lajmi i Mirë për gratë (7 dhe 8 marsi)

Print

Titulli: Lajmi i Mirë për gratë (pjesa 3)

Mbrojtësi i vejushave

Krishterimi ka qenë një ndihmë shumë e madhe jo vetëm për vajzat gratë dhe nënat, por edhe për vejushat.

Jezusi vetë i ndihmoi vejushat dhe qortoi drejtuesit fetarë të cilët i keqtrajtonin vejushat. (Marku 12:40). Vëllai i Jezusit, Jakobi, tha në Bibël se: “Feja e pastër dhe pa njollë përpara Perëndisë dhe Atit është kjo: të vizitosh jetimët dhe të vejat në pikëllimet e tyre dhe ta ruash veten të pastër nga bota.” (Jakobi 1:27)

Por ndryshe nga kjo, shumë vejusha janë shpërfillur apo janë shfrytëzuar në kultura jo të krishtera.

Në fakt në disa fe apo kultura janë vrarë shumë vejusha. Mes shumë njerëzve të popullit Hindu, përgjatë shekujve, nëse një njeri do të vdiste, ishte shumë normale që edhe gruaja të digjej në të njëjtën zjarr me trupin e burrit. (Kjo praktikë njihte si Suti). Kur djegia e vejushave u bë ilegale në Indi, falë kontributit të madh të një pjesë të krishterësh. Disa u ankuan duke thënë se “themelet e shoqërisë hindu u lëkundën kur ndaloi djegia e vejushave për së gjalli.” Një Hindu, dikur deklaroi: “Nëse bashkëshorti i saj është i lumtur, ajo duhet të jetë e lumtur, nëse ai është i trishtuar, edhe ajo duhet të jetë e trishtuar, dhe nëse ai vdes, duhet të vdesë edhe ajo.” Vrasja e vejushave ndodhi jo vetëm në Indi por është praktikuar edhe mes indianëve të Amerikës, mes fiseve Maori të Zelandës së re, dhe në kulturën para kristiane të Kinës, Afrikës, Skandinavisë dhe Finlandës.

Fiset eskimeze nuk i digjnin vejushat. Në vend që t’i digjnin i hiqnin qafe në akull. Ata i nxirrnin të moshuarit në det të hapur, mbi copa akulli lundruese dhe i linin atje që të vdisnin nga i ftohti apo uria, derisa të mbyteshin.

Të krishterët i trajtonin shumë ndryshe vejushat. 88 herë, Bibla flet për vejushat duke e lidhur dashurinë dhe kujdesin e Perëndisë me to, ndërsa mallkimin e Perëndisë mbi ata që abuzonin me vejushat.

Bibla thotë: ” Perëndia në banesën e tij të shenjtë është babai i jetimëve dhe mbrojtësi i të vejave.” (Psalmi 68:5) Polikarpi, një drejtues i krishterë, një shekull pas Jezusit predikoi : “Le të mos lihen pas dore vejushat. Por të ndiqet shembulli i Zotit, përkrahësit dhe mikut të tyre.”

Bibla nuk thotë se një vejushë duhet të vdesë nëse burri i saj vdes, përkundrazi e nxit vejushën të martohet sërish dhe të ndërtojë një jetë të re. Bibla thotë se vejushat nuk duhen lënë që të vdesin urie por të ndihmohen nga të krishterët e tjerë. Nëse vejusha nuk ka familjarë, të cilët mund ta ndihmojnë, kisha duhet të mbledhë oferta për ta ndihmuar atë. Gjithsesi, vejushat e krishtera nuk shihen si viktima në nevojë por si punëtorë të vlefshëm.

Te 1 Timoteu 5 Bibla përshkruan një plan për plotësimin e nevojave të vejushave dhe thotë se çdonjëra prej këtyre vejushave duhet të ketë një rol domethënës në punën e kishës dhe duhet të njihet si ” një person që ndihmon të tjerët dhe është e përkushtuar në kryerjen e veprave të mira.” Ashtu si kisha e ndihmon vejushën edhe vejusha duhet ta ndihmojë kishën. Ky është ekuilibri fantastik që mbajnë të krishterët: ndihmojnë një person në nevojë dhe njëkohësisht i japin atij personi përgjegjësi për të qenë një bekim për të tjerët. Kjo e bën një vejushë një person me dinjitet dhe jo thjesht një objekt mëshire.

Është e mrekullueshme që një grua të ketë burrë dhe të rritë fëmijët e saj. Por edhe sikur burri t’i vdesë dhe fëmijët të mos kenë më nevojë për të, një grua e vetme mbetet gjithmonë një person i çmuar. Vlera e një gruaje nuk bazohet vetëm te marrëdhënia e saj me burrin dhe fëmijët, por te marrëdhënia e saj me Zotin. Bibla nuk le asnjë pikë dyshimi për dinjitetin e të qenit grua, dhe nënë, por njëkohësisht Bibla nuk lë asnjë dyshim për bukurinë dhe dinjitetin që ka një vejushë apo një grua e vetme e cila i shërben Krishtit.

Jetë me bollëk

Jezusi dikur tha: “Unë kam ardhur që ta kenë jetën dhe ta kenë atë me bollëk.” (Gjoni 10:10). Ai nuk e kishte fjalën vetëm për djemtë apo për burrat. Ai po fliste edhe për gratë dhe vajzat.

Kujdes nga çdo person që premton se do t’i japë gruas një jetë më të mirë se sa Jezusi. Historia e pohon qartë se vetëm Jezusi mund të japë jetë me bollëk.

Nëse do jetë me bollëk, mos mendo se çdo besim apo kulturë mund ta arrijë këtë. Ti ke nevojë për Krishtin dhe drejtimin kulturor të Fjalës së Tij, Biblës. Mos mendo se të gjithë fetë dhe kulturat janë të mira për gratë. Disa besime dhe kultura kanë autorizuar njeriun për t’ia shitur motrat  burrit që ofron më shumë para.

Disa madje kanë autorizuar burrat që të rrahin dhe të vrasin fëmijët e tyre. Disa kanë autorizuar vrasjen e vejushave. Disa madje kanë autorizuar shtrembërimin gjenital të vajzave të reja. Disa madje janë mësuar që të kenë një standard të dyfishtë; djemtë s’ka problem le të jenë aventurierë, ndërsa vajzat priten që të jenë të virgjëra. Por Krishti siguron një mënyrë më të mirë. Krishti është pika e kthimit. Besimi në Krishtin i largon njerëzit dhe kulturat prej qëndrimeve dhe sjelljeve të dëmshme. Besimi në Krishtin na çon te jeta me bollëk.

Jezusi është Lajmi i Mirë për gratë. Jezusi erdhi që tu japë jetë me bollëk grave. Ai nuk e arriti këtë duke i bërë ato më mashkullore, apo duke i kundërvënë gratë kundër burrave, siç bëjnë disa aktivistë jo të krishterë. Jezusi e bëri këtë duke dashur gratë, duke nderuar natyrën e tyre femërore dhe duke përdorur talentet e tyre. Jezusi e bëri duke falur mëkatet e tyre, duke shëruar lëndimet e tyre, duke i mbushur me Frymën e Tij të Shenjtë, duke shpalosur potencialin e tyre dhe duke i dhënë jetë të përjetshme. Jezusi e bëri duke i udhëzuar bashkëshortët që të jenë besnikë dhe të dashur ndaj grave të tyre. Po kështu Jezusi përtëriti modelin e Perëndisë për jetën familjare. Jezusi e bëri këtë me çdo anëtar të kishës së Tij, Ai i quajti me të njëjtën vlerë, mashkull dhe femër, beqar a të martuar.

Jezusi vazhdon të bëjë edhe sot atë që bënte në të kaluarën. Edhe sot Krishti mbetet Lajmi i Mirë për gratë. Edhe sot Ai vazhdon tu japë jetë të përjetshme atyre që besojnë në të. Edhe sot, Ai e bën jetën në këtë tokë më të mirë për gratë, për familjet e tyre dhe për tërë komunitetet. Beso në të, bekoje emrin e Tij dhe mos harro “të gjitha të mirat që Ai të ka bërë.” (Psalmi 103:2).