Kisha pa përulësi (pjesa 1)

Print

Titulli: Laodicea, Kisha pa përulësi (pjesa 1)

Zbulesa e Gjonit e çon lexuesin nëpër 7 qytete të Azisë së Vogël.

Ndër të gjitha kishat në këto vende dhe në të gjitha betejat e tyre, duke filluar nga nevoja për ta dashur njëri tjetrin në Efes dhe deri tek thirrja më e lartë për të pasur më shumë dallim në Tiatira, deri tek nevoja për të zgjuar pasionin e besimit në Sardi, mesazhi drejtuar kishës në Laodicea mund ti përshtatet më shumë kishës perëndimore, po kështu është një paralajmërim i mirë për çdo të krishterë.

Rrethanat përreth, përgjigja e kishës dhe thirrja e Krishtit lidhen shumë lehtë me mjedisin shpirtëror ku shumë prej nesh e gjejnë veten sot.

Ejani me mua në këtë eksplorim të qytetit të lashtë të Laodicesë

Ai ishte një qendër tregtare me 200 mijë njerëz, që përshkruhet si vend kalimi më i rëndësishëm që lidh lindjen me Perëndimin, veriun me jugun përmes provincës së Frigjisë. 160 km  në lindje të qytet portit të Efesit, Laodicea ishte pjesë e një zonë me ‘tre qytete’, që kufizohej me Koloseun në juglindje dhe Hieropolisin në verilindje.

Laodicea ishte një zonë me “tri kisha”.

Qyteti përmendet në kapitullin katër të letrës së Palit drejtuar Kolosianëve:

“Epafrai, që është nga tuajt dhe shërbëtor i Krishtit, ju përshëndet; ai lufton gjithnjë për ju në lutje, që ju të qëndroni të përsosur dhe të përkryer në gjithë vullnetin e Perëndisë.

Në fakt unë dëshmoj për të se ai ka zell të madh për ju, për ata që janë në Laodice dhe për ata që janë në Hierapolis.

Prandaj ky i ri, Epafrai ishte pastor i kishës në të tria qytetet. Qyteti i Koloseut që ne e njohim nga letra e Palit drejtuar Kolosianëve, po kështu në letrën drejtuar Filemonit. Gjithçka që ka mbetur nga ai qytetet sot është një kodërvarr; kjo zonë është ende e pazbuluar.

Qyteti i tretë që përmendet, Hieropolisi ka një tjetër histori.

Hieropolisi ishte themeluar i pari, për arsye të burimeve minerale të ngrohta unike që gjendeshin atje. Ka qenë gjithmonë një qytet i njohur i qytetit për hir të brezareve unike dhe të jashtëzakonshme, që kanë formuar ujera të pasura me minerale. Atëherë dhe tani Hieropolisi ka funksionuar si një destinacion për turizmin mjekësor.

Njerëzit aty lahen në vaska të nxehta për tu shëruar apo lehtësuar dhimbjet në trupin e tyre.

E rëndësishme është të dimë se në kontrast me dy qytetet më lart, Laodicea nuk kishte burime uji natyrore.

Por Hieropolisi kishte burimet e veta minerale. Koloseu ishte plot me burime të ftohta uji që buronin nga mali Kadmus. Uji i Laodicesë transportohej me anë të një kanali të posaçëm 10 kilometra në qytet. Uji kalonte në një kullë të lartë rreth 5 metra dhe më pas shpërndahej nëpër qytet.

Por burimi i këtij uji, ishte një sistem burimesh me ujëra të ngrohtë, në kodrat mbi qytet.

Mund ti shikoni provat e këtij burim mineral, në rrënojat e sistemit të vjetër të furnizimit me ujë.

Tubacionet e vjetra prej balte, kanë formuar kore, madje hanë mbushur me mbetje karbonat kalciumi.

Por kur mbërrinte në shtëpinë e njerëzve, shija e hidhur e ujit të nxehtë bëhej e ngrohtë, dhe kjo nuk ishte një veçori e madhe e qytetit.

Megjithatë pavarësisht cilësisë së ulët të ujit në qytet, Laodicea ishte një qytet jashtëzakonisht i pasur, për shumë arsye.

Një arsye për këtë ishte shkolla e suksesshme mjekësore, veçanërisht e njohur si një qendër për okulistikën.

Ato rezerva mineralesh të zonës, përdoreshin për prodhimin e vajrave terapeutikë, ose si pudër për kapakun e syrit, siç njihet gjerësisht pudra e Frigjisë.

Në Laodice ishte përqendruar industria e tekstileve,

Ajo u zhvillua në bazë të një lloj leshi të zi, që vinte nga delet e një race të veçantë të vendit.

Ky lesh ishte i njohur për butësinë dhe ngjyrën e zezë si të korbit.

Eksporti më i madh i vendit ishin tunikat apo xhaketat që bëheshin pikërisht nga ky lloj leshi që ata e quanin Laodicea.

Në fakt, zona përreth Laodicsë antike, vazhdon të jetë edhe sot një qendër e madhe e prodhimit të tekstileve.

Për shkak të pozitës së shkëlqyer, udhëtarëve të shumtë rrugëve tregtare, dhe suksesit të industrisë vendase, po kështu Laodicea zhvilloi industrinë bankare.

Për këtë mund të sjellim shembullin e filozofit romak Ciceron, i cili qysh prej shekullit të par para Krishtit, ktheu në para thesarin e tij në Laodicea.

Shumë prej pasanikëve të qytetit ishin pronarë të projekteve publike, përfshi këtu edhe stadiumin.

Një karakteristikë unike e qytetit, ishte se qytetarët e pasur ishin gdhendur edhe në monedhat qytetare!

Dhe me këtë praktikë lidhej edhe një farë krenarie.

Një mbishkrim i lashtë shkruan se një qytetar me emrin

Pomponius Flakus (Pomponius Flaccus) ndërtoi sistemin ngrohës të nënkalimeve,  dhe siguroi kanalizimet për transportimin e vajit për ngrohjen e banjave të famshme romake. Në këtë mbishkrim lexohen fjalët‘ me forcën e vet” të cilat përsëriten katër herë në një fjali!

Sikurse dihet, pasuria e tepërt nuk të nxit gjithmonë të tregosh dhembshuri, po kështu edhe Laodicea nuk tregoi dhembshuri ndaj Romës, dhe kulteve perandorake që ishin parë në qytetet e tjera.

Pas tërmetit të vitit 60 M.K që shkatërroi qindra qytete rreth zonës, përfshi këtu edhe qytetin e Filadelfisë, Laodicea refuzoi që të pranonte ndihmë financiare për rindërtimin.

Dihej shumë mirë nga të gjithë se qytetarët atje kishin dëshirë ta rindërtonin vetë qytetin.

Ky u bë në një farë mënyre dallimi i dukshëm:Laodicea ishte menduar si një komunitet i shquar për krenarinë e tij dhe vetë mjaftueshmërinë.

Joshja për më shumë pasuri, mendohet se ka pasur një ndikim korruptues në komunitetin e madh jude në Laodice dhe në zonën përreth.

Në komentuarin e njohur jude, të Dhjatës së vjetër të quajtur Talmud, një rresht thotë: “vreshtat dhe banjat e Frigjisë i kanë ndarë dhjetë fiset nga Izraeli.”

Kjo tregon se pasardhësit e njerëzve që kishin shkuar në mërgim, shumë vite më parë,  nuk ishin më pjesë e komunitetit fetar jude, për shkak se e dëshironin fort luksin që vinte nga pasuria e vendit dhe nga stili i të jetuarit në kënaqësi.

Kështu duke ruajtur në mendje qëllimet tona, e kthejmë vëmendjen tek komuniteti i krishterë që jetonte në dhe rreth Laodicesë. Si silleshin ata në një vend kaq të pasur?

Çfarë mesazhi i dërgoi Jezusi kësaj kishe?

Si ndikon ky mesazh në jetën tonë, drejtpërdrejtë apo tërthorazi, teksa dëshirojmë që të jetojmë si dishepuj besnikë mes presioneve dhe tundimeve të ngjashme?

Në fjalët e tij drejtuar të krishterëve të Laodicesë, Jezusi fillon me një prezantim të shkurtër: Ai është Ameni, besniku dhe dëshmia e vërtetë, sunduesi i krijimit të Perëndisë. Titulli “Amen” është marrë prej Isaias 65.

Disa versione të Biblës e përkthejnë këtë titull: Perëndia i së vërtetës’ por fjalë për fjalë në versionin hebraisht të biblës ai është ‘Perëndia i Amenit.’

Krishti e përdor këtë titull për veten për të theksuar natyrën e tij hyjnore. Ai është Perëndia. Ai është dëshmia besnike dhe e vërtetë; titulli i dytë jehon të parin. Amen do të thotë besnik dhe i vërtetë. Po kështu kjo kujton hyrjen e librit të Zbulesës, ku Krishti përshkruhet si dëshmia besnike. Fjala e tij është e vërtetë. Gjykimi i tij për gjendjen e kishës së Laodicesë është një gjykim i drejtë.

Titulli i tretë që i vihet pushtetit të Krishtit, pohon se ai është sundues i Krijimit. Të gjitha këto atribute, të Krishtit theksojnë ardhjen e tij për gjykim.

Këto janë shenja të një paralajmërimi të ashpër.

Ai që është i vërtetë, besnik dhe i plotfuqishëm ka vlerësuar se ti nuk je gjetur besnik.

Deri tani në çdo mesazh kemi parë se Krishti lavdëron kishat për diçka, për cilësitë apo qëndrimet e duhura.

Ndërsa këtu tek mesazhi drejtuar kishës së Laodicesë, Krishti nuk i lavdëron ata për asgjë.

Jezusi nuk sheh tek ata asgjë për tu lavdëruar, apo që ia vlen të inkurajohet.

Nga shtatë mesazhe që janë gjithsej, vetëm kisha e Sardës dhe e Laodicesë nuk marrin as një lëvdatë.

Të paktën në Sardë, Krishti pohon se atje kishin mbetur edhe disa me rroba të papërlyera, pra që nuk e ishin dhënë pas tundimeve.

Për shkak të mungesës së lëvdatave apo të rrëfimit të pjesshëm të vlerës së saj, Laodicea mund të konsiderohet si vendi më pak i pasur, dhe më i keqi ndër shtatë kishat e librit të Zbulesës.

Jezusi i akuzon ata për vetëkënaqësinë e tyre, që vjen si pasojë e pasurisë jashtëzakonisht të madhe që kishin.

Veprat e tyre tregojnë se ishin të padobishëm, ashtu si sistemi i furnizimit me ujë në qytet.

Ata nuk janë të nxehtë. Ata nuk janë të ftohtë. Dhe në botën antike, uji i ngrohtë ishte i padobishëm.

Në komentarin e tij për Zbulesën, Grant Ozburn (Grant Osbourne) pohon: “Kisha duhet të njehsohet me sistemin qytetit për furnizimi me ujë. Banorët e Laodicesë duhet të njiheshin për shërimin e tyre shpirtëror, (kujto Hieropolisi) ose për shërbesën e tyre shplodhëse dhe jetëdhënëse (kujto Koloseun). Por në vend të kësaj Jezusi vazhdon me pohimin se ata ishin të vakët. Atyre u mungonin veprat dhe ishin të padobish për Zotin.”

Metafora e ujit, shkon përtej pështyrjes me neveri nga goja, përkthimi fjalë për fjalë është vjellje.

Dhe është për të ardhur keq që këto veprimtari nuk e dinë se mund të lidhen me anën shpirtërore.

Jezusi përmbledh kështu vetëvlerësimin e tyre: “Ju thoni ‘jam i pasur’, kam fituar pasuri dhe tani nuk kam më nevojë për asgjë.’

Ata mendojnë se begatia e tyre ekonomike, është shenjtë e një gjendjeje shpirtërore të shëndetshme, dhe ndaj nuk kanë nevojë për asgjë. Por Jezusi u thotë atyre se janë të varfër, të verbër dhe të zhveshur. Kjo është një lidhje e trefishtë me industrinë e Laodicesë, për të cilën ata janë ishin shumë krenarë: pasuria e qytetarëve, dhe e industrisë bankare, ilaçet e famshme për sytë, dhe tunikat prej leshi të zi, që eksportoheshin në botën romake.

Ndoshta tani më kupton përse them se mesazhi dërguar kishës së Laodicesë i përshtatet më lehtë kishës së sotme.

Por si mund të qëndrojmë besnikë në besim edhe duke qenë të pasur?