Tek ungjilli sipas Mateut, Jezusi i thotë kështu dishepujve:
” Dhe po jua përsëris: Është më lehtë të kalojë deveja nga vrima e gjilpërës, se sa i pasuri të hyjë në mbretërinë e Perëndisë.”
Shumë njerëz në Perëndim, apo në vendet e tjera nëpër botë, janë bërë materialistë.
Shumë njerëz sot kanë plot para në kuletat e tyre, kanë llogari bankare me institucione financiare, dhe një kuti me monedha në komotë e tyre.
Sot ka njerëz që e dinë se çfarë do të hanë për çdo vakt, ka njerëz që paguajnë me para në dorë, ose me çeqe. Sigurisht ka edh nga ata që mund të zgjedhin vetë punën që duan të bëjnë, ose fundja fare edhe të punojnë ose jo. Po ka njerëz që e kanë këtë luks.
Dhe kështu njeriu bëhet fizikisht i pavarur, dhe rrezikon që të jetë plotësisht i pavarur.
Ne nuk arrijmë të njohim deficitet tona shpirtërore. Kjo tregon një tjetër paralajmërim që Mojsiu u ka dhënë Izraelitëve kohë më parë, pak para se të hynin në tokën e Premtuar:
“… e të mos ndodhë që, pasi të kesh ngrënë deri sa të ngopesh dhe të kesh ndërtuar dhe banuar shtëpi të bukura,
13 pasi të kesh parë të shtohet bagëtia jote e trashë dhe e imët të shtohet, argjendi dhe ari yt, dhe të rriten tërë të mirat e tua,
14 zemra jote të lartohet dhe ti të harrosh Zotin, Perëndinë tënd, që të nxori nga vendi i Egjiptit, nga shtëpia e skllavërisë;
15 që të ka sjellë nëpër këtë shkretëtirë të madhe dhe të tmerrshme, vend gjarpërinjsh veprues dhe akrepash, tokë e thatë pa ujë; që nxori ujë për ty nga shkëmbinjtë shumë të fortë;
16 dhe që në shkretëtirë të ka ushqyer me manë të cilën etërit e tu nuk e njihnin, për të të përulur dhe për të të vënë në provë dhe së fundi për të të bërë të mirë.
17 Ruhu, pra, të thuash në zemrën tënde: “Forca ime dhe fuqia e dorës sime m’i kanë siguruar këto pasuri”.
18 Por kujto Zotin, Perëndinë tënd, sepse ai të jep forcën për të fituar pasuri.”
Por Jezusi nuk i duron dot njerëzit qe janë krenarë, për hir të pasurisë.
Ai i fton të pendohen, dhe të pranojnë nevojën e tyre për të vërtetën shpirtërore.
Të gjithë ata që vijnë tek ai do të përmbushin çdo nevojë që kanë. Dëgjoni fjalët e tij në këtë ftesë:
bli nga unë ar të kulluar në zjarr që të bëhesh i pasur; edhe petka të bardhë që të vishesh dhe të mos duket turpi i lakuriqësisë sate; edhe vajos sytë e tu me kolir, që të shohësh
Blije atë ar të kulluar nga Jezusi dhe bëhu i pasur. Ata që e dinë se janë të varfër do të marrin pasuri që nuk prishen.
Jezusi ofron atë ar të rafinuar, që ka kaluar përmes nxehtësisë së rafinimit, dhe na kujton neve nevojën për të qenë të pastruar përmes heqjes së mëkateve tona.
Ky ar, drejtësia e Perëndisë, grumbullohet lart në qiell, atu ku asnjë vjedhës nuk mund ta vjedhë, dhe as mola nuk mund ta brejë. Por ka edhe një ftesë për të blerë rrobat e bardha të Krishtit për të mbuluar turpin e tyre. Ata që janë zhveshur në mënyrë të turpshme, do të vishen me rrobat e bardha, rrobat të bardha si bora të drejtësisë, rrobat e reja të ardhjes së mbretërisë. Pra Krishti premton se jo vetëm do të largojë turpin tonë por do të na bëjë të shenjtë.
Së treti të krishterët e Laodicesë, janë thirrur për të blerë kolir, një lloj balsami shërues nga Krishti që të mund të shikoni. Ata që janë të verbër marrin balsamin shërues, që është drita e Jezusit. Ata do të jenë në gjendje të dallojnë mëkatin, dhe të shohin Perëndinë. Ata duhet të jenë si i verbëri që flitet tek Marku kapitulli 10, i cili i tha Jezusit se ai se thjesht dëshironte të shikonte.
Në këtë mesazh presim edhe një fjalë paralajmëruese për pasojat negative, që priten të ndodhin nëse vazhdohet kështu.
Por aty nuk ka asnjë! Këtu nuk ka paralajmërim për ardhjen e Krishtit. Me gjithë këto gjëra që Jezusi i ka thënë kësaj kishe krenare dhe shpirtërisht të pashëndetshme, ne do të prisnim që kjo bashkësi në mënyrë të veçantë do të dëgjonte një fjalë të ashpër gjykimi.
Këtu, vlerësimi më negativ na çon drejt kërkesës për të darkuar së bashku. Jezusi qëndron tek dera dhe troket. Ai pret që të hapet. Ai pret sepse Jezusi kërkon një marrëdhënie të ngushtë me Kishën. Të paktën këtë kuptim ka pasur kjo lloj darke me në Lindjen e lashtë, kur dy palë hanin ushqimin bashkë.
Ky vakt shërben si kontrast, për festat fetare pagane, që ishin si një kurth për të krishterët e Azisë së Vogël. Ata që merrnin pjesë në praktikat kulturore dhe në pritjet e ndryshme.
Edhe pse kjo ftesë vjen pas një vlerësimi të ashpër, ajo ka një rezultat befasues, që sigurisht është në përputhje me Jezusin, të cilin e njohim nga ungjijtë, se hëngri me mëkatarët. Pra kjo letër tregon më së tepërmi karakterin e hirshëm të Krishtit.
Dhe përtej kësaj oferte hiri, ka pasoja pozitive: nëse e mposhtin tundimin, nëse pendohen, me siguri do të ulen me Krishtin në fronin e tij. Ky është premtimi: do të mbretërojnë përjetë me Krishtin mbi gjithë krijimin.
I njëjti premtim përsëritet edhe diku tjetër. Në letrën e tij të dytë dërguar Timoteut, apostulli Pal shkruan: ” Kujt fiton do t’i jap të ulet me mua mbi fronin tim, sikurse edhe unë fitova dhe u ula me Atin tim mbi fronin e tij. Ndoshta tani ju kujtohet mesazhi dërguar kishës në Tiatira. Jezusi u tha njerëzve në atë komunitet: kujt fiton dhe bën vullnetin tim në fund do ti jap autoritet mbi kombet, ‘ dhe ai do t’i qeverisë ata me një shufër hekuri…”
Këtyre të krishterëve të pasur, të zhgënjyer dhe të shpërqendruar prej ndikimit të botës, përmes pasurisë materiale, Krishti u jep premtimin e madh se do të mbretërojnë me Të mbi krijimin e ri si bashkë sundimtarë.
Dëgjimi i këtyre fjalëve, që ofrojnë falje, por dhe mundësinë për t’ia filluar nga e para, janë shumë inkurajuese.
Shpesh krenaria për pamjen e jashtme, fsheh ndjenjat e thella të turpit, sepse ne jemi ata që e njohim më mirë mëkatin që fshehim.
Jezusi si gjykatës që do të jetë, i njeh mirë veprat tona, shumë herë mirë se sa njohim ne veten tonë. Sipas kësaj është e lehtë të dekurajohesh, apo edhe të frikësohesh kur mendojmë se çfarë fjalësh vlerësimi do të thotë Jezusi për ne kur të jemi me të ballë për ballë.
Por kur shohim fjalën që ai i drejton Laodicesë gjërat ndryshojnë. Pra, edhe komunitete si Laodicea e mirëpresin mbretërinë e Perëndisë.
Jezusi nuk e refuzoi edhe këtë kishë që kishte shkuar larg me mëkatin e saj.
Mëkati i tyre ishte i madh, por Jezusi nuk hoqi dorë prej tyre. E dini, teksa ishin ende mëkatarë, Krishti ofroi hir ndaj tyre.
Fjalët e tij të ftojnë: ‘Ja ku jam!..’ ‘bli tek unë…’ unë të dua ty’. ata që janë të varfër, të verbër apo të zhveshur shpirtërisht ai nuk i refuzon, por siguron gjithçka për ta.
Sigurisht që froni i tij është një fron hiri. Ky është një lajm i mirë për ne, që jetojmë në një botë ku mungon hiri, në këtë botë ku ne presim marrje haku për çdo gabim, ku hakmarrja është një procedurë standarde, kur ka tre goditje dhe ti del jashtë. Në çdonjërin prej këtyre rasteve ne mund të kthehemi te Jezusi.
Jezusi i flet individëve. Është e vërtetë se kjo ftesë i drejtohet kishave, pra një komuniteti njerëzish.
Në çdo fjalë që thotë ai e ka fjalën për shëndetin e kishës.
Në çdo letër, ai ose lavdëron apo qorton një komunitet. Por Jezusi u kujton atyre dhe neve se kisha janë njerëzit.
Sikurse edhe një trajner do të pohonte: shëndeti i lojtarëve përcakton shëndetin e skuadrës. Pra jeta shpirtërore e individëve rrit edhe jetën shpirtërore të kishës.
Pra është mbledhja e një shume totale të shëndetshme, “një mase kritike”.
Dhe këtu në këtë letër drejtuar kishës së Laodicesë, Jezusi premton, “unë do t’ju kërkoj një për një”
Po kaq e rëndësishme të kujtojmë është se Zoti po i flet kishës. Vargu 20 shpesh citohet si një pjesë për të arritur botën përtej kishës
Por është e rëndësishme të kujtojmë se kjo fjalë, shkon përtej komunitetit të njerëzve të shpenguar.
Kësaj kishe Jezusi u thotë: ” Ja, unë qëndroj te dera dhe trokas; nëse dikush dëgjon zërin tim dhe të hapë derën, unë do të hyj tek ai dhe do të ha darkë me të dhe ai me mua.”
Ai po e fton kishën për një intimitet më të ngushtë me të.
Kjo është dëshira e zemrës së Perëndisë. Ai kishte zbritur për të takuar mëkatarët. Ai zbriti poshtë dhe vazhdoi të trokiste me këmbëngulje.
Besimtarët që janë të zënë, apo të shpërqendruar, apo të dëshpëruar, thjesht duhet të hapin atë derë dhe ai do të hyjë brenda. Rezultati i kësaj është një miqësi e ngushtë dhe intime me Perëndinë. Darka që përshkruhet këtu nuk është një vakt dosido, ku han shpejt dhe vrapon për tu marrë me gjërat e radhës. Jo ky vakt është i gjatë dhe i ngadaltë, ku njerëzit kanë mundësinë të rrinë në shoqërinë e njëri tjetrit e të flasin për jetën e tyre.
Këtu është çelësi për një komunitet të krishterë të shëndetshëm. Të qenit pjesë e një bashkësie është shumë më tepër se sa pjesëmarrja në kishë të dielave.
Kjo na kujton se secili prej nesh, ka nevojë që të kalojë kohë cilësore dhe sasiore me Jezusin.
Këtu na kujtohet e pika e fillimit për një kishë të shëndetshme janë anëtarët e shëndetshëm shpirtërisht.
Po ti? A të ka prekur zemrën ky mesazh? Ose nëse ke dëgjuar programet tona herët e kaluara, a mund të di cili është mendimi yt për to?
Krishti na thërret të jetojmë në pendim, të lemë mënjanë jetën tonë të vjetër, mëkatin dhe vetëkënaqësinë , dhe të ndajmë veten prej premtimeve të cekëta të botës përreth, dhe të përqafojmë identitetin e vërtetë që ne kemi në të.
Krishti na thërret të vijmë, ta pranojmë atë dhe të bëhemi dishepujt e tij të dashur, dhe të hamë në intimitet me të, një vakt hiri, duke pritur banketi e ardhjes së mbretërisë së përjetshme.
Qofshin jetët tona që na janë dhënë parapërgatitja më e mirë për një përjetësi me bankete, duke mbretëruar me të dhe duke qëndruar pranë tij.