Lidhjet na bashkojnë por ndonjëherë edhe na ngatërrojnë

Print

Titulli: Lidhjet na bashkojnë por ndonjëherë edhe na ngatërrojnë: Konflikti (pjesa 2)

Një aspekt i rëndësishëm i pajtimit është: se nuk ndodh vetëm nga njëra palë. Pajtimi ka dy palë, dhe të dyja palët duhet të pranojnë se kanë faj në këtë mes.

Njëri nga partnerët mendon: “do të merrem me këtë gjë vetë, e di që ajo nuk do të ulë kokë.”

Ndërsa një tjetër partner mund të mendojë:”unë e kam fajin. Prandaj ai inatoset me mua dhe më godet.”

Hej ti nuk je një objekt që gjuhet me shkelma. Ti je fëmijë e Perëndisë. Pajtimi ka nevojë për të dyja palët.

Pali na kujton se qëllimi i jetës me Krishtin është të kërkojmë të bëhemi gjithmonë e më shumë si Perëndia. Në vargun

24, Pali shkroi, “… dhe të vishni njeriun e ri, të krijuar sipas Perëndisë në drejtësinë dhe shenjtërinë e së vërtetës.”

Dhe meqenëse Perëndia kërkoi pajtimin me ne, edhe ne duhet  të pajtohemi me njëri tjetrin. Prandaj duhet të bisedojmë! Së bashku!!

Dojeni njëri tjetrin me fjalë. Ky urdhërim ka dy anë.

Shmangi çdo fjalë të keqe për njëri tjetrin. Sërish Pali vazhdon duke thënë:”Asnjë fjalë e keqe le të mos dalë nga goja juaj.”

Por përkundrazi përdorni fjalë inkurajuese, si: “Por ajo që është e mirë për ndërtimin, sipas nevojës, që t’u japë hir atyre që dëgjojnë.”

Pra lejoni që fjalët tuaja të jenë ndërtuese.

Pra mos bëni biseda të kota, mos përdorini fjalë negative, por mendoni si të ndërtoni njëri tjetrin.

Por si e arrini këtë? E kam fjalën a e bëni në të vërtetë?

Si ndodh kjo në jetën reale, pra në një marrëdhënie të vërtetë ku ne marrim edhe japim? Duket shumë metodë e mirë. Por e vështirë për tu ndjekur.

Pra si e zgjidh konfliktin në martesë dhe në raportet e tjera, duke përdorur fjalët ndihmëse për pajtimin?

Në librin e tij,(Të përshtatshëm për njëri -tjetrin) Fit to Be Tied, autori Bill Hajbells mbron idenë e ‘bërjes së bisedimeve të paqes.’

Bisedimet e paqes, thotë ai, duhet të planifikohen dhe të zbatohen qëllimisht. Jo të gjitha situatat në një martesë kërkojnë që të jenë të pranishëm të gjithë elementët. Por kur duhet zgjidhur një konflikt, secili prej ingredientëve të mëposhtëm është i rëndësishëm.

Së pari, gjeni një vend të qetë ku mund të rrini vetëm për vetëm. Pra pa shqetësimin e televizorit, fëmijëve, telefonatave apo ndërhyrjeve të tjera.

Së dyti, vlerësoni njëri tjetrin. Vlerësoni martesën tuaj. Martesa nuk është e njëjta gjë me gruan.

Për shembull, “Liza, unë të dua dhe e vlerësoj shumë martesën tonë.  Kemi disa gjëra për të rregulluar, e di që është e vështirë, por unë mendoj se ia vlen të tentojmë.”

Më pas, sigurohu që të hysh menjëherë në temë me partnerin a partneren. Ndoshta t’i mendon se kjo është e dukshme por, për shumë nga ne kjo nuk është.

A e dije se sondazhet thonë se mesatarja e njerëzve thërret më shpesh emrin e qenit se sa emrin e gruas?

Përdorni emrin e gruas sa herë që keni bisedime paqeje, dhe mos e thërrisni atë në emrin e plotë, emër mbiemër. Por vetëm emrin e saj, sa herë që bisedoni bashkë.

Së katërti, dhe kjo është shumë e rëndësishme zakonisht për bisedimet e paqes: flisni si një fëmijë.

Mendo për një çast se si flet një fëmijë. Një fëmijë tre vjeçar do të thoshte: “nuk më pëlqejnë qepët”. Ose,”dua një karamele.” Ose, “Gjyshja ime është e shëndoshë.”

Po ne si përgjigjemi? Ne u themi të mos flasin ashtu. Ne  u japim urdhra të drejtpërdrejta. Ne u mësojmë se si të kuptojnë atë që thonë. Ne i ushtrojmë në aftësinë e të menduarit me mprehtësi dhe, mendojmë se po u bëjmë një favor atyre. Ndonjëherë është kështu, por ndonjëherë jo.

Fol drejtpërdrejt me gruan tënde.

Ndonjëherë ne i japim asaj të dhëna ndihmuese, me shpresën se ajo do të kuptojë.

Por shumicën e kohës kjo nuk funksionon. Nëse mendon se burri apo gruaja jote nuk kupton kur ia hedh fjalën për diçka, atëherë mos e bëj më.

Krahaso këto dy pohime që një grua mund të pohojë

E para,”Më duket sikur kemi parë SHUMË TELEVIZOR kohët e fundit.

Dhe e dyta: “ Me sa kujtoj asnjë prej shfaqjeve që kemi parë nuk ka pasur diçka vërtetë të bukur për tu parë.”

Këtu gruaja hedh fjalën për të thënë se: ‘shiko u mërzita duke parë televizor’. Por ndoshta do të ishte më mirë të thoshe: “Sonte nuk dua të shikoj televizor. Le të bëjmë diçka tjetër më interesante, si për shembull të dalim jashtë për darkë.”

Fol menjëherë, atë që ke në mendje. Dhe kjo vlen për një sërë situatash, duke nisur nga puna, skuadrat sportive e deri te kisha. Siç e thotë edhe Pali tek vargu 25:

” Prandaj, duke e lënë mënjanë gënjeshtrën, secili të flasë të vërtetën me të afërmin e tij, sepse jemi gjymtyrë të njëri tjetrit.”

Diçka tjetër e rëndësishme për të zhvilluar bisedime paqeje është shmangia e fjalëve, ‘gjithmonë’ dhe ‘kurrë’.

Kjo vetëm sa e nxit partneren tuaj për t’ju vërtetuar se e keni gabim. “Ashtu hë? Mirë, po, të kujtohet atëherë kur…”

Shmang fjalët komentuese, pëshpërimat e shkurtra nëpër dhëmbë, apo komentet sarkastike para daljes nga dhoma, apo përplasjet e derës.

Ti në fakt dëshiron të shprehësh lëndimin tënd dhe jo të tregohesh armiqësor. Ti duhet ta kuptosh zemërimin. Zemërimi është gjithmonë një emocion dytësor. Pra në fillim nxehesh pastaj zemërohesh.

Ose lëndohesh dhe pastaj zemërohesh. Dhe kjo çon në armiqësi.

Armiqësia nuk është aspak ndihmuese sepse ajo rrëzon urat.

Zemërimi armiqësor, i vendos të tjerët në mbrojtje, i nxit ata të reagojnë në të njëjtën mënyrë.

Nga ana tjetër, shprehja e lëndimeve ngre ura.

Për shembull gruaja butësisht mund t’i thotë burrit: “Sot jam ndier shumë e lënduar kur t’i më fole keq në sy të miqve të tu. Në vend që ti thotë: ‘U tregove vërtetë budalla sot pasdite, si më ofendove ashtu në sy të miqve?’

Kjo na çon drejt rregullit tjetër në bisedimet tona për paqe.

Përdor pohimet që fillojmë me ‘unë”. Përdorimi i fjalës ‘ti’ shoqëruar me gishtin tregues shpesh merret si akuzë apo gjykim.

“Ti e trajtove mamanë time si fëlliqësirë”. Në vend të kësaj përdor  fjalën ‘unë’.  Dhe Mos mashtro.

Ky do të ishte një rast mashtrimi: “nuk mund të rrija pa vënë re se e trajtove mamanë time si fëlliqësirë.”

Fjala e dytë, më e mirë që mund të përdorim, është ose fjala “ndihem” ose u “ndjeva”. Për shembull: “Ndihem shumë e zemëruar”, ose “ U ndjeva e poshtëruar”

Duhet punë e madhe për të folur mirë, ndaj është e rëndësishme të zhvillojmë aftësi të mira dëgjimi.

Dëgjimi i mirë është shumë  më i rrallë se sa mendon ti.

Një bisedë ka katër pjesë. Ai flet. Ajo dëgjon. Ajo flet. Ai dëgjon. Çdo pjesë është e rëndësishme.

Më lejo të të ilustroj këtë duke treguar se çfarë nuk është dëgjim. Dëgjimi nuk është koha që duhet për të formuluar frazën tjetër që do të thuash. Nuk është koha që duhet derisa tjetri të mbarojë së foluri. Dëgjimi është pritje, jo për diçka, por për t’i shërbyer dikujt.

Shikoje në sy personin që po e dëgjon. Shikoje në sy. Dhe për këtë është e rëndësishme që të mos ketë asnjë gjë ç’përqendruese rrotull, as televizorin, as fëmijët, as telefonin celular, asgjë. Që të dëgjoni mirë duhet të zbrazni veten dhe të përgatiteni për tu mbushur.

Pra dëgjoni me kujdes! Pali thotë se fjalët ndihmëse janë në të mirë të atij që dëgjon.

Por nuk mund të ndalosh këtu pasi të gjitha lëndimet kanë dalë në pah.

Nuk ka vend për to atje. Në bisedimet për paqe, gjej dhe prano fajin që ke ti dhe thuaj, më fal. “Më fal që harrova të të çoja për të bërë pazare në qendrën tregtare.” Ose “nuk duhet të t’i kisha thënë asnjëherë ato fjalë, sidomos në sy të fëmijëve. Më fal.”

Dhe në fund pasi të qartësosh problemin e shkaktarët dhe çështjet që lidhen me të, bëj pyetjen: “Po tani çfarë do të bëjmë?”

“Si mund të pajtohemi?” Praktiko frymën e pajtimit. Punoni së bashku për të. Kërkoni ide dhe jini krijues. “Si mund ta kapërcejmë këtë vështirësi? Prej kujt, duhet të heq dorë?

Mos ju dorëzo zemërimit.

Kërkoni ndihmën e nevojshme nga një mik i besuar apo pastor, apo një konsulent profesionist.

Ndoshta e gjitha kjo mund të duket punë e lodhshme. E ke gabim!

Kjo është një punë jashtëzakonisht e lodhshme. Por ia vlen.

Është çmimi që duhet të paguajmë për një marrëdhënie të mirë. Për një martesë të mirë. Për një martesë të qëndrueshme. Kjo është thjesht pjesë e thirrjes sonë si bij të Perëndisë. Kështu jemi thirrur të jetojmë.

Pra le të veprojmë ashtu si na mëson Pali.

Le të hiqet nga ju çdo hidhësi, inat, zemërim, e bërtitur dhe sharje bashkë me çdo mbrapshti.

Por jini të mirë dhe të përdëllyeshëm njeri me tjetrin, duke e falur njëri-tjetrin, sikurse edhe Perëndia ju ka falur në Krishtin.

Bëhuni pra imitues të Perëndisë, si bij të dashur,

edhe ecni në dashuri, sikurse edhe Krishti na deshi dhe e dha veten e tij për ne, si blatë dhe flijim Perëndisë, si një parfum erëmirë.”