Pika e dytë e rëndësishme që Pali thotë se ndihmon në arritjen e qëllimit tonë të njohjes së Krishtit është: të harrosh se çfarë ke lënë pas.
Vargu 13: “Vëllezër, sa për vete, nuk mendoj se e kam zënë, por bëj këtë: duke harruar ato që kam lënë pas… ”
E kaluara mund të kthehet shumë lehtë në një burg që na pengon të bëjmë përpara në jetë.
Dhe shumë prej nesh kanë gjëra nga e kaluara, që mund të na burgosin nëse ne i lejojmë.
Këto mund të jenë dështimet apo mëkatet tona.
Satani vdes të na akuzojë ne, të na nxjerrë para syve diçka që Krishti na i ka falur dhe pastruar shumë kohë më parë me gjakun e tij.
Mund të ketë gjëra që na kanë ndodhur, neve, dhe për këtë jemi të zemëruar dhe të hidhëruar.
Dhe nuk duam t’i harrojmë. Nuk duam të falim. Ndonëse e dimë se kështu vetëm sa po lëndojmë veten, por nuk mundemi ti harrojmë, të paktën kështu mendojmë ne por nuk është e vërtetë.
Disa prej nesh duhet të lenë pas suksesin dhe arritjet, të paktën ato që na bëjnë të jemi dembelë, apo ankues, shumë të kënaqur me gjërat që kemi, dhe aspak të fokusuar në qëllimin tonë.
Ndërsa për disa prej nesh, sfida është të lemë pas gjërat e së kaluarën, që dikur ishin shumë të mira por tashmë nuk janë më.
Ti ke lëvizur nga qyteti yt i dashur, apo puna jote mbaroi, apo ajo fazë e jetës apo familjes ka përfunduar.
Ne shpesh i ngjajmë atij personit te Zakaria 2 i cili fillon të rindërtojë qytetin e Jeruzalemit, por thjesht dëshiron të masë rrënojat e Jeruzalemit të vjetër, por ai dëshiron vetëm të masë rrënojat e Jeruzalemit të vjetër, për të bërë që lavdia e shkuar e këtij qyteti të vjetër të përcaktojë dimensionet e së ardhmes.
Jo. Tashmë ka kaluar. Ndonëse është e dhimbshme.
“Harro se çfarë ke lënë pas…”
Së treti, ngulmo, thotë Pali.
“ por po vazhdoj të rend për ta zënë, sepse edhe unë u zura nga Jezu Krishti.
. . . duke u prirur drejt atyre që kam përpara,
po rend drejt synimit, drejt çmimit të thirrjes së lartë të Perëndisë në Krishtin Jezus.”
Pali përdor dy imazhe për të përshkruar këtë ngulmim. Të dyja imazhet vijnë nga bota e lojërave antike greke. Së pari, vrapuesi që merr pjesë në maratonë, e shtyn veten të arrijë qëllime edhe më të larta.
Unë jam i mahnitur prej këtyre statistikave që tregojnë se ne kemi një potencial fizik të jashtëzakonshëm, por realisht ne përdorim një përqindje shumë të vogël të mushkërive tona dhe të kapacitetit të trurit.
Dhe ne të gjithë mahnitemi kur shikojmë se si atletët olimpikë, që kanë vendosur një qëllim për të qenë më të mirët në botë, dhe ngulmues për të arritur atë. Imazhi i parë, na kujton se sa potencial të madh kemi ne në Krishtin, sikurse Pali do ta thotë më vonë në këtë libër. Ne mund të bëjmë të gjitha gjërat me anë të Krishtit që na forcon.
Por kjo na kujton se ne duhet ta dëshirojmë atë. Kjo gjë nuk vjen vetë. Jemi ne ata që duhet ta dëshirojnë. Ne duhet ta dëshirojmë
Ne jetojmë në shoqërinë ku gjithcka plotësohet në çast. Ne e dëshirojmë gjithcka tani. dhe e dëshirojmë pa dhimbje. Reklamuesit na premtojnë mënyra për ta arritur pa dhimbje, që nga humbja e kileve të tepërta, lënia e duhanit, apo marrja e një kualifikimi përmes internetit.
Pali thotë: “Arritja e qëllimit për tu bërë si Krishti është e dhimbshme. Duhet të ngulmosh për të arritur këtë synim. Dhe kjo nuk arrihet pa një kosto. Në fakt kërkon gjithcka prej teje, të japësh nga jeta jote: tia dorëzosh gjithë jetën Perëndisë.”
Imazhi i dytë gjendet në vargun 14, ku Pali thotë se dëshiron të fitojë çmimin që Perëndia e ka thirrur të marr në Krishtin.
Në lojërat greke, ashtu si në çdo lojë tjetër olimpike, fituesi vinte në tribunën e fituesit.
Ky është një moment shumë emocionues. Në lojërat Olimpike Botërore, fituesi i medaljes së arit, ngjitet në podium, teksa luhet himni kombëtar, dhe gjithë puna, dhimbja dhe sakrifica arrin në një klimaksin e vet.
Pali thotë:
“Unë po pres me padurim të qëndroj para Perëndisë,
dhe të dëgjoj atë kur të më thotë,
‘Të lumtë’.
Ishte e vështirë
dhe u rrëzove dy tri herë.
Ti bëre disa gabime, disa gabime të mëdha.
Ti mund të ishe dorëzuar.
Por ti vrapove garën e duhur.
Ti luftove luftën e duhur.
Ti zgjodhe qëllimin e duhur.
Të lumtë!
Qëllimin mund ta arrish duke harruar se çfarë ke lënë pas, duke ngulmuar, për të arritur atë që ke përpara. . .
Para pak kohësh, unë predikova një mesazh në lidhje me këto vargje, në një kishë të vogël.
Pas shërbese, një zonjë e dobët, që kishte kurrizin të kërrusur, u afrua drejt meje në një nga ato karrocat me katër rrota e ndihmonin për të ecur. Ajo kaloi përmes njerëzve të mbledhur në fund të sallës pas shërbese, më takoi dhe më tha: “faleminderit, pastor, për mesazhin, unë do të përpiqem fort, do të përpiqem fort.”
Unë u shtanga. Më pas e kuptova se pikërisht këtë doja të arrija me mesazhin tim, të sfidoja njerëzit të ecnin me Zotin, të ngulmonin, të bënin përpara.
Por ironia, misteri i mësimeve të Palit sot, është se kjo jetë në Krishtin para së gjithash nuk është një arritje por një dhuratë .
Ironia e mrekullueshme është se njohja e Krishtit, është dhurata e Perëndisë për ne, që duhet ta pranojmë si hir. Gjithë këto gjërat e tjera, do të rrjedhin me bollëk prej kësaj dhuratë.
Një prej gjërave më të mëdha, në besimin e krishterë, është se gjithmonë ka një të nesërme, një rrugë për tu bërë, gjithmonë një mundësi për tia filluar nga e para, dhe mundësi të reja pa fund. Në jetën e krishterë nuk është asnjëherë vjeshtë, por gjithmonë pranverë.
E nesërmja me mundësitë e saj, është gjithmonë me e fuqishme se sa e djeshmja, me dhimbjen dhe dështimet e saj. E ardhmja na premton shumë më tepër sesa mund të na rrëmbejë e kaluara.
Sepse qëllimi ynë dhe e ardhmja jonë mbështet tek i Vetmi që është ngritur prej së vdekurish.
Çfarë qëllimi ke në jetë? Mbaji sytë te qëllimi, te i vetmi qëllim i denjë. Sepse në fund të ditës, në fund të garës së jetës, e vetmja gjë që do të ketë rëndësi është: A e ke Krishtin në jetën tënde?