Nëse pikërisht tani je duke vuajtur prej idesë se ke një shumicë mëkatesh në jetën tënde , atëherë ky është Lajmi i Mirë për ty: dashuria i mbulon të gjitha!
Do të lexoj nga 1 Pjetri, kapitulli 4:
Tashmë fundi i të gjithave u afrua; jini, pra, të përkorë dhe rrini zgjuar për t’iu kushtuar lutjeve.
8 dhe të keni para së gjithash një dashuri të madhe për njeri tjetrin, sepse “dashuria do të mbulojë një shumicë mëkatesh”.
9 Jini mikpritës njëri për tjetrin, pa murmuritje.
10 Gjithsecili le ta vërë në shërbim të tjetrit dhuntinë që ka marrë, si kujdestarë të mirë të hirit të shumëfarshëm të Perëndisë.
11 Nëse dikush flet, le ta bëjë si të shpallë orakullin të Perëndisë; kush bën një shërbim, le të bëjë në forcën që i jep Perëndia, që në gjithçka të përlëvdohet Perëndia nëpërmjet Jezu Krishtit, të cilit i takon lavdia dhe pushteti për shekuj të shekujve. Amen. (1 Pjetri 4:7-11, esv)
Çuditërisht, pak dihet në Dhjatën e Re, për jetën dhe punën e mëvonshme të Pjetrit. E hasim kaq shumë atë në librin e Veprave sa që vërtet habitemi kur ai pothuajse nuk përmendet më fare në Dhjatën e RE që nga mesi i veprave.
Apostulli Pal kur i shkruan Korintasve përmend se Pjetri kishte shkuar në mision me gruan.(shiko 1 Korintasve 9:5). Pjesa më e madhe e shërbesës së Pjetrit ishte lokalizuar në Azinë e Vogël (ose Turqine e Sotme). (1.1)
Por kur Pjetri shkruan këtë letër nuk ishte duke jetuar më në atë zonë në jug të Detit të Zi.
Ai e përmend zonën në të cilën ndodhet kur shkruan përshëndetje nga kisha ku ndodhej: ” Kisha që është në Babiloni, që është zgjedhur bashkë me ju, ju përshëndet. Edhe Marku, biri im, ju përshëndet. ” (1 Pjetri 5:13). “Babiloni” ishte një fjalë e koduar shumë e njohur mes të krishterëve të hershëm për qytetin e Romës. “Ajo” i referohet kishës, komunitetit të krishterë në kryeqytetin perandorak. Marku të cilin Pjetri e quan në mënyrë figurative “Birin e tij” do të ishte autori i ungjillit të Markut.
Pra këtu kemi një referencë të shkurtër në për dy prej traditave më të lashta të krishterimit të hershëm.
Së pari, Pjetri kaloi vitet fundit të jetës duke drejtuar një kishë në Romë; prandaj është ky besim se Pjetri ishte papa i parë. Dhe së dyti, Marku ka shërbyer si asistent i Pjetrit në Romë. Prej këtij peshkatar të kthyer në apostull ai siguroi materialin që shkroi ungjillin e tij.
Po kjo traditë thotë se pak pasi diktoi 2 letrat e tij, ai u vra( u martirizua) në persekutimin e madh që Nero kishte filluar kundër të krishterëve në Romë në vitin 64 pas Krishtit.
Si drejtues i kishës romake, Pjetri ishte një shënjestër për tu fajësuar për zjarrin e madh që mbuloi qytetin e Romës. Ndryshe nga shumë vite më parë tani Pjetri është i qëndrueshëm në dëshminë e tij për Zotin. Ai e vulosi dëshminë e tij për Jezus Krishtin me gjakun e vet duke u kryqëzuar kokëposhtë që sipas dëshmitarëve ndodhi në kopshtet e kënaqësisë së Neros, aty ku ndodhet Vatikani sot.
Pra kemi arsye ti kushtojmë vëmendje apostullit të madh dhe urdhërimeve të tij. Ky është testamenti i tij i fundit për kishën e Jezus Krishtit.
Udhëzime praktike
Sikurse e vutë re edhe në mesazhin e kaluar, një pjesë e mirë e letrës së Pjetrit filste se si duhet ta përballin të krishterët vuajtjen për hir të besimit dhe për hir të Zotit ku ata kanë besuar.
Por vargjet që dëgjuam pak më larg i referohen çështjeve praktike. Ato përfshijnë një seri urdhërimesh që në një mënyrë ose në një tjetër mbulojnë sjelljen në komunitetin e krishterë.
Shumë pasazhe të ngjashme mund ti gjejmë në shkrime në formatin e një liste pazaresh.
Studiuesit e Biblës i quajnë ato (Haustafeln) (pastor theksi bie tek au), që në gjermanisht do të thotë “Rregullat e shtëpisë.” Ndoshta ke qenë në një shtëpi të vjetër gjermane ku mbajnë një tabelë të vjetër me rregullat e shtëpisë. Gjermanët flasin shkurt dhe hyjnë drejt e në temë: “këto duhen bërë dhe këto nuk duhen bërë në këtë shtëpi. Kështu duhet të sillesh nëse dëshiron të jetosh këtu.”
Po kështu është edhe kisha e krishterë. Nëse dëshiron të jesh pjesë e saj duhet të sillesh në këtë mënyrë.
Rregullat tona zakonisht janë të thjeshta dhe të drejtëpërdrejta, për shembull po them një: “Mos u zini. Jini të dashur me njëri tjetrin. Jini besnikë. Ndihmoni të afërmin. Jini bujarë. Dhe mbi të gjitha dhuroni dashuri.”
Mbi të gjitha dhuroni dashuri
Kjo është sjellja ku fokusohet Pjetri: Dashuria.”mbi të gjitha ta doni njëri tjetrin sepse dashuria mbulon një shumicë mëkatesh.” Ky është një ligj universal i ungjillit dhe i krishtërimit. Në fakt ekziston një keqkuptim i zakonshëm që priret të ndajë Biblën në dy seksione të ndryshme, të etiketuar “Ligji” dhe “Ungjilli”. Pra mendohet se Dhjata e Vjetër ka vetëm rregulla dhe gjykime, ndërsa Dhjata e Re është e mbushur me dashuri, hir dhe falje.
Por kjo pamje nuk është e saktë. Ligji dhe ungjilli shoqërohen gjithmonë bashkë kudo nëpër Bibël.
Ligji na përgatit për të pranuar ungjillin duke na bindur se ne vetë me përpjekjet tona morale nuk mund të bëhemi të pranueshëm para Perëndisë.
Ungjilli na aftëson ti bindemi ligjit si një mjet për të lartësuar Perëndinë duke hapur zemrat tona në praninë e tij dhe nën pushtetin e Frymës së Shenjtë që vjen të banojë brenda nesh.
Në Bibël ekziston vetëm një mënyrë shpëtimi nga fillimi në fund. Hiri i Perëndisë shpallet kudo në Dhjatën e Vjetër, dhe Ligji i Perëndisë gjendet edhe në Dhjatën e Re.
Tek e fundit ishte Jezusi që tha se ligji më i lartë ndër të gjithë është ligji i Dashurisë:
Duaje Perëndinë me gjithë zemër, mendje, shpirt e forcë dhe duaje të afërmin porsi vetvetja.
Mos i kini asnjë detyrim askujt, përveç se ta doni njëri-tjetrin. Dashuria nuk i bën keq të afërmit; dashuria, pra, është përmbushja e ligjit. (Romakëve 13:8,10).
Pra nëse i kthehemi Pjetrit” dhe të keni para së gjithash një dashuri të madhe për njeri tjetrin, sepse “dashuria do të mbulojë një shumicë mëkatesh.”
Cfarë dëshiron të thotë me këtë” dashuria mbulon një shumicë mëkatesh?” Mos vallë kjo do të thotë se duhet të tolerojmë disa gjëra, për shembull. Nëse dikush gënjen, vjedh apo kryen tradhti bashkëshortore nuk ka problem përderisa ti e do? Nuk mendoj se Pjetri po sugjeron këtë. Dashuria për Perëndinë dhe për njerëzit e tjerë nuk bën që ne të mbulojmë mëkatet tona, por përkundrazi na bën që të pendohemi për to, ti rrëfejmë dhe të largohemi prej tyre.
Mendoj se Pjetri ka pasur në mendje këtu dashurinë për të tjerët dhe jo për veten. Pra dashuria jonë mbulon apo nuk i vë re mëkatet e të tjerëve, por nuk i harron mëkatet e vetes, pra ato që kemi kryer vetë. Ne të gjithë kemi këtë prirje të kujtojmë mëkatet e të tjerëve, dhe ti mbajmë në një dosje për të folur për to.
Për shembull sa na jepet rasti për të folur për dikë, hapim dosjen e mëkateve të tyre dhe rikthejmë urrejtjen për atë person. Çdo fyerje që mund të kenë bërë, çdo zhgënjim nga miqtë, çdo lëndim nga dikush ne i mbledhim në dosjen tonë dhe i kemi aty sa herë dëshirojmë ti përdorim.
Ne i përsërisim këto mëkate në mendjen tonë, duke përsëritur skenat, ashtu siç bën një person i varur nga seksi teksa sheh skena pornografike. Kështu edhe ne ushqejmë urrejtjen tonë dhe shprehim zemërim ndaj të tjerëve.
Por dashuria nuk e bën këtë. Dashuria nuk vepron kështu ndaj krenarisë sonë, ndaj shpërfilljeve personale dhe ndaj lëndimeve ego dëmtuese. Dashuria dëmton një shumicë mëkatesh, i fsheh, nuk i vë re dhe i harron ato sado të mëdha qofshin. Dashuria i fshin këto mëkate nga kujtesa e mendjes sonë dhe i hedh në koshin e plehrave. Po kështu vepron dashuria e Perëndisë në Krishtin, për mëkatet që kemi kryer ndaj tij. Dëgjoni disa prej pohimeve më të njohura në të gjithë Biblën.
Cili Perëndi është si ti,
që fal paudhësinë
dhe e kapërcen shkeljen e mbetjes së trashëgimisë së tij?
Ai nuk e mban përgjithnjë zemërimin e tij,
sepse i pëlqen të jetë i mëshirshëm.
Atij do t’i vijë përsëri keq për ne,
do të shkelë paudhësitë tona,
Ti do të hedhësh në fund të detit tërë mëkatet tona. (Mikea 7:18-19, esv)
…por në dashurinë tënde ke çliruar shpirtin tim nga gropa e korruptimit, sepse i ke hedhur prapa krahëve të tua të tëra mëkatet e mia. (Isaia 38:17, esv)
Unë, pikërisht unë, jam ai që për hir të vetvetes fshij shkeljet e tua dhe nuk do t’i mbaj mend mëkatet e tua. (Isaia 43:25, esv)
Kjo është me të vërtetë mahnitëse! Si mund të harrojë dicka Perëndia që di gjithçka? Si mund ta vendosë diçka në një vend dhe ta harrojë se ku e ka vënë, kur ai ndodhet kudo? Ndërsa për mëkatet tona Bibla thotë se ai i ka fshehur në thellësitë e detit dhe se i ka harruar ato përgjithmonë.
Dhe kështu do të jetë përgjithmonë derisa ne të kemi këtë miqësi me Perëndinë. Ato nuk do të rishfaqen më në marrëdhënien me Atin tonë qiellor.
Fytyra e tij shkëlqen mbi ne, ndërsa mëkatet tona janë thjesht një hije pas shpinës së tij. Arsyeja përse nuk kanë rëndësi për Perëndinë është se ai pagoi për to. Ai pagoi këtë çmim shpengues me vetë vdekjen e Birit të tij. Perëndia nuk i injoron thjesht mëkatet tona, por ai merret me to, bën llogaritë dhe lan borxhin.
A nuk është e mrekullueshme kjo? A nuk je i lumtur që dashuria e Perëndisë ka mbuluar një shumicë mëkatesh dhe i ka fshirë ato? A nuk mendon se edhe ne duhet të sillemi kështu me të tjerët?