Mësime historie

Print

Titulli: Mësime historie (pjesa 2)

Arritjet vendase

Mësimet e historisë në shkollë priren të mbajnë anën e kulturës së vendit të tyre, dhe mundohen të zvogëlojnë mizoritë e kryera prej qeverisë dhe prej njerëzve, që së shumti shihen si heronj. Librat e historisë zvogëlojnë arritjet e atyre që nuk janë pjesë e racës apo kulturës dominuese.

Shumë njerëz mendojnë se para se evropianët të mbërrinin në Amerikë, vendasit nuk dinin asgjë për bujqësinë dhe, nuk kishin ide që ia vlenin për qeverisje. Por e vërteta për bujqësinë është kjo: më shumë se gjysma e ushqimit rritej nëpër botë. Amerikanët u ushqyen prej vendasve të parë. Sa për qeverinë, asnjë lider tjetër përveç Benxhamin Frenklin-it nuk lavdëronte liritë e ushtruara mes disa fiseve vendase, si diçka prej së cilës mund të mësonin Evropianët. Frenklin mund të ishte një racist, por ai po ashtu kundërshtoi skllavërinë dhe admiroi arritjet e disa vendasve. Tashmë më shumë se njëzetë vite, para se trembëdhjetë kolonitë amerikane, të mblidheshin së bashku nga një komb, Frenklin foli për konfederatën e fiseve Irëkuoji  (I-rë-kuo-ji) si një model për bashkimin e kolonive. Vendasit nuk ishin thjesht njerëz të egër apo viktima. Ata kishin njohuri të çmuara për ushqimin, lirinë, dhe çështje të tjera jetësore.

Kolonët dhe vendasit ndonjëherë përfitonin prej njëri-tjetrit përmes tregtisë, dhe këmbimit të ideve, por kishte edhe shumë racizëm dhe shfrytëzim. Kjo ishte e vërtetë jo vetëm në Amerikën e Veriut dhe të Jugut, por edhe në Afrikë, Indi dhe pjesë të tjera të Azisë. Kjo  çështje nuk është  kështu vetëm për “faj të të bardhë” apo mjerimit  të kolonizimit. Konflikti mes fiseve dhe grupeve të ndryshme kishte qenë gjithmonë një problem serioz. Nuk është e  vërtetë që racist janë vetëm të bardhët. Prirja për të përçmuar dhe keqtrajtuar njerëzit e një race apo kombësie tjetër, duket sikur është po aq i përhapur sa mëkati vetë.

Grupe të ndryshme njerëzish, kur takohen bashkë, kanë probleme. Të paaftë për të shmangur njëri-tjetrin, ata ndonjëherë e kanë lënduar njëri- tjetrin, e herë tjetër kanë mësuar nga tjetri. Një mësim historie është: Rëndësia e të parit të çdo qenie njerëzore, pavarësisht prejardhjes, si një person që Perëndia i kushton vëmendje.

“Kështu Perëndia krijoi njeriun sipas shëmbëlltyrës së vet,” thotë Bibla (Zanafilla 1:27) ” dhe ai ka bërë nga një gjak i vetëm të gjitha racat e njerëzve, që të banojnë në mbarë faqen e dheut, dhe caktoi kohërat me radhë dhe caqet e banimit të tyre.” (Veprat 17:26) Të gjithë njerëzit në çdo vend, kanë lidhje me njëri- tjetrin dhe mbartin imazhin e Perëndisë. Perëndia i jep formë kohës dhe vendit tonë, historisë dhe gjeografisë sonë. Ai gjykon mëkatet por po ashtu sjell të mirën edhe nga të këqijat që kanë njollosur historinë dhe kanë formuar kufijtë kombëtarë. Ne duhet të mësojmë prej historisë dhe të mos përsërisim mëkatet e së kaluarës. Njëherazi, ne duhet të jemi mirënjohës për dorën shpenguese të Perëndisë në histori.

Në vend që të jetojmë në faj për shkak të të këqijave që paraardhësit tanë u kanë bërë të tjerëve, ne mund të jetojmë me anë të hirit të Zotit. Në vend që të jetojmë me hidhërim si viktima të përhershme, të asaj që disa prej paraardhësve tanë mund të kenë vuajtur në duart e të tjerëve, ne mund të jetojmë me anë të hirit të Perëndisë. Në vend që të fajësojmë paraardhësit për problemet tona, mund të jetojmë me anë të hirit të Zotit dhe, të jemi të përgjegjshëm për qëndrimet dhe veprimet tona. Të jetosh me hir nuk do të thotë të harrosh historinë apo të shpërfillësh ligësitë e kaluara. Do të thotë të përballesh me të vërtetën dhe t’i besosh mëshirës së Perëndisë dhe mirësisë së Jezus Krishtit, për tu pajtuar me të dhe me njëri -tjetrin. Përballja me faktet e pakëndshme të historisë nuk është çështje e të qenurit politikisht i drejtë, por do të thotë të jesh i saktë nga ana historike dhe i mençur nga ana shpirtërore.

Skllavëria dhe Hipokrizia

Programet tona arrijnë shumë vende që kanë një historik racizmi, kolonizimi, madje edhe skllavërie.  Ne i kemi parë disa gjëra që kolonët, duke filluar me Kolombin, ua kanë bërë vendeve të Amerikës. Ata vranë, skllavëruan dhe tregtuan shumë njerëz.

Një tjetër histori krimesh të mëdha, ishte skllavërimi i afrikanëve me ngjyre. Shumë vdiqën në udhëtime të gjata në det, para se të shiteshin si skllevër. Ata që mbijetuan shpesh kaluan pjesën tjetër të jetës së tyre në skllavëri, ndërkohë që zotërinjtë e tyre pasuroheshin.

Skllavëria nuk ishte një problem vetëm në Amerikën e Jugut. Xhejms Louen thekson, “Kolonia e parë që legalizoi skllavërinë nuk ishte Virxhinia, por Masaçusets.” Në vitin 1720 rreth një në çdo katër banorë të Nju Jork Sitit, ishte skllav.

Skllavëria nuk ishte një problem vetëm në kolonitë, që do të bëheshin më vonë Shtetet e Bashkuara. Skllavëria ishte e ligjshme  në Kanada deri në vitin 1834, kur parlamenti britanik ndaloi institucionin e skllavërisë përgjatë perandorisë britanike. Skllavëria ishte e ligjshme në Brazil, deri në vitin1888. Në Amerikën Latine, në Karaibe, në kolonitë përgjatë botës, Afrikanët dhe vendasit, u skllavëruan me forcë. Tërë fuqitë e mëdha evropiane, morën pjesë në tregtinë e skllevërve. Tregtarët e skllevërve, dërguan me anije rreth 17 milion skllevër në bregun e Oqeanit Indian, në Lindjen e Mesme, dhe në Afrikën e Veriut. Madje edhe në Afrikë, disa drejtues afrikanë bënë para të madhe duke shitur si skllevër qytetarët e tjerë afrikanë. Skllavëria nuk ishte vetëm në një vend apo në një zonë. Ishte një problem në shumë vende, në shumë momente të historisë.

Megjithatë, kjo ishte e dhimbshme sidomos, kur njerëzit pohonin se ishin të krishterë dhe shpallnin rëndësinë e lirisë dhe të drejtave  të njeriut (për veten e tyre) por skllavëronin njerëzit të cilët nuk i përkisnin prejardhjes së tyre racore. Jezusi u mësoi atyre: “Sepse vetëm një është mësuesi juaj: Krishti, dhe ju të gjithë jeni vëllezër.” (Mateu 23:8) Si mund të dëgjojë dikush këto fjalë, të pohojë se është ndjekës i Jezusit, e megjithatë të skllavërojë njerëzit e tjerë? Një mënyrë ishte të bëhej racist, dhe të shikonte njerëzit e skllavëruar, si më pak njerëzorë. Filozofi francez, Monteskje (Montesquieu) me ironi pohoi se: “Është e pamundur që ne të mendojmë se këto krijesa janë njerëz, sepse po që se i lejojmë të jetojnë si njerëz, ngrihet dyshimi : mos vallë nuk jemi të krishterë?!”

Disa kampionë të mëdhenj të lirisë politike, kishin skllevër. Drafti i parë i Deklaratës së Pavarësisë Amerikane dënonte mbretin Xhorxh i tretë për tregtinë Trans-Atlantike të skllevërve. Por ajo pjesë e deklaratës, u hoq, para se të përshtatej versioni përfundimtar, -e kjo nuk është çudi, duke parë se gjysma e nënshkruesve të Deklaratës së Pavarësisë ishin skllavopronarë. Autori britanik, Samuel Xhonson pyeti, “Si ka mundësi që dëgjojmë thirrjet më të forta për liri, të vijnë nga drejtuesit e zezakëve?”

Patrik Henri (Patrick Henry) debatoi në favor të pavarësisë Amerikane, duke thënë: “Unë e konsideroj atë as më shumë dhe as më pak se sa një çështje lirie apo skllavërie.” Më pas ai goditi me fjalët: “Ose më jep lirinë ose më jep vdekjen!”. Por Patrik Henri vetë zotëronte skllevër. A ishte ai një njeri që jetonte sipas kohës së tij, se nuk dinte si të jetonte ndryshe?! Jo, Patrik Henri e quajti skllavërinë “si të pështirë ndaj njerëzimit, si jo në përputhje me Biblën dhe shkatërruese për lirinë.” Por ai vazhdoi të blinte skllevër dhe nuk i la kurrë të lirë. Ai pyeste veten: “A do ta besonte kush se unë jam pronar skllevërish, të cilët i kam blerë vetë! Më mundon mendimi se nuk mund të jetoj pa ta.”

Tomas Xheferson shkroi në Deklaratën e Pavarësisë: “Ne pohojmë se këto të vërteta flasin vetë për veten, që tërë njerëzimi është krijuar në mënyrë të barabartë, dhe se ata janë pajisur prej krijuesit të tyre, me të drejta të caktuara të pamohueshme, e ndër këto janë Jeta, Liria, dhe gjetja e Lumturisë.”

Por Xheferson kishte qindra skllevër, të cilëve u privonte lirinë dhe lumturinë. Xheferson i njihte ligësitë e skllavërisë dhe kishte frikë se Perëndia do të gjykonte kombin e ri, i cili trumbetonte për lirinë por skllavëronte shumë njerëz. Tomas Xheferson shkroi, “A mund të mendohen si të sigurta liritë e një kombi, kur kemi hequr të vetmen bazë të qëndrueshme të tyren, bindjen e njerëzve, që këto liri, janë dhuratë e Perëndisë? Që ato nuk janë për tu shkelur, sepse ndezin zemërimin e tij? Lexova diku një shkrim të Tomas Xheferson që thoshte: “Në të vërtetë unë dridhem për vendin tim kur reflektoj që Perëndia është i drejtë: dhe se drejtësia e Tij nuk mund të flejë përgjithmonë.”

Xhefersoni ishte i gatshëm të provonte pothuajse gjithçka për të zgjidhur problemin e skllavërisë, përveçse të lironte skllevërit e tij. Ai kishte qejf të shpenzonte para, ai mblidhte vazhdimisht borxhe, dhe kishte nevojë për punën e papaguar të skllevërve të tij që ta mbanin gjallë financiarisht.

Ndërsa kur vdiq, ai shprehu dëshirën që skllevërit e tij të liheshin të lirë, dhe se disa burime nga pasuritë e tij të përdoreshin për ti ndihmuar financiarisht ata. Por kur Tomas Xheferson vdiq, as vullneti i tij nuk i çliroi skllevërit e tij, sepse ata u shitën për të shlyer borxhet e tij.