Kompromis vdekjeprurës
Disa prej atyre që luftonin për pavarësinë Amerikane, nuk kishin skllevër. Xhon Adams, një ndër etërit themelues dhe presidenti i dytë i Shteteve të Bashkuara, nuk kishte skllevër dhe e quajti skllavërinë “një ligësi e përmasave kolosale.” Gruaja e tij, Abigejll Adams tha se kjo ishte “skema më e padrejtë për të luftuar tjetrin atyre të cilëve po u vjedhim në mënyrë të përditshme e po i plaçkitim të drejtën për të gëzuar lirinë e plotë njëlloj si ne.” Elbrixh Geri (Elbridge Gerry), një delegat në Konventën Kushtetuese, dhe më vonë Zv. president i Shteteve të Bashkuara, i shkroi gruas së tij:”Jam tejet i stresuar me procedimin e Konventës për qeniet njerëzore, jam plotësisht i sigurt se kjo do të shtrojnë themelet e një lufte civile.”
Shumica e hartuesve të Kushtetutës së Shteteve të Bashkuara, ranë në kompromis për skllavërinë. Shumë thanë se kjo mund të vazhdonte për një farë kohe e pastaj do të zhdukej gradualisht ndërsa njerëzit do të ndriçoheshin më shumë. Është e lehtë të thuash këto gjëra kur nuk je vetë skllav, por je duke përfituar prej skllavërisë, qoftë si skllavopronar, apo si blerës i të mirave, që ishin të lira falë punës së skllevërve. Për ata që ishin në skllavëri, biseda për një ndryshim gradual, nuk ishte aspak ngushëlluese. Mund të kalonte një jetë e tërë, e ashtu ndodhi, derisa të ndodhte një “ ndryshim gradual”, që do t’i çlironte ata. Shtatëdhjetë vite më vonë, skllavëria ende nuk po zhdukej. Për më tepër, disa po përpiqeshin të zgjeronin skllavërinë në territore të reja dhe nuk po flisnin për të si “një keqe e përkohshme” por si gur themeli i një shoqërie të themeluar prej Perëndisë vetë. Kombi, i cili kishte zgjedhur kompromisin në vend që të bënte zgjedhjen e duhur, kaloi nëpër një luftë civile të përgjakshme.
Ata që mbronin skllavërinë ndonjëherë aplikonin parime abstrakte, siç janë të drejtat e shteteve, por rezultati konkret ishte që miliona njerëz punuan rëndë, dhe vdiqën si skllevër.
Ende sot, ka disa njerëz të cilët pohojnë që shtetet e Konfederatës, qëndronin për të drejtat e shteteve, dhe jo për skllavërinë.
Por dëgjo se çfarë thotë zv. presidenti i Konfederatës, Aleksandër Stifëns( Alexander Stephens). Ai deklaroi, “Themelet e qeverisë sonë të re janë hedhur, guri i themelit qëndron tek e vërteta se zezakët nuk janë të barabartë me të bardhët, që varësia e skllavërisë ndaj racës superiore, është gjendja e saj natyrore dhe normale.”
Madje shumë, të cilët luftuan kundër skllavërisë, besuan në superioritetin e të bardhëve dhe ndarjen racore. Gjeje se kush politikan e bëri pohimin e mëposhtëm: “Unë nuk kam qëllim të prezantoj barazi politike dhe sociale mes të bardhëve dhe zezakëve. Ka një ndryshim fizik mes racës së bardhë dhe asaj me ngjyrë e cila… me shumë mundësi do të jetë përgjithmonë e ndaluar në termat e barazisë sociale dhe politike, … dhe unë jam në favor të racës që unë i përkas, e cila ka një pozicion superior.” Njeriu që tha këto fjalë ishte Abraham Linkoln. Linkoln pa zezakët si qenie të barabarta me veten, ndaj donte t’i jepte një fund skllavërisë. Ai ishte një njeri i madh në shumë aspekte, dhe ai u përmirësua gjatë rrugës. Megjithatë ai kaloi një kohë të vështirë për shkak se donte të shikonte zezakët përkrah të bardhëve që të jetonin së bashku në të njëjtën shoqëri. Madje edhe Deklarata e Përparimit të Linkolnit, shpalli lirinë vetëm për skllevërit në një territor rebel, dhe jo për ata që ishin në shtetet nën autoritetin e Linkolnit.
Zoti i gjithë kombeve
Ndoshta ke qenë duke menduar: “Sikur duhet të ishte ndryshe: predikuesit të flasin për Biblën dhe t’ia lenë historinë, historianëve dhe politikën, politikanëve!”Po, ky qëndrim mund të të pëlqejë nëse nuk e shikon Perëndinë si gjykatësin e historisë dhe drejtuesin e kombeve. Në të kaluarën ky qëndrim i leverdiste kishëvajtësve, të cilët donin të mbanin predikimin dhe himnet në një dhomë më vete, ndërsa racizmin e tyre dhe mbështetjen e skllavërisë në një dhomë tjetër. Por Jezusi është Zot mbi gjithçka të historisë, dhe ne duhet të zbatojmë të vërtetat e tij në gjithçka të jetës.
Që të kuptosh Kolombin apo kolonizimin, marrëdhëniet racore, a veten tonë, e të vendosim si të jetojmë sot, duhet të njohim faktet dhe të mendojmë biblikisht.
Bibla qëndron kundër racizmit që ka lënduar kaq shumë njerëz.
Apostulli Pjetër tha: “… Perëndia nuk tregohet i anshëm; por, në çfarëdo kombi, ai që ka frikë prej tij dhe që vepron drejtësisht, është i pranuar nga ai.” (Veprat 10:34-35) Apostulli Pal Shkroi: “Këtu nuk ka më Grek e Jud, rrethprerje dhe pa rrethprerje, Barbar e Skithas, shërbëtor e i lirë, por Krishti është gjithçka dhe në të gjithë. Vishuni, pra, si të zgjedhur të Perëndisë, shenjtorë dhe të dashur, me dhembshuri të brendshme, ” (Kolosianëve 3:11-12) Apostulli Gjon kishte një vizion, ai e përshkruan kështu: “Pastaj pashë një engjëll tjetër që fluturonte në mes të qiellit dhe që kishte ungjillin e përjetshëm, që t’ua predikojë banorëve të dheut dhe çdo kombi, dhe fisi, dhe gjuhe, dhe populli,” (Zbulesa 14:6) Gjoni pa në qiell “… një turmë të madhe, të cilën askush nuk mund ta numëronte, prej të gjitha kombeve, fiseve, popujve dhe gjuhëve; këta qëndronin në këmbë përpara fronit” (Zbulesa 7:9) Gjoni dëgjoi një këngë në qiell kushtuar Jezusit: “ti u there, dhe me gjakun tënd na bleve te Perëndia nga çdo fis, gjuhë, popull dhe komb.” (Zbulesa 5:9)
Skllevërit dhe ish skllevërit dëgjuan këtë ungjill dhe besuan në një Shpëtimtar i Cili vuajti dhe vdiq për shpëtimin e tërë kombeve dhe fiseve. Besimi i tyre në Jezusin i mbajti ata gjatë vuajtjes së tyre të tmerrshme, dhe besimi u jepte guxim për të pohuar statusin e tyre si bij dhe bija të Perëndisë, të dashur para Perëndisë, njëlloj si çdokush tjetër. Disa kisha i përçmonin, disa madje i shtypnin, por ata rezistuan, dhe Perëndia përdori këmbënguljen e tyre për të ndryshuar kishat e tyre, shoqërinë dhe botën e tyre. Ata kënduan, “Ne do të fitojmë”, dhe me ndihmën e Perëndisë, ata fituan.
Teksa flasim për ditën e Kolombit, ne kemi vënë re disa fakte të shëmtuara të historisë, por le të mos harrojmë se mësimet e historisë dhe dora e Perëndisë, na kanë çuar në një rrugë të gjatë në marrëdhëniet mes racave. Ne kemi ende rrugë për të bërë, dhe Satani do të mundohet gjithmonë të helmojë marrëdhëniet mes racave dhe fiseve. Por ne kemi mësuar që njerëzit që ndryshojnë prej ngjyrës së lëkurës dhe origjinës kombëtare mund të jetojnë së bashku dhe të lulëzojnë së bashku, më mirë se sa po të qëndronin plotësisht të ndarë. Kjo nuk është koha për padi reciproke por për pajtim.
Ndonjëherë, kur mësojmë për historinë, nuk duam t’i fajësojmë për ligësitë tona paraardhësit tanë, por ama meritat e arritjeve të tyre duam t’i marrim për vete. Miq, le të mos e kemi mendjen te meritat, apo fajet e së kaluarës. Në vend të kësaj le të marrim përgjegjësi për të tashmen. Le të ndërtohemi mbi njohuritë e njerëzve që jetuan para nesh, e po ashtu të mësojmë prej ligësive dhe gabimeve të tyre dhe mos përsërisim të njëjtat mëkate.
Ti edhe unë jemi duke jetuar në këtë kohë. Ne jemi përgjegjës për zgjedhjet që bëjmë tani. Ata që jetuan para nesh, bënë disa të këqija, e disa të mira, dhe veprimet e tyre ndihmuan në formimin e kësaj bote, ku jetojmë ne sot. Por një prej mësimeve më të rëndësishme të historisë, është se e kaluara nuk mund të na mbajë peng. Jezusi jep liri për të zgjedhur tani, që të jetojmë sipas planit të Perëndisë dhe t’i besojmë Perëndisë për të ardhmen. Le të mësojmë mësimet tona të historisë, jo që të fajësojmë veten për atë që ka ndodhur kohë më parë, por për të kuptuar më mirë natyrën njerëzore. Që të vlerësojmë më shumë faktin që Perëndia ka siguruar shpëtimin. Le ta nderojmë Jezusin si Zot të të gjitha kombeve, dhe tu shfaqim dashurinë e tij njerëzve nga çdo fis dhe komb.