Pa humbur kohë po e filloj me letrën e një dëgjuesi. Një burrë që po kryente dënimin e tij me njëzetë vite burg shkruan:
“Pjesën më të madhe të jetës kam qenë hajdut… Dy javë pasi më arrestuan u bëra i krishterë. Shumë muaj më vonë celulari im u asgjësua. Për disa arsye që as vetë nuk i di, rojet morën gjithçka kisha, madje edhe çarçafët dhe batanijet m’i hodhën përtokë. Kur hyra në qeli për t’i rregulluar, kuptova se si mund të ishin ndier gjithë viktimat e mia, kur janë kthyer në shtëpi… U ndieva kaq i turpëruar dhe atëherë vendosa që nuk do të vidhja më.”
Jezusi nuk thotë se krimi nuk ka rëndësi. Po ka rëndësi, shumë madje. Ai i lëndon njerëzit. Jezusi e di që nuk është e lehtë të ndryshosh, sepse nuk është vërtetë e lehtë. Ti nuk mund të zhbësh gjithë dëmin që ke bërë. Ti thjesht mund të kërkosh falje. Ti nuk mund të ndryshosh veten. Ti ke nevojë që Zoti të transformojë ty. Mëkati yt është i madh, por dashuria e Perëndisë është akoma më e madhe. Ti je në një situatë të vështirë, por dashuria e Perëndisë është akoma më e fortë.
Te psalmi 107 Bibla thotë: “Kremtoni Zotin, sepse ai është i mirë, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë.” Burgu është një prej vendeve ku njerëzit e përjetojnë këtë dashuri. Psalmi 107 thotë, ” Të tjerë rrinin në terr dhe në hijen e vdekjes, robër të pikëlluar dhe në zinxhirë, sepse ishin rebeluar kundër fjalëve të Perëndisë dhe i kishin përçmuar këshillat e Shumë të Lartit; prandaj ai rrëzoi zemrën e tyre me shqetësime; ata ranë poshtë dhe asnjeri nuk u vajti në ndihmë. Por në fatkeqësinë e tyre ata i thirrën Zotit, dhe ai i shpëtoi nga ankthet e tyre, i nxori nga terri dhe nga hija e vdekjes dhe i këputi lidhjet e tyre. Le të kremtojmë Zotin për mirësinë e tij dhe për mrekullitë e tij në dobi të bijve të njerëzve, sepse ai ka shembur portat prej bronzi dhe ka këputur shufrat prej hekuri. Disa njerëz pa mend vuanin për sjelljen e tyre rebele dhe për mëkatet e tyre; Ai që është i urtë le t’i këqyrë këto gjëra dhe le të çmojë mirësinë e Zotit. (Psalmi 107:10-17,43)
Jezusi nuk i do vetëm njerëzit që janë mirë dhe sillen mirë tërë kohës. Psalmi 107 flet për njerëzit “ që u rebeluan kundër fjalëve të Perëndisë” dhe u gjendën në burg. Por kur u lutën, Perëndia nuk tha: “ Është tepër vonë tani! Ju nuk donit të më dëgjonit, kështu që rrini atje përgjithmonë”. Jo, Perëndia nuk i tha kështu sepse i donte ata. Ai dëgjoi lutjet e tyre, hapi dyert e burgut dhe i çliroi.
A nuk është ky një Lajm i Mirë? Fakti se Jezusi lejon që të përfundosh në burg nuk do të thotë se Ai ka hequr dorë nga ti. Dhe nëse Perëndia nuk ka hequr dorë prej teje, me siguri as ti nuk duhet të heqësh dorë prej tij.
Jezusi tha se ai erdhi që: ” të shpall lirinë të burgosurve” dhe Ai nuk e la thjesht te fjalët. Ai derdhi gjakun e Tij dhe vdiq për ta bërë të mundur këtë.
A mund të jem i topitur për shkak të burgut? Ndonjëherë kalimi i disa viteve në burg, quhet “ shlyerja e borxhit ndaj shoqërisë”. Por ti nuk po ia shlyen aspak borxhin shoqërisë sepse realisht qëndrimi yt në burg paguhet me paratë e taksapaguesve. As qëndrimi yt në burg dhe asgjë tjetër nuk mund të zhbëjë dëmin që ke bërë apo të shlyejë borxhin tënd.
Nëse ke vjedhur apo ke shkatërruar diçka dhe ke mundësinë t’i kthesh mbrapsht një pjesë të parave, bëje sa më parë. Por gjithsesi kjo nuk do të zhbëjë mënyrën se si ndihet personi që ti ke sulmuar apo vjedhur.
Por çfarë mund të themi për krimet e tjera? Ti nuk mund t’ia zhbësh dëmin personit që ke rrahur. Ti nuk mund të largosh makthin dhe ndjenjat e fëlliqura nga personi që ke përdhunuar apo nga fëmija që ke ngacmuar. Ti nuk mund t’ia heqësh si me magji varësinë personit që i shisje drogë. Ti nuk mund të kthesh në jetë personin që vrave apo as të largosh pikëllimin që u shkaktove njerëzve që ai la pas. Këto gjëra nuk zhbëhen më. Dhe ti nuk mund të bësh asgjë për t’i ndryshuar.
Qëndrimi në burg, nuk e shlyen borxhin tënd ndaj shoqërisë apo Perëndisë, po kështu nuk të bën ty një person më të mirë. Disa burgje janë quajtur, “qendra riedukimi”. Por përveç Perëndisë, rrallëherë burgu të ndreq. Ndonjëherë burgu i bën më keq njerëzit. Çfarë thonë studimet, cilët janë personat që priren të bëjnë më shumë krime?
Disa studime tregojnë se katër në pesë krime kryhen prej ish të burgosurve. Ti nuk shkon në burg për të shlyer borxhet dhe as për të korrigjuar fajet e tua. Në burg shkon sepse shoqëria dëshiron të pastrojë rrugët e qytetit nga kriminelët dhe të dënojë ty për atë që ke bërë.
Nëse dëshiron që të shlyesh borxhin, dikush tjetër duhet ta bëjë këtë për ty. Nëse dëshiron që të jesh një person më i mirë, atëherë do të kesh nevojë për shumë më tepër se sa ajo që quhet forca e vullnetit dhe të ashtuquajturat qendrat e riedukimit.
Dosje e pastër
Lajmi i Mirë është se ekziston dikush që mund të shlyejë borxhet e tua, dikush që mund të zhbëjë dëmet edhe sikur të jetë nevoja të vdesë ai vetë. Një person që mund ta transformojë dhe ndryshojë jetën tënde. Jezusi u varr në atë kryq të Kalvarit, derdhi gjakun e tij dhe përjetoi tmerrin e ferrit për të shlyer borxhin që ne nuk do të mund ta paguanin asnjëherë vetë. Ai mori mbi vete ndëshkimin që ne meritonim.
Dhe kur them “ne” e kam me të vërtetë fjalën për ne. Pra jo vetëm ti, por edhe unë, e kushdo tjetër. Ti mund të jesh në burg sepse ke kryer krime të caktuara, por të gjithë ne, qoftë ajo pjesë e jona që nuk kemi qenë ndonjëherë në burg, kemi kryer shumë krime kundër Perëndisë dhe njerëzve të tjerë, mëkate që ne nuk mund t’i zhbëjmë dhe që nuk mund t’i shlyejmë vetë.
Unë jam mëkatar po aq sa ti dhe kushdo tjetër që është duke dëgjuar këtë program. Bibla thotë: “sepse të gjithë mëkatuan dhe u privuan nga lavdia e Perëndisë.” (Romakëve 3:23)
Unë nuk mund të zhbëj mënyrën se si i kam trajtuar të tjerët, nuk mund t’i paguaj Perëndisë, borxhin tim, po kështu as ti. Megjithatë Jezusi mund të paguajë borxhin tonë dhe Ai e ka bërë këtë. Nëse dyshon se Jezusi do të kishte paguar çmimin për një kriminel të dënuar, atëherë lexo Biblën. Kur Jezusi u dënua me vdekje, një vrasës me emrin Baraba u la i lirë. Jezusi vdiq në vend të një vrasësi! Dhe kur Jezusi u varr në kryqin e tij, një kriminel në krah të tij i kërkoi Jezusit që ta kujtonte atë. Dhe Jezusi i premtoi një vend në parajsë, kriminelit që po vdiste. Si mund ta bënte më të dukshme se sa kaq Zoti se ai ishte i gatshëm të paguante borxhet tona dhe të shpëtonte njerëzit që janë fajtorë për krimet më të rënda, si edhe ata që janë të dënuar me burgim të përjetshëm?
Ti çlirohesh prej ndjenjës së fajit kur vendos t’i besosh Jezusit dhe se gjaku i tij mund të shlyejë çdo faj që ti ke bërë. Jezusi bën një këmbim. Ai merr borxhet e tua dhe i paguan ato, duke të dhënë kështu një profil të ri, të përsosur së bashku me përfitime të tjera. Ai të jep ty statusin e një personi që nuk ka mëkatuar apo ka bërë ndonjëherë diçka të gabuar. Dënimi yt me burg mund të mbetet në regjistrin e shtetit sa të jesh gjallë por në regjistrin e Perëndisë ti je plotësisht i pafaj, dhe i pastër. Gjaku i Jezusit pastron çdo faj.
Kur i beson Jezusit, Ai pastron çdo të dhënë përsa i përket dosjes së dënimeve të tua dhe të jep një status të ri që thotë se je tërësisht i pranuar nga Perëndia dhe jo vetëm kaq. Ai ta ndryshon jetën.