Miku i të burgosurve

Print

Titulli: Miku i të burgosurve (pjesa 3)

Po të gjitha këto janë të vërteta. Arsyet do ti shohim tani së bashku.

I lirë në shpirt

Kur ti shkon në burg, shqetësimi yt më i madh mund të jetë si të dalësh jashtë sërish. Por edhe sikur të dalësh nga burgu çfarë fitimi do të kishe nëse nuk e nxjerr asnjëherë burgun që ke brenda vetes? Edhe sikur të dalësh jashtë burgut, sërish brenda vetes do të jesh si ai zogu në kafaz, dhe pa e kuptuar mirë do t’i kthehesh sërish gjërave që bëje dhe kështu do të përfundosh prapë në burg.

Ti duhet t’ia mbathësh prej burgut të varësisë ndaj drogës, apo alkoolit, prej burgut të zemërimit dhe urrejtjes, burgut të epshit, burgut të çdo lloj prirjeje mëkatare që të robëroi në fillim. Vetëm kështu do të jesh me të vërtetë gati të lesh burgun prej hekuri dhe betoni dhe jo anasjelltas, përndryshe do të përfundosh sërish atje.

Një qendër riedukimi nuk mund të ndreqë sjelljen tënde. Por Jezusi mund ta bëjë. Ai dërgon Frymën e Shenjtë në zemrën tënde që ndryshimi të mund të fillojë nga brenda teje. Fryma e Shenjtë të sjell në vete dhe të ndihmon të urresh mëkatin dhe të fillosh të duash të tjerët. Po kështu Fryma e Shenjtë të kujton se ti je krijuar sipas imazhit të Perëndisë. Ndoshta të kanë thënë tërë jetës se je një dështak, je një humbës dhe, se nuk do të arrish asgjë në jetë dhe kur përfundove në burg, tu duk sikur të gjitha ato fjalë u bënë reale.

Por Fryma e Shenjtë e Jezusit të kujton se edhe në gjendjen tënde më të keqe, ti ende ke gjurmë të imazhit të Perëndisë dhe Ai të garanton se kur i beson Krishtit, Perëndia të birëson ty si fëmijën e tij.

Kjo do të thotë se ti ke nevojë të fillosh të mendosh dhe të veprosh si një fëmijë i mbretit. Nuk ka rëndësi se si ndihesh, se çfarë thonë të tjerët për ty, Jezusi të ka bërë ty fëmijë të Perëndisë. Ai të jep fuqi për të luftuar kundër zakoneve të këqija, Ai të jep shpresë për të parë përtej problemeve, Ai të jep një jetë të re.

Zoti mund të bëjë ty të lirë! Ai mund të ndryshojë jetën tënde si nata me ditën! Edhe sikur të rrish në burg për një farë kohe, do të ndihesh i lirë përbrenda, më shumë se kurrë më parë. Edhe sikur shumë njerëz rrotull teje të jenë larg Perëndisë edhe sikur familja të mos dëshirojë të të takojë, ti mund të jesh i sigurt se Perëndia është shumë pranë teje me anë të Frymës së tij të Shenjtë.

Pjesën më të madhe të jetës tënde do ta zërë lutja. Lutjet e tua nuk ka pse të jenë të zbukuruara. Ti thjesht tregoji Zotit atë që ke në zemër. Ti mund t’i flasësh atij në çdo orë të ditës apo të natës dhe Ai do të jetë duke të dëgjuar gjithmonë. Kur lutesh në emrin e Jezusit, ti je duke treguar se Ai është Zot dhe Ai nuk do të refuzojë thirrjen tënde. Ai e ka pranuar tashmë përgjegjësinë dhe ka paguar deri në qindarkën e fundit. Dhe pasi të dëgjon Perëndia përgjigjet. Ai të jep ty dashurinë, paqen dhe fuqinë që të duhet për tu bërë personi që ai dëshiron që ti të bëhesh.

Fryma e Shenjtë e Perëndisë punon brenda teje teksa lutesh dhe po kështu punon në ty duke të dhënë ushqim të shëndetshëm për mendjen dhe po kështu të jep marrëdhënie të mira me të krishterë të tjerë që të mbështesin ty e të ndihmojë të jetosh sipas Fjalës.

Zoti mund të japë mundësi të mira për këtë pikërisht brenda burgut tënd. Ndërto marrëdhënie me të burgosurit e tjerë që janë të krishterë dhe po kështu me një kapelan të mirë, nëse e keni një. Po kështu ndërto marrëdhënie me kishën jashtë burgut.

Shfrytëzo mundësinë

Nëse pikërisht tani je në burg, Perëndia nuk të ka harruar dhe nuk do të lejojë as njerëzit e tij që të të harrojnë. Ti e ke rrugën të lirë për të pasur një marrëdhënie me Perëndinë dhe me njerëzit e tij. Ndoshta ti e ke përjetuar këtë tashmë. Je kthyer te Jezusi dhe po rritesh në besim e në miqësi me të krishterët e tjerë. Nëse po atëherë unë gëzohem bashkë me ty.

Por nëse nuk je duke e bërë këtë, çfarë po pret? Nëse nuk e ke lënë pas jetën e vjetër dhe nuk e ke vendosur besimin te Jezusi, atëherë të nxis ta bësh pikërisht tani. Prano mëkatet e tua. Prano se Jezusi pagoi borxhin tënd. Kërkoji që të dërgojë frymën e tij që të jetojë në zemrën tënde dhe të ndryshojë jetën tënde.

Dhe vazhdo të qëndrosh pranë Tij dhe pranë njerëzve të tij. Ne të gjithë jemi motra dhe vëllezër në Jezusin.

Mos të duken këto si fjalë të kota? Unë nuk po të ofroj vetëm fjalët, por po të ofroj një mundësi reale. Nëse dëshiron ta njohësh Perëndinë dhe të studiosh Fjalën e Tij, por nuk je i sigurt se si mund ta bësh këtë, e nëse po kërkon një mik që të të ndihmojë me pyetjet e tua dhe nuk je i sigurt se kush mund të jetë ky mik, atëherë unë kam një lajm fantastik për ty.

Ekziston një organizatë e cila ka punuar dhe vazhdon të punojë me burgjet në Shqipëri, ajo quhet SHKBSH. Kjo organizatë ekziston për të ndihmuar kishat lokale që të lidhen me njerëzit brenda në burg, pra për t’i ungjillëzuar ata. Kjo organizatë ka qenë një bekim dhe vazhdon të ndihmojë shumë njerëz që të kthehen te Krishti.

Shumë prej miqve të mi ungjilltarë apo kapelanë në burgje më kanë treguar përvoja jetë ndryshuese që kanë ndodhur në burg me të burgosurit. Disa qindra të krishterë i janë afruar kësaj organizate dhe shpresoj që më shumë njerëz akoma do t’i bashkohen asaj.

Nëse je në burg mund të marrësh kurse biblike. Ja se si funksionon. Ti studion mësime biblike me të krishterë të tjerë që janë jashtë burgut por vijnë të vizitojnë të burgosurit e të bisedojnë me ta. Nëse ke pyetje ti i shkruan në një copë letër, dhe ua jep miqve të krishterë, të cilët pasi lexojnë se çfarë ke shkruar për çdo mësim dhe i përgjigjen pyetjeve që mund të kesh. Me çdo mësim që mbaron, ata të dërgojnë një letër personale miqësie. Mësimet janë shkruar posaçërisht për njerëzit nëpër burgje. Të Krishterët që bëjnë letërkëmbimin janë njerëz që kanë në zemër të njëjtën dashuri që Jezusi pati për njerëzit në burgje.

Unë nuk po të ofroj fjalë boshe, kur flas me ty për rritjen në besim dhe të qenit i inkurajuar nga motrat dhe vëllezërit e tjerë të krishterë. Unë po të ofroj një mënyrë reale që kjo të fillojë të ndodhë. Nëse ti apo një i njohuri yt është në burg dhe dëshiron që të mësojë më shumë prej Fjalës së Perëndisë dhe dëshiron të ketë miqësi me të krishterët jashtë burgut, na kontakto në fund të programit për të mësuar se si mund ta bësh këtë. Ne do të ndihmojmë të gjesh një mënyrë për të studiuar Biblën me dikë, çka do të sjellë më pranë Perëndisë dhe të krishterëve të tjerë që kujdesen për ty.

Në zjarr për Krishtin

lejo ta mbyll duke ju nxitur të gjithëve ju që dëshironi t’ia filloni nga e para me Jezusin. Disa prej të krishterëve më të përkushtuar që unë njoh, janë njerëz që e njohën Jezusin në burg.

Si ka mundësi? Një i krishterë më shkroi nga burgu dhe më tha: ” Prandaj unë po të them se mëkatet e saj të shumta i janë falur, sepse ka dashur shumë; por kujt i falen pak, do pak”. Unë besoj se të burgosurit mund të duken më “në zjarr” për Krishtin dhe më të sinqertë për faktin se pjesa më e madhe e të burgosurve kanë kaq shumë gjëra për tu falur, sa që ne kuptojmë me të vërtetë se çfarë është në gjendje të bëjë falja e Perëndisë.” Jezusi tha: “por kujt i falen pak, do pak”. (Luka 7:47) Po aq e vërtetë është e kundërta e kësaj: atij që i janë falur shumë, do shumë.

Kur apostulli Pal ishte djalë i ri, ai e urrente emrin e Jezusit dhe ndihmoi në përndjekjen dhe vrasjen e shumë të krishterëve. Por më vonë Jezusi ia ndryshoi jetën. Pali nuk harroi asnjëherë se sa i keq kishte qenë dikur, por kjo gjë nuk e pengoi që të gëzohej për personin e ri që ishte në hirin e Perëndisë. Pali tha:” që Krishti Jezus erdhi në botë për të shpëtuar mëkatarët, ndër të cilët unë jam i pari. ” (1 Timoteu 1:15) “Sepse unë jam më i vogli i apostujve dhe as nuk jam i denjë të quhem apostull, sepse e kam përndjekur kishën e Perëndisë. Por me hirin e Perëndisë jam ai që jam.” (1 Korintasve 15:9-10) Pali u bë një prej të krishterëve më efektivë në histori.

Unë njoh një të burgosur që kishte dëgjuar radion dhe më pas filloi të merrte rregullisht studimet biblike dhe ato i pëlqyen shumë. Falë dëshmimit të tij, pesëmbëdhjetë të burgosur të tjerë u regjistruan për të marrë mësimet biblike. Ky person kishte pasur një ndikim pozitiv në jetën e të tjerëve. Nëse je një i burgosur që kthehesh te Jezusi, ai jo vetëm që të fal ty. Por Ai të bën ty partnerin e tij, bashkëpunëtorin dhe ambasadorin e Tij te të tjerët.