Pa humbur kohë po ju ftoj të lexojmë së bashku një pjesë nga ungjilli i Markut:
66 Ndërsa Pjetri ishte poshtë në pallat, erdhi një shërbëtore e kryepriftit.
67 Dhe kur pa Pjetrin që po ngrohej, e vështroi me kujdes dhe tha: “Edhe ti ishe me Jezusin nazarenas”.
68 Por ai e mohoi duke thënë: “Nuk e njoh, nuk kuptoj çfarë thua”. Pastaj doli jashtë në hajat dhe gjeli këndoi.
69 Dhe shërbëtorja, duke e parë përsëri, filloi t’u flasë të pranishmëve: “Ky është një nga ata”.
70 Por ai përsëri e mohoi. Dhe pak më vonë të pranishmit i thanë përsëri Pjetrit: “Me të vërtetë ti je një nga ata; se ti je Galileas dhe e folura jote e zbulon”.
71 Por ai nisi të mallkojë dhe të betohet: “Unë nuk e njoh atë njeri për të cilin po flisni”.
72 Dhe gjeli këndoi për të dytën herë; atëherë Pjetrit iu kujtua fjala që Jezusi i kishte thënë: “Përpara se gjeli të këndojë dy herë, ti do të më mohosh tri herë”. Dhe, duke e menduar këtë, qau. (Marku 14:66-72)
Mundohu të përfytyrosh këtë skenë në mendjen tënde: Ungjilli i Markut, i cili sapo ka përfunduar së shkruari dhe kopjuari, fillon të qarkullojë mes kishave të shekullit të parë.
Në kishën e hershme njerëzit mblidheshin, në shtëpitë e tyre për të dëgjuar ungjillin e lexuar nga pastori apo pleqtë e tjerë. Përfytyro ngazëllimin e të krishterëve që ndoshta kishin dëgjuar apostujt duke treguar histori për Jezusin, por nuk e kishin dëgjuar asnjëherë të plotë ungjillin. Ne besojmë se ungjilli i Markut ishte ungjilli i parë zyrtar që u përhap në kishën e hershme, diku rreth gjysmës së dytë të shekullit të parë.
Përfytyroni sa të gëzuar janë njerëzit teksa lexohet ungjilli. Përfytyroni ngazëllimin e njerëzve teksa dëgjojnë emrin e Pjetrit. Ai njihet ndryshe si apostulli Pjetër, në kohën kur ungjilli i Markut shkruhet dhe shpërndahet mes kishave të hershme të krishtera. Për dekada me radhë ai ka qenë drejtuesi kryesor i kishës. Ai predikoi mesazhin e parë të krishterë duke konvertuar 3.000 njerëz; dhe Jezusi vetë, i vuri atij emrin Pjetër që do të thotë “Shkëmb”. Përfytyro se si do të jenë ndier kishat e shekullit të parë, që ishin përhapur kudo në Jude, kur dëgjuan për dështimin e Pjetrit. Ky ishte një dështim shumë i madh për një drejtues kryesor. Çfarë duhet të kenë menduar ata?
Çfarë mendojmë ne sot kur shohim drejtues të rëndësishëm të cilët dështojnë?
Unë kam një kohë relativisht të shkurtër në shërbesë, rreth tetëmbëdhjetë vjet, por gjatë kësaj kohe kam dëgjuar shumë raste të miqve të mi pastorë të cilët janë rrëzuar dhe kanë dështuar në shërbesën e tyre.
Për më tepër kam lexuar shumë kryetituj për dështime tragjike dhe shumë të mëdha të drejtuesve të kishave, besoj se edhe ti ke dëgjuar për këtë. Nuk janë vetëm drejtuesit ata që dështojnë. Të krishterët e të gjitha llojeve dështojnë në përkushtimin e tyre ndaj Jezusit. Në dështojmë në mënyra nga më të ndryshmet, e po kështu dështojmë kohë e pa kohë.
Por një prej gjërave që e bën dështimin e Pjetrit kaq tragjik është se dështimi i tij, ndryshe nga sot nuk ishte moral apo etik.
Dështimi i tij shkon në rrënjë të besimit tonë. Ai mohoi Krishtin, Zotin e tij, pra mohoi se njihte Zotin e tij. Si mund të kuptonin këtë lloj dështimi njerëzit në kohën e Pjetrit, po kështu si mund ta kuptojmë ne këtë lloj dështimi?
Le t’i kthehemi tekstit të Shkrimeve. Ato fillojnë me një kontrast të thellë. Aty gjejmë një njeri të rritur e të respektueshëm që po ngrohet pranë zjarrit.
Ai është apostulli Pjetër, ose Shkëmbi! Po kështu aty pranë ndodhet një vajzë, një shërbëtore.
Fjala që përdor Marku në greqisht tregon qartë se ajo është vajzë dhe nuk është bërë ende grua.
Pjetri, nga ana tjetër, është një jude në moshë të pjekur. Ai është një peshkatar i vetëpunësuar nga Galilea. Ndër të tjera ai më vonë u njoh si dishepulli kryesor në bërjen e mrekullive të mëdha, e po kështu u bë i njohur si mësues shumë i aftë i Shkrimeve.
Ndërsa ajo është thjesht një vajzë e vogël dhe shërbëtore. Në kontekstin social të judenjve të botës antike, si edhe për veshët tanë sot, kjo vajzë nuk kishte pushtet, ndërsa Pjetri, ky burrë kishte çdo lloj pushteti.
Megjithatë, kjo vajzë ka pushtetin e vëzhgimit. Them e ka, sepse shikon Pjetrin dhe mendon me vete, ” Se ku e kam parë këtë njeri!” Ajo e shikon me vëmendje dhe i thotë, “Po edhe ti ke qenë Jezusin, nazarenas.”
Me këtë pohim të thjeshtë ajo po identifikon si Pjetrin ashtu edhe Jezusin. Me shumë mundësi në këtë pohim ka nuanca akuzimi dhe talljeje, por ky mbetet gjithsesi pohimi i një vajze të thjeshtë, i një shërbëtoreje.
Nëse do të ishte dikush apo diçka që Pjetri do ta shpërfillte shumë lehtë, do të kishte qenë kjo vajzë dhe ky pohim. Por kur Pjetri dëgjon këto fjalë, ai mbushet me…. në fakt nuk e dimë se me çfarë mbushet Pjetri. Ne nuk e dimë nëse ai mbushet me frikë, krenari, apo me ankth. Teksti nuk na tregon asgjë në lidhje me ndjenjat e Pjetrit. Ne mund të hamendësojmë, dhe shumë predikime janë të mbushura me hamendësime në lidhje me qëllimet, mendimet dhe ndjenjat e Pjetrit. Por ne do të mundohemi të fokusohemi në ato gjëra që dimë nga teksti në Bibël. Ne dimë se Pjetri konfrontohet nga një person që ishte “askushi”. Në kontekstin social të asaj kohe Pjetri konfrontohet me një njeri që ishte askushi, e megjithatë, Pjetri- Shkëmbi shkatërrohet.
Pjetri thotë: “Unë nuk e di, as nuk e kuptoj se për çfarë e ke fjalën. ” Ky nuk është një mohim i thjeshtë. Fjalët vinin nga një ligj i lashtë i mësueseve judenj. Fjalët di dhe kuptoj, sesi duken “ unë di , unë kuptoj.” Por fraza që përdor Pjetri, nga njerëzit e asaj kohe do të kuptohej si një formë formale, madje ligjore për të mohuar diçka në mënyrë sa më strikte, dhe në terma ligjore.
Ai po thotë:” Unë jam i pafajshëm!” “Unë nuk e njoh Atë, nuk kuptoj akuzën.” Pjetri thotë këto fjalë. “Këto janë akuza të rreme,” pohon Pjetri. Fjalët që ai përdor janë po ato fjalë që një person përdor në prani të një mësuesi jude, në rast se e akuzon atë për mëkat. Pra ndonëse akuza vjen nga një vajzë e vogël, Pjetri përdor refuzimin më të madh që mund t’i shkojnë nëpër mend.
Por kjo vajzë e vogël nuk ia ndan sytë. Vajza vazhdon të shohë Pjetrin teksa ai largohet prej zjarrit dhe i afrohet hyrjes kryesore. Vajza çuditet prej mohimit kaq pompoz të Pjetrit, mund të them se ky lloj mohimi qëndron në krye të listës së mohimeve.
Nëse do ta shprehnim në fjalët e Shekspirit ,vajza mendon se ai nuk “kundërshtoi dhe aq shumë”. Kështu që shërbëtorja e vogël, mbledh njerëzit për të folur me ta. Ajo u thotë atyre që e rrethojnë: “Ky është një nga ata.” Kësaj here Pjetri përgjigjet thjesht duke e mohuar këtë. Fjalët që përdori nuk na thuhen me saktësi. Ne nuk e dimë as se çfarë ndien apo mendon ai, ne thjesht dimë se Pjetri, ky njeri i madh dhe i rëndësishëm, qëndron në hyrjen kryesore, duke mos qenë as brenda dhe as jashtë. Ai thjesht mohon se njeh Zotin e tij.
Shumë prej nesh, me shumë mundësi nuk do ta gjejnë veten në situatën e Pjetrit. Por gjithsesi mund të gjendemi në situata të ngjashme.
Kjo do të thotë se ndonjëherë ne preferojmë të mos e tregojmë emrin, apo të kalojmë pa u vënë re, të mos i themi askujt se besojmë në Jezusin.
Ndoshta ne dëshirojmë vetëm të qëndrojmë me turmën dhe të mos tërheqim vëmendjen tek vetja. Ndoshta i frikësohemi izolimit nga miqtë e vjetër apo miqtë e rinj, nëse ata mësojnë për besimin tonë.
Kjo do të thotë se të tjerët janë dakord me besimin tonë për sa kohë që ne nuk e shprehim shumë hapur atë. Këto raste i ngjajnë situatës kur Pjetri nuk dëshironte të bëhej i njohur si njëri nga ata, pra një i krishterë.