A mund ta njoh vullnetin e Perëndisë?

Print

Titulli: A mund ta njoh vullnetin e Perëndisë? (pjesa 2)

Tani, dëshiroj që të ndalemi pak më gjatë në personin e Perëndisë, sepse besoj se me këto që dëgjuat, ai me siguri do t’ju jetë dukur si një planifikues projektesh që harton një plan të kompjuterizuar për këdo, plan që duket aq i prerë, sa letra e vet.

Por ju siguroj se Perëndia nuk është kështu.

Një ditë, në fillimet e shërbesës sime, shkova për vizitë në shtëpinë e një adoleshenti që kishte kohë pa ardhur në kishë dhe nuk donte të kishte më të bënte me perëndinë.

Pyesja veten se si mund të ndodhte kjo dhe çfarë po mendonte ai në mendje të vet.

Ndaj shkova të bisedoj me të.

Fjalët që dëgjova prej tij ishim më të prera se sa e kisha menduar unë. Ishim ulur në oborrin shtëpisë dhe po bisedonim. Atëherë në një moment të caktuar e pyeta, se çfarë mendonte për Perëndinë, dhe ai kishte gati përgjigjen; “epo ja pastor”,  ma ktheu ai,”unë e mendoj kështu. E shikon atë gardhin atje? Lë të mendojmë sikur tek gardhi janë rreshtuar disa shishe qelqi në gardh.

Perëndia kalon aty pranë dhe merr shishet që do…ndërsa shishet që nuk i do i gjuan pas gardhit! Është kaq e thjeshtë! Nëse perëndia më do, më merr. Mëse nuk më do më gjuan pas gardhit!” Dhe duket sikur po e imagjinonte në mendjen e tij kur po e thoshte këtë sepse e shoqëroi me një “kërcitje të lehtë të gishtave”, si për të thënë se iku edhe një shishe tjetër.

U ktheva në shtëpi atë ditë, shumë i mërzitur dhe duke menduar se Perëndia i largët dhe mekanik sikurse e kishte imagjinuar ai djalë nuk është Perëndia i biblës por dikush tjetër! Perëndia i Biblës nuk është kështu!

Pastaj mu kujtuar një histori që ungjilltari i njohur, Pal Litëll (Paul Little) kishte shkuar në një prej librave të tij  vite më parë.

Ai dëshironte ta krahasonte raportin tonë me Perëndinë, me  raportin që prindi ka me fëmijën e tij apo të saj.

Ky është një raport miqësie. Nëse vajza ime vjen sonte, u shpreh Litëll, dhe më thotë “Babi, unë të dua!” asnjëherë nuk do të thoja, “Dakord, tani që më the se më do shumë, do të mbyll në banjë, do të marr ushqimin, do ta bëj jetën të mjerueshme, sa të mundem.” Sigurisht që nuk do të veproja kështu. Kur vajza im vjen e më thonë se më do shumë, dashuria ime shfaqet qartë sepse unë dëshiroj më të mirën për të.

Po kështu është edhe Perëndia.

E dini, Perëndia i Biblës që përmendet këtu është i dashur dhe interesohet për marrëdhëniet me njerëzit.

Ai është një Perëndi me zemër të dashur, të mbushur plor me hir. Ai vjen dhe takohet personalisht me ne, asnjëherë nuk na trajton si shishe që dëshiron ti godasë pas murit.

Perëndia ynë është si një person që ndjen, mendon, mërzitet dhe gëzohet. Po kështu vullneti i Perëndisë është i dashamirës sepse kërkon më të mirën për ne.

Ai është vullneti i Perëndisë, i cili duroi gjithçka vetëm që të paguante për mëkatet tonë dhe që të na siguronte shpëtimin tonë.

Pra plani i tij është dashamirës, që kërkon më të mirën

për ne, që të na japë një jetë të kënaqshme dhe plot me bollëk.

Për vetë faktin se ai është një perëndi i dashur dhe miqësor  ne presim që ai të na zbulojë planin e tij, për të gjithë ne, për mua, për ty, për këdo që ia kërkon këtë.

Por mendoj se duhet të mbajmë mend edhe dy gjëra të tjera.

Së pari, ai e zbulon vullnetin e tij gradualisht, jo menjëherë.

E dini, unë kam këtë zakonin e keq që të shfletoj një libër para se ta lexoj.

Lexoj hyrjen, pastaj pasqyrën e librin dhe menjëherë shkoj tek faqja e fundit.

Pa e filluar mirë leximin, dua të di menjëherë fundin.

Por nuk ndodh kështu me vullnetin e Perëndisë.

Ne nuk mund ta shikojmë fundin paraprakisht.

Vullneti i Perëndisë është pak a shumë si ato dorëshkrimet që përdornin në lashtësi. Mund të shohësh vetëm aq sa ke para syve, as më para dhe as më mbrapa se çfarë do të ndodhë.

Ne e ndjekim vullnetin e tij në baza të përditshme, dhe i besojmë atij atë që do të ndodhë në të nesërmen tonë.

Dëshiroj t’ju paralajmëroj për diçka tjetër. Ekziston mundësia që të dalim jashtë vullnetit të Perëndisë. Ekziston mundësia që të dalim jashtë planit të tij.

Ne kemi vullnet të lirë të cilin e përdorim qoftë për mirë a për keq, për të marrë vendimet e duhura ose të gabuara.

Kjo pra është mos bindja, ky pra është mëkati. Dhe kur kjo ndodh ne humbasim gëzimin dhe kënaqësinë në jetë.

Në këtë pikë duhet të ndalojmë, të pendohemi dhe të kthemi sërish në binarë.

Pra kujtoni se e gjitha kjo ndodh kur jeni në një raport miqësor personal me Perëndinë që dëshiron më të mirën për jetën tonë.

Ndoshta ti do të më thuash: “dakord kjo më duket e mirë”, por kam edhe një pyetje në mendje.

SI mund ta njoh atë vullnet , atë plan që Perëndia ka në mendje për mua?

Jam plotësisht dakord me ty…

Është një pyetje e rëndësishme ndaj po të jam disa sugjerime, që mendoj se do të ndihmojnë.

Së pari, sigurohu që e beson te Perëndia dhe je fëmijë i tij, se e do Perëndinë mbi gjithçka.

Ju kujtohet kur folëm se si të jemi të sigurt për shpëtimin tonë. Një kërkim me të vërtetë sinqertë për të bërë vullnetin e Perëndisë, do ta quaja atë që vjen nga një besimtar i Jezus Krishtit, që e ka pranuar atë si Shpëtimtar dhe Zot, dhe ia ka përkushtuar jetën Atij.

Ndoshta për ty që dëgjon për herë të parë mund të duket e çuditshme. Por po them se që të njohësh vullnetin e Perëndisë për jetën tënde duhet së pari ta pranosh atë si Zot.

Pas kësaj do të nxisja të shikoje Fjalën e Perëndisë.

Po lexoje Biblën me kujdes, dhe lutu që ndërsa e lexon atë Perëndia të të tregojë atë që ka në plan.

Bibla ka plot histori të vërteta që tregojnë se si mund të mësosh vullnetin e Perëndisë, atje mund të gjedh pohime mbi moralin dhe etikën, si edhe parime që mund të na shërbejnë si udhëzues.

Vullnetin e Perëndisë për jetën e përditshme mund ta gjesh të shkuar në Fjalën e Perëndisë që e quajmë Bibla.

Sigurohu që para se të lexosh Biblën të bësh “lutjen kërkuese”. Përmes kësaj i kërkon Perëndisë që të hapë mendjen për të zbuluar atë që ka për të thënë përmes asaj që po lexon. Bibla është e hapur me një mendje të hapur që është e gatshme të dëgjojë zërin e Zotit.

Unë mendoj se duhet t’ju kujtoj se është shumë e lehtë për ti imponuar dëshirat dhe shpresat tona në vullnetin e Perëndisë.

Atëherë kur duhet ti japim formë dëshirave dhe shpresave tona sipas pëlqimit të Perëndisë , ne bëjmë të kundërtën, i futemi punës për të riformuar vullnetin e Perëndisë ashtu siç duam vetë.

Prandaj duhet të jemi të kujdesshëm, dhe ta lexojmë Biblën me një shpirt të dorëzuar.

Le ta shpjegojmë se çfarë dua të them me këtë. Ndonjëherë ne zbulojmë se vullneti i Perëndisë shkon në një drejtim që nuk na intereson. Atëherë çfarë bëjmë ne?

Si thua, ka  mundësi të njohësh vullnetin e Perëndisë, kur në të vërtetë në zemrën tënde thua: “Më trego njëherë vullnetin tënd, që të them pastaj, më pëlqen ose jo”.

Atëherë ai nuk do të na i zbulojë vullnetin e tij sepse e di që ne do ta refuzojmë, me pretendimin se: “nuk më pëlqen.”

Por nëse ai e di se jemi të gatshëm ta bëjmë atë që do të na thotë, pavarësisht pasojave atëherë ai do të na i bëjë shumë të qartë. Pra një shpirt i dorëzuar është shumë i rëndësishëm.

Por do të nxisja që të këshilloheshe me besimtarë të tjerë më të rritur dhe me më shumë përvojë, njerëz që ti u beson, veçanërisht kur merr vendime të rëndësishme për  jetën.

Kalo kohë me miqtë dhe tregoji betejën tënde, kërkoji këshillë njerëzve të besuar.

Gjithmonë sigurohu se po këshillohesh me njerëzit e duhur.

Shumë njerëz kanë hyrë në telashe vetëm se kanë kërkuar këshilla nga njerëzit e gabuar. Sigurohu që këta njerëz po tregojnë vullnetin e Perëndisë, dhe nuk po tregojnë opinionin e tyre personal.

Ndonjëherë të krishterët e rritur dhe të përkushtuar , janë njerëzit përmes të cilëve do të flasë Perëndia.

Por pasi i ke bërë të gjitha këto, dhe ende nuk e ke zbuluar vullnetin e Perëndisë, mendoj se duhet të jesh i kënaqur dhe të jetosh në mister.

Mendoj se ka kohë të caktuara të jetës sonë, kur ne thjesht nuk e kuptojmë atë që Perëndia po bën, dhe sado që përpiqemi me imagjinatën tonë nuk arrijmë të kuptojmë planet e tij.

Po ka mistere. Edhe jeta ime ka mistere. Dhe mendoj se gjithmonë do të ketë mistere.

Por do të flasim një herë tjetër, në një program të veçantë, për misteret.

Duhet ta pranojmë se janë disa pjesë të vullnetit të Perëndisë, që nuk i percepton dot mendja jonë e kufizuar.

Atëherë ne duhet të ushtrohemi në “Besimin e thellë”. Ljuis Smedes, një autor famshëm, shkroi dikur në njërin prej librave të tij,se besimi më i thellë që mund të ketë njeriu tek Perëndia është: “besimi kundër karakterit” është ai besim brenda nesh që dëshiron të thotë:”Jo, nuk duhet të ishte kështu!”

Por dëshiroj të të përgëzoj për kërkimin tënd në njohje të vullnetit të Perëndisë.

Ky është një kërkim që zgjat sa vetë jeta jonë, jeta e krishterë.

Është shumë e lehtë të tregohemi të marrë, me mendimin se dimë më të mirën për veten.

Por kjo zakonisht kthehet në dështim dhe zhgënjim.

Nëse ke dëshirë, mund të qëndrosh edhe disa çaste pranë radios për të mësuar më shumë nga jeta ime dhe këndvështrimi im personal në lidhje me këtë çështje.’

Unë jam thjesht një qenie njerëzore që është shpëtuar me anë të hirit të Perëndisë, me anë të veprës së Krishtit në kryq. Unë kam një jetë të re vetëm përmes Jezusit.

Jam shumë i ngazëllyer që kam këtë jetë të re. Kjo e bën jetën time të pasur dhe të plotë.

Po atëherë nëse jam kaq i ngazëllyer, përse duhet të më shkojë në mendje që ti bëj gjërat në jetë siç dua vetë?

A ka mundësi që të ngulmoj në këtë gjë, pra ti bëj gjërat sipas dëshirës, të shkoj në drejtimin që dua?

Sigurisht që jo! Nëse jam kaq i ngazëllyer për këtë jetë të re, arsyeja e vetme është se jam fëmijë i Perëndisë dhe dëshira ime më e madhe në jetë është të zbuloj dhe të kuptoj vullnetin e Perëndisë në baza ditore.

Tek e fundit, Ai është Zoti im!

Miku im shpresoj që kjo të vlejë edhe për ty!