Sot do të ndalemi tek letra e dytë e Pjetrit, kapitulli 1 vargjet 1 deri 11.
Kur i dëgjoj këto fjalë, veçanërisht vargun 11 ku Pjetri na fton të ” Sepse kështu begatisht do t’ju hapet hyrja në mbretërinë e amshuar të Zotit dhe Shpëtimtarit tonë Jezu Krisht”, më duket sikur po na quan njerëz që janë të sigurt se Perëndia na ka zgjedhur.
Pas kësaj mendoj për shumë njerëz të tjerë që kam takuar gjatë shërbesës sime pastorale, njerëz që kanë luguar me pasigurinë e tyre. Veçanërisht një më vjen në mendje.
Ajo ishte një person që u përkushtua shumë në shërbesën e saj të krishterë, një grua që u përkushtua gjatë gjithë jetës së saj. Grua më besnike, ndjekëse të Jezusit më të përkushtuar se ajo nuk do të gjeni.
Gjatë gjithë jetës së vet që kishte shërbyer në kishë, të gjithë ata që e njihnin e dini se për të besimi ishte shumë i rëndësishëm.
Por tani asaj po i afrohej fundi i jetës. Ishte në të 80-at turpi ishte dobësuar dhe fuqitë po e linin, bashkëshorti i kishte vdekur 20 vite më parë dhe meqenëse nuk po kujdesej më dot për veten, ajo po jetonte në një shtëpi pleqsh.
Shkoja për ta takuar atë rregullisht atje. gjatë asaj kohe vura re se po dobësohej dhe po e linin fuqitë gjithmonë e më shumë. Shpesh në takimet tona ishin shumë të këndshme.
Por një ditë vizita ime ishte ndryshe.
Ajo nuk ishte më aq e qetë si njeriu që pushon nën kujdesin e Zotit; ajo tani shqetësohej nëse ishte me të vërtëtetë e shpëtuar ose jo.
Sa më shumë që i afrohej fundit të saj, aq më e pasigurt ndjehej për besimin e saj.
Mëkatet e saj i turbullonin mendjen dhe i dukeshin një pengesë e madhe për sigurinë e saj të shpëtimit.
“si mund të dojë Perëndia një njeri si unë?” kjo ishte pyetja e saj retorike dhe e dhimbshme. Më lejo të them se në njohurinë time nuk kishte pasur asnjë skandal dhe asnjë dështim të së kaluarës, për të cilin nuk kishte marrë falje.
Nuk kishte asnjë skelet në gardërobën e saj. Me pak fjalë nuk fshihte asnjë vrasje, të paktën me sa di unë.
Ajo ishte një fëmijë i Perëndisë, dhe kur po i afrohej fundit të udhëtimit , humbi ndjenjën e sigurisë. U mundova që ta ngushëlloja atë dhe ta siguroja për këtë, por mendoj se kjo bëhet edhe më e vështirë kur e di se po jeton ditët e tua të fundit.
E di që ka njerëz të cilët duken sikur nuk janë në gjendje të dyshojnë për këtë.
Ata duken shumë supozues, kalojnë në përfundime shumë shpejt dhe mendojnë se janë fëmijë të Perëndisë si gjithë të tjerët, ndaj vazhdojnë pa asnjë mëdyshje dhe pa bërë pyetje të tjera të llojit. Mëkati dhe nevoja për pendim.
Unë thashë se disa janë supozues. Po vuaj për ata që janë në dyshim, për të krishterët që për një arsye apo një tjetër e humbasin sigurinë e shpëtimit.
Përvoja ka treguar se në faza të ndryshme të jetës së tyre, disa kanë jetuar me një dyshim që ka zgjatur shumë, ka të tjerë që e mbyllin ditët e tyre me pyetjen : “A jam i shpëtuar”?
Dhe e di se nëse do të jemi të sinqertë me njëri tjetrin, shumë prej nesh do të duhet të pranojnë se kemi këtë zog dyshimi që ulet në degët e zemrës sonë hera herës.
Pra si vijnë këto dyshime? Çfarë i shkakton ato?
Pse një ditë jemi të sigurt për shpëtimin, ndërsa tjetrën bëhemi dyshues?
Përse një grua e krishterë, që duket se ka jetuar gjithë jetën e saj me siguri, duhet ta humbasë sigurinë në fund të udhëtimit?
Mendoj se shkaqet janë të shumta, por duhet ta pranoj se askush nga ne nuk e kupton plotësisht arsyen përse disa e humbasin sigurinë e shpëtimit.
Duhet ta pranojmë se në kapituj të caktuar të jetës sonë, dyshimet bëhen pjesë normale e jetës sonë.
Ato janë pjesë e rritjes, apo e shqyrtimit të asaj që besojmë dhe vendosmërisë sonë.
Ne besojmë thellë në diçka vetëm pasi kemi pyetur mirë dhe jemi siguruar që dimë gjithçka. Pra dyshimi në vetvete nuk është i keq.
Dyshimi mund të jetë i mirë, ai sjell rritje.
Ndaj ndonjëherë kjo kohë dyshimi përcakton kohën se kur zemrat tona thonë: “shiko, para se të shkojmë më tej, para se të arrijmë në pikën e moskthimit prapa, le të bëjmë pyetjet e vështira, le ti shqyrtojmë të gjitha për të parë se a ka ndodhur vërtetë shpëtimi, a është i sigurt?” Mund të jetë frika e të qenit i shkujdesur. “më mirë të sigurohemi” themi shpesh me vete.
Ndoshta këto përvoja që ndodhin në fundin e udhëtimit të jetës sonë shprehin ankthin që ndjejmë për procesin e vdekjes.
Ne e dimë se është tamam fundi dhe përpara se të përballemi me të duhet të kuptojmë mirë dhe të sigurohemi se jemi shpëtuar.
Ndoshta kjo është normale.
Ndoshta këto dyshime vijnë sepse shumë prej nesh jetojnë në një kohë skepticizmi të papërmbajtur.
Shumë prej nesh thonë shpesh: sot nuk ke më siguri për asgjë.”
Gjithçka që dje e mendonim si të sigurt sot e kanë rrëmbyer.
Gjithçka që një brez më parë mbahej fort tani hidhet poshtë.
Prandaj mos ji kaq i sigurt për të bërë pohime, dhe zotime. Sepse ky lloj skepticizmi na mban të mbërthyer dhe e flak tutje sigurinë tonë.
Me shumë mundësi, këto kohë dyshimi janë rezultati i përvojave zhgënjyese në jetë, që na lëkundin ekuilibrin tonë.
Kemi falur javët e mëparshme për kohën kur njerëzit e mirë vuajnë, dhe agoninë që ndjejmë kur na duket se nuk marrim përgjigje nga Perëndia. Këto kohëra dyshimi i kalojmë shpesh.
Sepse gjërat nuk shkojnë si duhet, sidomos kur bie fjala tek kriza, të gjitha gjërat rrënohen, atëherë kur duket se gjithçka po shkon mirë, pikërisht atëherë gjithçka rrëzohet para këmbëve tona. Atëherë është e lehtë të dyshojmë… a jam në rregull me Perëndinë?
Por ndonjëherë, janë dështimet e së kaluarës që ngrihen mbi ne dhe na godasin… ato dështime personale që ne ua kemi fshehur të tjerëve, dhe asnjëherë nuk i kemi zbuluar plotësisht Perëndisë. Ne mendojmë se nëse i fshehim, janë harruar, por herët a vonë, ato do të dalin nga dollapi ku i kemi fshehur, të paktën nga zemra dhe mendja jonë.
Për shkak se nuk i kemi treguar, me siguri që nuk kemi marrë as faljen e Perëndisë, dhe nuk e kemi falur as veten tonë, ato shkatërrojnë çdo ndjenjë sigurie që kemi pasur dikur.
Prandaj nëse këto kohë po mendon për dyshimet që ke pasur , mundohu të reflektosh për shkaktarët që fshihen pas tyre. Çfarë mund ti ketë shkaktuar këto dyshime? Njohja e shkaqeve do të ndihmojë shumë për të hequr dyshimet.
Unë them se është e rëndësishme të përballesh me këto dyshime, sepse do të ndihmojnë. Bibla e pohon qartë se kemi të drejtën të sigurohemi për shpëtimin tonë në Perëndinë që ndodh me anë të Jezus Krishtit.
Dua të jem i qartë edhe njëherë. Në Bibël ka shumë pohime të mrekullueshme për sigurinë e shpëtimit, prej të cilave ne mund të mësojmë shumë.
Ne dëgjuam një prej këtyre fjalëve pak më përpara, ishin fjalët e Pjetrit.
Tani kujtoni se këto vargje ishin shkruar për të krishterët që nuk e kishin të lehtë të jetonin në një shoqëri që ishte armiqësore ndaj besimit të krishterë.
Shpresoj që të kuptosh vendosmërinë me të cilën ai flet, kur i drejtohet atyre me fjalët: “atyre që përmes drejtësisë së Perëndisë dhe Shpëtimtarit tonë Jezus Krishtit që ka marrë një besim kaq të çmuar sa ky i yni…”
Dhe më pas kur shpall një bekim mbi ta: “Hiri dhe paqja e tij të teprojë në ju….” Dhe më pas ai vazhdon, “Fuqia e tij hyjnore ju ka dhënë gjithçka që ju duhet për jetën dhe perëndishmerinë…” Në këtë pjesë ka shumë për të thënë. Ju nxis ta lexoni edhe njëherë vetë.
Por dua që të ndalemi pak tek vargu dhjetë. “…Për këtë shpëtim kërkuan dhe hetuan profetët që profetizuan nga hiri për ju.”
Ky pohim mund të duket i çuditshëm, sepse thirrja dhe zgjedhja jonë është vepër e Perëndisë, apo jo? Perëndia na zgjodhi në hirin dhe mëshirën e tij, para se të kishim lindur, para se të hidheshin themelet e botës.
Kjo ndodh përmes zgjedhjes së tij sovrane dhe ne nuk mund të bëjmë asgjë për ta ndryshuar këtë, si mendon ti?
Pra kjo është e vërteta. Por nuk ishte ky qëllimi i Pjetrit.
Ai është duke folur këtu që ne personalisht të jemi të sigurt se Perëndia na ka thirrur, na ka zgjedhur.
Ai po mundohet që tia heqë zakonin e vjetër të krishterëve që thonin: “Shpresoj të jetë kështu, por nuk jam i sigurt”, dhe në vend të kësaj të thonin.”po une e di që jam i shpëtuar dhe jam i sigurt për këtë.”
Shqetësimi që Pjetri kishte në zemër lidhej me krishterët që po hasnin vështirësi në jetë, dhe duhet të ishin të sigurt për raportin e tyre me Perëndinë.
Kjo që Pjetri po thotë lidhet me fjalët që u shkroi këtyre besimtarëve në letrën e tij të parë.
Dëgjo se sa të çmuara janë këto fjalë të mbushura me siguri dhe bindje.
“Qoftë bekuar Perëndia edhe Ati i Zotit tonë Jezu Krisht, i cili me anë të mëshirës së tij të madhe na rilindi për një shpresë të gjallë me anë të ringjalljes së Jezu Krishtit prej së vdekurish,
për një trashëgim të paprishshëm, të panjollë dhe të pafishkur, që është ruajtur në qiejt për ju,
që nga fuqia e Perëndisë me anë të besimit jeni të ruajtur, për shpëtimin gati për t’u zbuluar në kohët e fundit.”
Ai tha tre gjëra që janë absolutisht të sigurta: vepra e përfunduar e Krishtit, që duket në ringjalljen e tij, trashëgimia që na ngelet ne, dhe fakti që ne jemi të strehuar në Krishtin deri në ditën kur do të marrim trashëgiminë tonë.
Këto fjalë me të vërtetë frymëzojnë siguri. Shpresoj të kenë prekur sado pak zemrën tënde sot. Kështu minutat toan erdhën drejt fundit. Nuk më ngelet gjë tjetër vetëm tju kujtoj se do të takohemi sërish nesër në të njëjtën orë.
Zoti ju bekoftë dhe Mirë u dëgjofshim!