Ndarja e pushtetit

Print

Titulli: Ndarja e pushtetit (pjesa 1)

Tregimin e parë e bëra, o Teofil, mbi të gjitha gjërat që Jezusi nisi të bëjë dhe të mësojë,

2  deri në ditën në të cilën u morr në qiell, pasi u kishte dhënë urdhërime nëpërmjet Frymës së Shenjtë apostujve që ai kishte zgjedhur.

3  Atyre, pasi pati vuajtur, iu paraqit i ngjallur me shumë prova bindëse, duke u parë prej tyre për dyzet ditë dhe duke folur për gjërat e mbretërisë së Perëndisë.

4  Dhe, duke u gjendur bashkë me ta, i urdhëroi ata që të mos largoheshin nga Jeruzalemi, por të prisnin premtimin e Atit: “Që, tha ai, e keni dëgjuar nga unë,

5  sepse Gjoni pagëzoi me ujë, por ju do të pagëzoheni me Frymën e Shenjtë, mbas jo shumë ditësh”.

6  Kështu ata që ishin mbledhur bashkë e pyetën, duke thënë: “Zot, a do ta rivendosësh në këtë kohë mbretërinë e Izraelit?”.

7  Por ai u tha atyre: “Nuk ju takon juve të dini kohët dhe momentet e përshtatshme, që ka përcaktuar Ati me autoritetin e vet.

8  Ju do të merrni fuqi kur Fryma e Shenjtë do të vijë mbi ju dhe do të bëheni dëshmitarët e mi në Jeruzalem dhe në gjithë Judenë, në Samari dhe deri në skajin e dheut”.

Përfytyro për një moment sikur një miku yt politikan  ka luftuar dhe përpjekur për një kohë të gjatë, për një fushatë elektorale.

Përpjekjet e tij u shpërblyen, pasi u zgjodh në një post politik. Ai do të përfaqësojë ty dhe njerëzit e zonës ku ti jeton, në kryeqytetin e vendit, si anëtar i parlamentit, që është organi ligjvënës.

Ti je shumë i lumtur për këtë gjë, sepse e njeh mirë si person dhe, mendon se ai është realist, i patundur në bindjet e veta, me karakter të fortë dhe i bekuar me një urtësi të madhe.

Pak para se të largohet prej qytetit, ai mban fjalimin e vet të lamtumirës. Ai premton se do të punojë shumë, për të sjellë një ndryshim , për ti shërbyer popullit por edhe komunitetit. Ai shkon dhe nuk kthehet më. Kalon kohë e gjatë, dhe ti vazhdon ta presësh. Puna e tij në komunitet është e dukshme, nga projektet e ndryshme apo ndihmat financiare që vijnë në zonë. Të gjitha këto tregojnë se ky politikan po punon shumë.

Ndihma vjen edhe për njerëzit në nevojë. Por gjithë puna e tij do të ketë përfunduar kur ai të jetë kthyer në komunitetin e vet. Pra, kur do të kthehet ai?

Tani imagjino sikur kanë kaluar 40 vjet. Çfarë lloj dyshimesh të vijnë në mendje?

Autori i librit të Veprave, historiani Luka, regjistroi këtë histori të kishës së hershme afro dyzet vite pasi Jezusi i ngjit në qiell. Për këta të krishterë kjo duhet të ketë qenë një kohë e gjatë pritjeje që Jezusi të kthehej.  Tashmë shumë njerëz që kishin qenë pranë apostujve në kohën kur këta filluan të mbillnin kishat, kishin vdekur. Ndërsa shumë të krishterë të tjerë nuk i kanë takuar, apo parë dishepujt sepse janë shuam të rinj në moshë.

Po flasim për një kishë pas ringjalljes së Krishtit, dhe askush prej këtyre besimtarëve nuk e kishte takuar ndonjëherë Jezusin. Jeta dhe vdekja e Jezusit për ta duket sikur ka ndodhur para shumë kohësh, veçanërisht për ata që nuk kishin lindur ende kur kjo ngjarje ndodhur. Pra kur do të kthehet Jezusi sërish?

Luka ju shkruan pikërisht këtyre të krishterëve për Jezusin dhe shërbesën e Tij, dhe shërbesën e atyre që Ai do të dërgojë. Ai shkruan për të ndërtuar kishat dhe për të forcuar besimin e tyre. Ai dëshiron tu japë atyre sigurinë e realitet të Krishtit, ringjalljen jetën dhe, fuqinë e Tij. Për ta bërë këtë, Ai bën momentin e ngritjes së Jezusit në qiell strumbullarin e dy librave të tij: Ungjillit të Lukës dhe Veprave të Apostujve.

Luka shkruan për ata njerëz që e kanë dëgjuar historinë, por po presin apo kanë qenë duke pritur për një kohë të gjatë. E ka shkuar për njerëz si ne.

Këto fjalë për largimin e Jezusit nuk janë vetëm për të krishterët e kishës së hershme; por edhe për të krishterët sot.

Kur tregon këtë histori, Luka u kujton të krishterëve të hershëm këtë histori, qëllimin e madh përse ata po presin. Po kështu edhe për ne. Edhe ne mund të nxjerrim katër mësime për qëllimet tona, nga kjo histori teksa vazhdojmë të presim për kthimin e Jezusit.

Së pari, vëmë re se ngjitja e Jezusit në qiell flet për pushtetin. Pasi u ngrit prej varrit, Jezusi ka qenë duke folur dhe mësuar për afro dyzetë ditë rreth mbretërisë së Perëndisë: ajo po afrohet përditë e më shumë.

Dhe dishepujt, pyesin veten se a do të vijë më në fund një mbretëri politike që do t’i japë zgjidhje gjithë problemeve.

A do të kthehen edhe një herë për Izraelin ditët e lavdishme, ashtu si në kohën kur Solomoni ishte në fron? Jezusi thotë jo. Ai nuk dëshiron t’i zhgënjejë, as t’i shtypë ëndrrat e tyre. Ai dëshiron krejt të kundërtën: sepse ëndrra e tyre nuk është e madhe sa duhet. Jezusi premton një pushtet shumë herë më të madh shpirtëror, që do të shkojë përtej kufijve të kombit të tyre të vogël, një ndër që do t’i transformojë shumë herë më tepër se sa thjesht duke i dhënë  një ngastër toke, apo fusha të mëdha pranë Detit Mesdhe.

Ky është një pushtet, që do të triumfojë mbi perandorinë Romake, dhe do të ndryshojë përgjithmonë dhe në vazhdimësi historinë botërore, do të ndryshojë çdo komb në faqen e dheut.

Ju kujtohet miku politikan që morëm si shembull pak më parë?  Ai duhet të largohej prej qytetit për të marrë frerët e pushtetin në kryeqytet.

Një anëtar i parlamentit, duhet të jetë i pranishëm fizikisht atje, për të ndikuar punën, për të mirën e popullit që drejton.

Vetëm në kryeqytet një person mund të ushtrojë pushtetin që i është dhënë.

Po kështu, kur Jezusi u ngrit në qiell, Ai zuri fronin mbi gjithë krijimin. Ai duhet të linte këtë tokë që të mund të përdorte gjithë pushtetin e tij.

Jezusi largohet për të sunduar mbi  gjithë krijimin.

Ai ulet në krah të djathtë të Perëndisë Atë, flet në emrin tonë para Tij, si përfaqësuesi ynë.

Përfaqësuesi i njerëzimit është në fron, sepse Jezusi u ngjit në qiell dhe tani mbretëron si një qenie e plotë njerëzore. Ai ishte dhe është njëri prej nesh.

Dhe si njëri prej nesh, ai u premton dishepujve një pjesë në pushtetin e Tij.

Kjo është kryesja përse Luka e quan shërbesën e Jezusit në tokë një punë të nisur.

Ndërsa ndjekësit e tij do ta vazhdojnë atë. Dhe Jezus Krishtit vetë do ta përfundojë atë një ditë.

Pra një mësim që mund të nxjerrim nga kjo histori e Biblës sot është se ne kemi marrë fuqi. Jezusi i tha atëherë dishepujve të vet, ashtu siç u thotë njerëzve të vet sot: “Ju do të merrni fuqi.” Prandaj ne shpesh tundohemi të ngremë duart drejt qiellit në dëshpërim ose zhgënjim.

Çfarë mund të bëjmë, në këtë botë që duket kaq e ngatërruar? Ne mund të mendojmë se E vetmja gjë është të bëjmë më të mirën në këtë botë, ku gjërat kanë shkuar keq, e të jetojmë jetën sa më mirë.