Ndarja e pushtetit

Print

Titulli: Ndarja e pushtetit (pjesa 2)

Pra Çfarë mund të bëjmë, në këtë botë që duket kaq e ngatërruar? Dëgjoni këto vargje:

8  Ju do të merrni fuqi kur Fryma e Shenjtë do të vijë mbi ju dhe do të bëheni dëshmitarët e mi në Jeruzalem dhe në gjithë Judenë, në Samari dhe deri në skajin e dheut”.

9  Mbasi i tha këto gjëra, ndërsa ata po e vështronin, u ngrit lart; dhe një re e përfshiu dhe ua hoqi prej syve të tyre.

10  Dhe, si ata po i mbanin sytë e ngulitur në qiell, ndërsa ai po largohej, ja dy burra në rroba të bardha iu paraqitën atyre,

11  dhe thanë: “Burra Galileas, pse qëndroni e shikoni drejt qiellit? Ky Jezus, që u është marrë në qiell nga mesi juaj, do të kthehet në të njëjtën mënyrë, me të cilën e keni parë të shkojë në qiell”.

12  Atëherë ata u kthyen në Jeruzalem, nga mali që quhet i Ullinjve, që është afër Jeruzalemit sa një ecje e së shtunës.

13  Dhe, si u kthyen në qytet, u ngjitën në sallën e sipërme, ku rrinin Pjetri dhe Jakobi, Gjoni dhe Andrea, Filipi dhe Thomai, Bartolomeu dhe Mateu, Jakobi i Alfeut dhe Simon Zellshmi, dhe Juda i Jakobit.

14  Të gjithë këta ngulmonin me një mendje të vetme në lutje dhe përgjërim së bashku me gratë, me Marinë, nënën e Jezusit, dhe me vëllezërit e tij.

Shiko përgjatë faqeve të historisë, dhe do të shikosh se njerëz të zakonshëm si ne, dishepuj të Jezus Krishtit, përgjatë shekujve janë bekuar me pushet hyjnor.

Nga Augistini i Hippos, te Uilliam Uillbërfors, nga Martin Luteri te Nënë  Tereza, të krishterët e zakonshëm kanë bërë ndryshimin, duke i bërë qëndresë shtypjes dhe duke i drejtuar të tjerët në rrugën e jetës me bollëk që kemi në Jezusin.

Me anë të autoritetit , ne marrim vendime, sjellim ndryshime, caktojmë shpenzimet, harxhojmë paratë, zgjatim duart për të ndihmuar dhe shumë më tepër se kaq. Ne nuk duhet të jemi të ndrojtur. Ne nuk duhet të jemi të frikësuar. Sepse jemi bekuar me një pushtet që shkrin akullin e zemrave, që transformon komunitetet, përmbys qeveritë.

Mësimi i parë është se ne kemi marrë fuqi prej Perëndisë. Por Jezusi e ndan pushtetin e Tij hyjnor për një qëllim, dhe një pjese atij qëllimi është dëshmimi.

Ai u thotë dishepujve:”Ju do të jeni dëshmitarët e mi.” Ata do tu tregojnë të tjerëve atë që kanë parë dhe dëgjuar. Ata do të jenë dëshmitarë në Jeruzalem, në kryeqytetin e vendit, shumë larg prej qyteteve të tyre: dëshmitarë në zemrën e pushtetit religjioz, në qytetin që i përndoqi ata dhe i vrau mësuesin e dashur.

Përveç kësaj, ata do të jenë dëshmitarë në gjithë Judenë, në pjesën tjetër të vendit, në krahinën e Galilesë. Ata do të jenë dëshmitarë në Samari, në tokën që ata e panë si një vend me judenj të përçmuar, një vendi papastër.

Ata do të jenë dëshmitarë në gjithë skajet e botës, duke filluar nga vendet fqinje, në kryeqytetin romak, deri në vendet dhe popujt që nuk i kishin dëgjuar më parë!

Nëse thirrja e dishepujve ishte të shkojnë në çdo skaj të botës, atëherë me siguri që do tu duhet shumë fuqi, për këtë.

Të dhënat e para që flasin për të dëshmuarin e tyre nuk ishin dhe aq premtuese. Ata kishin qenë shumë të lodhur për tu lutur me Të, të vetmen herë që Jezusi u kërkoi ndihmë, atëherë kur kishte më shumë nevojë për ta. Drejtuesi i tyre, Pjetri, e mohoi  tre herë se e njihte Jezusin, ndonëse ishte betuar se nuk do ta bënte.

Dhe pjesa tjetër u largua dhe u fsheh kur u shfaqën autoritetet. Po, ata kishin nevojë për fuqi. Dhe sapo e morën, u nisën.

Kjo na çon drejt mësimit të dytë, që vjen prej historisë së ngritjes së Krishtit.

Kjo që do të them tani është huazuar prej lëvizjes mjedisore, por shkon edhe këtu.

Ndjekësit e Jezusit duhet të mendonin globalisht por të vepronin lokalisht. Të krishterët janë thirrur të shkojnë deri në skajet e tokës. Por a ka shkuar kisha tashmë, në çdo vend të përfytyrueshëm, dhe a po vazhdon të shkojë, për të arritur fiset e vogla dhe të kalojë kufijtë e rrezikshëm?

Unë mendoj se nuk janë thirrur të gjithë dishepujt për të shkuar në misione, a në vende të tjera. Ndjekësit e Jezusit janë thirrur të shkojnë në çdo skaj të tokës, dhe ky skaj mund të jetë kudo, edhe atje ku ti je ulur apo po je duke qëndruar sot është skaji i tokës!

Më kujtohet kur gruaja ime dhe unë filluam të kuptojmë se çfarë do të thotë kjo. Unë isha ende në shkollë, duke punuar me një kishë shumë të re, si pastor. Ne sapo kishim marrë këtë hap të rëndësishëm që shumë çifte të reja ndërmarrin kur mendojnë për ngritjen e një familjeje. Ne morëm një kone.

Përkujdesja ndaj saj i ngjan disi prindërimit.

Shumë shpejt ne zbuluam se kur del për një shëtitje me konen, të gjithë njerëzit ndalojnë për të përshëndetur dhe të pyesin se si është ajo, dhe duan ta përkëdhelin dhe ta marrin në krahë.

Njerëzit kishin shumë dëshirë të takonin konen tonë. Por me kalimin e kohës, filluam të mësojmë dhe të fuqizojmë më shumë mendimin se kishim një person tjetër më të rëndësishëm për tua prezantuar fqinjëve tanë: Jezus Krishtin.

Kjo ndoshta nuk ju duket një zbulesë e madhe, por unë isha i mendimit deri atë ditë se dëshmimi i Jezusit para të tjerëve, apo në vende të largëta ishte detyrë e misionarëve dhe jo e imja.

Por kur Jezusi i tha dishepujve që të shkonin në skajin e dheut, edhe Shqipëria duhet të ketë qenë për ta një vend i largët, shumë i largët!

Ky është vendi ku Zoti na ka dërguar të jemi dëshmitarë, qoftë edhe për një herë të vetme.

Pra ku të ka vendosur Jezusi ty? A sheh se Ai të ka dhënë fuqinë për të qenë dëshmitar i tij, në fundin e botës, që mund të jetë qyteti yt, atje ku ndodhesh tani?

Shpresoj të jesh duke përmbushur thirrjen tënde në jetë sepse nuk ka gëzim më të madh se ky.