Ndarja e pushtetit

Print

Titulli: Ndarja e pushtetit (pjesa 3)

Jezusi premton fuqi, ai na fton të jemi dëshmitarë të tij dhe, po kështu na premton se do të kthehet një ditë. Dishepujt e tij dëshironin të dinin se kur. Por nuk morën përgjigje. Krishti vetë a e dinte se kur? Mendoj se ditën e kthimit e di veç Ati. Kështu që pasi u kthyen, ata qëndrua atje duke pritur me durim. Luka thotë se ata po shikonin me kujdes, me sytë drejt qiellit.

Sytë e tyre po kërkonin, ashtu siç bën ti kur je më një mik në det dhe shikoni një varkë shpëtimi, shumë larg në horizont, sa një trekëndësh i vogël i bardhë.

Po ata vazhdonin të prisnin për të. Fundja fare, ai ishte larguar në mënyrë misterioze. Si mund të ishin të sigurt se kjo ishte hera e fundit?

Konkursi i tyre i vogël i këqyrjes, përfundoi kur një zë i ngacmoi. Papritur dy burra u shfaqën nga asgjëja.

Ata vërtetuan fjalët e Jezusit dhe u thanë atyre që të shkonin.

Dy dëshmitarët e tjerë pohuan se, Ai do të kthehet. Ai do të kthehet ashtu siç shkoi, ashtu si u kishte thënë edhe atyre më parë: ” Në atë kohë do të shohim Birin e Njeriut të zbresë nga retë me shumë pushtet dhe lavdi.”

Pra ata e dinë se ai do të kthehet sërish një ditë. Jezusi vetë e kishte thënë dhe këta dy njerëz e konfirmuan. Dhe ata dy njerëz ishin engjëj lajmëtarë, të dërguar të Perëndisë.

Por fjalët e engjëllit ishin shumë më tepër se sa një konfirmim i asaj që Jezusi kishte thënë.

Ata thanë edhe një qortim: “Përse rrini atje duke parë drejt qiellit?” Ose, çfarë po bëni atje? Ju keni shumë gjëra për të bërë, apo nuk keni? Nisuni tani!

Mund të duket e vështirë për ne, të imagjinojmë në një kohë dhe epokë kaq të ngarkuar me punë, sikur qëndrojmë me sytë drejt qiellit duke pritur.

Dishepujt e parë me profesion peshkatarë, mund ta kenë pasur luksin që ta shpenzonin kohën ashtu, por ne nuk e kemi!

Por mendoje kohën tënde në termat e mbretërisë. A nuk është urgjente përmbushja e qëllimit që Jezusi na ka lënë? Po është e vërtetë, ne të gjithë kemi nevojë për kohë pushimi dhe argëtimi, por kur është hera e fundit që ti u çove prej divanit pas pesë apo gjashtë orësh duke parë televizor dhe, u ndjeve i freskët dhe gati për tu marrë me botën?

Ose edhe sa gola duhet të bësh para se të jesh i kënaqur me rezultatin? Ose sa nga koha jonë zihet me punë të kota, për të ndërtuar mbretëritë tona, në kërkim të përmbushjes së një ëndrre që nuk do të ketë vlerë të përjetshme?

Kështu që mësimi i tretë këtu është: në ngushëllim të premtimit të Krishtit për kthimin e Tij, dil jashtë dhe futu punës!

Po ai do të vijë sërish; duke pohuar se e vërteta është një prej qëllimeve primare të kësaj historie në veshët e lexuesve të parë të Lukës. Luka foli në fillim të këtij libri për shumë prova bindëse. Ai dëshiron që dëgjuesit e tij të jenë të bindur për të vërtetën e asaj që u është thënë. Dëgjues si ne.

Ndaj besoje.  Jezusi do të vijë sërish. Por ndërkohë, mos rri thjesht duke pritur. Mos u merr me ngritjen e një perandorie vetjake. Ka shumë punë për tu bërë në mbretërinë e Perëndisë! Perëndia ka një qëllim për ty, për jetën tënde. Ti duhet të përmbushësh thirrjen tënde.

Pas kësaj dishepujt e lënë kodrën dhe mblidhen së bashku për tu lutur. E vërteta është se, ata nuk i kishin udhëzime se çfarë duhet të bënin. Jezusi tha: “Fryma e Shenjtë do të vijë mbi ju. Shkoni dhe prisni nw Jeruzalem.”

Dhe sërish shikojmë se nuk u thuhet se sa shumë duhet të presin. Por më pas zbuluan se pritja nuk ishte shumë e gjatë, vetëm dhjetë ditë. Pra çfarë bëjnë dishepujt kur nuk janë të sigurt se çfarë duhet të bëjnë?

Ata kthehen në dhomën e sipërme. Atje filluan të luten së bashku. Ata u lutën si komunitet. Ata u lutën vazhdimisht, teksa prisnin udhëzime dhe ardhjen e Frymës së Shenjtë.

Ky është mësimi i katërt dhe i fundit që nxjerrim nga kjo histori, në lidhje me ngritjen e Jezusit në qiell. Kur nuk je i sigurt se çfarë të bësh, lutu!

Xhejms Gilmur (James Gilmour), misionar në Mongoli, i kërkohet të mjekojë disa ushtarë të plagosur. Ai përdori njohuritë e tij të ndihmës së parë, për të mjekuar dy prej tyre, por i treti kishte thyer një kockë të kofshës. Në atë spital primitiv nuk kishte as doktorë me të cilët të këshillohej dhe as libra fiziologjie për tu konsultuar.

Duke qenë se nuk kishte asnjë ide se çfarë mund të bënte me plagën, Gilmur u ul në gjunjë pranë ushtarit dhe u lut për plagën. Lutjen e tij e ndërprenë një turmë lypsarësh që kërkonin para.

Me të shpejtë ai i dha disa dhurata të vogla të shoqëruara me fjalë të ëmbla për shpirtin.

Pjesa më e madhe e turmës u largua, mbeti veç një burrë që ishte kockë e lëkurë dhe dukej pak a shumë si një skelet i gjallë.

Gilmur papritur kuptoi se ky burrë ishte përgjigja e lutjes së tij, sepse ai kishte studiuar dhe e njihte shumë mirë strukturën e skeletit të njeriut! Ai i kërkoi burrit të moshuar leje për ta ekzaminuar ushtarin. Pasi e kontrolli mirë me gishta kockën e femurit për të mësuar se si ta trajtonte këmbën e thyer të ushtarit, ai u kthye te pacienti dhe ishte në gjendje të rregullonte frakturën.

Në jetën e çdo dishepulli, apo personi që e ndjek Jezusin, do të ketë një kohë konfuzioni.  Kohë dyshimi. Një kohë kur nuk e di se ku të shkosh  dhe çfarë të bësh. Por edhe kohë kur thjesht rri në pritje. Në kohë si këto, lutja është një pozicion i mirë reagimi. Lutja është një mënyrë për të kontrolluar sërish me Jezusin dhe për të kërkuar drejtimin e tij për lëvizjen e radhës.

Tashmë kanë kaluar dymijë vjet. Pas gjithë kësaj kohe, të krishterët janë sërish në pritje, por jo pa shpresë, dhe pa qëllim. Ne e dimë këtë për shkak të katër mësimeve që nxorëm sot prej historisë së Biblës në lidhje me ngritjen e Jezusit në qiell:

Ne presim si një popull i fuqizuar, si një popull, mbreti i të cilit ka ndarë fronin e Tij me ne.

Ne presim si një popull që ka detyrën dhe qëllimin ti tregojë njerëzve se kush është Krishti dhe, çfarë ka bërë ai për ne.

Ne presim dhe punojmë, me siguri të plotë për kthimin e Tij.

Ne presim dhe lutemi, duke qenë të bindur se Perëndia na dëgjon dhe do të na drejtojë përmes Frymës së Shenjtë.