Davidi i kthehet tre herë kësaj ideje. Në vargun tre ai thotë: ” Kur të kem frikë, do të mbështetem te ti.” Dhe sërish në vargun katër ai thotë: ” Unë besoj në Perëndinë.”
Dhe sërish në vargun 11: ” në Perëndinë unë besoj.” Ai po e thotë këtë sepse ishte në një situatë ku nuk mund tu zinte besë njerëzve.
Ata ishin armiq, kundërshtarë, njerëz që kishin dalë për na kapur, për ta sulmuar, për të shtrembëruar fjalët e tij, që kishin komplotuar kundër jetës së tij. Ata nuk ishin njerëz të besueshëm.
Dhe kur ka njerëz dhe ngjarje që nuk u zëmë besë, atëherë ndjehemi të pasigurt dhe të pambrojtur. Por në kontrast me këtë, Davidi i beson Perëndisë.
Një miku im misionar në një vend të lindjes së mesme, pati të vështirë të përshtatej me gjuhën e vendit dhe të gjente fjalët e duhura kur shprehej, që të mos keqkuptohej, sidomos kur bëhej fjalë për idenë e shprehjes së besimit tek Perëndia.
Dukej sikur nuk kishte asnjë mënyrë të qartë dhe efektive për ta përkthyer Biblën në gjuhën e tyre.
Më në fund një mik i sugjeroi atij të përdorte fjalën “ul” si pwr shembull kur themi, ulem në karrige, ose ulem në prehrin e dikujt.
Kjo fjalë pati sukses. Kur ulem në karrige unë peshoj gjithë peshën time atje sepse besoj se do të më mbajë.
Nëse kam dyshime se ajo nuk më mban, atëherë nuk do të ulem atje. Dhe kështu kur unë i besoj Perëndisë, unë ulem i gjithi në prehrin e tij. Pra Davidi po thotë se kur ai ndihet i pasiguritë për hir të armiqve të tij, ai ulet në prehrin e Perëndisë me bindjen e plotë se Ai do ta mbajë.
Dhe kjo çon tek një tjetër ide, që ndërton mbi të ide të tjera
Përmes këtij procesi do të mësoj se Perëndia është për mua.
Te vargu 9 thuhet kështu: “Perëndia është për mua.” E kupton se sa i rëndësishëm është ky pohim?! Ai e dinte se kishte shumë të tjerë që nuk ishin në anën e tij; prandaj ai nuk mund tu zinte besë atyre.
Saulit nuk i zihej besë. Ai ishte kundër Davidit, nuk ishte në anën e tij. Por Perëndia është ndryshe…ai është me Mua.
Ne njohim këtë ndjenjë apo jo? Ne të gjithë jemi lënduar dhe plagosur nga njerëzit e tjerë, ne jemi mashtruar prej atyre që mendohej se ishin përkrahësit tanë.
Dhe për më tepër, jemi lënduar dhe plagosur prej ngjarjeve të jetës që nuk kanë dalë siç kemi menduar ne.
Për këtë jam i sigurt, thotë Davidi, se Perëndia është për mua.
E kupton se sa e madhe është kjo që po themi?! Unë e di se Perëndia është me mua!
Unë ju tregova herën e kaluar se pastorët kanë disa privilegje të caktuara. Pastorët shohin brenda jetës dhe përvojave të njerëzve. Njerëzit u besojnë atyre dhe u tregojnë gjëra që nuk i ndajnë me askënd tjetër.
Kjo do të thotë se ata kuptojnë lotët e tyre, edhe pse njerëzit e tjerë nuk arrijnë t’i shikojnë. Pastorët dëgjojnë dëshmi fantastike, si ajo e Davidit. Më kujtohet një zonjë e cila humbi papritur bashkëshortin e saj; në dhimbjen dhe brengosjen e saj mund të pohonte, “Ne do t’ia dalim sepse Perëndia është për ne.
” Një baba i ri u përball me një operacion të vështirë sepse prognoza e tij ishte e keqe, por ai tha: “Por ne do tia dalim sepse Perëndia është për ne.”
Një çift i ri ishte pikëlluar për vajzën e tyre që lindi e vdekur. Ndonëse zemër thyer ata mund të pohonin:” Ne ende besojmë se Perëndia është në anën tonë.”
Babai im e dinte se ishte në prag të vdekjes, por nuk hezitoi të na thoshte:”Perëndia është në anën tonë dhe kjo ka vërtetë rëndësi.”
A nuk ju ngjajnë këto me fjalët e Apostullit Pal tek letra e Romakëve kapitulli 8? Sa e sa, të krishterë i kanë pohuar këto fjalë mes lotëve të tyre, dhe janë ndier të sigurt për të thënë:”Nëse Perëndia është me ne, kush mund të jetë kundër nesh?” (Romakëve 8:31) Këtë po thotë edhe Davidi.
Por si ka mundësi që është kaq i sigurt? Si mund ta thotë ai këtë?
Davidi mund ta pohojë këtë sepse ai shikon përtej vetes së vet; ai shikon historinë që ka përpara, duke pritur me padurim se çfarë do të ndodhë kur të kthehet Mesia.
Pra për të kuptuar edhe një herë të vërtetën e këtij psalmi nuk duhet t’i kthehemi historisë ku është shkruar ky psalm, por do ta çojmë këtë psalm në kohën kur u dha Mesia, Biri i Davidit , që është as më shumë as më pak se Zoti, Jezus Krishti.
Sepse Jezus Krishti, Biri i përjetshëm i Perëndisë, la lavdinë e tij në qiell, dhe erdhi që të lindë në këtë tokë.
Ai hyri në botën tonë të lotëve. Ai pa të gjithë lotët tanë, ai ndjeu gjithë lotët tanë. Madje edhe ai vetë derdhi lot. Ai i ndjeu ata lot. Dhe i mori mbi vete. Mund të themi se përulësia e Birit të Perëndisë tregon ai vajtoi bashkë me ne, jetoi me ne në botën tonë të lotëve. Ai jo vetëm që pa shkakun e gjithë kësaj, dhe e ndjeu therjen e saj, por ai e mori mbi vete.
Kur ai u refuzua prej njerëzve në Jeruzalem; kur qau dhe djersa po i bëhej si pika gjaku të mpiksur, në Gjetsemani.; kur u kryqëzua në kryq: të gjitha i bëri për ne.
Kjo është arsyeja përse Isaia i thotë atij:”
“Megjithatë ai mbante sëmundjet tona dhe kishte marrë përsipër dhembjet tona; por ne e konsideronim të goditur, të rrahur nga Perëndia dhe të përulur.
Por ai u tejshpua për shkak të shkeljeve tona, u shtyp për paudhësitë tona; ndëshkimi për të cilin kemi paqen është mbi të, dhe për shkak të vurratave të tij ne jemi shëruar.” (Isaia 53:4-5)
Dhe kjo është arsyeja përse shkruesi i hebrenjve na fton të vijmë tek Ai me besim të plotë.
“Ne kemi një prift të lartë, që i vjen keq për dobësitë tona, ai thotë, se është tunduar në gjithçka njëlloj si ne, por pa mëkatuar, që ne ti afrohemi fronit të hirit me siguri se do të marrim mëshirë dhe do të japësh hir në kohë nevoje.”(Hebrenjve 4:14-16)
Ai është Shpenguesi, që erdhi në botën tonë të lotëve, ai kreu detyrën që Ati i kishte caktuar, dhe siguroi ungjillin e shpëtimit, me anë të hirit, përmes sakrificës së Tij.
Prandaj ai jo vetëm që na ndihmon të gjejmë siguri në mes të lotëve, por ai na premton ne përjetësinë në lavdi dhe pa lot.
Drejt fundit të zbulesës, tek kapitulli 21, Ai thotë se do të fshijë çdo lot prej syve tanë; dhe vdekja nuk do të jetë më; as brengë, as klithma, as mundim, sepse gjërat e mëparshme shkuan. (Zbulesa 21:4)
Kështu ne mund të kuptojmë se Perëndia është në anën tonë.
Pali e pohon këtë tek letra e Romakëve, kapitulli 8, “Nëse Perëndia është me ne kush mund të jetë kundër nesh” më pas ai vazhdon, ” Sepse ai që nuk e kurseu Birin e vet, por e dha për të gjithë ne, qysh nuk do të na dhurojë të gjitha gjëra bashkë me të?” (Romakëve 8:31,32)
Po miq, është dikush të cilit mund ti zësh besë! Beso se Perëndia dha Birin e tij, që të hynte në botën e lotëve, për të mposhtur pushtetin e mëkatit, të vdekjes dhe të ferrit, që të na japë neve jetën e përjetshme. Jezus Krishti është në gjendje të kuptojë nevojën tonë dhe të na japë gjithçka që kemi nevojë për këtë ditë sot dhe përgjithmonë.
Besoi premtimet e tij. Besoi Krishtit. Vendose gjithë veten tënde në prehrin e Perëndisë.
Ulu në prehrin e Perëndisë. Ai është në anën tënde! A ke lot sot? A ka lot dikush pranë teje? A ndihesh i pasigurt për hir të kërcënimeve dhe zhgënjimeve në jetë?
Më pëlqen kjo pamje e Perëndisë, që ndalon butësisht dhe me dhembshuri, për të mbledhur çdo lot në çalikun e tij të lotëve.
Më pëlqen akoma më shumë, pamja e Jezus Krishtit që hyn në botën tonë plot me lot, për të sjellë një botë të re, ku ai do të fshijë çdo lot nga sytë tanë, dhe do të jetë një jetë e re dhe një botë e re ku nuk do të ketë më vdekje, as vajtim, as lot, as dhimbje. Por ne do të jemi të sigurt, të sigurt… përgjithmonë!
Shpresoj të ketë qenë një inkurajim i veçantë për ty sot, ky program.