Ndihem  konfuz

Print

Titulli : Ndihem  konfuz! (pjesa 1)

Më lejo ta shpjegoj se çfarë dua të them me këtë.

  • Sipas teorisë sime njerëzit që janë punëtorë, besnikë, që vijë në orar në punë dhe e vlerësojnë mirë kohën në punë, janë ata që ndihen më të sigurt për punën e tyre. Fakti është se shumë prej tyre kanë humbur punën për shkak të shkurtimeve.
  • Sipas teorisë sime njerëzit që kujdesen si duhet për veten, ata që hanë si duhet, që ushtrohen rregullisht fizikisht dhe pushojnë sa duhet, duhet të jenë të shëndetshëm. Fakti është se një prej miqve të mi, që jeton në këtë mënyrë, ka pasur një atak në zemër para pak kohësh dhe u pre në lule e të jetës.
  • Sipas teorisë sime prindërit që i duan fëmijët e tyre, dhe i trajnojë si duhet, dhe u japin një shembull të mirë atyre, duhet të kenë fëmijë të bindur dhe të sjellshëm. Fakti është se shumë prindër si këta lëndohen jashtëzakonisht shumë për hir të fëmijës së tyre rebel.

Siç e thamë edhe më lart, duket sikur ka një ndarje të madhe mes “teorisë” dhe “faktit.”

Por është edhe kjo ana tjetër pastaj.

  • Shumë njerëz që gënjejnë, mashtrojnë dhe kryesisht përfitojnë nga të tjerët, e që normalisht duhet të paguanin për këtë sjellje egoiste, realisht kanë sukses.
  • Njerëzit që janë lakmitarë dhe shkatërrojnë biznese duhet të mbajnë përgjegjësi për këtë. Por në fakt shumë prej tyre marrin miliona përfitime.
  • Kohë më parë lexova një artikull për një të dënuar që ishte maniak seksual. Ai ishte një njeri i rrezikshëm për komunitetin, një njeri që luante lotari dhe fitonte.
  • Tani është dënuar për këtë, por është njeri shumë i pasur.

Pas kësaj ndjehem shumë i turbulluar. A e ke përjetuar ndonjëherë këtë ndjenjë? A po ndeshesh edhe ti me këtë fakt sot? A të duket edhe ty sikur shumë gjëra në jetë duken të pakuptimta?

Nëse po atëherë je pak a shumë i njohur me fjalët e psalmit 73.

Ky është një psalm me të vërtetë i sinqertë i Fjalës së Perëndisë. Psalmi 73 quhet: “Psalmi i Asafit”. Duket se Asafi ishte muzikanti kryesor i Davidit . Le ta mendojmë atë si një drejtues kori, si përgjegjësi i muzikës në kohën e Davidit.

Kjo na çon tek fakti se këto fjalë të psalmit 73 ishin krijuar për tu përdorur në adhurim, ndoshta prej vetë Davidit në bashkëpunim me Asafin, por edhe me kontributin e të tjerëve.

Nëse ti ke dashur ndonjëherë të thërrasësh me zë të lartë,

“Kjo është e padrejtë… jeta është e padrejtë”, atëherë ky psalm është për ty. Dëgjoji edhe një herë këto fjalë.

Psalmisti po shikon se të pabesët po largohen pa të keq pas një vrasjeje. Dëgjoni edhe një herë atë.

Sepse i kisha zili mburravecët, duke parë mirëqenien e njerëzve të këqij.

4  Sepse nuk ka dhembje në vdekjen e tyre, dhe trupi i tyre është i majmë.

5  Ata nuk po heqin si vdekatarët e tjerë, as pësojnë goditje si njerëzit e tjerë.

 Dhe më pas psalmisti zbulon….

Ja, këta janë të pabesë; megjithatë janë gjithnjë të qetë dhe i shtojnë pasuritë e tyre.

Kjo është e dhimbshme, por ai nuk e le me kaq ai thotë: ” Po unë?” Dhe më pas vijon duke bërë një sërë pyetjesh nëse përpjekjet e tij për të bërë një jetë të drejtë ia kanë vlejtur vërtetë.

Më kot, pra, pastrova zemrën time dhe i lava duart në pafajësinë time. Sepse jam goditur tërë ditën dhe jam ndëshkuar çdo mëngjes.

Dhe në fund ai e mbyll:

Atëherë kërkova ta kuptoj këtë gjë, por ajo m’u duk shumë e vështirë.

Kjo është një barrë e rëndë për tu mbajtur apo jo?

Çfarë ndodh në një zemër që ka këtë luftë të brendshme

Pavarësisht nëse kjo është zemra e Davidit apo zemra jonë duhet të kalojmë nëpër katër faza.

Faza e parë është kur ne shikojmë se ka shumë ligësi në botën tonë.

Kush është ai që nuk e ve re këtë? Kjo botë ka shumë gjëra që janë gabim. Një ditë kur po kthehesha nga zyra në shtëpi, mbeta pas një kamioni i cili kishte vënë  në dritare një letër me shënimin: “Mbesa ime u shtyp nga një shofer i dehur dhe unë jam TËRBUAR.”

Unë nuk mund të rrija pa derdhur lot për këtë. Pse ndodhin këto gjëra? Pse adoleshentët gjuajnë me armë nëpër rrugët e qytetit. Pse përdhunohen vajzat e mitura?

Pse ka abuzime në familje? Pse vuajnë prej urisë fëmijët në kampet e refugjatëve?

Pse njerëz të pafajshëm vdesin prej kancerit dhe atakut në zemër?

Kjo është etapa e parë, kur ne fillojmë të kuptojmë se si e keqja ka pushtuar botën tonë.

Faza e dytë vjen kur ne vëmë re se e keqja i ndodh edhe të krishterëve të mirë. E keqja nuk bën dallime.

Qoftë të krishterët apo jo të krishterët lëndohen, bien viktima dhe  vdesin në aksidente, apo prej një ataku zemre apo sëmundje kanceri.

Ndoshta në mendjen tënde, të vjen mendimi se të krishterët duhet të mbrohen prej kësaj.

Ndoshta ti dëshiron të thuash “shiko, njerëzit që i besojnë Perëndisë, që e duan atë, që me të vërtetë mundohen të jetojnë për të, duhet të mundohen që të jetojnë për të, ata duhet të përjashtohen nga vuajtja në përgjithësi, apo jo?” A je tunduar ndonjëherë që të mendosh kështu?

Atëherë kjo është faza e dytë. Në këtë botë ka shumë ligësi dhe të krishterët duhet të ndiejnë peshën e gjithë kësaj.

Dhe më pas vjen faza e tretë. Kjo ndodh atëherë kur shikojmë se të pabesët ia dalin mbanë me ligësinë e tyre.

Ata i bëjnë këto gjëra në sy të Perëndisë, nuk duan tia dinë për Perëndinë, bëjnë të keqen dhe largohen, pa problem!

Ata nuk e përfillin Perëndinë dhe megjithatë duket se kanë sukses! Psalmi që po diskutojmë flet për të pabesin që është i shkujdesur dhe e rrit gjithmonë pasurinë e tij, megjithëse kundërshtojnë Perëndinë dhe u shkaktojnë vuajtje shumë personave. Pra nuk është puna se vuajmë ne, por fakti se e gjitha kjo është e padrejtë. E gjitha kjo më turbullon. Kjo është faza e tretë.

Ndonjëherë kalon edhe në fazën katër. Kjo është faza kur tundohemi të akuzojmë Perëndinë se ai nuk po i drejton si duhet punët.

Besoj se ti e di se si shkon e gjitha kjo. Ndoshta ke dëgjuar të tjerët që kanë shprehur atë, ose është sjellë rrotull shpirtit tënd.

Ajo vjen në këtë formë: “Perëndi ti nuk po i drejton gjërat si duhet. Perëndi ti po na trajton në mënyrë të padrejtë. Ku je Ti kur të pabesët largohen pas ligësisë së tyre? Përse nuk i ndalon?”

Çfarë bëjmë nëse jemi në këtë fazë? Por më shumë mund të mësoni në programin e herës së ardhshme, ndaj na ndiqni.