Dëgjuam pra tre fazat e para të reagimit tone ndaj së keqes. Tani do të ndalemi në fazën tjetër.
Ndonjëherë ne kalojmë në fazën tjetër dhe themi: “Perëndi ose fillo të vendosësh drejtësi, ose më trego përse gjërat po ndodhin kështu, përndryshe do të fajësoj ty për gjithë dështimin, e më pas nuk kam përse të të dua dhe të të besoj Ty më!”
Kështu kur Asafi dhe disa të tjerë erdhën për adhurim, kishin këtë pështjellim turbullues brenda vetes. Ata po ankoheshin:
” Më kot, pra, pastrova zemrën time dhe i lava duart në pafajësinë time.”
A i njeh këto fjalë? A i ke thënë ndonjëherë me vete?
Nëse po, atëherë e di se si janë ndier këta persona kur kanë shkuar për adhurim tek Davidi dhe Asafi atë ditë.
Dhe çfarë ndodhi? A gjetën ata ndihmë, apo zgjidhje?
A ka zgjidhje për ty kur ndjehesh i turbulluar?
Po zgjidhja mund të vijë. Por jo siç e prisje ti.
Ne jemi pak a shumë një shoqëri goxha racionale, ndaj edhe kërkojmë shpjegime.
Fëmijët tanë presin që t’i trajnojmë, duke i thënë vazhdimisht: “Mirë pra më thuaj përse duhet ta bëj këtë!” Biznesi ynë vazhdon kështu dhe menaxhimi ndjen vazhdimisht presionin që duhet ti shpjegojë punonjësve idetë që fshihen pas politikës së kompanisë.
Edhe qeveria jonë operon kështu; Ne kërkojmë shpjegime, dhe përgjigjet duhet të kenë kuptim, përndryshe i kërcënojmë se do t’i largojmë prej detyrës nëse i përsërisin edhe një herë gabimet.
Prandaj është e lehtë për ne që të mendojmë se raporti ynë me Perëndinë duhet të funksionojë në të njëjtën mënyrë.
Ashtu si Asafi, kur i thërrasim Perëndisë, për gjëra që nuk kanë kuptim, apo për të cilat ndihemi konfuzë e ndoshta na duket sikur e kemi ndjekur Atë më kot, më e mira është të presim që Perëndia të vijë me një shpjegim të qartë, të kulluar dhe racional për gjithçka.
Duket sikur ne presim që Ai të thotë: Mirë le të ulemi bashkë dhe të bëjmë një bisedë për gjithçka. Unë e di se ka shumë gjëra në këtë botë që të turbullojnë dhe ta bëjnë të vështirë që të më besosh mua, por, më lejo të të shpjegoj katër gjëra, përse punët janë kështu, dhe më pas do të ndjehesh më mirë dhe do të jesh në gjendje të ecësh sërish në rrugën tënde.” Gjithçka që kërkojmë dhe presim janë shpjegimet dhe arsyetimet.
Por Perëndia nuk e bën këtë. Ai nuk e bën këtë me Asafin. Dhe meqë ra fjala, ai nuk e bën as me Jobin.
Besoj se ti e njeh mirë atë histori. Historia e tij është në Bibël, pak para librit të psalmeve. Jobi ishte i ndershëm i druhej Perëndisë, ishte një person me besim…dhe gjithçka që ai donte, praktikisht gjithçka shkoi keq. Prandaj në 30 kapituj të Jobit dhe miqve të tij, shohim se ata ishin konfuzë për gjithçka që kishte ndodhur, edhe pse Perëndia vjen tek Jobi, për ta ndihmuar, Ai asnjëherë nuk duket se vjen për t’i dhënë shpjegime racionale dhe të mprehta, se përse gjërat janë kështu.
Edhe me mua ka ndodhur kështu. Si në jetën time personale, ashtu edhe në shërbesën time si pastor, kam parë shumë njerëz që bëjnë këto pyetje, dhe kanë qenë konfuzë sepse Perëndia, nuk ka dhënë një përgjigje të qartë dhe racionale për ta.
Por për Asafin, Davidin dhe të tjerët, Perëndia bën diçka tjetër, diçka shumë herë më të çmuar.
Diku tek mesi do të gjesh thelbin e këtij psalmi. Ky psalm ka një model. Ai fillon me vargun e parë duke shpallur besimin: ” Atëherë kërkova ta kuptoj këtë gjë, por ajo m’u duk shumë e vështirë.”
Kjo është edhe pika e fillimit dhe më pas vjen pjesa më e gjerë, të cilën ai e shpreh në vargje ankimi, nga vargu 2 deri 16.
Kjo është pjesa që kemi folur, dhe më pas mbyllet në vargun 16 ku Asafi nxjerr pa dashje fjalët:” Atëherë kërkova ta kuptoj këtë gjë, por ajo m’u duk shumë e vështirë.”
Por lavdi Perëndisë ky nuk është fundi i psalmit.
Sa patetik, sa pa shpresë dhe i errët do të kishte qenë ky psalm nëse do të përfundonte atje. Faktikisht, ky nuk është as fundi i fjalisë. Por vargu tjetër është vazhdimi i asaj fjalie, ndërsa vargu tjetër fillon me një fjalë të madhe.
Ndoshta nuk të duket dhe aq e madhe sepse fjala ka pak shkronja,”deri”. Kjo është një formë e shkurtuar. Ne i quajmë ato lidhëza dhe zakonisht nuk i kushtojmë shumë vëmendje lidhëzave. Por kjo është e rëndësishme sepse tregon një ndryshim të plotë të drejtimit të Psalmit.
Për më tepër, ai tregon ndryshimin e drejtimit për çështjen që ky njeri po ankohet.
Ajo i hap derën një rrugëzgjidhjeje. Dëgjoni se çfarë thotë, dhe më pas do të më kuptoni se çfarë po them. Në fakt ai shprehet kështu…
Jam pak konfuze me disa gjëra. Ka disa njerëz që i shërbejnë Perëndisë dhe vuajnë, ndërsa ka të tjerë që e shpërfillin Perëndinë, bëjnë të këqija dhe ia hedhin paq. Mua më duket sikur kam bërë më të mirën për Perëndinë, por kjo ishte e kotë. Unë u trishtova kur u mundova ta kuptoj gjithë këtë derisa …
Dhe këtu dëgjohet një tingull daullesh dhe vjen zgjidhja. Ne kemi gjetur boshtin e gjithë këtij psalmi, dhe kjo është pikërisht pika kryesore e mbështetjes edhe për ne në betejat tona.
Deri. Derisa. Derisa çfarë? Deri sa hyra në shenjtëroren e Perëndisë. Pra përgjigja është Shenjtërorja e Perëndisë! Aty ne takohemi me Perëndinë. Ne mund të zgjidhim këto probleme, por jo në një qendër tregtare, as në punë, as në një dyqan kafeje, por vetëm kur shkojmë në ato vende ku populli i Perëndisë mblidhet së bashku. Që është kisha.
Hebrenjtë që adhuronin nën drejtimin e Asafit e dinin mirë se çfarë do të thoshte “shenjtërore.”
Ndoshta ata ishin pikërisht atje kur dëgjuan këto fjalë.
Për ta kjo do të thoshte Tabernakull , vend i shenjtë, ajo çadër që Perëndia i kishte udhëzuar ta ndërtonin përgjatë udhëtimit të tyre në shkretëtirë për në Tokën e Premtuar.
Tabernakulli ishte pikërisht, aty ku ishte vendosur arka. Ai vend ishte planifikuar që Levitët t’i drejtonin ata në bërjen e sakrificave dhe në lavdërim, si edhe në dëgjimin e Torës, Fjalës së Perëndisë.
Por mbi gjithçka tjetër, aty ishte edhe prania e Perëndisë.
Për brezin tjetër kjo do të thoshte se tempulli i Solomonit u ndërtua, për t’i paraprirë ardhjes së Mesias.
Dhe për brezin e besimtarëve, përgjatë shekujve, ajo nënkupton gjithçka, duke filluar nga një shtëpi adhurimi, te një kasolle e thjeshtë, te një kishëz modeste, e deri tek katedralja e madhe.
Por nuk ka shumë rëndësi madhësia, apo struktura e vendit; por fakti se ata u takuan atje me Perëndinë. Ata hynin në praninë e Perëndisë, në një mënyrë të veçantë dhe ishin të përfshirë në këtë gjë, sa herë që hynin në shenjtërore, për ta takuar Zotin. Pra le ta quajmë atë bashkësi “kishë” apo “adhurim”.
Isha konfuz.. derisa shkova në kishë, derisa shkova atje ku mund të isha në praninë e Perëndisë në mënyrë të veçantë.
Po çfarë ndodh atje? Pse ky vend është kaq i rëndësishëm?
Për këtë na ndiqni në takimin e radhës.