Ndihem  konfuz

Print

Titulli : Ndihem konfuz! (pjesa 3)

Psalmisti thotë Isha konfuz… derisa shkova në kishë, derisa shkova atje ku mund të isha veçanërisht pranë Perëndisë.

Po çfarë ndodh atje? Pse është kaq i rëndësishëm ky vend?

Ju tregova se ai nuk mori një shpjegim të plotë, të qartë dhe racional të gjërave. Jo, ai nuk mori shpjegim, por diçka shumë herë më të mirë.

A ke qenë ndonjëherë vërtetë i sëmurë? E kam fjalën, shumë i sëmurë, aq i sëmurë sa që mezi mbaheshe në këmbë?

Të ka ndodhur? Nëse po, a e ke ndier vetminë e tmerrshme dhe ankthin e thellë që të shoqëron. e më pas si ta rëndon kjo gjë shpirtin?

Kjo më ka ndodhur edhe mua. Ndaj nëse e ke përjetuar atë, atëherë e di se si je ndier. Unë mendoj se në një gjendje si kjo nuk ke nevojë për shpjegime, se përse gjërat janë kështu? Të paktën unë nuk e bëra. Por a e di se për çfarë kisha nevojë nw atë kohë?

Doja që të kisha pranë, të dashurit e mi, gruan dhe fëmijët. Ndaj i thashë gruas: “Thirri fëmijët të vijnë këtu, të rrinë pak me mua.” ( *shënim:pastor lexoje ngadalë sikur je i sëmurë , me zë të vrarë dhe të lodhur).

E dini, është e vështirë ta shpjegoj, por kisha një paqe të brendshme, që një zemër e shqetësuar mund ta ndiejë vetëm kur është “me” njerëz që i quan të veçantë.

Paqja vjen vetëm duke qenë pranë dikujt. Ne ndjejmë siguri, paqe, kur jemi atje. Për këtë paqe e kishte fjalën psalmisti kur tha tek vargu i fundit se“… e  mira është t’i afrohem Perëndisë; e kam bërë Zotin tim, Zotin, strehën time….”

Ne fillojmë t’i kuptojmë gjërat kur jemi pranë Perëndisë.

Jam i bindur se pas kësaj afrohemi më shumë me Perëndinë dhe jemi në gjendje të kuptojmë një pamje më të gjerë të saj.

E dini, një nga problemet tona kur përballemi me vështirësi në jetë, me pyetje të rëndësishme, është se herët a vonë këto e zaptojnë jetën tonë dhe nuk arrijmë të shohim përtej problemeve.

Ne shumë shpejt konsumohemi prej tyre. Perspektiva jonë cungohet.

Prandaj ne kemi nevojë të ngrihemi mbi to dhe të shohim panoramën e plotë të jetës.

Kjo ndodh kur ne shkojmë në shenjtërore, në kishë, në adhurim, në praninë e Perëndisë.

Dhe kur mbajmë në mendje panoramën e plotë. Atëherë ka tre tema që ne dallojmë, secila prej tyre na ndihmon shumë.

Së pari, na ndihmon pikëpamja jonë për madhështinë e Perëndisë.

Ne ripërtërijmë pikëpamjen tonë për Perëndinë madhështor, që është kaq sovran, kaq i fuqishëm sa që mendja jonë nuk mund ta kuptojë.

A  ke qenë ndonjëherë në një simfoni, dhe teksa dëgjoje vure re temën mbi të cilën kompozitori ka ndërtuar veprën e tij. Ti dëgjon temën, dhe për një çast e humb, pastaj e rigjen, dhe pastaj e humbet përsëri, dhe më në fund e gjen atë sërish.

Kur ne vijmë pranë Perëndisë kuptojmë sërish temën dhe kjo është: “ai drejton botën”, tema tjetër që kemi pasur humbet. Prandaj kur ne ri gjejmë temën “Se perëndia drejton botën”, jemi më të aftë t’i besojmë Atij më shumë.

Davidi përjetoi të njëjtën gjë. Ai shkroi psalmin 27, ku thotë se dëshira e tij e vetme është të banojë në shtëpinë e Zotit, të sodisë bukurinë e Zotit. Për të, bukuria e Zotit ishte madhështia e tij, shenjtëria e tij, dhe gatishmëria për tu kujdesur për ne.

Së dyti, kur ne afrohemi më pranë Zotit, mësojmë për drejtësinë e Perëndisë.

Psalmisti thotë se ai mëson fundin e të pabesit. Edhe pse sot duket sikur njerëzit që e shpërfillim Perëndinë ia hedhin paq; apo mund të duket se ata që shtypin të tjerët prapë fitojnë; kjo nuk është e vërtetë për fundin e tyre.

Ata e shkaktojnë kërdinë e tyre prej vendeve të rrëshqitshme, dhe herët a vonë do të rrëzohen.

Perëndia do t’i hedhë ata përtokë; ata do të shkatërrohen; do të fshihen nga faqja e dheut.

Askujt nuk i pëlqen pamja e shkatërrimit të dhunshëm, por ka ngushëllim për njerëzit e plagosur, kur dimë se e keqja do të shkatërrohet, e keqja do të ndëshkohet, shkallët e drejtësisë në fund do të arrijnë në drejtimin e duhur… Ne mund t’i besojmë Zotit!! Dhe në këtë rast, drejtësia na ngushëllon.

Dhe tema e tretë që mësojmë, kur takohemi me Perëndinë,  është :Besnikëria e Perëndisë. Dëgjoni edhe një herë këto fjalë plot dhimbsuri nga vargjet 23-26.

Por megjithatë unë jam gjithnjë me ty; ti më ke kapur nga dora e djathtë.

24  Ti do të më udhëheqësh me këshillën tënde dhe do të më çosh pastaj në lavdi.

25  Cilin kam në qiell veç teje? Dhe mbi tokë nuk dëshiroj tjetër njeri veç teje.

26  Mishi im dhe zemra ime nuk mund të ligështohen, por Perëndia është kështjella e zemrës sime dhe pjesa ime në përjetësi.

Sa fjalë të mrekullueshme dhe të ngrohta për një zemër të lënduar! Këto fjalë tregojnë për mbrojtjen e pandërprerë të Perëndisë. Ato flasin për hirin e përjetshëm të Perëndisë; dhe fuqinë që ne kemi kërkuar teksa zemrat tona ishin aq konfuze.

Një zgjidhje si kjo mund të vijë vetëm prej një Zoti sovran, që është plot me hir dhe mëshirë, besëlidhja besnike e të cilit siguron siguri për të gjithë fëmijët e tij, pavarësisht se çfarë sjell jeta.

Ky është një Perëndi i vërtetë në të gjitha premtimet e tij. Ai është Perëndia që dërgoi Birin e tij Jezus Krishtin për të paguar çmimin e shpëtimit tonë,i Cili na birëson ne në Krishtin që të mund të jemi përgjithmonë të tijtë. Ai ka gjithçka të kësaj bote nën kontrollin e tij, dhe na ka thënë se do të vijë një ditë kur Biri i tij, Jezus Krishti, do të kthehet në kulmin e historisë, dhe të gjitha të këqijat do të ndreqen, i ligu do të shkatërrohet dhe në fund do të vendoset e vërteta dhe drejtësia njëherë e përgjithmonë.

Këto fjalë të dëshmisë në këtë psalm, më kujtojnë dëshminë e Palit, te kapitulli i njohur, i Romakëve 8:

Nëse Perëndia është me ne kush mund të jetë kundër nesh?

Por në të gjitha këto gjëra ne jemi më shumë se fitimtarë për hir të atij që na deshi.

38  Sepse unë jam i bindur se as vdekja, as jeta, as engjëjt, as pushtetet, as fuqia dhe as gjërat e tashme as gjërat e ardhshme,

39  as lartësitë, as thellësitë, as ndonjë tjetër krijesë, nuk do të mund të na ndajë nga dashuria e Perëndisë që është në Jezu Krishtin, Zotin tonë. (Romakëve 8:31,37-39)

Po, e vetmja zgjidhje e plotë dhe përfundimtare për konfuzionin ankues që shpesh na vjen rrotull në këtë botë, mund të gjendet në praninë e Perëndisë, në shenjtërore, në kishë, në adhurim.

Atje ti mund të njohësh tablonë më të gjerë. Atje mund të mësosh për sovranitetin e tij, për drejtësinë e tij më të lartë, atje mund të mësosh për dashurinë e tij të madhe, që vjen tek ne me anë të Jezus Krishtit, Shpëtimtarit.

Shpresoj se ke një kishë ku mund të shkosh. Dhe po kështu shpresoj që të jetë një kishë që të tregon të vërtetën për këto çështje, shkoqur dhe drejtpërdrejt nga Fjala e Shenjtë e Perëndisë.

Dhe mos harro psalmistin që thotë:”Por sa për mua është mirë të qëndroj pranë Perëndisë”. Po është mirë. Unë nuk mund të jetoj ndryshe. Shpresoj që të jetë kështu edhe për ty.

Le të lutemi bashkë”

O Perëndi kjo botë është plot me konfuzion. Duket sikur e keqja njihet kudo. Ata që të duan ty Zot, kalojnë kohëra të vështira; dhe ata që shpërfillin duket sikur shpëtojnë. Ndonjëherë kjo gjë është kaq e vështirë, Zot.

Të lutem Perëndi, na afro më shumë pranë teje, që të përjetojmë kujdesin tënd, dhe na afro pranë Jezus Krishtit që të provojmë hirin Tënd.

Ndihmoji kishat tona që të jenë vendi ku dëgjohet qartë Fjala Jote dhe ku ne marrim forcë, çdo ditë të re.

Në emër të Mbretit tonë Jezus Krisht. Amen